Arben Çokaj, 6 korrik 2015
Rrëzimi i komunizmit si ideologji e regjim më 1990, e gjeti vendin të zbrazët për ideologji të reja. Fetë e ndryshme për të sharë komunizmin dhe ngritur dominancën e tyre, dështimin ekonomik të Shqipërisë e konsideruan si dështim, që erdhi ngaqë vendi nuk kishte Zot. Por një sistem i mbyllur siç ishte komunizmi, në bazë të ligjeve të Entropisë, në Termodinamikë, është i prirur të rrisë shkallën e destruktivitetit, vetë-shkatërrimit. Pra, sistemi komunist dështoi se ishte sistem i mbyllur, dhe jo se po i mungonte zoti… Harroje këtë…
Vlen për t’u përmendur për ata që s’e dinë, ose që kanë informacion të gabuar, se pvarësisht se të varfër, shqiptarët më 1990 kishin më shumë dinjitet, në krahasim me sot. Pra, edhe pse fetë u dyndën në shoqërinë shqiptare, ato ishin dhe janë të paafta, për ta edukuar shoqërinë, dhe është marri e madhe të harxhohet e gjithë kjo energji, e gjithë kjo zhurmë e potere, duke e shurdhuar përditë popullsinë me zërat e lartë e me altoparlante, pasi feja i shërben vetëm bythës së vet, egoizmit të vet dhe jo shoqërisë.
Hoxhallarët shqiptarë janë thuajse të gjithë agjentë turko-arabë, për shkak të përkatësisë së tyre në islam. Në Shqipëri më pak, por më shumë në Kosovë e Maqedoni del në pah roli anti-kombëtar i hoxhallarëve, në mënyra të ndryshme e me deklarata anti-kombëtare, si duke sharë figurat tona kombëtare, apo duke aluduar se turku na shpëtoi me pushtimin e tij, apo duke aluduar se në Kosovë nuk kishte shqiptarë deri në shekulin e 18-të. Pasi sipas tyre, shqiptarë janë vetëm turqit, myslimanët. Pse ne si shqiptarë jemi përkulur kaq shumë para fesë, para islamit? A bëhet islami më tolerant, nëse ne i nënshtrohemi? Jo, nuk e besoj.
Pavatëdija islame, sipas sqarimeve të Dr. Jung-ut, nuk ngopet edhe nëse e gjithë bota lëshon mjekrat, mbulon gratë dhe vesh pantallona mbi zogun e këmbës. Pavetëdija islame nuk kënaqet deri në vdekje. Atëherë pra, ne si shoqëri, përse po i nënshtrohemi vdekjes, që trumpeton kaq shumë feja, e sidomos islami? Të gjithë do vdesim një ditë, kuptohet, se jeta kështu e ka, nuk ka pse përditë të na e kujtojë feja këtë, islami. Nuk kemi pse nga frika e vdekjes dhe e gjykimit që vjen gjoja pas vdekjes, të heqim dorë nga jeta, nga liritë tona më themelore. Ne duhet ta jetojmë këtë jetë, të bëjmë diçka në këtë jetë, se vdekja aty është… A mund ta shtyjmë atë sa të mundemi?! Për këtë përpiqet shkenca dhe ka ecur mjaft. Por jo të trembemi nga vdekja dhe vullnetin tonë, lirinë tonë t’ia falim ideologjive nihiliste, që mohojnë jetën e ndjellin vdekjen.
Dëmi që po i vjen shoqërisë shqiptare sot, pa përjashtim, nuk vjen më nga komunizmi, jo, harrojeni, dëmi që po na vjen, vjen nga orientimi irracional i shoqërisë sonë drejt iluzioneve fetare dhe jo drejt punës, zhvillimit e sigurisë. Komunizmi është kthyer tek ne në islamizëm – që është një ideologji edhe më rrënuese se komunizmi, padyshim. Prandaj, kujtoni, mbështetuni vetëm mbi përfundime shkencore e racionale, se feja është një rrenë e madhe! Nëse nuk e bëni këtë, mos u habisni për fatkeqësitë dhe moszhvillimin tonë… se këtu e kemi përgjigjen…
Dhe unë nuk jam komunist, thjeshtë jam realist. Dështimi i shoqërisë shqiptare nga komunizmi, dështimi ekonomik shkaktoi edhe një kolaps emocional, moral e krizë të theksuar besimi e identiteti. U thye edhe dashuria për kombin, që komunizmi në vetvete e aplikonte, por ngaqë ekonomia shkoi keq, edhe kjo dukej fasadë, se nuk ka vlerë… Kështu që njerëzit e uritur për bukë, morën një anarki nga drejtimi i keq i shtetit në këto 25 vjet, nga shfrenimi i shtetit, nga korrupsioni galopant e gjithëpërfshirës dhe nga kriminaliteti e poshtërsia gjithnjë në rritje.
Tani Edi Rama po përpiqet të bëjë shtet. Por të bësh shtet për shqiptarët nuk është e lehtë, pasi në varkën e vogël Shqipëri, luhen politika te mëdha… Hyn në mes feja, islami dominant, eZani shurdhues e imponues, e fetë e tjera me radhë. Nëse dikush kërkon me të drejtë ndalimin e eZanit si në Evropë, të akuzojnë për komunist, etj. etj. Por pa ndalimin e eZanit, ne nuk mund të themi se kemi shtet demokratik e ligjor, pasi zhurmat hqetësuse nuk lejohen në një shtet të së drejtës. Dyshen Rama-Meta po i akuzojnë që tani, pa e ngacmuar fenë fare, sikur po vendosin komunizmin, e kush e bën këtë? Ish-komunisti Sali me pasuesit e tij, kuptohet, por llapën e kanë të madhe, gati sa islamikët. Po e bëjnë këtë edhe disa besimtarë katolikë e myslimanë, nga frika se shteti i rregulllt e vë fenë në kufinjtë e saj normalë, e jo jashtë-normalë, siç është feja sot.
Por mos kujtoni se llapa e Saliut është aq e madhe jo, as e islamikëve, se një Enver dikur ua rrudhi b…let këtyre trimave, por këta kanë llapën e madhe sepse u jepet mundësia me llapë… E kur llapa dëmton, kuptohet pra, se ajo duhet mbyllur. Dhe mbyllja e llapës, e piskamave shurdhuese bëhet vetëm me ligje racionale e demokratike, që ruajnë të drejtat dhe interesat e shoqërisë e të qytetarëve. Dhe jo interesat e fetarëve… Se ne synojmë një shtet demokrtatik, kuptohet, e jo shtet islamik! Por duhet të punojmë si duhet, për këtë e jo të frymëzohemi nga grekët…







