(nga Beqir Sina)
WESTCHESTER – NY: “Mikja jonë e mirë Ileana Ros-Lehtinen, aktualisht Kryetare Emeritus i Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë erdhi në Westchester County, New York, të dielën për të u takuar me disa lider hebrenjë të cilët janë njehereshit dhe miqtë hebrenj të tanë (çifiti DioGuardi)” thuhet në një postim në rrjetin social facebook të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Në takim kan qenë Ron dhe Karen Rettner, dhe aktivistë hebrenjë-amerikan të cilët punojnë së bashku si pjesë e Rrjetiti Politikë Hebraike të kantonit Westchester.
Shirley dhe unë, shkruan DioGuardi, në postimin e tij së bashku me një fotografi me miken e tyre Ileana Ros-Lehtinen, u ftuam si mysafirë të posaçëm për të marrë pjesë në tubimin i cili ishte kryesisht i i fokusuar në shqetësimin e tyre për krizën në Izrael pas ngjarjeve në Gaza.
DioGuardi thotë se :” Në fund të takimit, unë dhe Shirli u takuam me Ileana privatisht për të dhënë një informacion asaj mbi atë çfarë po ndodh në Maqedoni me margjinalizimin e vazhdueshme të popullit shqiptar atje.”
Shirley, shkruan DioGuardi i dorzoi kongresistes Ileana Ros-Lehtinen, një raport me shkrim për krizën që ajo të marrë për ta parë me stafin e saj në Uashington. “/B.SINA/
produced
The Civic League has shared a video with you on YouTube–click on photo of Ileana to watch her nice greeting to the 300 Albanians and Jewish Americans who attended the AACL event at the Museum of Jewish Heritage in Manhattan on December 8, 2013
Albanian American Civic League – Museum of Jewish Heritage Dinner, Congresswoman Ileana Ros-Lehtinen gives her greetings produced by the Albanian American Civic League