JU NJOHIM ME KRIJUES NGA MËRGATA SHQIPTARE

0
71

Shkruan: Shaban Cakolli

Ismet Januzaj u lind me 1963 në Uçë të Istogut në Dukagjin të Dardanisë (Kosovës).
Studijoi gjeografi në UP, Në Prishtinë u muer me journalistikë (recensione për film, etj), ka bashkëpunue si freelance journalist me: “bota e re”, “Zëri”, “Rilindja”, “Fjala” etj.
Inicoi dhe formoi klubin letrar “Pjetër Bogdani” në fak. e shkencave matematikore natyrore në UP dhe ishte kryetarë i parë.

Ka botue përmbledhjet me poezi: “Peizazh i plagosur” Rilindja Prishtinë 1999.
Në vitin 2003-2004 ishte përfaqësues i delegacionit nga Qendra e Shkrimtarëve norvegjez ku së bashku me tre të tjerë përfaqësoi këtë shtet në turneun e shkrimtarëve të të gjithë Skandinavisë (Gřteborg- Helsinki- Oslo).

Botoi “Smilets rygg”: “Shpina e buzëqeshjes”, në shtëpinë botuese prestigjioze Aschehoug Oslo 2004, në norvegjisht, përmbledhje kjo që ka marrë kritika pozitive dhe lavdëruese në recensione të ndryshme në mediumet norvegjeze (VG, Aftenposten, Fredrikstads blad, Poeten.no etj). Për kët libër i janë akordue disa herë grante të ndryshme.

Me 2010-2011 ligjeroi si “teaching artist” në shkollën e mesme të Alta-s si shkrimtar për procesin e krijimit dhe krijimtarinë e vet ku edhe mbajti kurs letrar dhe mbrëmbje letrare në këtë qytet verior të Norvegjisë. Ismeti është antar i Qendrës së shkrimtarëve të Norvegjisë.
Përpos poezisë, merret edhe me përkthim dhe aktrim.

GJURMËT E LEVIZJES

1.

Nëse është vrarë vdekja
a jemi të sigurtë se jeta jeton
Ajo që vdes
vdes që diçka tjetër t’ia zë vendin
shtrihet rrafsh e bëhet dysheme skene
Por ajo që vdes,
a vdes me vullnet, ashtu që diç tjetër
të vendoset mbi të
dhe të ushqehet nga substanca e vdekjes

2.

Kush e vret të gjallën
që të bëhet e vdekur
Çka e bën zeron në një-she
dhe një-shen në zero
pa u brengosur dhjetë-shja?
Zeroja qarkullon në orbitë rreth njëshes
si Hëna rreth Tokës
kur është përpara nuk ka domethënje,
kur del mbrapa e ndërton dhjetën,
por kur gjindet mbi dhe nën të
atëherë më mbyllë mua
në një copëzeroje
por njësha është ajo
që ma ka borxh një vallëzim
Ismet JanuzajIsmet Januzaj

3.

Nëse ne e vrasim vdekjen
a bëhemi vetë vdekje
A mund të quhemi më jetë?
Por është jeta ajo që e vret vdekjen
dhe vdekja ajo që krijon hapësirë për jetë
Vdekja mund të vritet;
shembulli është gati i freskët,
kur vdekja u vra
nga mrekulli të paparashikueshme:
Tomahawks nga largësi të mëdha,
pak para se shifrat të bëheshin: zero zero zero
Shumë nga masa e gjallë u vra
kur vdekja vriste.
A mund të ketë ndodhë që diçka nga krijesa e vdekjes
të jetë vdekur kur u vra vdekja?

4.

Ajo që është e përjetshme
është për të bredhur mbi të
dhe bredhë vetë përmes ndryshimit të formave
Unë jam një formë që lëvizi tjetërgjë
dhe që lëvizi veten,
dhe kur unë i bashkohem të përjetshmes
krejt çka mund të bëj është- të më lëvizë diçka tjetër
Ajo çka më preokupon tani është
se a jam unë vetvetja, që të mund ta varrosi
shkakun e vdekjes së dashurisë,
dhe a le mbrapa levizja ime
gjurmë që mund të përcillen.

GURËT E SË VËRTETËS

1.

