Juan Asensio – Përshpirtje për një dashnore të William Faulkner (përkthim)

0
25

There’s only one way to stop time / He smiled, like a winner, and pulled the trigger / Time keeps moving on.
Zenzile, Over / Time
.
(Ka vetëm një mënyrë si të ndalet koha / Ai buzëqeshi, si ngadhnjimtar, dhe tërhoqi këmbëzen / Koha vazhdon tutje. – shën. i sg)

Këtë mbresë, të pashqitshme, magjepsëse, që rrëfimi i putanës Temple Drake nxjerr prej ujrash shumë të thella, jo prej atyre të tundimit teatror të autorit të Marionetat, pjesë e shkurtër shkruar në 1920, por të risjella në kujtesë nga William Faulkner, i cili ngjall të shkuarën e largët, të shkuarën shumë të vjetër ku do të zgjohet në jetë fara e vocërr që do të bëhet dekori, qyteti e vendi, ku putana, Temple, duket e zhytur, kështu, dhe një herë para së Keqes, nuk ishte më e mundur për tu zprapsur, sikur të mos ishte më e Keqja që përbënte, për një vajzë të re e cila, ia pohon vetë qeveritarit, dinte, mbi gjërat e seksit, shumë më tepër se mosha e vajzës së re mund të linte për të besuar, nuk do ta lejojë madje kurrë për ta besuar, turpin dhe rrezikun prej të cilëve duhet me çdo kusht për tu ruajtur por, ajo e përsërit aty shumë herë, faktin e thjeshtë për ta rinjohur si duke qenë kjo: e Keqja, asgjë tjetër, njohje dhe rinjohje që nuk mundin pra të tregojnë përveç një gjëje, më të keqen mbase në sytë e një femre, qoftë ajo putanë si Temple (mbiemri pak rëndësi ka, më pëlqen nga ana tjetër ta ndryshoj mendërisht me atë të një gruaje tjetër të re), në më të paktën sigurisht, dhe dukej se është kjo që duket të mendojë putana parafolëse, në mos qoftë e kundërta, gjëja më e mirë, sigurinë se më e trembura e virgjëreshave mban brenda saj, mes kofshëve të saj të lagëta, rrënjën madje e të Keqes, që është gjithmonë aty, gjithmonë tashmë aty thotë filozofi, kjo siguri që përbën gjysmën, mbase shumë më tepër, plotëninë e kënaqësisë që putana, e mbyllur për gjashtë javë në një bordello të Memphis-it prej një të pafuqishmi e hibridi plot vese me emër Vitelli të ashtuquajtur Popeye e që është i pranishëm në lodrimet e saj me një burrë, Alabama Red, me të cilin ajo do bjerë në dashuri dhe të cilit do t`i shkruajë, shumë shpejt, prej mërzisë se nga vesi, letra më shumë se të paturpshme, me thënë të vërtetën pornografike, dhe që do të jetë mundur prej Popeye-it, i cili dhe ai vetë do të dënohet për një vrasje që nuk e ka kryer, gjysma e mbase më shumë se gjysma, plotënia e kënaqësisë që Temple do të provojë, më pak në krahët e një burri apo pesëdhjetë burrave është e njëjta gjë për sytë e saj saj si mendimi i vetëm për të patur vdekur plotësisht nga e Keqja, ngaqë me thënë të drejtën ajo nuk ka dashur kurrë t`ia dijë që i duhet qëndruar korrupsionit jo vetëm para se ta shohësh, por madje para se ta dish se çfarë është, çfarë është kjo që ne i bëjmë ballë, krejt si Makbethi, e jo si gruaja e tij magjistare, Lady Macbeth, do të kish mundur ta mendonte vetë dhe ta thoshte, figura tragjike e Shekspirit duke u kredhur vetë ajo, ajo si fillim, shumë më përpara kësaj të Temple Drake, në burimin e ujit të pisët që kam ngjallur, dhe që të kujton Thomas Sutpen, personazhin kryesor të Absalon, Absalon! që mbin në historinë e dytë të Temple si një vetëtimë, një i quajtur Sutpen, që