Kërkesë për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc !

0
76

Refik HASANI

Shkruan: Refik HASANI

Më 7 janar të vitit 2007 u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat Shqiptare për inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanoci. Kjo u prit mirë në gjithë hapsirat tona dhe pati një jehon të madhe për opinion të gjerë. Në vend që të vendoset busti i Skënderbeut më 28 nëntor 2007 në qendër të Bujanocit me një manifestim, shenim madhështor si që u mendua, kjo vonohet pa arsye pa u ditur shkaqet dhe pengesat e tjera të pa justifikuara fare as në kohë e hapësirë.

Propozimi për këtë inciativ u bë pas shumë dilemave që një shtatore e tillë është më me rëndësi të vaçant që të vendoset në Preshevë apo Bujanoc, ku pas shumë dilemave dhe marrjes së mendimit të shumë intelektualve me peshë doli se rëndësia është që shtatorja e heroit tonë kombëtarë Skënderbeut të vendoset në Bujanoc. Por parashtrohet pyetja pse a thua vonohet një projekt i tiillë i ksaj rëndësie ! Kur dihet mirëfilli se për një vendosje të një pllake përkujtimore, lapidari apo busti të një dëshmori ekluzivisht janë kompetent vetëm organet lokale gjegjësisht K.K i Bujanacit në këtë rast.

Kerkese per vendosjen e shtatores se Skenderbeut ne Bujanoc

Kërkesë për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc

Sikur të mendohet dhe të peshohet rëndësia e këtij projekti kapital për tërë Krahinën e banuar me shumicë Shqiptare. Ndoshta nuk do të vonohet fare vendosja e bustit të Skënderbeut në Bujanoc, sa më parë që është e mundur, duke i tejkaluar të gjitha pengesat administrative, organizative dhe ato financiare. Autori i këtyre pak rreshatve njëkohsisht është edhe inciatori i vendosjes së bustit, ne në atë koh kemi menduar se do të tejkalohen të gjitha ndasit partiake dhe do të duhej të ngritet një Këshillë Organizativ i përbërë dhe që thirret nga organet legjitime të tri komunave, dhe përfaqsimet e partive politike nga e gjithë Krahina e banuar me shumicë Shqiptare, pavarsisht janë në pushtet apo jo por dhe nga figura të njohura publike dhe shoqatat e dalura nga lufta dhe të tjerë. Prandaj vonesat e tilla nuk janë të justifikura sepse ne propozuam që mundësisht që në janar të vitit 2007 të formohet një Këshillë Organizativ për menaxhimin e këtij projekti deri në përfundim.

Si duket ende nuk është ngritur një Këshill i tillë për këtë, arsyet nuk dihen ku janë pengesa e ksaj vonese por si do që të jetë asnjë nuk ka arsye para opinionit që të zhagitet kjo nism që nuk kushton shum as nga ana materiale e as ajo organizative , por në aspekte të tjera ka rol shumë të madh pozitiv . Të citojm një mendimtarë se ,, Më lehtë është të ndërtohet diçka se të kuptohet pastaj“. Organet Komunale të Bujanocit ju mbetet vetëm të caktohet vendi i saktë se ku do të vendoset shtatorja dhe pastaj të kryhen të gjitha procedurat e tjera administrative që kërkojn në kso raste . Opinioni është i informuar për projektin e rëndësisë së jashtëzakonshme që kemi parashtruar edhe këkesën me shkrim që është paraqitur , kurse sa i përket mbulimit të shpenzimeve mendojm se nuk do të ketë far pengesash
Por deri më tash ende nuk kemi kurrfar përgjegje as gojarish e as me shkrim nga organet gjegjëse Komunale . A thua pse është kjo vonesë , pse bëhët kjo heshtje e pa justifikuar, pse vonohet vendosja shtatores së heroit tonë kombërtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Zarbice - pllake perkujtimore, 2008

Përkujtimore në fshatin Zarbicë

Nëntori po afrohet dhe është në pragë por me datën e 28 nëntor 2008 të kryhen të gjitha formalitetet që punët rreth vendosjes së shtatores së heroit tonë kombërtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit. Sa më parë të fillohet dhe të caktohen , shenohen emrat se kush ka nderin të jetë në listën e një Këshilli Organizativë i mandatuar dhe thirrur nga Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe normal nënë përgjegjsin e organeve dhe institucioneve legale të Komunës së Bujanocit. Të tejkalojm secili nga vetja e tij ngapak , për të arritur diçka konkrete për një interes të përgjithshëm.

Mbesim me shpresë se sadopak ky shkrim të lëvizë diçka nga vendi dhe të ndërrmiren çdo gjë që është nënë përgjegjsin e organeve Komunale të Bujanocit , Medvegjës dhe Preshevës dhe që sa më parë të fillojnë në ngritjen e një Këshilli gjithë përfshirës për realizimin e këtij projekti tepër kapital në kuptimin e kultivimin të vlerave të trashigimisë sonë kulturoro – historike që deri më tani na kanë munguar në këto hapsira . Në hapsirat tona tashmë askush nuk mundë të na pëngoj sidomos kur është fjala në këso inciativa përveq që ne nganjëherë mund të jemi pengesa kryesore . Ne gjithnjë e parafitirojmë shtatoren e heroit tonë kombëtarë Skënderbeu në qendër të Bujanocit .

Fshati Zarbice

Pamje nga fshati Zarbicë

Dhe nuk do të jetë largë momenti kur do të vendoset shtatorja dhe ne do të mendojmë pse a thua e kemi vonuar aqë shume vendosjen e ksaj shtatore . Shtatore të heroit ton kombëtarë Skënderbeut janë duke u vendosur edhe jashta hapsirave tona shqiptare si në SH.B.A , Itali dhe Zvicër , çdo ditë e më shumë do të kuptojmë se ky projekt është i rëndësisë së veqant dhe pasi të vendoset mdoshta do të gjindemi para asaj pyetjeve tona të shumta a thua pse jemi vonuar aqë shumë në këso nisma .
Kjo është hera e tretë që po përsërisim këtë inaictivë .

17 Nëntor 2007

Autori është profesor i Ekonomisë ishte inciatorë dhe propozoi për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombërtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Foto nga pllaka përkujtimore

Pamje e fshatit Zarbicë