25.01.2010
Mberrijne te dhenat e para zyrtare nga vendimi i sotem i KiE lidhur me Shqiperine. Mesohet se kjo ka qenë çeshjta e pare e ngritur gjate dites.
Çeshtja do kaloje per t’u shqyrtuar ne Komitetin e Procedurave, Imuniteteve dhe Ceshtjeve Institucionale. Do jete ne axhende te enjten ne rendin e pare te ditës. Deri ne sqarim te ceshjtes Shqipëria nuk ka te drejte vote.
Ai qe e ka ngritur si ceshtje eshte Andreas Gross (ka qene kryetar i komisionit) dhe ka marre 10 vota qe te mbeshtetet si propozim.
“Zoti President, unë deshiroj te ngre problemin e kredencialeve te delegacionit shqiptar. Ne kemi informacion te mjaftueshem qe delegacioni qe na eshte propozuar nuk perfaqeson perberjen e Parlamentit shqiptar siç duhet sipas rregullave tona” – ka thene Gross.
***
UPDATE – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropes pezullon Shqiperinë nga e drejta e votës.Argumenti ka qenë se “delegacioni i Shqipërisë nuk është në përputhje me vlerat europiane”. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e kësaj mase, por është thënë se raporti mbi vendimin e marrë për Shqipërinë dhe Armeninë do të prezantohet gjatë një debati ditën e enjte në këtë institucion.
***
“Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka emëruar sipas orekseve të saj anëtarët dhe ka grabitur vendet që i përkasin përfaqësuesve të opozitës në delegacionin parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”. Kështu është shprehur deputetja e PS-së, Arta Dade, pas skandalit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ka emëruar përbërjen e re të delegacionit të përhershëm në Këshillin e Europës në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Përmes një shkrese dërguar Strasburgut, kryetarja e Kuvendit pa mbledhur asnjë nga organet e Kuvendit siç edhe e kërkon rregullorja e këtij institucioni ka emëruar në delegacionin e përhershëm si përfaqësues të PD-së deputetin Ilir Rusmali, si edhe deputeten Lajla Përnaska. Pjesë e delegacionit është edhe kryetari i PDU-së, deputeti Shpëtim Idrizi, i cili është cilësuar nga ana e kryetares së Kuvendit si përfaqësues i opozitës. Ndërkaq, Partisë Socialiste për shkak të bojkotit parlamentar i është lënë vetëm një vend i paplotësuar. Në listën e zëvendësuesve sërish Topalli ka përfshirë dy përfaqësues të djathtë, deputetët Arenca Trashani dhe Mesila Doda. Kësaj liste i është bashkangjitur edhe deputeti socialist, Kastriot Islami, i cili siç evidentohet në njoftimin e KE-së, nuk përcaktohet se kujt partie i përket.
Në këtë rast, mënyrë krejt flagrante Topalli ka bërë edhe emërimin e anëtarëve të opozitës, duke bërë diversion të hapur teksa ka përfshire në këtë listë deputetin Islami i cili është shprehur se do të futet në Kuvend para datës 4 Mars. “Kjo në këndvështrimin e opozitës është e papranueshme dhe e dënueshme, dhe sigurisht bie ndesh me sugjerimet që vijnë pikërisht në draft rezolutën e fundit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës përmes komisionit të monitorimit, të cilët bëjnë thirrje që kriza politike duhet zgjidhur përmes dialogut. Aktet e Jozefina Topallit jo vetëm që nuk i shërbejnë uljeve të tensioneve, por përkundrazi japin një mesazh tejet negativ lidhur me angazhimin që duhet të manifestojë kjo mazhorancë lidhur me zgjidhjen e krizës”,- tha Dade.
Delegacioni
Deputetët e delegacionit janë nisur që dje për të marrë pjesë në punimet e sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Rusmali, Përnaska e Idrizi kanë mbërritur tashmë në Strasburg dhe do të flasin për këtë çështje vetëm sot pasi të jenë kryer procedurat e pranimit të delegacionit të Shqipërisë. Ndërkaq, deputeti socialist Kastriot Islami, i cilësuar në shkresën drejtuar KE-së si zëvendësues, nuk është nisur në Strasburg. Përveç shkeljes së përfshirjes së emrit të tij në listë pa miratimin e grupit parlamentar të PS-së, Islami nuk plotëson edhe kriterin kryesor atë të ushtrimit nga ana ligjore të mandatit të deputetit, pasi ai nuk ka kryer betimin e për pasojë nuk mund të jetë pjesë e delegacionit shqiptar në Strasburg.
****
Topalli shkel sërish rregulloren, emëron Kastriot Islamin në KE
Shqipëria bëhet sërish problem në Këshillin e Evropës, ku dhe është anëtare me të drejta të plota. Dhe sërish shkak bëhet krye parlamentarja Jozefina Topalli, e cila ashtu si edhe një vit më parë kur largoi Aleksandër Biberaj pa një vendim të Kuvendit nga delegacioni ynë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka bërë të njëjtën shkelje por kësaj here me përmasa edhe më të mëdha. Kështu, në prag të startimit të seancës së parë të sesionit të ri kësaj Asambleje, Jozefina Topalli i ka nisur ditët e fundit një letër kredencialesh këtij institucioni, ku në shkelje të plotë të rregullores së Kuvendit i dërgon emrat e anëtarëve dhe zëvendësuesve të delegacionit shqiptar në të, duke mos respektuar së pari balancat e përfaqësimit politikë dhe së dyti duke mos ndjekur procedurat për ti miratuar fillimisht në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas në seancë plenare.