kishte ardhur në settlement në pranverë – një kokoroç i madh i dobët dhe i heshtur, pa miq, i brejtur nga pasionet, që gjallërohej në një ajri që shuhet prej anonimatit dhe dhunës, si një njeri që, i sapodalë nga stuhia e borës, sa është futur në një dhomë të ngrohtë – ose më të paktën në një strehë, duke sjellë me vete një dhunë që është megjithatë shpëtimtare dhe pse nuk do të lërë kurrfarë gjurme, sepse Sutpen është prej asaj race të cilës i ka perënduar ora e euforisë dhe ora e krenarisë së potershme, dhe resht pra së egzistuari, duke lënë prej vetes vetëm një fantazmë, të përbuzur e të syrgjynosur të cilës ai gjithashtu do t`i japë fund duke zhdukur, burrin, fantazmën dhe dhunën megjithëse shpëtimtare, ose, të paktën, një mijë lega larg vesit infektues, e fshehur, e ujtisur nga Popeye por gjithashtu nga dhimbja angështuese, e ruajtur ngrohtë, në dietën perandorake të përfundit të mishit të puthur prej kaq shumë burra të Temple, që fundja shijon veçse prej vetes së saj, si prostitutat e vetme të vërteta dinë ta bëjnë, duke u kënaqur së shikuari, në sytë e dashnorëve të tyre, për tu gazmuar, duke u shikuar në një akull kur ai ju flet, kur nuk ju flet fare, kur sa do nisë t`ju flasë, duke u shikuar në një akull ku sytë e dashnorit që madje ajo nuk i sheh vetëm kur puth, kur nuk bën gjë prej gjëje, përveç të menduarit për veten e saj, ngaqë, gjithmonë , vesi është egoist dhe i gërbulët, pretendues gjithashtu, atëherë, siç e shpreh hapur, ta lemë vetëm, më lini të nginjem me dhimbjen time dhe hakmarrjen time, po më lini të paktën ta bëj vetëm, sepse, nëse është jashtëqitje që duhet bërë pa dëshmitarë, një Zot e di në do ia vlentë triumfi dhe sepse duhet, me çdo çmim, në këtë kokë më kokë të pafundmë, të tentosh mbi të gjitha për të mos i lëshuar udhë marramendjes që pa pushim kërcënon atë që vetëadhurohet, vetëm duke dashur t`i afrohet pak më shumë greminës dhe për të shijuar atëherë ndjesinë e rrezikut më shumë se vetë rrezikun, prej të cilit do të kërkojë në çdo formë çka është e poshtër sepse ajo adhuron veten dhe nuk di të dashurojë, dhe që, duke u privuar, prej një kuturisje, të vetë asaj domethënë të mallit te saj, do të humbiste që aty madje objektin e vetëm të adhurimit, veten madje, përsëri e përsëri, trupin e saj, që nga gishtat e këmbës gjer tek vetullat e saj të trasha, duke u reflektuar si një idhull besimtar dhe gjahtare (por pa gjuajtur asgjë veç një preje të vetme, më pak drenushë se hienë) që do të kapërcente moshat, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen duke përzier në një orgazmë adhurimi të heshtur, gruan e re duke mos mundur pra të vetëvritej, duke mos pranuar me të gjitha forcat fjalët e Stevens, resht se paturi ëndërruar, së qëni betuar për të mos harruar kurrë: asgjënë; për tu zhytur në asgjë, për tu thelluar në të, për tu mbytur në të për gjithmonë: për të mos patur më për çfarë për tu kujtuar. Për të mos patur më për tu zgjuar, natën, i shtrydhur nga tërbimi, i qullur nga djersa, ngaqë nuk mundesh, ngaqë nuk do mundesh kurrë të reshtësh së kujtuari, sepse e shkuara nuk ka vdekur kurrë, nuk është madje kurrë e shkuar shton ai, sepse e shkuara është si një udhë, e gërvishtur nga një klauzolë e pabesë, e cila, sadoqë gjithçka shkon mirë, mbase e negociouar