Arben Çokaj, koment në Facebook më 13 shkurt 2011
Bashkim, beteja jonë për më shumë demokraci dhe shtet ligjor në këtë vend, kundër çdo diktati që vjen nga pushteti, është një betejë e drejtë që mbështetet nga forca të brendshme dhe nga ndërkombëtarët, gjithashtu. Kështu që është e vetmja alternativë, që mund ta mbajë Shqipërinë një shoqëri të hapur dhe të zhvilluar. Përndryshe mbyllemi në izolim e moszhvillim.
Opozita e Bashkuar është në rrugë të drejtë dhe ne duhet të mësohemi, që pavarësisht se sa e duam një politikan, të distancohemi prej tij, jo t’i rrimë pas deri në vdekje, si në kohën e Enverit, sapo ai politikan e ndryshon kursin, për të cilin e kemi votuar. Kështu do të ndodhë edhe me Edi Ramën. Ai do të humbasë mbështetjen publike që ka sot, nëse nuk i sjellë vendit tonë zhvillim, mirëqënie dhe paqe sociale dhe nëse nuk i mban premtimet që bën.
Edi Rama nuk akuzohet se ka vrarë kënd, por përpjekjet e tij për transparencë, demokraci e shtet ligjor në këtë vend, bënë që Berisha të urdhërojë vrasjen e 4 shqiptarëve në rrugë të madhe. Më thuaj Bashkim, sa drejtues në botën perëndimore kanë vrarë njerëz të pafajshëm dhe vazhdojnë të qëndrojnë në politikë? Po të tregoj 2 raste sa për ilustrim:
1. Hans Engel një politikan konservativ danez, kishte pirë një ditë dhe duke shkuar në shtëpi, doli nga rruga dhe i ra një peme. Vetëm kaq mjaftoi, që ai të tërhiqej nga politika. Po të mos i kishte ndodhur kjo, ai pas disa muajsh do të bëhej ministri i jashtëm i Danimarkës. Por ai e humbi me kaq këtë rast të jetës së tij, për të cilin kishte investuar vite të tëra jetë në politikë dhe u bë drejtor i suksessshëm i një gazete në Danimarkë, Extra Bladet.(Ndërsa miku i Berishës, Nano, si tapë topi që rri gjithmonë me shishe Wiskey poshtë tavolinës, shtyp një kalimtar në rrugë, e vret dhe e mbyll çështjen pa i hyrë ferrë në këmbë dhe pa e vrarë ndërgjegjia…)
2. Një deputet i Kongresit në Amerikë ku jeton ti, 45 vjeç, i martuar dhe me 2 fëmijë, tërhiqet nga posti i tij para disa ditësh, vetëm sepse kapet të ketë mashtruar një vajzë të re në Facebook, duke i çuar foto sensitive dhe duke i thënë se ishte 39 vjeç dhe beqar. Vetëm kaq mjaftoi që kjo të bëhej publike dhe ai u largua nga posti i tij, duke kërkuar ndjesë. Përkundër kësaj, mentaliteti i politikanëve shqiptarë është: “Po gënjeve femra, nuk ke gënjyer fare…” dhe futja me të qeshur si karagjoz hahahahaha…
Pse ndodh kjo në këto dy vende, Bashkim? Nga ndërgjegjia? Jo. Nga morali politik. Morali dhe ligji imponojnë ndërgjegje. Asnjë drejtues perëndimor nuk ka dëshirë të largohet nga posti drejtues që ka, nëse ai nuk i bindet një logjike të rotacionit në demokraci. Është morali politik e shoqëror, që e bën një politikan të sillet me korrektesë kundrejt publikut, që e voton. Se sapo ti i zhgënjen votuesit e tu, dhe e ndjen se ka një arsye morale, që nuk të lë të ecësh më tej, politiknani perëndimor duhet të tërhiqet. E jo më të vrasësh si Berisha e të vjedhë vota e pasuri publike e të gënjejë e të mashtrojë, të shpifë për këdo e për gjithçka!…
Pra, refuzimi që i bëj unë e shumë si unë Berishës, refuzim publik dhe i heshtur, është i mjaftueshëm për atë që të kuptojë se ai ka kaluar çdo limit – ka vrarë njerëz, o burrë. Edhe sa do ti, për ta konsideruar Berishën kriminel? Kush prej ndërkombëtarëve, që i binden logjikës së lartpërmendur mund të bisedojë në mënyrë normale me një vrasës?!… A nuk e krahason Berishën me Sllobodanin, kur pas vrasjes së 4 demonstruesve i hakërrehej Edi Ramës: “Po erdhe edhe një herë (po iu afrove kullës time), unë do i amnistoj të gjithë, do merrem vetëm me ty…” Dhe fill ato ditë, pa vonuar shumë, arrestohen 3 atentatorë të mundshëm, që kishin kërcënuar dhe donin të vrisnin Edi Ramën? Rastësi është kjo?!
