Karakteri i shqiptarëve? Sipas albanologëve, plot me kontradikta. Të besës e të pabesë, punëtorë e dembelë, tolerantë e gjakatarë… injorantë e të zgjuar.”

0
62

ResPublica.al, 19 maj 2013

Shqiptarët, këta barinj, gjahtarë, cuba… Ky është vetëm një nga 45 përshkrimet e sjella sot tek shtojca Rilindasi tek Shqiptarja.com. Franc Nopça ka mbledhur opinionet e 45 albanologëve, kryesisht të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit të 20-të mbi karakterin e shqiptarit. Ka raste ku opinionet janë kundërthënëse: dikush i quan përtacë, e dikush punëtorë, dikush të ndershëm e dikush hileqarë, herë si me besë e herë si të pabesë.

Psh, Giberti, më 1914, i quan shqiptarët “të zgjuar, si fëmijë, kalorës dhe të pabesë, dorëhapur dhe hajdutë, të përshpirtshëm dhe prapë pa ndjenjë fetare. E duan vendin e tyre po nuk kanë ndjenjë kombëtare. Në pikëpamjen fetare janë tolerantë dhe prapë marrin pjesë në luftëra të përgjakshme fetare. Janë shumë të zgjuar dhe të gjitha anomalitë e karakterit të tyre shpjegohen me vobekësinë, injorancën, dhe impulsivitetin e tyre.”

k.c.