TemA, 28 Mars 2013
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ka pranuar se ka firmosur një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Duke folur për gazetën Dita, ai tha se kjo është një fyerje e papranueshme për shqiptarët.
“Po, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë,” theksoi Kadare.