Kërkesa turke për rishikimin e historisë, si një intolerancë e një shteti që ka qenë akoma më jotolerant!

0
40

ResPublica.al, 31 mars 2013

Alfred Lela, rimerr sot te MAPO temën e shqiptarisë në raport me perandorinë Osmane. Ndoshta rastësisht, teza e Kim Mehmetit se “Turqia, ose më saktë islamizmi i ardhur prej saj, e ka shpëtuar shqiptarinë” përkon me kërkesën e Ankarasë për rishikimin e teksteve të historisë ndër shqiptarët. Kjo kërkesë, sipas Lelës është jotolerante.

Shkruan Lela: Nëse një shtet modern, që për vite me radhë i ka mbajtur sytë nga klubi europian dhe vlerat perëndimore, shfaq shenja të intolerancës, që rrjedhin me sa duket prej njëfarë supremacie ekonomike dhe dëshirës për t’u shtrirë me soft power, çfarë mund të thuhet për paraardhësin e tij? A është abuzim të konsiderohet si intolerant, i ashpër, pushtues, dhunues e të tjera? Edhe në mungofshin dokumentet që e dëshmojnë intolerancën, të cilat në fakt nuk mungojnë, lind e drejta e supozimit se një shtet nuk mund të ketë qenë më tolerant në shekujt 15, 16, sesa në shekullin 21.” Dhe, vazhdon ai, “nëse turqit kërkojnë t’ua imponojnë shqiptarëve, një kombi tjetër, shkrimin e historisë sipas midesë së tyre, mund të thuhet se këtë intolerancë e kanë projektuar edhe në shkrimin e historisë së shtetit të tyre”

I plotë:
http://www.mapo.al/2013/03/29/rishkrimi-i-historise-pushtimet-nuk-jane-kafe-turke-me-pak/

k.c.