Kisha Katolike tek shqiptarët në Kosovë e kishte vazhdimsinë e saje historike

0
128

(Pjesa e fundit e shkrimit me titull: “Historia e Kishes katolike shqiptare ne Kosove“)

Njohja e vetvetes në mijëvjeqarin e ri!

Periudha e tretë fillon kur themelohet Kongregata për Ungjillizimin e Popujve në Romë (Propaganda Fide – 1622). Në fakt nga kjo kohë e tutje e kemi një përkujdesje të veçantë që i kushtohet diasporës dhe vendeve misionare, në mesin e të cilave bënte pjesë Shqipëria etnike (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Dioqeza e Tivarit).

Papa Pali (Paulus – 1605 – 1621) e kishte emëruar tashmë një ipeshkv me emër Pjetër Katiq (1618) në selinë e Ipeshkvisë së Prizrenit dhe më 1624 do të emërohet ipeshkëv në të njëjten seli Pjetër Mazareku, por vetëm për tre muaj, sepse do të emërohet argjipeshkëv i Tivarit. Si ipeshkëv i Prizrenit mbahet në mend një “fra Giovanni da Poseggha Bosnense”, që me 1642 emërohet ipeshkëv, por nuk kemi të dhëna se a do të ketë qenë shuguruar ipeshkëv meqenëse supozohet të ketë qenë i vrarë nga turqit.

Më 1650 Papa Inocenti X (1644 – 1665) do të emërojë një ipeshkëv tjetër në Prizren, e ky ishte Franjo Sojmiroviq, ndërsa një vit më vonë, më 1651 Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve (Propaganda Fide) e emëron Andre Bogdanin argjipeshkv në Ohër, mirëpo së shpejti do ta marrë selinë argjipeshkvore të Shkupit, ndërsa Franjo Sojmiroviqi vendoset në selinë e Ohrit. Juridiksioni i Andre Bogdanit në atë periudhë shtrihej në territorin e Tivarit dhe në të gjitha rajonet e Serbisë. Në këtë kohë selia e Ipeshkvisë së Prizrenit shuhet, ashtu që nuk kemi titullarë të saj, por me emërimin e Pjetër Bogdanit si argjipeshkv të Shkupit është bërë një bashkim i dy ipeshkvive me një territor kishtar.

Deri në vitin 1914 Ipeshkvia Scopiensis nuk i ngjitet Ipeshkvisë (katolike) të Beogradit. E njejta seli më 1969 (me dekretin 2 tetor nr. CXXXIII/n. 53) riorganizohet në këto rajone dhe denominohet Scopiensis – Prisrianensis (Shkup – Prizren) duke u shtrirë në Kosovë, Maqedoni dhe në Sanxhakun verior (në Serbi), por në anën tjetër territori i Sanxhakut jugor i jepet Argjipeshkvisë së Tivarit (Bari – Mali i Zi).

Dhe së fundi mund të thuhet se Kisha Katolike te shqiptarët në Kosovë e kishte vazhdimsinë e saj historike, edhe përkundër ca ndërprerjeve të shkurtëra apo të gjata në vazhdën e shekujve të krishterimit dhe ajo na mëson se prania e shqiptarëve në Kosovë ka qenë gjithmonë e përhershme, ndërsa Kisha ortodokse serbe dhunshëm (zh)vendoset nga Serbia në Kosovë, pikërisht siq nguliten më vonë edhe turqit me xhamitë e tyre që, së bashku me serbët, rrënuan e përvetësuan kishat tona shekullore.

Njerëzimi sikur të ishte më i urtë dhe më i mençur, historia jonë nuk do të kishte qenë një kronikë e zezë dhe e gjatë e krimeve. Nga ajo mësohet për të ardhmen, por pa hakmarrje. “Tempora mutantur et nos inillis” (kohërat ndryshojnë e nè me to). (Ri)njohja e vetvetes në mijëvjeqarin e ri, mendoj se do të ishte e ardhmja e shqiptarëve.
__________________
Kush e shpërblen të mirën me të keqe, prej shtëpisë së tij kurrë s’do të largohet e keqja.

SHENIM: Teksti i plote i shkrimit “Historia e Kishes katolike shqiptare ne Kosove “ mund te lexohet ne kete linkun ne vijim: http://www.forum-al.com/showthread.php?t=17818.

Ripublikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=12092