JO ÇDO GJE NE RREGULL PER ATA QE KANE NJE MINIMUM INTELIGJENCE

0
51

Ajet Delaj, 12 qershor 2013

Intervista ne DW e Conny McCormack, që kryeson misionin vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR.

DW: Misioni juaj ka shprehur shqetësim për situatën në KQZ, konkretisht lidhur me aftësinë e tij për të administruar zgjedhjet sipas ligjit apo për raste kur vendimeve të tij u mungon një “motivim i saktë ligjor”.

Conny McCormak: Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshëron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t’i kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.

Kur kreu i misionit te OSBE/ODHIR znj. Conny McMormack thote qe zgjedhjet nuk mund te behen pa kompozimin e KQZse dhe dhe politika hesht . Shqiptare kjo heshtje eshte kriminale pasi me koshience kampet politike po ju dergojne ne perplasje me arme per interesat e tyre me se paku meskine.

Une e kuptoj se eshte pothuaj e pamundur per ta botuar ne shtypin e Tiranes te shkruar apo online pasi edhe “Tema” e “pamvarur” online e z Baze eshte vene ne sherbim te Rames pa kushte.
Kryetaret e perjetshem Berisha-Rama nuk mund te realizojne zgjedhje te lira e te ndershme pasi njeri duhet ti perkase historise por jane gati ta pergjakin karriken e tyre me gjak shqiptaresh vetem ata te mos largohen.

Zgjedhje pa albiter nuk ka bere kush gjer tani ne Europe apo Ameriken demokratike kete po e bejne vetem Berisha-Rama edhe kur albitri nderkombetar thote hapur se nuk mund te behen.
Realisht e kuptoj Berishen ne kembenguljen e tije per te mbajtur pushtetin pasi per kete ka punuar shume ne te tera drejtimet , ne ekonomi, zaptim te te tera institucioneve kushtetuese deri edhe te KQZse qe ligjerisht duhet te jete si vullnet consensual me me shume se 2/3.

Une nuk arrij te kuptoj Ramen qe me nje kembe pretendon te marre pushtetin ne fushen me gjith albiter te Berishes. E thashe me nje kembe se tjetra eshte “kumara” Meta e derguar aty per interesat dhe sigurine e Berishes.

Per te verteten nuk kam hallin e Rames pasi per te verteten nuk kan ndonje ndryshim esencial me Berishen por problemi eshte se a do njihen zgjedhje te tilla dhe a do qetsohet situata me dorheqjen e Rames pasi realisht Rama as qe do te fitoje.

Nese realisht zgjedhjet njihen e cdo gje kalon ne qetesi jam gati ta thyej penen (jo tastieren e kompjuterit) e te bashkohem qetsisht me “opinionistet” shqiptare te “pamvarur” e lideret politike qe njeri po shkon i sigurte drejt mandatit te trete e tjetri po ben sherbimin e fundit misionit te tije prej sherbetori.

Mua realisht nuk me intereson fituesi por procesi si mision i ndertimit dhe implementimit te demokracise pluraliste ne Shqiperi pasi fatekeqesisht shqiptaret akoma jane ne demokracine popullore me nje parti.
Demokraci jasht parimeve , vlerave, rregullave te shoqerive perendimore e kryesisht ato Amerikane nuk mund te kete ashtu sic nuk ka pasur as ne te kaluaren ndoshta shqiptaret bejne shpikje te reja pasi vazhdojne akoma nen mesimet e shokut Ramiz duke eksploruar rruge te pashkelura (per ne North Corea)

Ajet Delaj
New York

29 maj 2013ÇDO GJE NE RREGULL
Studioni me vemendje tre paragrafet e meposhtem te marre nga pergjigjet e z Jonathan Moore.
Nuk deshiroj ti komentoj pasi po e le per ju komentet por mund te them qarte se Shqiperia eshte pluralizem me nje parti, tamam sic ka thene nje zyrtar i larte Amerikan diku rreth 13 vjet te shkuara.
Sali Berisha mund te rrije ne pushtet sa ti doje trapi me kete opozite te kapur e te tredhun. Fundi perse te mos rrije kur demokracia se bashku me institucionet funksionojne e zgjedhjet e lira e te ndershme jane te garantuar, kete e thone “opozitaret” Rama-Meta, Suksese z. Berisha.

———————————————————

Jonathan Moore: Ambasada tashmë ka folur zyrtarisht për incidentin dhe hetimin e atij incidenti. Është e ditur që SHBA ka ndihmuar vlerësimin e provave në atë rast dhe këtë e ka diskutuar me Zyrën e Prokurorisë. Ekzistojnë çështje më të gjera lidhur me kontekstin e atij incidenti dhe arsyen pse po protestonin njerëzit. Në fund të fundit, do të donim që të mbizotëronte shteti ligjor dhe që këto raste të hetohen e ndiqen penalisht si duhet. Ishte një tragjedi e madhe dhe kemi u shprehur ngushëllimet tona familjeve të viktimave.

—————————————————-

Jonathan Moore: E dyta ishte një pyetje interesante hipotetike por më lejoni t’i përgjigjem të parës në fillim. Nuk shoh ndonjë dallim mendimi midis ambasadës tonë dhe Uashingtonit. Flasim me të njëjtin zë. Ambasadori ynë ka drejtuar procesin teksa po zhvilloheshin ndryshimet në KQZ, punoi shumë fort për të përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në përpjekjet për t’u siguruar që gjërat të qëndronin sipas standardeve në KQZ. Përsëris, të gjithë e dini si u zhvilluan dhe si ndodhën gjërat.

Nuk është çështje dallimi mendimesh mes njerëzve në këtë dhomë. Reagimet e mëpasme dhe zhvillimi i perceptimeve tona janë ndikuar shumë nga opinioni i opozitës. E thashë këtë në Uashington në prill dhe po e them përsëri në Tiranë në maj; e dëgjova nga Z. Meta dhe Z. Rama – ata po ecin përpara me entuziazëm të madh drejt zgjedhjeve, me besim të madh. Mbi bazën e kësaj, do të ishte e çuditshme që Shtetet e Bashkuara të bëheshin zëri kryesor që ankohej për çështje lidhur me KQZ-në, nëse njerëzit në Shqipëri ndihen rehat me këtë situatë të pafat.

——————————————————-

Jonathan Moore: Çdo shqetësim se zgjedhjet mund të vidhen është shumë serioz. Prandaj, përsëris, ka një përpjekje kaq të gjithanshme vëzhgimi. Nuk kam dëgjuar nga udhëheqësit politikë në Shqipëri se zgjedhjet do të vidhen. Siç e përmenda më parë, kam dëgjuar shumë besim në fitoren në zgjedhje.

Ajet Delaj
NEW YORK