Tani hapet goja e Universit
mbi kokën time për të më kafshuar
Galaktikat met ë gjitha llojet e trupave qiellor
varg e vijë
për ta përtypur kokën time të vockël
deri sa të e bluajnë në thërrime mençurie
Pastaj
Mbërthehen të gjitha qytetet jashtëtoksore
brenda përmes vrimave të hundës:
Një numër i madh i krijesave të ndryshme dhe zëra të padëgjuar më parë
të gjitha llojet e ngjyrave, jongjyrave dhe lloje të ndryshme të pluhurit,
vjedhës të horizonteve
Sundues anarkiakë
me të quditshmet, armata të padisiplinuara
me shpejtësi të madhe në vrap me masheta në duarë

2.

Nervat e mia bijnë poshtë
si flokë të sapo prerë në rënje të lirë
deri të fyti
mbështillen shtrëngueshëm
dhe ma ndalin frymëmarrjen
Çdo gjë mbytet në muzg
unë hidhem poshtë në thellësinë e territ
Unë zbres dhe
zbres
dhe e përshpëris pandalë
emrin e Tokës

3.

Befas zgjohem
Tani e kam të vërtetën për ty në maje të gjuhës
por së pari duhet të të shpërvjeli ty nga unë
si një dres të zhytësve
dhe do t’i pshtyj gurët e së vëtetës
në kokën tënde dinake
Ti nuk paguan për vlerat shpirtërore
por ua rrëmben dispozicionin e të tjerëve
Unë e di se ti e ke vjedhur së paku një lumturi fëmijërore
je larguar nga përgjegjësi të e shumë përkujdesjeve
Palaqo i vërtetë i fundit
ka ikur nga sheshi
për shkakun tënd
Ti nuk zhdukesh
si një anije e bardhë mbrapa horizontit
ti zhdukesh vetëm
si një hajn që vjedh peizazhin,
vallëzon mbi fytyrat
e kalorsëve të helmuar që janë duke vdekur, dhe e përtypë në vete
frymëmarrjen e tyre të fundit.

Nga përmbledhja e botuar drejtpërsëdrejt në norvegjishte:” Smilets rygg” (”Shpina e buzëqeshjes”). Oslo, shtator 2004.
Titulli i poezisë në origjinal: ” Sanhetens steiner

Ismet Januzaj

TË PREMTEN PASDITE

– Alo e dashur!
– Aloo!
– ç`ke ndërmend të bësh për “weekend”?
– Asgjë, asgjë të veçantë, në të vërtetë asgjë, po ti i dashur?
– Unë, asgjë, edhe unë gjithashtu asgjë, prit …
A e di çka … Eja tek unë të bëjmë asgjë së bashku, pra !

Oslo, 1994
(Nga “Peizazh i plagosur”, Rilindja 1999. Prishtinë)

NJË DETYRË E VËSHTIRË

(En vanskelig oppgave)

Një detyrë të vështirë
Ma ke dhënë, zoti im
Të gjej lumturinë në fatkeqësi
Të gjej bukuri në shemti
Të jam atje kur unë jam këtu
Të buzëqeshi si i lumtur, kur mbaj zi
Të bisedoj me ta edhe pse të gjithë janë gojëmbyllur
Të shoh qartë shumë larg edhe pse jam i verbër
Të ndihem i lirë i mbyllur në një lëkurë të huaj
Të mund të vallëzoj edhe pse më mungon trupi
Të jam i knaqur kur asgjë s’më jipet
Të kërkoj lëmoshë atë gjë që e kam me shumicë
Ta puthi atë në ballë kur ajo më tradhëton
Të bëhem se jam i ngopur kur jam i uritur
Të qëndroj i qetë para se të më vrasin
T’u jap komplimente atyre që më ofendojnë me muaj
Të ndihem si në vendlindje kur unë jam i huaj

(”En vanskelig oppgave” titulli i origjinalit nga ”Shpina e buzëqeshjes” , përmbledhje e shkruar drejt në norvegjishte, përktheu autori)

Foto: NJË DETYRË E VËSHTIRË

(En vanskelig oppgave)

Një detyrë të vështirë
Ma ke dhënë, zoti im
Të gjej lumturinë në fatkeqësi
Të gjej bukuri në shemti
Të jam atje kur unë jam këtu
Të buzëqeshi si i lumtur, kur mbaj zi
Të bisedoj me ta edhe pse të gjithë janë gojëmbyllur
Të shoh qartë shumë larg edhe pse jam i verbër
Të ndihem i lirë i mbyllur në një lëkurë të huaj
Të mund të vallëzoj edhe pse më mungon trupi
Të jam i knaqur kur asgjë s’më jipet
Të kërkoj lëmoshë atë gjë që e kam me shumicë
Ta puthi atë në ballë kur ajo më tradhëton
Të bëhem se jam i ngopur kur jam i uritur
Të qëndroj i qetë para se të më vrasin
T’u jap komplimente atyre që më ofendojnë me muaj
Të ndihem si në vendlindje kur unë jam i huaj

