Koncesionet, privatizimi i fitimit të garantuar

0
42

Habjon Hasani, Dita, 24 Janar 2013

Cilat janë shërbimet fitimprurëse publike të cilat janë dorëzuar tek kompanitë e huaja në katër vitet e fundit. Shërbimet në fjalë kanë fitim të garantuar pasi janë të detyrueshme për klientët, ndërsa qindra milionë euro fitime transferohen çdo vit jashtë vendit drejt kontove bankare të kompanive.

Nëse raporte të ndryshme nga institucione financiare ndërkombëtare njoftojnë “fluturimin” nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të qindra miliona eurove çdo vit, këto rezultate me siguri që e kanë një arsye. Shqipëria është shndërruar në një “shtet koncesionar” duke shitur ose dhënë në përdorim disa nga shërbimet më efikase publike, por mbi të gjitha shërbime të cilat e kanë fitimin e garantuar, me ligj. Dhënia me koncesion e sektorëve strategjikë të shërbimeve duket se ëhstë kthyer në një aktivitet të papërmbajtur dhe të paprecedentë të qeverisë shqiptare.

Fill pas miratimit në vitin 2006 të ligjit “Për Koncesionet” nisi gradualisht dhe “shtyrja me këmbë” drejt duarve të privatëve të disa prej aktiviteteve më fitimprurëse publike. Hapi i parë i rëndësishëm ishte dhënia me koncesion në vitin 2008 firmës franceze “Sagem” e drejta për të prodhuar dokumentet e identifikimit në vendin tonë. Sikundër ndodhi edhe në disa koncesione strategjike të dhëna më pas, rezultoi se “kleçka” e dhënies me kaq lehtësi të këtyre koncesioneve është parimi në ligjin për koncesionet për atë që quhet “Ofertë e Pakërkuar”.

Kjo do të thotë se nëse një kompani shqiptare apo e huaj kërkon marrjen me koncesion të një pasurie apo shërbimi qeveria vlerëson ofertën dhe nëse vendoset të hapet tender, kompania që ka bërë e para propozimin ka një avantazh, zakonisht prej 10 pikësh ndaj kompanive të tjera konkuruese. Duke patur eksperiencën e SAGEM-it qeveria shqiptare kaloi në një tjetër stad të dhënies me koncesion të “fitimeve të sigurta” në vitin 2010 kohë kur nisi dhe përpjekja për të kaluar në koncesion-monopol prodhimin e pullave fiskale, duke kaluar një tjetër sektor fitimprurës shtetëror në një grusht njerëzish.

Pullat Fiskale

Më datën 5 shkurt 2010 u hap gara për dhënien me koncesion të pullave fiskale, në garë morën pjesë në garë dy kompani për marrjen e këtij koncesioni, “De La Rue International Ltd” si dhe “Sicpa Security Solutions Sa”. Më 26 qershor 2010 fituese u shpall kompania “Sicpa Security Solutions sa”, ndërsa rivalja e saj në garë kishte konsumuar edhe një ankesë te Avokati i Prokurimeve ku kishte pretenduar një “kurth” të ngritur prej komisionit të ofertave në lidhje me kriteret e dokumentacionit që duhej të përmbushte kjo kompani.

Një muaj më vonë më 7 korrik 2010 Ministria e Financave nisi negocimin e kontratës, e cila ishte parashikuar të nënshkruhej në mesin e muajit tetor 2010. E gjithë procedura e negocimit u krye në një mungesë të plotë transparence. Gjatë negociatave me këtë çështje janë marrë direkt Ministri i Financave dhe shefi i tij i kabinetit, si dhe dy këshilltarë të kryeministrit Berisha, së bashku me një studio ligjore në Tiranë që ishte dhe përfaqësuese legale e kompanisë “Sicpa Security”.

