KAPJA E SHTETIT

0
61

Artan Mullaj

Ёshtё e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti i lartё, Jozefina Topalli sillet nё njё mёnyrё qё tё kujton njё jetimore private, nё tё cilёn lumturia e tё vegjëlve fatkeq varet vetёm nga ndonjë shkallёzim i rrallё ndjeshmёrie i padrones zёçjerrё, ndёrkohё qё privatizimi i Parlamentit prej saj vёrteton edhe njёherё faktin se tё gjitha opinionet, jo rastёsisht konvergojnë nё tё njёjtёn pikё: Qytetarёt e dobёt tё kёtij vendi gjejnё shumё pak ose aspak arsye tё reagojnё ndonjёherё ndaj politikёs sё keqe, përderisa nuk reagojnё as pёr “kapjen e qartё” tё Parlamentit nga vetё kryetarja e tij.

Nga skena kombёtare e ngjarjeve, nga ballina e Parlamentit, ku mbretёron zukatja e njё fataliteti tё paralajmёruar dhe regёtin pёrmes ndotjes morali i pushtetit tё ditёs, sot interferohen sёrish sinjale të dёshpёruara. Kёto sinjale na tregojnё se sa vёshtirё do tё jetё nё kёtё vend zhvillimi i shёndetshёm dhe koherenca, pёr sa kohё shteti ёshtё kapur fort prej baronёve tё pushtetit, duke e bёrё edhe mё tё shёmtuar historinё tonё.

Historia jonё e tranzicionit, shumicёn e tё cilёs populli ynё e ka bёrё duke heshtur dhe duke nguruar, na tregon se “kapja e shtetit” tek ne prej topallёve dhe berishёve, nuk ёshtё njё perceptim metaforik, por ёshtё diçka mjaft e rёndё, sepse ёshtё diçka reale; na tregon me vrazhdёsinё qё sjell dinamika e munguar kolektive, se kapja e shtetit nё Shqipёri nuk ёshtё thjesht njё presion institucional ndaj bindjes vullnetare tё shoqёrisё se ky shtet nuk ekziston; “kapja e shtetit” nuk ёshtё gjithashtu kaq thjesht njё fenomen i shfaqur si pasojё e luftёs instiktive tё palёve pёr tё qenё nё pushtet sa mё gjatё:

“Kapja e shtetit” ёshtё pasojё e babёzisё primitive pёr sundim tё pёrjetshёm. Dhe, ёshtё njё krim njerёzor!

Falё kёsaj babёzie tё qartё dhe falё pёrvojёs sё gjatё nё tribuna, nё prapaskena, nё abuzime, nё fushata elektorale, nё krime elektorale, Kryeministri i vendit sot ёshtё ai qё e ka nё kontroll spektaklin e tij mes rebelimit tё gjёrave nё Shqipёri. Edhe nё ditёt mё tё vёshtira, ky projektues epik i kapjes sё shtetit, shtetin e mban mbёrthyer pёr fyti, se e di qё ky shtet duhet tё jetё njësuar me mobilizimin privat qё vetё ai ka instaluar me sukses nё Shqipёri, pёr ta zaptuar atё pёrgjithmonё.

Jo vetёm ai, por tё gjithё zotёruesit ekskluzivё tё shanseve qё afron ky vend nёpёrmjet pushtetit, kanё zhvilluar talentin e pashlyeshёm tё luftёs ndaj institucioneve tё drejtёsisё dhe tё shfrytёzimit tё mundёsive dhe inercisё qё koha dhe pushteti dhe klanet mafioze iu japin zhvillimeve, pёr tё shpёtuar, kur janё nё rrezik, dhe pёr ta vjedhur dhe shqyer vendin, kur vjen mundёsia…

Pёr tё shtuar njё metaforё, nuk ёshtё iluzion tё supozosh se nё sundimin e demokratёve, shteti shqiptar sot sillet si sorkadhja e pashpresё mes egёrsirave dhёmbёmprehta tё pushtetit, qё e shijojnё sa tё duan, kur tё duan dhe si tё duan.

Nё kёtё mёnyrë, ky superioritet qё quhet totalitarizёm i pushtetit tё zaptuar nё Shqipёri, ёshtё njёsia matёse e privatёsisё qё sundon ligjet dhe vendin. Kryeministri i Shqipёrisё ёshtё shumё pranё tё qenët njё perandor, pёr shkak tё pushtetit tё pakufizuar nё duart e tij. Pёrballё kёtij sundimi tё privatёsisё, koncepti i lirisё ёshtё deformuar, aq sa njerёzit kanё dilema nё koshiencёn e tyre pёr demokracinё. Dilemat kanё tё bёjnё me mosqenien gati tё publikut pёr tё pёrballuar shkeljen e tё drejtave tё njeriut dhe funksionimin e cunguar tё drejtёsisё, ndёrsa hajdutёt nё kurrizin e tyre dhe shkelёsit e ligjit, lulёzojnё aq mё shumё, sa mё afёr pushtetit ndodhen ata apo tё afёrmit e tyre, ndёrsa logjikisht, pёrkundrazi, duhej tё ndёshkoheshin rreptёsisht.

