Kiço Blushi: Edhe Hitleri (si Berisha) rekrutoi fëmijë kur i erdhi fundi…

0
37

ResPublica.al, 17 mars 2013

Kiço Blushi tek Gazeta Shqiptare analizon thirrjen për votime të 16-vjeçarëve nga ana e Kryeministrit.

Blushi kujton se “sipas “Save the Children” shumë fëmijë sirianë janë rekrutuar nga grupet e armatosura të të dy palëve në konfliktin e Sirisë…” madje, në lidhje me fëmijët që përdoren si mish për top, risjell edhe rastin kur Hitleri në ditët e fundit, para se të kapitullonte rekruronte fëmijë. Për të, “Rekrutimi i fëmijëve në luftë, përveç mizorisë, dëshmon edhe për tehun e krizës dhe sidomos për përmasën e panikut që buron prej rrezikut e frikës së humbjes së pushtetit…

Vështruar me këtë sy, edhe thirrja e Berishës për të përfshirë fëmijët në zgjedhje dëshmon, përveç sa më sipër, edhe për tensionet që na presin, për shkak të nevojës së tij të padiskutueshme e të panegociueshme për të fituar, për të mos e lëshuar pushtetin, gjë që do të thotë, e shqipëruar: Kjo është “këmisha e forcës” e njëkohësisht edhe mënyra dhe rruga e vetme për t’i shpëtuar një ndëshkimi të nesërm!”

A ka shanse që Kryeministri të mos e pranojë humbjen? Sipas Blushit: “…Ai është i dënuar, njëlloj si faraonët, të cilët varroseshin bashkë me shërbëtorët e gjallë, të mos e pranojë humbjen, pasi e di që ndjekësit e sotëm kanë për ta ndëshkuar, braktisur e poshtëruar më shumë e më rëndë se kundërshtarët e tij të sotëm…Ali Pashë Tepelenën, të cilit dëshiron t’ia sjellë kokën e balsamosur në atdhe, e tradhtuan dhe e lanë në baltë dhe djemtë, kur atij po i afrohej fundi…”

Duke qenë se ky nuk është hall i vogël që mund të mos përfillet, “është pikërisht ky hall mbi hall që e shtyn atë të rekrutojë e miklojë lloj lloj mercenarësh, por edhe fëmijësh në votime…”

k.c.

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/perpara—te-rekrutohen-edhe-femijet–124345.html