Konvertimi i Berishës nga fannolist në zogist

0
36

TemA Online, 4 Dhjetor 2011

Dikujt mund t’i ketë dalë nga mendja, por Berisha nuk ka qenë zogisti që shfaqet sot. Ai ka qenë një antizogist i tërbuar, madje më i tërbuar se sa vetë historiografët komunistë. Ja çfarë ka thënë në vitin 1994, në 70 vjetorin e ngjarjes, që Berisha e quan “revolucioni demokratik i qershorit”:

“Revolucioni i qershorit 1924 hapi për ne epokën e ndritur të demokracisë. Ky revolucion u realizua … jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshjeje komprometuese që kish nënshkruar dhe do nënshkruante më pas Ahmet Zogu për të siguruar e ruajtur fronin e tij…. [Ndërsa] dhjetori i vitit 1924 [kur rierdhi në pushtet Ahmet Zogu] ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. [Dhe pas kësaj] Shqipëria njohu për 68 vjet me radhë vetëm mynxyra, pushtime tiranira, dhe diktatura nga më të egrat.”

Është i njëjti person që këto ditë mobilizoi gjithë republikën për t’i bërë homazhe “mbretit të shqiptarëve, Leka Zogu I” e që flet me superlativa për monarkinë e për monarkun.

respublica.al