ResPublica.al, 19 mars 2013
Deklarata e Berishës se Papa e bekoi për fitoren e 23 qershorit dhe se qielli vegoi kur Berisha i Shqipërisë i shtrëngoi dorën Papës, po komentohet gjerësisht në forume; shumë e kanë marrë lehtshëm dhe tallen, të tjerë ndihen të irrituar.
“Shqiptarët po binden gjithnjë e më shumë se kryeministri i tyre nuk është një njeri normal, ai është një shmangie nga norma sociale. Mirëpo, tani ne shqiptarët e kemi ngrënë turpin me bukë dhe sa herë që jemi në kontakt me të huajt duhet të ulim kokën kur na përmendin hyneret dhe marritë e kryeministrit tonë…- shkruan Ilir Yzeiri në TemA Online dhe më pas merret edhe me kapelen e çuditshme që mban në kokë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.
Shkruan Yzeiri: “Kjo ceremoni madhështore, siç është përurimi i Papës, është një rast hijerëndë reflektimi dhe një ngjarje e përzishme gjithashtu. Papa është pasues i Shën Pjetrit, i atij që do të zëvendësonte Zotin në tokë. Dhe ky rast i mbledh gjithë besimtarët bashkë që të kujtojnë sakrificat e mëdha të Zotit për të shpëtuar njeriun si dhe për të kujtuar flijimin e Zotit, gjithashtu. Ndaj gratë hedhin në kokë një sharp të zi, ndërsa Jozefina jonë, një shmangie tjetër sociale, vë në kokë një kapele nga ato të modës së fundit dhe ngjan si gagarele në atë mjedis ku gruaja më e fuqishme e globit, zonja Merkel, është veshur më shumë sesa thjesht. Mirëpo kjo është punë të marrësh dhe punë katundarësh gjithashtu….” a.n.
http://www.gazetatema.net/web/2013/03/19/shmangia-mendore-e-berishes-ne-takimin-me-papen/