(Nuk e di a e ke parë, por gjenerali Klark në historinë e tij për luftën në Kosovë tregon një episod takimi me Millosheviçin: “Si mendoni ta zgjidhni situatën në Kosovë z. President?” – e pyetëm, thotë Wesley Clark. “Ata janë kriminela” – na tha ai, “në 1948-n i kemi shfarosur të gjithë…” – “Po tani çfarë do bëni” – i thamë ne. “Do i vras, do i vras të gjithë…” – u përgjigj Millosheviçi). Kjo histori më ngjan me ndjelljen e gjakut nga Berisha, që ka implikuar edhe Lul Bashën tani, se më Jozefinën, tru-kokalle, as nuk e marr për njeri të logjikshëm fare.
A të besohet ty, se policia e shtetit me në krye Ahmet Premçin dikur, dhe e urdhëruar nga Jozefina Topalli, më pati kërcënuar edhe mua, se gjoja po i hapi luftë policisë?! Vetëm se Jozefina donte të më mbyllte gojën dhe nuk donte, që unë të publikoja shkrime kundër saj, nuk ka lënë poshtërsi pa bërë, sa kolegë të mi, me tallje më thonin: “ku je i persekutuar…”, pasi çdo strukturë policie dhe e sigurisë kombëtare ishte vënë në shërbim të ngacmimit tim dhe të prishjes së marrëdhënieve të mia me njerëz e të prishjes së të gjitha punëve e interesave të mia… sa më provokonin brutalisht, duke më çuar nervat, sa herë kishin mundësi… Pse, çfarë të keqe i kam bë unë këtij vendi? Asgjë, por isha shprehur publikisht kundër kësaj kuçke, vetëm pasi e pashë se ajo derdimene, pa asnjë shkak më kishte hyrë në punët e mia personale e familjare. Epo dy duar për një krye janë! E atëherë, çfarë duhet të bëj unë për të mbrojtur veten dhe interesat e mia? Të nënshtrohem…?!
A e di ti Bashkim, se Jozefina Topalli urdhëroi kumbarin e saj, Agron Gurin (atëherë shef i qarkullimit rrugor në Shkodër), të ma marrë makinën time BMW në parkim, në kundërshti me ligjin dhe të ma mbajë për 48 ditë në diell në ambientet e policisë? Pse thua ti? Tre javë më vonë, një veprimtar politik i PDK-së nga Malësia e Madhe, u hodh në erë me dinamit në makinë… Jozefina u akuzua si urdhër-dhënëse… A thua se këtë gjë kishte pasë në plan e çmendura dhe mafiozja Jozefinë, të bënte edhe me mua e vëllain tim mjek? Të na fuste drogë në kupat e rrotave të makinës, për të na inkriminuar e akuzuar sikur merremi me drogë – se fjalë kishte hapë poshtë e lart se jemi “trafikanta e vagabonda”, apo më keq akoma, të na hidhte në erë si Aleks Kekën?!… Pse e mori makinën time ajo, kot së koti, disa javë pasi që drejtues policie në Lezhë na kërcënuan: “A po i hapni luftë policisë ju?!”, vetëm sepse nuk ia jepnim policisë patentën daneze të vëllait tim, se na e kishin thyer një herë?
