Komente mbi frazën e Berishës se “turqit janë shqiptarë!!!”

0
37

TemA Online, 8 Prill 2012

Kryeministri shqiptar ka këputur një tjetër mufkë. “Çdo turk ka gjak shqiptar!!!”, i tha ai Erdoganit. Gazeta Shqiptare ka kërkuar komente lidhur me këtë pohim, dhe ja ç’kanë thënë në thelb katër protagonistë të jetës publike shqiptare:

Paskal Milo: Po ta merrnim për të vërtetë, atëherë historia do duhej të bëhej nga gjenetistët, antropologët, mjekët… [Pastaj] kjo deklaratë i bëhet krah tezës jo shkencore të mbështetur sidomos nga serbët, se shqiptarët e kanë origjinën nga disa fise të Kaukazit.

Pëllumb Xhufi: Deklarata e Berishës është një banalizim i politikës së jashtme shqiptare…. [Teksa e tha këtë gjë] Berisha vuri në një pozitë të vështirë dhe kryeministrin e urtë të Turqisë…. Në fund, edhe sikur të flisnim për marrëdhënie gjaku mes shqiptarëve e turqve, fraza e Berishës do kish disi kuptim po t’u ndërrohej vendi fjalëve ‘turk ‘ e ‘shqiptar’, dmth po të bënte se “çdo shqiptar ka gjak turk”.

Beqir Meta: Deklarata e kryeministrit ishte deklaratë politike e jo shkencore. Prandaj s’mund të bëj komente.

Artan Lame: Tani që ne po flasim, Berisha e ka harruar se ç’ka thënë atë ditë.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/8/komente-mbi-frazen-e-berishes-se-turqit-jane-shqiptare