Asnjë lojtar tjetër nuk ishte i përfshirë në këto negociata, as grupet e interesit, ndërsa ministria eliminoi çdo lloj tentative edhe nga ana e medies për të marrë informacion lidhur me ecurinë e negociatave. Kontrata nuk u nënshkrua në mesin e tetorit, por rreth një muaj më vonë. Pas kompanisë së regjistruar në Zvicër “Sicpa Security” është ende e paqartë se cili grup interesi qëndron, por është një fakt i njohur se dy personazhe të njohur si Damir Fazliç dhe ish-kryegjenerali i NATO-s Uesli Klark ishin shumë aktivë në Tiranë gjatë kohës kur Ministria e Financave po diskutonte termat e kontratës me përfaqësuesit e kompanisë.

Ultimatumi

Sikur të mos mjaftonte dhënia për 10 vite me koncesion e këtij shërbimi, vitin e kaluar Ministria e Financave ndërhyri në ligj duke përcaktuar në mënyrë të prerë se pas 9 janarit 2013, vetëm pulla fiskale nga koncesionari do të jetë e vlefshme në treg. Në muajin Shtator 2012 Ministria e Financave ka bërë disa ndryshime në udhëzimin nr. 19, datë 1.9.2011 “Për modalitetet e aplikimit të pullave të akcizës dhe pullave fiskale në produktet e duhanit, birrës dhe alkoolit”. Sipas ndryshimeve nga 9 janari 2013, asnjë produkt pa pullën e akcizës apo pullën fiskale sipas këtij udhëzimi, nuk mund të shitet apo të shpërndahet në territorin e Shqipërisë.

Të gjithë importuesit dhe prodhuesit e produkteve të akcizës, të cilët kanë paguar detyrimin e akcizës nëpërmjet pullave të akcizës së prodhuar nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë para datës 9 mars 2013 dhe i kanë gjendje stok në magazinat e tyre të tilla produkte në datën e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, duhet që brenda datës 10 shtator 2012 të kishin deklaruar stokun në organin tatimor ku janë të regjistruar dhe lejohen ta shesin këtë produkt stok deri në datën 9 janar 2013.

Lotaria Kombëtare

Në fund të vitit të kaluar Ministria e Financave ka shpallur fituese për koncesionin e menaxhimit të lotarisë kombëtare ashtu siç pritej kompaninë austriake “Austrian Lotteris” me 90.7250 pikë, kurse e dyta doli “LTO Consortium” me 76.5750 pikë. Ankesa e “LTO Consortium”,e paraqitur në 21.08.2012, sipas Ministrisë së financave, është rrëzuar. “Austrian Lotteris” do të menaxhojë licencën e të vetmes llotari kombëtare, për 10 vjet, ndërsa do të paguajë detyrimet si çdo biznes tjetër në vend si dhe 10% të xhiros së tij bruto si detyrim ndaj buxhetit dhe publikut për të drejtën për të zhvilluar këtë lojë, 0,5% të xhiros së tij bruto, si detyrim ndaj Institucioneve shteterore për monitorimin që ata do t’i bëjnë, si dhe do t’i kthejë publikut të paktën 50% të xhiros së tij bruto në formën e çmimeve.

Ishte kompania greke “Intralot”, e cila pak muaj më parë hidhte dyshime të forta se, “po paracaktohej fituesi me kushtet e vendosura në tender”, dhe një ditë më pas, u publikua letra-ankesë e një tjetër firme konkurrente, asaj turke, “Inteltek”, e cila pranonte “se procedurat e tenderit konsiderohen diskriminuese dhe favorizonin shoqëri të caktuara”. Letrat u publikuan pak ditë para hapjes së ofertave në tender dhe kaq mjaftoi që debati të merrte përmasa të mëdha, deri në Parlament, ku opozita, përmes deputetit Erjon Braçe akuzoi Kryeministrin si të lidhur direkt me “aferën, për t’ia shitur miqve të tij”.