E pra Jozefina përrflitet edhe se ka porositur heqjen e tubave të frymëmarrjes Pjetër Arbnorit, në një spital në Itali dhe nxjerrjen e tij në korridor, ku e kishte lënë për të vdekë në kushte të tmerrshme… Pjetër Arbnorin – Mandelën shqiptar – nuk e vrau as komunizmi, por e la në burg 28 vjet, për të ardhë një ditë Jozefina, që ta çnderojë e ta vrasë mizorisht… A këta duhet të mbështes unë Bashkim? Unë jo, kurrë sa të kem frymën gjallë, ti bëj si të duash. Unë jam përcaktuar, dashje pa dashje, ata më kanë nxjerrë në frontin e një lufte të hapur e pakompromis. Për mua ata janë mafiozë, jo politikanë, ata janë persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë. Nuk kam dëgjuar të përmenden fakte për Edi Ramën, se ka bërë e bën punë të tilla, por vetëm fjalë. Edhe për Gramoz Ruçin thonë se ka gisht në vrasjet e 2 prillit në Shkodër, të Arben Brocit, etj., por në studio një herë, përballë Jozefinës, ai ia mbylli gojën asaj, duke i thënë se vrasjet i keni bërë ju… dmth. PD. Se kush qëndron pas tyre, Gramozi duhet ta dijë…
Nuk e di a e kupton ti nga ajo largësi, që ke me Shqipërinë, se çfarë poshtërsishë kanë berë Berisha me Jozefinën dhe kasta e tyre në Shqipëri tash 6 vjet? Poshtërsi, që secila prej tyre, në një vend perëndimor, po të dalë në publik, siç bën këtu, do i kushtonte kryeministrit postin, e jo më të gjitha ato poshtërsi të marra bashkë. Unë nuk po pretendoj se politikanët duhet të jenë të ndershëm, se nuk janë, dhe kjo është e tepërt të kërkohet prej tyre. Por kur diçka del publikisht, kur një shkelje ka përmasat e tilla, që ka cenim të moralit politik dhe që nuk pranohet nga politikanët në perëndim, atëherë edhe politikanët tanë duhet të largohen, që Shqipëria të konsiderohet një vend me demokraci funksionale.
Bamir Topi është kreu më i lartë i Drejtësisë në Shqipëri – ai ka në dorë Gjykatat dhe Prokurorinë. Po kujt i tremben gjykatësit e prokurorët në Shqipëri? Saliut dhe Jozefinës. E pse? Sepse ata u imponohen aq egër, sa askush nuk guxon në sistemin e drejtësisë edhe t’u përmendë emrin atyre, e jo më t’i gjykojë. Kam çuar çështje kundër Jozefinës në Prokurori e Gjykatë, nuk m’i trajtojnë fare, as përgjigje nuk kam marrë. E si ma quan ti këtë? Demokraci?! Kjo është diktatura, vullneti brutali i një individi, që nuk pyet për ligje e shtet – që ka një emër Sali Berisha, nga pas i shkon derdimenia e Shkodrës, Jozefina Topalli.
E pra more Bashkim, ti nëse je demokrat dhe ia do të mirën Shqipërisë dhe nëse nuk merr asnjë kacille për punën propagandistike që bën, në mbështetje të kushëririt tënd që vjedh miliona Euro nga paratë tona të përbashkëta – duke e mbytur këtë vend në borxhe, duhet të tërhiqesh, të bëhesh më objektiv, se kështu i shërben më mirë vendit. Je në rrugë të gabuiar. Ke krijuar identitet dhe bën polemika me miqtë e tu në Faqebuk, dhe e ke vështirë të ndryshosh stil, kjo është diçka që kuptohet. Por të këshilloj që të mos jesh shumë pasionant në politikë, se po përkrah njerëz dhe një kauzë të fëlliqur.