normalisht, por që fataliteti, fati apo e papritura mund ta anullojnë pa paralajmërim, dhe mu për këtë që zhgjëndrra është mykur në të shkuarën dhe shtrëngon të tashmen e bllokon të ardhmen, mu për këtë që paralizon Temple, që pyet veten pse të jetë pra e pamundur të reshtësh së gënjyeri, siç ndalojmë për do kohë së luajturi tenis apo së vrapuari, apo së kërcyeri, ose së piri, a së ngrëni ëmbëlsira gjatë kreshmës? E kuptoni çfarë dua të them… për të mos u korigjuar, sigurisht, thjesht për tu ndalur një çast, për tu çlodhur, për të rimarrë forca para kërcimit të ardhshëm, pjesës së ardhshme apo zhgjëndrrës së ardhshme?, meqë putana, që është gjithashtu gënjeshtare (gënjeshtra dhe nepsi janë dy lule të zeza të së njejtit kërcell), nuk mund të ndalë së gënjyeri, edhe kur afrohet çasti i të rrëfyerit para qeveritarit, Sa gjëra do të duhet të zbuloj, prej atyre gjërash që asgjë, mendoja, nuk do të mundte kurrë të më detyronte për t`i zbuluar, madje as vrasësi i fëmijës tim dhe egzekutimi i një putane të zezë, kliente droge?, ja pra përsëri që mendon vetëm për vete, pas vrasjes së njërit prej fëmijëve të saj nga shërbyesja e saj që, si ajo, ka qenë putanë, dhe që ka marrë në punë, thotë ajo, më pak për të shpëtuar zezaken e mishmashit se për tu kujtuar për kohën kur, si ajo, flinte me burrat para Popeye (të paktën me njërin prej tyre, Alabama Red) e që ajo e donte këtë ngaqë, e kam thënë, Temple, kjo hierore e të gjitha ngashnjimeve, njihte të Keqen para madje se ta kryente, sepse në faktin e vetëm e të shikuarit të së keqes, madje rastësisht, ka korruptim; që nuk mund ta shesim, ta trafikojmë me kalbëzimin, fjalë që të kujtojnë ato të Horace Benbow thënë Miss Jenny-t, tek Hierorja, atëherë sa më shumë zhytesh në të me një goditje të pavërtetë, në të Keqe, po aq turresh drejt saj si Lady Macbeth, pa shpaluar thesaret e dredhisë së këtij të poshtri që është bashkëshorti i saj, nuk është se nuk duhet kurrë të shohim të keqen dhe korruptimin; ka raste që nuk mund mund t`ia ndalësh vetes, zihesh në befasi; nuk është se i duhet rezistuar gjithmonë të keqes, ngaqë duhet filluar shumë përpara këtë dhe duhet pra të jeshë tashmë i përgaditur për qëndresën, i përgaditur për të thënë jo, për të thënë jo shumë para se ta dish madje se ç`është e keqja, sepse e keqja ndodhej tashmë aty, duke pritur në padurim, si një luan duke kërkuar kë të shqyejë, dhe që ajo, putana po aq e vjetër sa Eva, motra e saj e mallkuar mbase, nuk e kishte mësuar ende që i duhet qëndruar korrupsionit jo vetëm para se ta shohësh, por madje para se ta dish se ç`është, çfarë është kjo gjë e keqe të cilës i rezistohet e që quhet e Keqja, pafajësia pra para se të jetë rifituar, në mënyrën e një fëmije, të fëmijës së saj të vetëm ofruar si sakrificë e heshtur, meqë Zoti – po të kishte një – do të mbronte fëmijën, jo atë, çka është llogaritje e keqe shumë e dukshme, meqë njerëzit duhet të vuajnë që të vegjëlit të kthehen te Ai, meqë Zoti ka kthyer vetëm krahun e Abrahamit, jo atë të putanës Nancy, meqë pafajësia duhet të jetë e fituar, mandej e ngujuar, në formën e një zhgjëndrre apo një mijë zhgjëndrrave, po aq zhgjëndrrave sa do të ketë patur letra (meqë llogarit vetëm të parën), po aq letrave sa do të ketë burra, e meqë pafajësia është