Kështu Obama fyen historinë dhe na urren ne

0
23

Të thuash që terroristët islamikë dhe kryqtarët e krishterë janë e njëjta gjë, do të thotë të jesh injorant nga realiteti i islamit.

Nga Magdi Cristiano Allam*

Obama na urren.

Të mbështesësh idenë se terroristët islamikë dhe kryqtarët e krishterë janë e njëjta gjë, do të thotë të jesh injorant nga realiteti i islamit duke e glorifikuar atë dhe njëkohësisht të kultivosh paragjykime ndaj krishtërimit, duke e kriminalizuar atë.

Në fjalën e tij në shtëpinë e Bardhë me rastin e “Mëngjesit të Lutjeve”, Obama ka thënë se gjatë Kryqëzatave dhe Inkuzicionit, të krishterët kanë bërë vepra të tmerrshme në emër të Krishtit dhe se “në vendin tonë janë justifikuar shumë krime në emër të Krishtit”.

Ndërkohë, ka çliruar islamin, duke thënë se “ata që kryejnë akte terroriste dhe dhunë në emër të islamit, janë duke e tradhtuar islamin”.

Është evidente që Obama nuk e di që All’ahu në Kur’an legjitimon terrorizmin, madje edhe prerjen e kokës dhe gjymtimin e trupit.

Do të hedh terrorin në zemrat e atyre që nuk besojnë: goditini mes qafës dhe kokës, goditini në të gjithë gishtërinjtë! (…) Nuk jeni ju që i vrisni, është Allahu që i vret” (8, 12-17).

Ashtu siç nuk e di që Muhamedi rrëfen: “Fitova falë terrorizmit” (Bukhari 4:52.220).

Sidomos nuk e di, që muhamedi duke praktikuar terrorizmin, ka marrë pjesë personalisht në prerjen e kokës të 800 hebrenjve të fisit Banu Qurayza në vitin 627, në periferi të Medinës.

Me të drejtë senatori republikan, Jim Gilmore, tha se Obama “ka fyer çdo besimtar të krishterë në Amerikë. Kemi arritur në pikën që Obama nuk beson më te Amerika dhe nuk ndan vlerat që ne të gjithë ndajmë me njëri-tjetrin”.

Kujtojmë që Obama është nga një familje islamike, emri i tij i dytë është Hysen, ka një vëlla, Malika Obama, që mbështet të Vëllezërve Myslimanë, të cilët janë infiltruar në administratën e tij.

Më 13 maj 2004, Benedikti XVI, kur ishte akoma Kardinal Joseph Ratzinger, bëri një përshkrim të kulluar dhe profetik për vetëvrasjen e Perëndimit, që i përshtatet Obamës dhe islamofilëve:

Këtu ka një vetë-urrejtje të Perëndimit, që është e çuditshme dhe mund të konsiderohet si diçka patologjike.

Perëndimi tenton në mënyrë lavdëruese për t’u hapur dhe kuptuar vlerat e jashtme, por nuk do më veten e vet.

Në historinë e vet sheh vetëm atë që është për të ardhur keq dhe shkatërruese, ndërkohë që nuk është në gjendje të kuptojë se është i madh dhe i pastër”.

Pikërisht dje, peshkopi armeno-katolik i Aleppo-s, Boutros Marayati, lëshoi një akuzë të rëndë:

Ne, sit ë krishterë, kemi këtë ndjenjë: se jemi harruar, jemi lënë jashtë, ujemi tradhtuar nga Perëndimi”.

Përveç Kryqëzatave, asnjë krim tjetër i të krishterëve nuk është justifikuar me Krishtin.

Përkundrazi, krimet e myslimanëve janë të legjitimuara nga Allahu, Muhameti dhe Kurani.

Këshillojmë Obamë, që para se të ekzaltojë islamin, të lexojë Kuranin.

Kjo është kura që këshillojmë për të gjitha ata që duan myslimanët deri në këtë pikë, dhe urrejnë vetveten.

*Il Giornale
Shqipëroi b.l.