Se kush e merr pushtetin pas Berishës, kjo nuk është me rëndësi. Tani vjen Edi, pas Edit do vijë një tjetër, e kështu me radhë – në moralin e demokracive që përmenda më lart, do të ketë shumë të tjerë, që do të riciklohen në demokraci, dikush më i mirë e dikush më i keq, por shkruesi i këtyre radhëve këtu është me të gjithë ata, që duan një rotacion funksional të demokracisë në këtë vend me votën e lirë, pavarësisht se kjo përpjekje modeste e imja çon ujë tani në mullirin e Edi Ramës – dje çonte ujë në mullirin e Saliut dhe po nga Saliu e Jozefina me mbështetës të tyre, u përndoqa me dashakeqësi, vetëm se i ndihmova. Nuk e di a më kupton? Mulliri i Edi Ramës tani është mulliri i interesave të Shqipërisë, pavarësisht se ka njerëz që mendojnë se edhe Edi është autoritar, bëhet diktator etj. Ai do të ikë siç ikën Saliu tani, nëse nuk ka mbështetje nga populli. Saliu ka shkuar tepër larg…
Ka dy-tre vjet kur një mik i imi, gjykatës nga Tropoja në Shkodër, më tha: “E pyeta Besnik Mustafajn, pse u tërhoqe dhe më rrëshqiti në përgjigje. I thashë si të duket puna, si do të përfundojë Berisha?” – “Do të përfundojë si burrë i keq” – mu përgjigj. “Po Jozefina?” – “Do përfundojë si grua e keqe…” Unë i them kësaj “grua e ligë”. Ishte koha kur Besniku u tërhoq nga posti i Ministrit të Jashtëm, më duket se ka qenë para se të ndodhte Gërdeci…
Që atëherë kanë ndodhë shumë gjëra. Premtimet e Berishës për luftë kundër korrupsionit e kanë humbur kuptimin, pasi ai doli e mbrojti edhe Ilir Metën hapur pas një video-skandali, ku bëheshin të qarta aferat korruptive të tij. Berisha gënjen disa e kujton se ka shkop magjik për të tjetërsuar realitetin. Nuk e di a e di ti Bashkim, por dalja nga realiteti, ose më saktë humbja e realitetit objektiv, është sëmundje psiqike?… Ndërkohë korrupsioni ka marrë përmasa gjithëpërfshirëse, të gjithë synojnë kush të kapë më shumë pasuri publike në këtë shtet pa zot, sikur Shqipëria është një plaçkë në ankand. Le më veprimet anti-kombëtare të Berishës me mikun e tij të dyshimtë, serbo-boshnjakun Fazlliç, apo falja e 325 km2 territor naftëmbajtës shqiptar Greqisë…
Kështu Bashkim, kauza jote është e humbur. Një burrë i mençur si ti, di të tërhiqet, nuk ecën si kushëriri yt, që edhe pse e sheh se nuk është më i dobishëm, por tepër i dëmshëm dhe i rrezikshëm për këtë shoqëri, ai vazhdon të qëndrojë aty, si gur varri i Demokracisdë Shqiptare. Shpresoj dhe uroj të mos e ketë të gjatë.
————-
Në faqen “Te behemi e gjithe Shqiperia kunder Anti-Shqiptarit kunder Edvin Rama”
Bashkim Berisha thotë:
– Arben miku, te rrofshin enderrat e pulave , emocionet ta kan bllokuar edhe te pamurit… 🙂
– O Aben miku , rrofshim ne te dy derisa Edama do te vjen ne qever !!i 🙂
– Megi miku, shpresat i kam ne PS dhe jo ne Ty, mua dhe Arbenin…e them keshtu duke pare te arsyeshme se nga komunistet sikur Ruc,i Ngjela Gjinushi dhe hibridi i Kristaq Rames nuk ka agje pos dhunes , diktatures, korupsionit dhe izolimit te Shqiperise !!!