hijeshi por mbi të gjitha ndjenjë boshllëku e çuar deri në fund, një natë e errët me një fjalë, një gjendje që nuk e njeh Zotin e që nuk ka madje nevojë për të, isha aty, na thotë kështu Temple, pezull, shëndoshë e mirë, mes mëkatit dhe ëndjes, si dikush që do të ishte varur në një kambanë kredhur me dyzet saldime në fund të oqeanit, ëndja duke qenë, edhe njeherë tjetër, alfa e omega e një gruaje të tillë si Temple, që dashuron për tu kënaqur, që vuan për tu kënaqur, që shikon veten për tu kënaqur, që flet, pa dyshim, për tu mrekulluar me zërin e saj dhe nga efekti që prodhon ai, fjalë të nxehta romuze të ndërprera nga të qeshura, zgjatja e prekjes së tyre duke u ndërfutur në peshkun tuaj të kurrizit, një putanë për të cilën vrasja e tmerrshme e fëmijës të saj nga shërbyesja është rast i bukur për të vuajtur, domethënë për tu ankuar, për të dashur dhimbsuninë, vuajtjen, vetminë e saj (asnjëri prej dashnorëve nuk e kupton në të vërtetë, beson ajo), forcën që i lejon madje të kthehet dhe të lypë mëshirë nga putana tjetër e dënuar me vdekje, Nancy Mannigoe nga trungu i largët normand (Manigault), Temple Drake që duket sikur nuk kërkon ndjesën dhe pakushtëzimin e fajeve të saj përveçse në fundin e vetëm, një herë më tepër, për të shijuar nga akti i përmbushur në të gjithë njohjen e çështjes, sepse, po të kishte mjaftuar me të vërtetë që ne të ndryshonim të dy, që të thonim: “Na falni sepse kemi mëkatuar.”, atëherë, mbase, kjo pati qenë dashuri, kësaj radhe, paqja, shpirtërorja, mungesë e çdo turpi, madje plotëni, para të cilës, megjithatë, Temple tërhiqet, nga frika se mos duhet falenderuar, nga frika e mirënjohjes, sepse mbase është më keq të kesh për ta pranuar mirënjohjen se të duhet për ta deshmuar herë pas here, gjithë kohës, me një fjalë: për tu varur prej tjetrit, Temple duke ngecur në cektinë, duke u përkulur mbi të, mbi kënaqësinë e saj të vetme, dëshirën e dobët që i dhuron njërit prej dashnorëve të saj të rinj, duke besuar ta këtë të shtrenjtë tjetrin e ta dojë, pak rëndësi ka emri dhe mbiemri i tij, kjo grua përqafon vetëm fantazma, vetë ajo duke mos qenë tjetër veç një pllake të dylltë që shpërhapet e mbyll plasat e dashnorëve të saj, gjersa tu zërë frymën, ndërsa krahët e saj janë krejt të paaftë për të shtrënguar e kënaqur trupin e vetëm që ka rëndësi për sytë e saj, dua të flas sigurisht për trupin e saj të vetëm, dhe duke provuar, si rrjedhojë, një lloj neverie për veten e saj që nuk është pa sjellë në mendje atë që Popeye duhet ose do të duhej të frymëzonte sipas Stevens, llojin e tërbimit dhe neverisë që duhet për të mundur të ecësh mbi një krimb, llojin e tërbimit dhe neverisë që duhet zotëruar për tu përmbajtur mos pështysh në fytyrat e burrave, këtyre shokëve shumë të pafuqishëm, të pushtuar nga frikërat, të poshtër, vetë ata mashtrues, të dhunshëm, tradhtarë të grave të tyre që janë shumë të larta për ta, a nuk do të ishte kjo nga durimi i tyre i paklasifikueshëm, aftësia e tyre, si ajo e akrepëve të themi, për tu mbijetuar provave më të këqija, duke shkëputur një pjesë prej vetë atyre, duke u vetëgjymtuar si disa kafshë të egra, të kapura në çark prej një mashe të çeliktë, nuk ngurrojnë për ta përlarë gjymtyrën e plagosur për tu çliruar, duke shkulur zemrën po qe nevoja, duke