Nga ministrat e pёrfolur dhe deri te militantёt e thjeshtё tё partisё nё pushtet, kriteri i penalitetit nuk pёrcaktohet nga ligjshmёria e shkelur, por nga magjia e besnikёrisё sё tyre ndaj perandorit, qё ёshtё shkalla mё e lartё e servilizmit dhe e primitivizmit. Askujt, asnjёherё nuk i hyn asnjё gjemb nё kёmbё nёse nё vetёdijen e Kryeministrit ёshtё perceptuar si mik, besnik i tij, por edhe njëherazi, armik potencial i shpallur i kryetarit tё opozitёs.

Nё kёtё mёnyrё, pranё partisё-shtet dhe pushtet tё demokratёve, kriteri i karrierës nuk pёrcaktohet nga intelekti dhe integriteti, por nga ashpёrsia gjenetike dhe dinamika e sulmeve personale instiktive ndaj Edi Ramёs. Ministrat e qeverisё nuk janё ata qё do duhej tё ishin nga përzgjedhja e intelektuale e vlerave, por janё pikёrisht ata qё, edhe mediokritetin e tyre dinё ta shndërrojnë nё njё makineri baltёhedhёse kundёr kryetarit tё opozitёs dhe opozitёs sё tёrё. Shteti dhe pushteti sillen ndaj vlerave publike si motrat e shёmtuara pasanike me Hirushen, duke i ndёshkuar me pёrbuzje sa herё qё prokuroria, presidenca, apo persona me integritet nё jetёn publike, dalin nё dritё nё shёrbim tё sё mirёs.

Prandaj, jo rrallё thuhet nga njerёz tё lirё, se shteti dhe pushteti privat i Sali Berishёs ёshtё i papёrmbajtur nё sulmin ndaj mundёsive demokratike qё sjell pavarёsia e institucioneve, qё rrezikon qenien “publik” tё shtetit shqiptar. Sot poshtёrohen vlerat kombёtare tё atdheut, qё nuk janё thjesht Ina Rama apo Bamir Topi, apo dhe tё tjerё, por institucionet qё janё krijuar pikërisht kundёr privatёsisё sё shtetit, pikёrisht pёr tё mbrojtur kёtё privatёsi, qё si njё diktaturё e padukshme, ёshtё shndërruar nё simbolin e sё keqes nё vend.

Sot ne shohim, por edhe sundohemi nga njё lider qё ka nё kontroll jo vetёm shtetin privat qё ka instaluar apo kapur, jo vetёm tё tijtё dhe tё tjerёt, por gjithashtu edhe kundёrshtitё brenda vetes sё tij. I qeshur, i rehatuar nё shijen e hidhur tё batutave qё lёngёzon gjuhёt e vartёsve tё tij nё kabinetin qeveritar, Kryeministri i vendit po shfaq njё veti tё re kёto ditё, qё nuk ёshtё ngjarje e re dhe nuk ёshtё dinakёri: vetinё e pёrfundme tё tё pranuarit tё gjёrave edhe kur ato nuk janё nё favor. Ndёrsa fytyrёn e tij e ka sunduar sёrish ajo pamja e njeriut nё sallon, qё shikon papritur njё pёshtymё nё dyshemenё e mermertё, buzёqeshja braktisёse e ditёve tё fundit vёrteton se ky burrё, si rrallё ndonjёherё nё karrierёn e vet, ka nisur tё bёjё paqe me realitetin.

Jo vetёm e ka mbyllur me elegancё rubinetin e akuzave pёr gjithkёnd e pёr gjithçka, por me delikatesё femёrore ka pranuar nё heshtje vullnetin e logjikёs civile tё gjёrave, si rrallё ndonjёherё. Por, tё gjithё e dinё se Kryeministri, nёse arrin tё bёjё paqe me realitetin, nuk bёn kurrё paqe me ndërgjegjen e vet. Kjo do tё thotё se armёpushimi bjeshkor nuk ёshtё pasojё e vullnetit tё tij, por e njё presioni tё jashtёm. Duket se pёrkundrazi, vrasja e ndёrgjegjes po ndodh jo tek Kryeministri, por tek ndёrkombёtarёt, tё cilёt herё me dashje, herё rastёsisht, kanё mbёshtetur njё pushtet apo njё “shtet tё kapur” qё vjedh popullin e vet, qё e ndёshkon me varfёri dhe shuarje shprese dhe e vret barbarisht me gjakftohtësi nё bulevard.

Heshtja e papritur e Kryeministrit shqiptar do tё pёrbёnte njё inerci dialektike nёse kjo gjё do tё ishte pasojё e njё lehtёsimi tё ri tё tё kuptuarit tё gjёrave nga ana e tij. Por, kjo gjё nuk ka ndodhur. Ai po hesht, dhe heshtja qё flet nё kёtё rast vjen nga tjetёr gjё. Vjen nga presioni i vonuar, i nёnkuptuar, i supozuar, i ndёrkombёtarёve tё paqartё, qё kёtё herё, le tё shpresojmё se pёrballё kapjes sё qartё tё shtetit shqiptar, do tё kenё njё shkallёzim ndjeshmёrie mё tё lartё se kryetarja e ashpёr e Parlamentit shqiptar, qё tё kujton mёrzitshёm njё popull tё mbetur jetim.