Klivlend, ngrihet sot Parku Kulturor shqiptar

0
66

22 shtator 2012

SHBA – KLIVLEND – Prej ditës së sotme Shqipëria do të ketë Parkun Kulturor të saj në Kopshtet Kultorore të Klivlend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qendër të këti parku do të vendoset sot, statuja e bamirëses së madhe shqiptare, Nënë Tereza.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi, dhe komuniteti shqiptar atje. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo pas binjakëzimit që Bashkitë e dy vende kanë bërë me njëra tjerën.

Kështu edhe Shqipëria do të ketë parkun e saj kulturor në Klivlend, në një park ku prezantohen kultura nga Gjermania, Italia, Amerika, Turqia, India dhe shumë vende të tjera.

Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.