shkulur rropullitë, si Lady Macbeth, gjurmën e fundit të mëshirës dhe dhemshurisë me synimin për të dalë, një herë më shumë, të çliruara nga çdo lidhje, me moralin, dashurinë (Temple nuk ka dashuruar kurrë, as për një herë të vetme?), burrat, dashnorët e tyre, djemtë e tyre, sepse, putana me ngjyrë Nancy ka paturpësi evangjelike për t`i thënë zonjës së saj Temple, edhe ajo putanë, nuk ju ka mbetur tjetër përveçse për ta flakur vogëlushen në një një vend plehrash, dhe nuk do keni më shqetësime, as të tjerët më, sepse kështu do të jeni e shpëtuar nga të dyja palët, nga të gjithë e madje nga Zoti sigurisht, nga djalli që nuk mund tu mësojë asgjë grave që dinë që nga Nëna e tyre e largët, Eva, e cila vetë ajo zotëronte shkencën e saj jo të gjarprit të dobët por të origjinës së tyre të ngatërruar të errët e të poshtër, të Zotit e djallit pa dyshim, por jo të së shkuarës që nuk do të reshtë së përndjekuri, nesër e nesër e përsëri e gjithmonë e gjithmonë dhe do t`i gëlltisë të gjalla, statuja të pandryshueshme guri të brishta që një frymë, jo e të shkuarës që sëmbon mbi gjurmët e tyre siç tregohet se gjahtari aventurier Daniel Boone këndonte në vetminë e pyjeve, si ulërimat e Temple nuk reshtin së na përndjekuri, përsëri e përsëri, në errësirat që mbulojnë skenën, kur shikon foshnjën e saj që Nancy sapo e ka vrarë për ta penguar të niset me një burrë që nuk është i shoqi, duke mos pasë ngurruar asnjë sekondë për ta kryer më të keqin e krimeve, duke e ditur veten fajtore para Zotit, Fajtore, Zot! Dhe duke zhdukur, si një Antigonë moderne e zezë, duke rrënuar nga goditja, duke ngatërruar, duke shpërhapur, duke hedhur dymijë vjet prapa ngrehinën e corpus juris dhe rregullat e padyshimta që jemi të detyruar për t`i mbajtur në këmbë qysh nga Jul Çezari, Temple, ajo, putanë et gënjeshtare, duke ia pasë dalë megjithatë sipas Stevens të mbrojë, gjatë tetë viteve fëmijët e saj sepse fëmijët e vegjël, aq gjatë sa mbeten fëmijë të vegjël, duhen ruajtur të paprekshëm, të paditur prej anktheve, pikëllimeve të thella dhe tmerreve, gruaja, putana, dashnorja trupi i të cilës ka qenë një lutje në të gjitha kuptimet, duke luftuar për të mbrojtur fëmijët e saj kur dhe është e gatshme për të braktisur njërin prej tyre, birin e saj, për t`ia mbathur me dashnorin që nuk dëshiron nga vajza e tij, ajo që do të vrasë Nancy, këtë njerëzillëk të brishtë, të thyer, të shastisur, duke pasë humbur qendrën e vet dhe fuqitë e saj (burrat sigurisht, por gratë gjithashtu) qysh prej kohësh të gjata, duke luftuar më pak kundër së shkuarës zemërgur se kundër Progresit, jo aspak të ardhmes por shpejtësisë, e madje: përshpejtimit të shpejtësisë, krejt po aq pamëshirshëm, kundër të madhit, krahut të padukshëm të Progresit duke i bërë përfundimisht qesharake termat e thjeshtë e të ndyrë të orekseve të tij të thjeshta e të ndyra, përmbledhjet e thjeshta e të ndyra të zemrës së tij të thjeshtë e të ndyrë të njeriut, vetë të shkuarës, që e besonim më të fuqishme se një Saturn duke gllabëruar fëmijët e saj, duke qenë shumë e paaftë për të luftuar që nuk resht së renduri e që do të përfundojë duke zhdukur ngrehinën e fundit të ndërtuar nga dora e njeriut (arkitekti i Thomas Sutpen) duke pasë ruajtur gjithashtu format dhe lëvizjet, gjestet e