(”En vanskelig oppgave” titulli i origjinalit nga ”Shpina e buzëqeshjes” , përmbledhje e shkruar drejt në norvegjishte, përktheu autori)

Ismet Januzaj

NË SPORTELIN E STACIONIT TË UDHËTIMEVE

Do të udhëtoj për në vendin ku kam lënë gjysmën e vetvetes
Gjysma e shpirtit dhe gjuhës
dhe shumë lumturi më mungojnë kaherë
Dua një udhëtim nëpër kohë, një kërkim nëpër lashtësi
se moti më mungon gjysma e perandorisë
Me sy, me zë, me thonjë do gërmoj nën harresën e botës
derisa t’i zbuloj gurët e kufirit e kulmet e tempujve
për të kuptue se a mund të jam krenarë
kur e eksponoj profilin tim ilirian
e shpatën e kam në brez dhe s’më mungon zemërimi
Mbi kokë qielli i vrërët ku rrezet ishin më parë
unazën e mbaj në gji por mungon besnikëria e zanave të malit
penën e kam flakur në testaturë, atje ku mungon vlerësimi
Përreth më gogësijnë copra qelqi të thyer
me kuletë të zbrazët s’mund të blej mendë në tregun e zhurmës
derrat e të huajve në livadh të babëgjyshit
ujqit e mi humbin rrugën në pyellë
Në tempullin e të parit lutem për një hap jashtë hapsirës
për një orë të njëzetepestë
për ikje nga shtëpia e djegur me hirin e saj nënsqetull
deri në pikënisje të vrapoj dhe strehë sërish të ndërtoj

(Nga “Udhëtime”, botoi Galaktika)

NDARJE

(Prozë poetike)

Dhe zotin e kanë ndarë në copë e thërrime
për ta adhuruar pastaj secili copëzën e vet
dhe urryer copëzat tjera
Kështu e kanë humbur besimin dhe dashurinë
për Njeriun,
e të magjepsur rendin pas djallit dhe sherrit.
Diferencat e krijuara shkaktojnë divergjenca dhe
josinqeritet në dialogje e gjykime.
Natyrisht paragjykimet zënë vendin
më të rëndësishëm në ballë të hipnozës
së klasave të varfëra dhe të paditura.
Ato manipulohen shumë lehtë
nga predikimi për copëzën hyjnore
të ndarë nga tërësia e besimit.
Madje shpeshherë fjala mund të jetë
për vetëm një thërrime të copëzës apo edhe një
molekulë ose atom i vogël të besimit fetarë.
Kështu:
ndarja në mes të krijesave të ashtuquajtura njerëzore
nuk ka mbarim

(Nga “Peizazh i plagosur”, botoi “Rilindja Prishtinę)

Ismet JANUZAJ

ILIRIA

(Kombit tim shqipëtar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë)

Me krenari, me shkronjat e emrit tënd Shqyptari
që rrjedhin si lumë në mes realitetit e ëndrrës
Me përulje besnikërie tek gjaku i derdhur në murin tënd antik
Me urtësi, me besë, me mikpritje, me të gjallë e me të vdekur
E bartë profilin tënd fisnik me hapin e plagosur shtegut t’përbaltur të historisë

Në diamantët e fluturimit t’shqiponjës, shikoj të kaluarën e hapësirës kuq e zi
Me duart e trurit gërmoj thellë në harresën e botës që stërkeqet
T’i zbuloj gurët e kufirit, shtyllat e tempujve të diellit, zotit të të parëve
Në ballë të ballit, altarin ta gdhend me gurët e puthjes së zanave të malit

Botoi “BOTA SOT” me 25 nëntor 2012

Ismet JANUZAJ

DIALOG MONOLOG
(Poema e zhgënjimit)

Monologu në shkretëtirë, ushqim i njelmët
avullohet e bëhet copë më e njelmët se kripa
Balli më rritet nën leshra nga goditjet e nënkokës
e truri nga lart ma thithë trupin

