Kanga popullore Shkodrane pushton Romën

1
59

Gjin Musa

Koncert me këngë popullore qytetare shqiptare në Romë të Italisë. Ferdinand Bjanku dhe kënga popullore qytetare Shkodrane, interpretues istrumentist i këngëve popullore qytetare shqiptare, autori i CD Audio “Qytetit Tim” Volumi II, prezanton se bashku me këngëtaren e shquar lirike në interpretimin e këngës Shkodrane me zonjën Ana Lushi Andriuoli, lindur në Shkodër ka studiuar Kanto ne Shkollën e Mesme të Musikës “Preng Jakova” vjen e shoqëruar nga Vjolinisti Profesor Tonin Xhanxhafili po edhe ai lindur në qytetitn e Shkodër, filloin studimet e tij për vjolin në moshën prej pesë vitesh nën drejtimin e prindëri dhe profesorit Gjovalin Xhanxhafili.

I ftuar nderi ne këtë mbrëmbje musikore me pjesmarrjen e tij së bashku me bashkëshorten ishte Shkelqesia Ambasadori i Shqipërisë në Romë Prof. Neritan Ceka. Përshtypjet e z.Ambador për këtë darkë musikore, që ishte nje zbulim jo i njëjtë për studimet që ka pasur në Fakultetin e Historisë por si Arkeolog vlersoj menyren e presantimit të këngës shqipëtare ku falenderoj edhe një hërë këngetaret dhe vjolinistit Shkodran, organizuesit për spazion që i dedikohet kulturës Shqipëtare.

Ky koncerti është i rëndësishëm mbasi organizohet në vigjilje të Festave të Nëntorit por jo i vetmi me 24 Nëntor 2013 në Kishën Katolike të S. Giovanni të Malva në Romë do zhvillohet aktiviteti i larmishem musikor nën drejtimin e Vjolinistit Profesor Tonin Xhanxhafili e organizuar edhe kyt vit për komunitetin shqipëtar qe ndodhen në Romë.

Ju mirpresim me nje repertor më të pasur dhe me një veçanti presantimin CD Audio të kantautorit shkodrane Ferdinand Bjanku – Eshtë ide dhe krijim i tij, realizimi i fundit diskografik, titullohet “Qytetit tim” volumi 2. – Një dedikim Shkodrës, një detyrim ndaj vendlindjes, ndaj të afërmve të mi, miqve e dashamirësve, publikut. Shenjë mirënjohje për artistët e pavdekshëm shkodranë, që na kanë lënë këtë trashëgimi të paçmueshme artistike. – Në këtë kompakt disk përfshihen gjithsej 10 këngë.

Të gjitha të mirënjohuara, tituj këngësh e autore. “Qytetit tim” (Alfred Çapaliku – Pjeter Gaci), “Margjelo” (Filip Ndocaj – Prengë Jakova), “Kur perëndon dielli”, (Zef Leka – Leonard Deda), “Si dukat i vogël je”e të tjerë. Ferdinand Bianku eshte organizatore i mbi 15 koncerteve recitale ne qytetin e Romes ketu ne Itali. Koncerti i dhen keto nete kishte ngjallur nji interesim te jashtezakonshem teke adhuruesit e kanges popullore Shkodrane.

Koncertet e organizuara nga z.Bjanku tashma jane bere te adhuruesheme edhe per publikun Italian,te cilet me duartrokitjet e tyre shoqeruan te gjithe koncertin.

Ferdinand Bjanku eshte biri i te ndjerit Gjovalin Bjanku tashma ruhet ne kujtesen e ardasheseve Shkodran, ruhet ne shiritat e Radio Shkodres ku ne çdo pervjetor ai kujtohet me shume nderime nga miqe e muzikante te Shkodres.

Ne gjurmet e te jatit punon me perkushtim edhe Ferdinandi, tashma shume popullore dhe i pelqyeshem ne koncertet dhe recitalet kushtuar muzikes Shkodrane.
Ferdinandi eshte nji fotograf dhe kameraaman me shume provoje, arkivi i fotos dhei zhirimeve jane bashkeudhetare te jetes, po kurre nuke shkeputet nga kanga e bukur Shkodrane te cilen e kendon me shume pasion dhe origjinalitet.

Kure e kerkova ti merrja nji intervist Ferdinandi me tha vetem keto fjale: falnderije publikun qe me inkurajon, bashkepuntoret me te cilet realizoje koncertet, falnderoi Shkodren dhe muziken e amel Shkodrane qe na mbane gjadhe.

Falnderoje zotin qe me jepe force ne keto dite te veshtira qe po kaloje pase humbjes se vllajte.
Çfare te theme ma Gjin! Muzika per mue eshte jeta, po realizoje ate qe ime ate e la pergjysem pasi vdiqe shume para kohe.

Afrimi i festave te funde vitit e gjadheron jeten artistike ne Itali, koncertet, pronovimet dhe hapija e ekspozitave te ndrysheme jne teme e dites ne rrethet kulturore te emigracionit.

1 COMMENT

  1. Ky është një përshkrim i shkurtër biografik për Shkodrën tonë të dashtun… Në një rreze prej 45 km mund të arrihen edhe ndërmjet këngës kjo largësi, që na ndanë me Shkodrën.
    Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues Shkodran mund t’a përshkrujnë vendlindjen e tij ne të gjitha format ngjyrat. Un përsonalisht kam zgjedh jo vetëm musikën një formë direkte por në këtë jetë jam duke dedikuar edhe ndermjet fotografise pershkrimin e shkodrës.
    Falenderj z. Gjin Musa per përshkrimin e musikës në fjalë… Ftoj gjithë shqipëtarët e Shkodranët në veçanti në Koncertin e organizuar nga Prof. Violinisti Tonin Xhanxhafili.
    Ky koncerti është i rëndësishëm mbasi organizohet në vigjilje të Festave të Nëntorit por jo i vetmi me 24 Nëntor 2013 në Kishën Katolike të S. Giovanni të Malva në Romë do zhvillohet aktiviteti i larmishem musikor organizuar edhe kyt vit për komunitetin shqipëtar qe ndodhen në Romë.

Comments are closed.