JO BURGOSJE, JO SHTETIT POLICOR, SHTET MBI NORMA DEMOKRATIKE

3
25

Letër publike kryeministrit z. Edi Rama.

Qeveria aktuale erdhi ne pushtet me voten e popullit, rrezoi nji qeveri qe e kishte katandisur vendin ne nji greminë te pa shpetim. Perbadhja me vishtersitë ishte e pranuesheme, qe ne fushaten elektorale, kete besoj edinte mire opozita e djeshme. 23 qershori beri rotacionin e shumëpritur!
Kane kaluar 15 muaj qe nga dita qe kualicioni Rama. Meta moren pushtetin.
Te marresh pushtet nuk eshte donji kiamet! Po ta mbash pushtetin eshte lodhje,mund dhe sakrific,perbadhesh me premtimet qe ke bere,po gjithmon opozita punon qe ta vishtersoj qeverisjen,kjo ndodh kudo ne vendet e bashkimit Europian.
Ne keto 15 muaj kjo mazhoranc ka punuar, ka ndermarre reforma te “frigsheme”po nuk gaboj ne analizen time,se reforma ne sistemin energjitik duhej bere, po jo me burgje dhe me forcen policore,kjo nuk ndodhe ne asnji vende te bashkimit Europian.
Le te ndalemi konkretisht ne zbatimin e kesaj reforme.
Lidhjet e kundra ligjsheme duheshin eleminuar,debitoret duheshin identifikuar,shteti duhej te ishte ma racional ne masat ndeshkimore ndaj popullates dhe administrates.Nuk pritet lisi me nji te rame,nuk ndertohet shteti i te drejtes me forcen policore….
Qeveria dhe parlamenti duhej qe ketyre reformave tu jepnin zgjidhje, duke vene perpara drejtesis pushtetaret e djeshem,te cilet kane qeverisur ne menyren ma te keqe te mundsheme.
Kure vendi per tete vite udhhiqej nga nji bandë kusaresh, te cilet vodhen ç’fare ju erdhi per dore, keshtu mesuan edhe popullaten, te jene te lire ne vjedhjen e energjisë, ne mos pagesat e qindra probleme tjera.
Keto besoj se i ka ditur mire z.Kryeminister, po aqe ma mire i ka ditur Ilir Meta, i cili bashkqeverisi kater vite me z. Berisha.
Qeveria do te dergonte fillimisht prapa hekurave ata qe per tete vite e mesuan kete popull si mose ma keqe.
Pushtetaret e ç’fare do lloje ngjyre jetojn ne lukes,fshataret dhe qytetaret qe nji pjes disherojn buken e gojes arrestohen!per energjin elektrike,nji mjet jetik per jetesen……..ketu le shume per te disheruar kjo qeverisje,pritem “Rilindjen”jo burgun dhe terrorin policor,ketu nuk ka asnji element te nji shteti qe po nderton shtetin ligjor mbi konventat nderkombetare.
Represioni ne emer te ligjit eshte me shume rreziqe per demokracin e nji vendi siçe eshte Shqiperia,me nji demokraci te brisht.