pasionit, shpresës, punës, të durimit të burrave, grave e fëmijëve gjatë brezave të njëpasnjëshëm shumë më vonë kur temat që kishin frymëzuar pamjet patën qenë zhdukur, patën qenë zëvendësuar e zëvendësuar përsëri; kështu, ndodh ndonjëherë që, vetëm në gjysëmhijen e një dhome bosh, beson, i hipnotizuar nën peshën e pamasë të së pabesueshmes të “Ishte” së përjetshme të burrit, që duke rrotulluar lehtazi kryet, do të shohë, me cepsyri, lakimin e lëvizshëm të një gjymtyre, një pasqyrim krinoline, një manshetë dantelle, mbase madje ndonjë xhufkë kalorësi – e kushedi? po qe se më pak se e dëshiron me mjaft fuqishmëri, vetë fytyrën mbase, tre shekuj mbas kthimit të tij në tokë – sytë, dy lotë të ngrirë mbushur me arrogancë, krenari, veleritje, njohje e ankth, me ndjenjën e vdekjes, dy lotë që thonë jo vdekjes përmjet dymbëdhjetë brezash, duke bërë përsëri të njëjtën pyetje pa përgjigje të mundshme tre shekuj mbasi nga çka kishte pasqyruar kishte mësuar se përgjigjja s`ka kurrfarë rëndësie ose – ende më mirë – kishte harruar pyetjen – në thellësitë e humnershme, në errësirat e ëndrrës, të një pasqyre të vjetër që ka parë shumë gjëra e për shumë kohë të gjatë, aq shumë të gjatë sa gjithçka duket të jetë fshirë, gra, burra, fëmijë, ëndrra madhështie, fara perandorish, tradhëtish të mahnitshme apo të mjera, akte heroike, çmenduri dashnorësh, poshtërsi dredharake të atyre që nuk janë më, të vrarë, burg me mure të trasha që është epiqendra e një qyteti dhe duket, si tek Letra flakë e kuqe, se prezanton tullën e parë të qytetit të burrave por gjithashtu historinë mitike të përmbledhur nga autori, dhe çmendurinë, dhe çmendurinë e tmerrshme e megjithatë kalimtare të burrave, e madje atë çka një vajzë e re çallaton mbi një qelq, disa ditë mbas të shtënës së parë të topit të luftës së Shkëputjes, emrin e saj të brishtë e të kotë, gdhendur me ndihmën e një unaze me diamante në dorën e saj të brishtë e të kotë: Cecilia Farmer, 16 prill 1861, spektrat, fantazmat e zhdukura, kohët e vjetra, të drobitura tashmë, të përdorura deri në fund, të dënuara për të mos qenë më, për të mos ardhur më kurrë, si vargu i ditëve, në thjeshtësinë e tij, rregulli i tij të zakonshmes, nuk do të mjaftonte më sot, nuk do të kishte hapësirë të mjaftueshme dhe do të detyronte në vazhdim të ngrinte javët, muajt, vitet për të bërë me ta një shpërthim të vetëm, një të shtyrë të vetme, një skuqje memece, të mbushur prej një fjale të vetme: Qytet, këtë fjalë të ulët duke nënshkruar e përqeshur me veten përparimin e progresit, përfshi në të atë të një Jugu të Shteteve të Bashkuara të molisura në shpartallimin e tij, ku vetëm zonjat e moshuara, të pamundurat, mbeteshin të papajtueshme, kundërshtare dhe të veshura përfundimisht kundër lëvizjes së përgjithshme të panoramës deri ditën ku vetë ato, hedhurina pluskuese ende në sipërfaqen e një lumi vërshues, do të provonin një ndijim lëvizjeje, të kthyera paprapsueshëm drejt një të shkuare të betejave të vjetra, të çështjeve të dështuara, katër viteve të rrënimit ku dhjetë e njëzet e njëzet e pesë ndryshimet e stinëve kishin fshirë, kishin fundosur plagët në tokë; njëzet e pesë, mandej tridhjetë e pesë vite: nuk ishte vetëm një shekull, një moshë që kishin vdekur por një mënyrë të menduari: vetë qytetin