Jeta dhe vendi që po ngjan më shumë në llogor

0
24

Nga Skënder MULLIQI

Secili njeri qe lind në këtë botë të përkohshme, dëshiron të jetë i lumtur. Dikush e ka fatin të jetë I lumtur e dikush me pak, ose dikush nuk është fare i lumtur. Rrethanat shoqërore, dhe shumë faktorë tjerë ndikojnë së kah do të na dërgojnë valët e jetës. Lumturia mvaret shumë së çfarë përsonaliteti kemi. Dikush ndodhitë në familje, ndodhitë përsonale dhe ndodhite shoqërore i përjeton më rëndë. Dihet së edhe ndasitë sociale në këtë botë janë shumë të theksuara. Dikush e ka fatin të ketë mjaftë të mira materjale, e të tjeret më pak ose krejt pak. Por, kjo nuk e përcakton krejt edhe nivelin e lumturisë në jetë. Dikush edhe mund të këtë standard të lartë të jetëses por nuk e ka edhe lumturinë. Ka plotë njerëz të varfër por kjo nuk ndikon shumë që ai mos të jetë i lumtur.

Isha ne pushime verore për pakë ditë në Shqipëri, pikërisht në qytetin e bukur të Fierit. Kishte një bregdet të mirë, por pa infrastrukturë të rregulluar. Një ditë si zakonisht bashke me bashkëshortën dhe djalin dilnim në plazh, më bëri përshtypje një familje katër anëtareshe aty afer nesh. Kryefamiljari dukej një burrë serioz, më flokë të gjata dhe mjekërr të gjatë të zbardhuara nga vitët. Ai ishte më bashkëshortën dhe dy vajzat. Dukeshin shumë të lumtur. Ishte diqka e veqantë që me kishte rënë në sy. Vajzat aq shpesh e parqafuan baban e tyre atë ditë sa më mahnitën. Më tërë dashurinë që mund të kanë bijët apo në këtë rast bijat karshi prinderëve.

Pak pa ra muzgu, dy bashkëshortet u ngritën për tu larguar për në mbrendi të qytetit. Dy vajzat mbeten aty edhe për disa kohë. Unë nga kurreshtja që secili njeri nuk mund ti ikte në këtë rast, më sy përcolla largimin e tyre këmbëzbathur nëpër ranën e imet si mielli. Mendova me veten, rruga është shumë e gjatë për të mbrri në qytet. Se vërtetë ishte e gjatë rruga me asfalt të dëmtuar, së bregdeti i Fierit edhe më veturë ishte largë. Hiq nuk u larguan shumë dhe u futen prapa do shkurreve aty afër. Kur filluam të ikim tashmë të gjithë së ishte koha, edhe dy vajzat e tyre filluan te largohen duke ecur ngadalë. Posa filluam të largohemi nga buzë deti krejt aty afër pashë këtë familje, të cilët ishin ulur para një kasolle prej llamarine.

E largova shikimin i habitur së si është e mundur që këta njerëz të janë kaq të lumtur, e jetojnë në një kasollë që dukej orë e çast së do të rrënohet. Ky është mësim për të gjithë së njeriu në të shumten e rasteve lumturinë ia përcakton vetës, sikurse kjo familje e cila dukej atë ditë më e lumtura në botë, Kështu është kur njeriu e pranon jetën ashtu siq ia ka përcaktuar fati i jetës, ose e ka pranuar si të tillë pa kërkuar ta bëjë ate më ndryshe.Sigurisht së për të qenë i lumtur duhet dashur jeta.E dimë së kjo botë mund të jetë më ndryshe, se jeta mund të jetë më e mirë, por që nuk bëjmë hapa për ta ndryshuar ate. Për ata do të duhej të jemi të matur, që askujt mos ti predikojmë, dhe mos ti imponojmë asgjë. Jeta i ka kahet e veta, siq e ka dielli, siq e ka hëna, lumejtë, liqejtë…

Kur njeriu e mbërrin një moshë, shumë mendon së po të kthehej edhe një herë tjetër në vitet e shkuara, do të vepronte krejtë ndryshe. Ashtu na duket të gjithëve së kemi kaluar nepër ato vite dhe sigurisht që nuk jemi të kënaqur më ate që kemi arritur në jetë. Truri punon shpejt dhe shume shpejt e bënë rekapitulimin e jetës jo shumë në detaje. Më së shumti na kujtohen vitet feminore. Në një çast e kujtojmë atë moshë, në një tjetër çast së si kemi kalur në shkollë, së cilët ishin shokët dhe shoqët e klasës… Sigurisht së një kujtesë e tillë nga zgjonë shumë emocione. Na kthehet kujtesa për arsimtarët, na kthehet kujtesa së si jetonim më një standard tepër të ulët, por që ishim mjaftë të lumtur. Kishte dashuri dhe solidartitet të ndërsjellë për dallim të kësaj kohe moderne, që po thuaj as kush edhe nese ke hall nuk të shikon me sy. Kemi jetuar në kohë të vështira nën okupim të serbosllaveve, por kurrë nuk jemi përulur.

Tash koha po i ngjanë një kaosi të vërtetë. Dhe, kjo zgjonë asociacionin pse të gjithë këto përpjekje në këtë kohë të pa kohë, kur është rritur standardi por na është tjetersur ndjenja e dashurisë edhe mbrenda familjës, kusherive e lëre në aspektin e gjerë. Po na godasin shumë të liga si komb dhe shtet. Autori Pierre Joseph ne një libër e tij thotë” Një komb vdes atëherë kur epshi bëhët kult masiv”. Na ka vërshuar pornografia dhe shkrimet pornografike pa fije turpi dhe morali si në rrugë, në istitucione shkollore qe eshte më së keqi, e gjetiu.

Çka është interesante që ky VIP siq po quhen, apo ndonjë tjetër së si po vishet, cilat lokale po i frekuentojnë, apo kënd e kanë dashnor apo me kënd po martohen e kështu marrina më radhë. Sigurisht që kemi shumë tema të tjera të jetës, dhe kemi shumë njerëz kreativ për të cilët ia vlen të shkruhet dhe të flitet. Në këto kohë të vështira të tranzicionit po na servohen parti politike dhe njerëz të cilët po na shesin patriotizma, ne vend që të punojnë për mirëqenje. Po i harrojmë njerëzit të cilët sakrifikuan për liri. Po harrojmë se jemi bërë refugjatë në qytetet dhe katundet tona.Po harrojmë se nuk ka tokë të premtuar.

Po harrojmë se shteti dhe kombi nuk mbahen me pollavra të kësaj kaste politike.Jemi ba të pafuqishem përballë idiotizmave dhe idioteve të ndryshem. Shumë kush në Kosovë kur të bie më fjetë, nuk e dëshiron ditën e neserme. Është instaluar logjika e mbrapshtë së duhet të pasurohemi pa ia ba mundin fare. Këtë logjikë e kan instaluar pushtetarët e pas luftës, të cilët u pasuruan mbrenda natës pa u djersitur fare. Edhe shumë nga ne gazetarët mendojmë po shkruaj edhe një hërë tjetër, edhe pse pak kujt i intereson ajo punë, e më së paku atyre qe gjenden në krye të shtetit. Vendi na është shendrruar më shumë në kaos, sikur të ishte llogor…