Qeveria ne asnji menyr nuk duhet tu nderpres energjin popullates,le tu vendosen aparate qe mundesojn vetem ndricimin dhe funksionimi e nji televizori dhe te nji frigoriferi,kjo perdoret ne shtetet e perendimit,keshtu duhet aplikohet edhe ne shqiperi.
Po le te ndalemi ne nji analiz te shkurter ekonomike,sa harxhon ne 24 ore nji familje mesatare energji elektrike?po sa harxhon shteti per nji te burgosur ne 24 ore? keto pyetje e kane pergjigjen te dhanun per nji njeri fare i pa arsimuar.
Stermbushja e burgjeve dhe paraburgimeve eshte sinjali mai keqe per kete qeveri.Une jam i majte,po realitetit i qendroj besnik,qeveria te shkoje ne populle atje e shef realitetin e vertet,dekleratat perpara mikrofoneve sa nga e djathta sa nga e majta jane tallje me popullin.
Populli i njef mire te dy krahet politik,te majt dhe te djathte duhet te ulen kame kryq e te mendojn per popullin,jeta politike e ka varferuar jeten si ne fshat po ashtu ne qytet.Populli do te jetoj,do punesim dhe shtet,po nuk do terror dhe burgje.
Tani na sodhet ne skenen politike,hapjen e dosjeve,lustracionin,kujte i shiten keto dokrra?
Nji here arrestoni te majt dhe te djathte qe kane dosjet duke u mykur ne prokurori,arrestoni ata qe vodhen pasurit e Shqiptareve.
Shteti i te drejtes ligjore ndertohet kure ndeshkimi fillon nga koka,ne te kundert diçka nuk shkon!friga ndaj njeri tjetrit,sharje politike nga ma vandalet,po letrat luhen posht tovolines,logjik tjeter nuk ka derisa forca e ligjit nuk vepron mbi krimin qeveritar,popullin mundet ç’do forc politike,apo ç’do qeveri ta dhunoj me forcen e shtetit,po harrojn se shteti eshte i popullit.
Une jame qe reformave tu shkohet deri ne fund,po jo me fushata drastike,reformat kane limite kohe, keshtu edhe populli ndergjegjesohet dhe e perkrah ç’do reform te qeveris,te cilat duhet te jene me sa ma pak dhimje.
Nji apel doi drejtoja kryeministrit te vendit tim z. Edi Rama.
Syte dhe shpirtin tek populli fukara,tek ata qe i nxe nata pa kafshaten e bukes, tu presesh dhe ndriçimin, ma mire tu presesh edhe jeten.
Demokracia persupozon ligjin,po gjithmon mbi bazat e nji demokracie te mirefillt.
Opozita le te gjej veteveten te bahet pjes e ndryshimeve demokratike ne vend.
Shqiperia eshte e shqiptareve,jo penge i politikave shkaterruese te ketyre 24 viteve.
Lisin ta presim po me te rame te ngadalsheme, me nji te rame ase shenje nuk i bejmë “lisit”