shkruante epilogu, epitafi: 1900, gratë vetëm duke u dukur se qëndrojnë, në çdo rast më gjatë se burrat shpërthyes si Sutpen, i goditur në krenari, humbje jo të krenarisë së tij as madje të mishit të tij, gjakut të tij, por e një mishi e një gjaku inferiorësh që ai i kish besuar të aftë për ta duruar ngrehinën e ëndrrës së tij, gratë pra të vetmet që mundin për të qëndruar, të vetmet, të tërbuarat në luftë, të paepshmet, të cënueshmet vetëm me vdekje e gjithashtu, për më tepër vetëm me vdekje, e gjithashtu, më shumë përsëri se me vdekje, me peshën e të shkuarës, shumë e aftë sidomos për t`i ngurosur në vend, si statuja kripe të goditura nga një mallkim, ngurtësim që është, për një grua , një emër tjetër i vdekjes e mbase një vdekje e dytë, një vdekje më e tmerrshme se e para, sepse ngurtësimi i dënon me të rithënën, me gjënë e mërzitshme, ndërkohë që gruaja, kafshë e re e egër e përjetshme, është sipërfaqësore si progresi dhe, si ai, duhet me çdo çmim me çkadolloj çmimi të shkojë përpara, për t`ia mbathur, si Temple Drake ka dashur të bëjë, me ardhjen e parë nga e cila do të varet si një shushunjë në këmbën e një plazhisti prej të cilës do të thithë pak gjak, disa bula me zor, duke e lëshuar veten të bëhet shkop në kotecin e saj të sheqerosur, për të rrëshkitur mbi ujin e baltosur mandej, sipas orekseve të saj, duke iu ngjitur një këmbe të re mashkulli, qesharake kristofore e megjithatë, mbijetesë e tërbuar, e paepshme dhe e pamposhtur siç parapëlqen ta përsërisë Faulkner i cili, gjatë kohës që shkruan “Përshpirtje për një dashnore”, tenton të ngashnjejë (dhe ia arrin) bukuroshen dhe ambiciozen Joan Williams të harruar në kujtime dhe për të cilën Faulkner do të shkruajë fjalë që ta copëtojnë zemrën (I wont stop in. If this is the end, and I suppose, assume it is, I think the two people drawn together as we were and held together for four years by whatever it was we had, knew — love, sympathy, understanding, trust, belief — deserve a better period than a cup of coffee — not to end like two high school sweethearts breaking up over a coca cola in the corner drugstore), kujtesë putanash mund të themi, ikanake, nëntokësore, e pathënë e megjithatë prestigj i vetëm i mishit të dhënë si dhuratë për ata që kanë uri e etje, për ata që përpiqen të harrojnë çka e dinë prej kohësh: që mishi nuk jep harrimin dhe nuk fal asgjë por që shija e tij shpon përkundrazi gurin e shkrifët të brishtë të kujtesës, kujtesën e mishit të përcjellë nga nëna te bija, rit orgjiak i ndaluar për burrat, shumë të shdërvjellët për tu nisur, gjithmonë për tu nisur, dhe për tu sulur rrugëve me pluhur pa lënë gjurmën më të vogël, kaq e gjerë, kaq e pafundme në kapacitetin e saj është imagjinata e burrit kur duhet të shpërhapet, për të djegur mbetjen e fakteve, e mundësive, për të lënë vetëm të vërtetën dhe ëndrrën – mandej nisjen, firmën e një vajze të re mbi qelq duke thënë gjithashtu, o mrekulli, për të behë fytyrën e saj të vërtetë, sepse ja që, çdo largësi të shuar, dëgjojmë zërin e saj të kulluar, duke përshkruar hapësirën e paanë të pabeftë, të ardhur prej larg, prej shumë larg, prej fundit të kohëve të lashta: Dëgjo, i huaj; isha pikërisht unë; isha unë, kur burri gjithashtu, duke ndërtuar rrugë e hekurudha për të shkuar më