Përmbi kokë qielli i arnuar me re e vetëtima
nga kërthizat i pikojnë meteorë të zi të skrumbosur
një hije zbret enkas për të zbritur përmbi mua
Kur foli tepër me të nesërmen, i futur në lëkurë tepër të vogël
vrapoj me shpejtësi drite dhe vetëm deri në nënhije
po mendja është më e shpejt, hije sdua të bëhem

Ti e mira ime eja tek unë të bëjmë asgjë së bashku
se një derë e hapur po shkelë mbi pragun tim
e gjaku merr ngjyrën e flamujve të Globit
Përderisa në realitet më rrethon ngrica
flokët e dalgëzuara më mbulojnë vetëm në ëndërr

Të ka ndodhur im mik, në hapësirën plot ajër të të zihet fryma
kur i ke pasur mushkëritë e shëndosha si topi
nëse nuk të ka rënduar mbi gjoks pesha e vdekjes së pa rend
kur unë të qaj për kohën e pajetuar
zhyte paqen time të vdekur kaherë thellë nën thellësi
që sigurisht ti ikësh shpirtit të Magbethit

Kalo nëpër nervat e mia te qielli i vrërët
atje janë mendimet ku rrezet ishin më parë
Njëmijë vjet vetmi për sekondë është dendësia mesatare
e vetmisë tek i vetmuari mes njerzve
Dhe një pikënisje me apo pa peizazh të plagosur
ja vret zemrën me mallëngjim
derisa bërtet nëpër letër e shkarravitet nëpër largësi
me gojën e penës përjarget mbi kalamar të zi
e gonxheja xhembore i skuqet mbi varr
se shpirtrat e poetëve po flejnë maje ferrave

Dëshmorët i pyes: – Edhe dallëndyshet kthehen, vallë a do ktheheni ju
larg keni vajtur, më larg se dallëndyshet?
Atje thonë të masakruarit dëgjuan bisedimet prej varreve të tyre
pasi që ne po flasim dhe vajtojmë për gojët e tyre të mbyllura

Tradhëtarëve ju them: – Nga poshtë ju vjen fundi i zi me forcë
goditjet e atyre që i futët në dhe’
Prijësin tuaj do ta rrëzoi kali te vorri i vet
ajo turmë zhurmëruese dhe ashensori i Luciferrit
do t’ju zbresin në thellësinë e premtuar
kur edhe vdekja do të vdes vetveten
mbi tokë ju mbetet gjithë ajo legjendë e zezë

Botoi “BOTA SOT” 25 nëntor 2012 Prishtinë

NË JOEKZISTENCË

* * *

Diku
në mes meje dhe meje
dikush e ka përbi një yll

dikush në mes meje dhe meje
e ka përpilue marshutën e udhëtimit tim
kah galaktika e zbrazstësirës

Ekzistenca ime e pa gojë
u flet
instruktorëve të shurdhër
për komunikimin

Ekzistenca ime e pa gojë
ma ka borxh
një bisedë

Ismet Januzaj

NË KËTË SKENË

Lëkura po më bie e vogël
veshët e vegjël
goja e madhe
kurrizi më kërruset
nga pesha e shikuesve të paktë

Në këtë skenë
gjithnjë
luaj rolin e të vuajturit

Duartrokitjet lidhen
si zinxhirët e qenit
altarit të këtij teatri

(Nga “Peizazh i plagosur”, Rilindja 1999, Prishtinë)

(Pjesë nga poezia “Utilgjengelighet”, nga përmbledhja “Smilets rygg”:”Shpina e buzëqeshjes”, botim në gjuhën norvegjeze,perkthyer nga vet autori: Ismet Januzaj).

Poezi nga Ismet Januzaj

PASIGURI QIELLORE

Zotrat su besojnë syve të vet

Pezull n’ajër degë pa lisa
kulme pa shtëpi
Medet
Delet e të huajve në livadh të stërgjyshërve
ujqit tanë humbin rrugën në pyll

Trupa të pa fytyrë në majat e larta
Goja na shtangohet në mes të
shqiptimit të emrit të tyre
Medet
Lulëkuqet e ujitura me shlivovicë
nuk mund të vallëzojnë në dasmen e arës

Mbi qiell vrapojnë klysh resh
të larme
Medet
Unë hyj e dal nëpër jetëvdekje
me duar të lidhur bosh

Prijësit të hypur mbi kalë me shkallë
nuk flasin me njëri tjetrin se
bien nga shala
Medet
Nuk zbrazet zbraztësia
e duarve të shtrira
të uriturit t’mos e përbijnë diellin e zi

Botoi “BOTA SOT” me 27 gusht 2012