Sipas kushteve të garës, ministria kërkonte një kompani që të ketë pasur një xhiro 500 milionë euro të vlerës së licencës në tri vitet e fundit si kusht financiar, kurse për sa u përket kushteve teknike, eksperienca e kompanisë duhet të shkojë deri në 15 vjet. Bashkë me to e detyrueshme ishte edhe vërtetimi i certifikatave të nevojshme. Të ndarë sipas rëndësisë, 15 për qind do të vlejë struktura e aplikantit dhe gjendja financiare, 35 për qind të pikëve do të ketë peshë përputhja me politikat rregullatore, kurse plani i biznesit dhe parashikimet financiare kanë 25 për qind të vlerësimit total dhe po kaq ka edhe strategjia e zhvillimit të tregut. Më pas, subjekti që shpallej fitues do të dorëzonte në buxhetin e shtetit 500 milionë lekë, ose gati 3.3 milionë euro.

Ndryshe nga praktikat e ndjekura, kësaj here Ministria e Financave preferoi t’i kushtonte rëndësi më tepër sigurisë së firmës, anës teknike dhe garancisë, se sa vlerës monetare. Qeveria shqiptare nuk ka bërë publike të dhënat ose raportin e fitimit të këtyre kompanive më taksat që ato paguajnë. Shifrat e fituara prej tyre llogariten në disa dhjetra milionë euro çdo vit, pasi klientelën e kanë të siguruar nga detyrimi që sjell ligji që i ka dhënë monopolin, e vetmja gjë që dihet me siguri është fakti se pavarësisht sa i lartë është fitimi i tyre, në arkën e shtetit ato do të derdhin vetëm 10 përqind të fitimit.

Me koncesion dhe kolaudimi i makinave dhe naftës

Një tjetër shembull ndoshta më ekzemplari i dhënies me koncesion te një kompani e huaj të një aktiviteti që sjell miliona për sektorin publik nëse administrohet nga shteti është ai i dhënies me koncesion të kontrollit autoteknik të automjeteve. Kolaudimi, është një proces kontrolli i përvitshëm që në bazë të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë është i detyrueshëm për çdo automjet që është i regjistruar në vendin tonë. Në vitin 2009 ky shëbrim iu dha kompanisë zvicerane “SGS Automotive Albania”, një kompani kjo e cila është e regjistruar në Zvicër dhe për të cilën ka shumë pak informacion në lidhje me aksionarët e vërtetë dhe poseduesit, pasi në burimet e hapura në lidhje me këtë kompani mund të mësosh vetëm emrat e drejtorëve dhe përfaqësuesve të emëruar.

Gjatë kohës së marrjes së këtij koncesioni që “pjell miliona euro” u dyshua se në fakt kompania zvicerane është në pronësi të një tjetër kompanie të regjistruar në Austri dhe e lidhur me kompaninë austriake të një biznesmeni të njohur shqiptar shumë pranë qeverisë aktuale. Megjithatë deri më tani nuk ka patur evidenca konkrete që të vërtetonin këtë lidhje. Por përveç kolaudimit të automjeteve qeveria shqiptare së fundmi ka dhënë me koncesion dhe shërbimin e “kolaudimit” të karburanteve në vendin tonë. Në Tetor të vitit të kaluar qeveria shqiptare shpalli kompaninë “Global Fluids International” fituese të koncesionit 10 vjeçar të shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve.

Në lidhje me këtë koncesion ka reaguar shoqata e hidrokarbureve e cila ka pretenduar se kompania që ka fituar koncesionin me termat e krijon dhe mban një koncesion që mbetet absolutisht monopol në këtë sektor. Sipas tyre, tarifa e caktuar për këtë shërbim nga 200 lekë/1000 litra që ishte paraqitur nga ofertuesit është finalizuar në shumën 614 lekë/1000 litra karburant, ose e konvertuar në ton, do të thotë 6,5 euro/ton karburant. Kjo tarifë është shumë më e lartë se sa vetë fitimi i kompanive, matur për njësi