GJIN MUSA

3 COMMENTS

  1. Jam plotesisht dakort Gjin Musa te fusin ne burg mafiozat trafikantat e femrave dhe te droges e jo fukarejtë e shkretë, qe nuk kane lek per buke… respkte Gjin Musa…

  2. Miku im Gjin, po hyj me kete koment meqe artikullima kishe postuar ne faqen time ne internet. Jam shkeputur nga shtypi sepse nuk gjej veten. Per artikuj kritike e problemore, me shume kam pase gjete veten ne gazeten “Adriatiku” dikur, se sa sot. E ndjej qe jam natyre rebele, por aspak anarkist siç me akuzuan ate bote rojet besnike te rregjimit te kaluar, sot politikane te pushtetshem qe kontrollojne media, televizione e deri letren e shtypit neper magazina. Ne kete vit qe po e mbyllim, artikulli me i bukur ka qene ai i gazetes Mapo me titull: “Ja si permiresohet sperma”. E kam pare kete titull edhe si nje alegori shume te goditur qe perqesh shtypin tone aspak objektiv, shtypin tone pazar interesash, shtypin tone, ne thelb, beznes politik. Kam qene optimist per programin e rilindjes deri diten qe u miratua ligji i Antimafjes. Qysh nga ajo dite, jo vetem qe jam skeptik, por kam parashikuar edhe fundin. Nuk jam dakort me shprehjen shtet policor. Shtet policor nenkupton regjime diktatoriale ose me tendence, qe me polici kerkojne te ruajne sundimin politik. Gjest i nje shteti policor eshte vrasja e kater demonstruesve nga poshtetshteti i Berishes. Amerikes i vune zjarrin se u vra nje djale zezak, te ne u vrane kater qytetare ne te drejten e tyre per te manifestuar dhe iken gjakhumbur. Ah, me fal se harrova; gjate fushates, Rama beri nga nje fotografi me familjet e viktimave. Shprehja shtet policor nuk doli nga poshte, doli nga opozita,nga shtypi nga inteliktualet nga nepunesit e lyer e te zhgjyer ne korrupsion e vjedhje, sepse i zuri frika edhe ata. Ndaj po spekullohet edhe me fjalen demokraci, e cila ne thelbin e saj nenkupton te drejta dhe detyra te legjitimuara te qytetareve dhe te shtetit. Para kesaj vjedhje te turpshme, si askund ne bote dhe qe ka tendence te behet e dhunshme e mosbindje qytetare, del qe duhet te heqim policine e te ngreme organizatat e frontit ne lagje e te bejne pune bindese per te paguar dritat. Problemi i qverise eshte krejtesisht tjeter. Dritat duhen paguar pa diskutim, por, ne kete malop te madh te ardhurash qe do ti shtohen shtetit, a nuk do te ishte mire te behej nje “amnisti”? Jo vetem kaq, por po rritet edhe çmimi mbi 20%. Vetem ne kete pike Rama po shperfaqet si plitikani i paparashikur me shpirt e mendim voluntarist ne lapsin ekonomik ndaj te varferve. Uli aksisen e pijeve energjike per te plotesuar deshiren e ambasadorit austriak dhe s’dihet ç’interesa ka pas, dhe nuk impresionohet aspak se po i shtrengon litarin ne fyt pjeses dermuese te varfer. Tjeter: rriti buxhetin per vitin qe vjen si asnje qeveri tjeter duke rritur taksat dhe çmimet dhe asnje parashikim per pensionistet dhe asistencen sociale. Kjo eshte e keqia e Rames, nuk eshte nderhyrja e policise ndaj vjedhesve. Qendrimi mosperfilles e deri ne perçmim ndaj te varferve e prezanton ate shume keq. Ai ka jetuar i mireqene ne ate sistem, nuk e njeh varferine, bashke me varferine mund te perbuze edhe te varferit, por nuk ka asnje te drejte ti neperkembi. Jo nje qeveri e djathte, por edhe nje parti nga me konservatoret nuk do te kish dale kaq hapur ne shperfillje te interesave te shumices ne pergjithesi dhe te varferve ne veçanti. Por, politikanet tane nuk jane as te majte, as te djathte. Pervoja 24-vjeçare ka treguar se ata jane thjeshte aventuriere.

  3. “TE RRIME SHTREMBER DHE TE FLASIM DREJTE”
    Une kam 12 vite pa shkuar ne Shqiperi, kohet e fundit shkova dhe gjeta vehten debitor qe nga vitit 2007 derin ne 2013 nje shume marra mendse, banoj ne emigrim qe ne vitin 2003 ne shtetin e Michiganit dera e shtepisë time qe kam ne qytetin e Kamzez ka qen e mbyllur dhe eshte akoma, kisha qef te pyes çdo pushtetar dhe punonjës te energjis elektrike nga kanë hy te shofin sa paskam harxhuar une energji kur porta e shtepisë sime ka qene e mbyllure sa dhe çelësi mezi hapej nga ndryshku qe kishte pesuar.
    Kush do mbaj pergjegjsi per kete pa drejtesi qe me kan berë, une sipas qeverisë aktuale duhet te shkoj ne burg, kur s’kam banuar dhe s’kam konsumuar as nje kilovat/h.
    Pra, qeverija duhet te ndeshkojne ata qe kan dhe si paguan energjin jo shtresat e varfra dhe viktimat e faturuesve aforfe. LS, MI.

    Shënim: Nëse nuk ke pasë orë elektrike – matës të energjisë, atëherë, je debitor i kontratës me KESH-in, nëse ke pasë kontratë, por jo i energjisë së harxhuar, nëse nuk ke harxhuar energji. Duhet ta sqarosh me dokumente e fakte para OSSH-së, se nuk ke harxhuar energji e nëse nuk të besojnë, para gjykatës! Por me fakte, jo vetëm me fjalë e supozime!

Comments are closed.