Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Shpesh e kam thënë , po e përserisë edhe një herë , ndoshta lexuesit të nderuar nuk i kaloi në monotoni, nese e themë , së Kuvendi i Kosovës është bërë klub i cirkuzantëve. Vendi i tumbimit i njejtë , shfaqje të njejta me protagonist të njejtë. Loja e akterëve –aktorëve politik po bëhët me mjete të njejta pos që dallojnë protagonistet e saj . Loja e tyre po vazhdon me veze , pa veze, me filikaqa , pa filikaqa, me shumë si lojë e preferuar është bër Gazi Lotësjellës. Këta gazë lotësjellës shqiptarët shumë herë e kan sprovuar në lekurën e tyre, më saktë në sytë e tyre të lotuar ,të skuqur, por kurrë të turpëruar sikur tash . E luftuam armikun me protesta pa protesta, në menyrë ilegale , dhe natyrisht gjithmonë patem të drejtë së kërkaum lirinë tonë në trojet tona. Gazi lotësjellës i armikut serbosllavë nuk e ka pasur mundësinë e vërbimit, por secilen herë e më shumë na ka bërë më të fortë , me të fuqishem ,më sakrifikues që ta fitojmë lirinë . Ky gazë lotësjellës që po përdoret në Parlament, është gazë mbytës , është gazë, që na verbon , është gazë që na fut në rrugë pa krye.Kamgjiku pushtetarë dhe gazi lotues opozitarë është kunder qdo vlere njerëzore dhe çdo vlere demokratike.Skenat e turpit dhe protagonistet e tyre në skenë dhe prapa skene , nuk i duhen këtij vendi dhe këtij populli të lodhur tashmë me lojëra politike të cilat ka mundësi lehtë të shndrrohen në diçka që askush nga ne përveq armiqëve tanë nuk do të dëshironte. Kemi gjithëfare mendimesh për situatën politike në të cilën jemi futur, dhe kemi një mori formash tjera që problemet politike jo të vogla të zgjedhen pa dhunë . Parlamnetarët sikur po veprojnë sipas urdhërave në bazë të përkatësisë partiake.Asnjë nuk po kupton dhe as që ndoshta nuk dëshiron të kupton, së nuk është rob i askujt. Dhe, asnjeri duket nuk kupton , dhe as nuk zgjohet nga apatia dhe të thotë së askush nuk është mbi shtetin, se partitë politike janë pjesë që e përbejnë shtetin.Nuk po ndodhë një katarsisë pozitiv, e dikush të ngritet e të thotë Jo , nuk veprohet kështu së shteti dhe kombi janë në pyetje.Flasin me vete dhe flasin haptazi nuk lëshojmë pe, së gjithqka duhet të bëhët e imja.Çdo lindje e re, çdo filiz i ri është pasuri e Kosovës, është ardhemëria jonë. Këtë gjë nuk po e mendojnë këta politikanë.Brutalitetet në Parlement dhe në rrugë nuk na duhen, as frika, dhe droja, sepse jemi të një gjaku .Kjo klasë politike nuk është e vetëdijshme për të drejtat dhe liritë njerëzore.Me këto veprime jemi duke iu bashkëngjitur atyre popujve që nuk janë liruar nga barbarizmat.Nuk po bëjmë asgjë që të mbrojmë të drejtat dhe liritë qytetare.Për këtë nuk po kanë vetëdije , sepse sytë dhe mendja iu është errësuar për pushtet. Askush nuk bën përpjekje që ti shlyen dallimet partiake kur është në pyejtje ardhmeria e kombit.Të vetëdijesohemi së dhuna ndaj protestuesit dhe dhuna ndaj policit është e njejtë .Interesi i përgjithëshem nuk barazohet me interesat individuale.Këto skena të zënkave dhe dhunës në rrugë dhe në Parlament po e godasin fortë njeriun e këtij nënqielli.Nuk mund të janë imun së nga këta politikanë shumë mvarët prosperiteti dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës. Nese dikush nga këta politikanë i ka veshur kostumet antikombëtare , që nuk kisha dashur të besoi, indiferenca karshi saj është shkatërruese.Na duhet te gjithëve e vertëta , së situata politike jo e mirë , është si pasojë edhe e rrjedhave të dobëta ekonomike dhe varfërisë gjithnjë më të madhe në Kosovë.Të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi , të cilët do të duhej të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë .Para të gjithave në pyetje është njerëzillaku…