shpejt nga një pikë e globit në një tjetër dhe kështu për të fituar më shumë para, shumë fyell kur ia thotë mendja për të mbijetuar, për një bir a një vepër, duke mos lënë nga ana tjetër asnjërën, kur burri, si arkitekti të cilit Sutpen demiurgu i ka besuar ëndrrën e tij të çmendur të madhështisë, është gjurmuar tashmë si kafshë këmba-këmbës nga tmerri që do të shpërthejë mu çastin e fundit, si dhe ngaqë ka qenë lajmëruar që çastin e parë, kështu koha, në vend për të shtuar një pjesëz të vogël të parë në përparimin e gjatë rraskapitës qysh nga gjeneza, kishte shungulluar ajrin e virgjër e të paprekur me tingëllimën e parë e të zëshme të gotës së fundit të kohërave, burri, kafshë gjahu e shkretë e ngjashme me fluturakun e angazhuar mbi shinat e një tuneli me bubullimën e ekspresit duke u rritur prapa tij, që gjen përballë në çatmën e gurit të gjallë e kështjellë, një fole, një plasë shkëmbi sa shtati i tij, ku futet, i padhunueshëm dhe i sigurtë, ndërsa shkatërrimi kalon duke vrumbulluar dhe zhdukej, duke ndjekur pashmangshëm rrjetin e shinave të vendit ku do të shkojë dhe të fatit, drejt ç`qëllimi Zoti im, drejt ç`qëllimi kur shpëtimi është aty, kur shpëtimi është aty, që përdoret shpesh, e që nuk na mbetet tjetër veç për ta zgjedhur dhe që nuk zgjedhim sigurisht jo, as kur e kemi shpëtimin në dorë e që na mbetet vetëm për të mbledhur gishtat, mëkati i vjetër është aty, shumë i fuqishëm ende, që na bën të dalim kundër Tij, ngaqë çfarë lloj Zoti të jetë ky që e sheh veten të detyruar t`i bëjë të këndojnë klientët e tij me brengën dhe mjerimin e botës mbarë?, dhimbja e një nëne, qoftë ajo putanë, e bërë putanë sepse, më përpara, ka tetë vjet, ka lënë trenin që do ta çonte në një ndeshje bejzbolli për të hipur në makinën e Gowan Stevens, qoftë putanë pra, që akuzon veten, për shkak të së shkuarës së saj që duket ta ketë përlarë si Ferri përlan shpirtrat, me vdekjen e foshnjës së saj dhe i kërkon qeveritarit ta falë atë që e ka vrarë realisht, mëndeshën e saj të vetme dhe të afërt të Temple dhe si ajo putana e vjetër që i përgjigjet, takimin e fundit në burg, që duhet për të besuar, për të besuar çfarë Nancy?

Më thuaj, për të besuar i përgjigjet thjeshtë ajo që do të jetë ekzekutuar të nesërmen, jo për të mos vuajtur kot, si tek Vëllezërit Karamazov, por thjesht për të besuar, çka Temple Drake refuzon për ta bërë, për të besuar, për të besuar thjeshtë, si një fëmijë, ajo që përparon, në fund të librit, drejt burrit të saj, duke thënë: Dikë për të na shpëtuar. Dikë për ta dëshiruar. Në qoftë se nuk ka askënd, jam e humbur. Jemi të gjithë. Të dënuar e të mallkuar…

Shënim
Fjalitë me të pjerrëta kanë burimin nga Requiem pour une nonne (Përshpirtje për një dashnore) të William Faulkner, përkthim i Maurice-Edgar Coindreau, Gallimard, coll. Folio, 1996. Jam mbështetur njëkohësisht tek përkthimi i këtij romani të rishikuar nga François Pitavy që është shfaqur në vëllimin e katërt të Œuvres romanesques të autorit, Gallimard, coll. Bibliothèque de la Pléiade, 2007. Nuk e kam gjykuar të nevojshme për të krahasuar përkthimin e rishikuar që është bërë pak kohë më parë.

Përktheu nga frëngjishtja: Anila Xhekaliu, Tiranë
Publikuar në faqen “Stalker” të autorit Juan Asensio, http://www.juanasensio.com, 9 prill 2013