Delegacioni
Në vigjilje të seancës së parë plenare të mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që pritet ti mbaj punimet në datat 25-29 janar, Kuvendi i Shqipërisë duke marrë shkas edhe nga projektrezoluta e këtij organizimi ndërkombëtar për situatën politike në vendin tonë, ka nxituar së fundmi të plotësojë detyrimet e tija për sa i përket përfaqësimit në të. Për këtë arsye kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka nisur kreut të asamblesë Lluís Maria De Puig listën e parlamentarëve shqiptar që do përfaqësojnë vendin tonë në jetën parlamentare të Këshillit të Evropës. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga vet faqja zyrtare e Këshillit të Evropës në internet ku është afishuar nder të tjera dhe lista e plotë e deputetëve që propozohen si anëtarë dhe zëvendësuesve të tyre.
Si përfaqësues të PD-së janë sërish Ilir Rusmajli, i cili do të mbajë edhe postin e kreut të këtij delegacioni dhe Lajla Përnaska. Gjithashtu si pjesë e kësaj liste është edhe deputeti çam i PDU-së Shpëtim Idrizi, ndërsa opozitës i është lënë vetëm një vend i paplotësuar. Në listën e zëvendësuesve sërish Topalli ka përfshirë dy përfaqësues të djathtë, deputetet Arenca Trashani dhe Mesila Doda. Kësaj liste i është bashkangjitur edhe deputeti socialistë, Kastriot Islamin, i cili siç evidentohet në njoftimin e KE-së, nuk përcaktohet se kujt partie i përket. Ndërsa opozitës sërish i është lënë një vend si zëvendësues i paplotësuar, për shkak të refuzimit që PS i ka bërë Kuvendit. Tashmë në bazë të rregullores së funksionimit të Asamblesë, pritet që kredencialet të shqyrtohen dhe miratohen në mënyrë krejt formale nga një komision i posaçëm i tij, për të parë rregullsinë e tyre, si dhe të diskutohen në rast se ndonjë palë do të ketë objeksione. Me pas ky komision do të thiret që të shpeh vendimin në Asamble për përfaqsuesit e sesionit të ri 2010.
Shkelja
Por duket se lista e mësipërme i është dërguar Këshillit të Evropës nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në kundërshtim me normat që përcakton vet Rregullorja e këtij institucioni. Kështu, së pari emrat e përzgjedhur nga Topalli nuk kanë kaluar në procedurat normale, pasi nuk janë diskutuar dhe miratuar as në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe ajo që është më e rëndësishme nuk janë miratuar as në seancë plenare. Shkelja e kësaj procedure përbënë një rast të përsëritur të krye parlamentares Topalli, pasi edhe një vit më parë ajo shkarkoi dhe zëvendësoi në këtë delegacion Aleksander Biberajn pa marrë një vendim më parë në seancë plenare, çka u detyrua ta bënte më pas si rrjedhojë e presionit të medias. Shkelja e dytë ka të bëj pikërisht mosrespektimin e balancimit politikë sipas raporteve që palët kanë në Kuvend.
Kështu, ndonëse dy grupimet e mëdha politike kanë thuajse të njëjtin përfaqësim (PD 70 dhe PS 64) në Kuvend, në këtë delegacion ato gjenden në raportet 3 mazhoranca dhe 1 opozita. Një tjetër moment i diskutueshëm është edhe ai që ka të bëj me përfshirjen në këtë listë të emrit të deputetit Kastriot Islami, të cilin nuk dihet se kush e ka propozuar, ndërsa rregullorja përcakton se një gjë të tillë duhet ta bëj kryetari i grupit parlamentar përkatës. Për të anashkaluar këtë problem, krye parlamentarja Topalli ndërsa emrat e tjerë i paraqet si përfaqësues të partive konkrete, Islamin e prezanton si socialistë. Rasti i Islamit përbënë njëkohësisht dhe një shkelje tjetër rregullores dhe legjislacionit shqiptar pasi ai ashtu si edhe deputetët e tjerë socialistë nuk i kanë dhënë fuqi ligjore mandatit të tyre pasi nuk janë betuar. Për të gjitha këto parregullsi mësohet se Asambleja Kombëtare ka kërkuar Kuvendi i Shqipërisë dhe një informacion shtesë. E vetmja rrugë për të korrigjuar tashmë këto probleme mbetet ankimi dhe sinjalizimi nga e ana e Partisë Socialiste të strukturave drejtuese të KE-së si dhe grupit parlamentar socialistë në Asamble.
Delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
Anëtarë
Shpëtim Idrizi (PDU)
Lajla Përnaska (PD)
Ilir Rusmajli (PD)
? (PS)
Zëvendësues
Mesila Doda (PD)
Arenca Trashani (PD)
Kastriot Islami (Socialistë)