Klajd Kapinova
Fordhami është një universitet jezuit nga më të vjetrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar në vitin 1841, universiteti qendron me një mision të patundshëm: të zbulojë urtësinë dhe të transmetojë mesimdhënien nëpërmjet studimit dhe arritjeve me të larta mësimore. I udhëhequr nga tradita katolike dhe jezuite, ky universitet mbeshtet zhvillimin intelektual, moral dhe fetar te studenteve dhe i përgatit të udhëheqin një shoqëri globale.
Shumë mirë kjo protestë me 10 apo 15 vetë, duke përfshirë edhe kalimtarët indiferent amerikanë të rastit dhe kolegët e mi gazetarë kurioz. Dhe ky tubim shqiptar në New York, është vlerë, falë demokracisë brilante amerikane.
Kjo është një e drejtë elementare dhe e respektuar si për të mirë apo për të keq, përmes Kushtetutës Amerikane.
Meqenëse, thuhet me të madhe, se është mbështetur nga kjo apo ajo organizatë, lind pyetja: Si ka mundesi, që Kisha e Peshkop Fan Stilian Nolit ose sikurse njihet Kathedralja e Shën Gjergjit (1908) në Boston dhe Fortlumturia e Tij Kancelari At Arthur Liolin, nuk e ka mbeshtetur celulën protestuese të shqiptaro-amerikanëve!?
A mund të quhet Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit dhe besimtarët e saj shqiptaro-amerikanë, veteranë dhe të rinj si “trathtarë”, “grek” etj., pse ata nuk ndajnë të njëjtin mendim dhe nuk morën pjesë në protestën allaturke!?
Gazetat e perditshme: Daily News, The New York Times, New York Post, etj., deri tani nuk kanë dhënë asgjë, për protestën e pakuptim të disa fanatikëve shqiptaro-amerikanë, kundër Prof. Dr. Janullatosit.
Shqiptarët edhe këtë radhë këtu bënë nje birë në ujë ose autogol në portën e tyre, një kulturë e re dhe sport argëtues, që kanë kohë që e kanë për zemër t’a ushtrojnë në praktikë.
Por nga ana e tjetër, mendoj, se kjo protestë pa efekt, në esencë dhe përmbajtje, është paksa hipokrite, sepse ne shohim vetëm mallkime me plot të “këqia”, që ka “bërë” Fortlumturia e Tij Imzot Janullatosi dhe asnjëherë nuk pyesim vetveten ose të shohim faktet e historisë moderne, se kush ndihmoi me perkushtim dhe udhehoqi Ringjalljen apo Ringritjen e fesë se rrënuar dhe Kishës Ortodokse në Shqipëri, pas periudhës së errët të komunizmit.
Unë mendoj, se i duhet dhënë haku kujtdo, ashtu sikurse thotë historia, me të mirat dhe anët negative.
Të flasesh vetem zi dhe të mohosh mirësitë e klerikut të lartë të një komuniteti të madh, në shërbim të besimtarëve të devotshëm të krishterë orthodoks, nuk me duket serioze dhe e vërtetë.
Eshtë mirë, para se të shkruhet me tendenca të paramenduara denigruese zi e më zi, për një personlitet, të një niveli dhe cilësie të lartë në rangun botërorë, duhet të merret nje informacion ose hulumtohet me detaj jeta dhe puna e tij dhe jo te flitet me hamendje dhe emocione, thjeshtë pse Fortlumturia e Tij Janullatos, është i krishterë dhe duhet urryer me mentalitet jenicerësh anadollak.
Një fjalë e urtë e marrë nga BIBLA, thotë: “Jepni Çezarit çka i takon Çezarit dhe jepni Zotit çka i takon Zotit”.
Si shpiegohet, që e gjithë komuniteti orthodoks ne Shqipëri, nuk ka pare deri me sot kaq shumë të zeza, sa thuhet me histerizëm në media, ndaj Imzot Janullatosit, duke e kthyer luftën kundër tij si qëllim primar në Janullatosfobi!?
Ky fakt, ka mbajtur të ndezur propagandën e urrejtes, mes dy popujve atij shqiptar me shumicë të besimit islam dhe popullit helen të besimit ortodoks.
Ky qendrim në rezonancë (të qeverive turke dhe shqiptare), është i njejtë sot në parim dhe praktikë me politikën ballkanike të qeverisë isamike neo-otomaniste turke të K/Ministrit famkeq Erdogan.
Kjo sërisht shprehet më sëshumti, në ditët e sotme praktikohet nga partia radikale me baze islamike, të kryesuar nga Erdogani, i cili, në vijim po mban gati fitilat për luftë me Greqinë (e shprehur në Qipro), qysh kur kjo e fundit fitoi pavarësinë, 150 vjet më përpara nga ish Perandoria Mizore Osmane.
Po Kisha Orthodokse e Shën Gjergjit në Boston, pse asnjëherë nuk ka dalur hapur kundër “mekatëve” të Fortlumturisë së Tij Prof. Dr. Janullatosit, mbasi rreth tij janë grumbulluar të gjithë “krimet” apo të keqijat e kutisë së Pandorës?!
Dihet, se në atë mision të lartë fisnik baritor, Ianullatos-in, nuk e kanë vënë grekët, por Igumeniki Ortodoksia nga Stambolli, ku, në të njejtën mënyrë, emërohen të gjithë kryepeshkopët.
Pra, shqiptarët tani duhet të hidhen “kundër” kryeqytetit të ish Perandorisë Otomane, që është Stambolli dhe jo Athina. Boll me urretje patetike.
Kisha Ortodokse, nuk është perkatësi apo pronë e shtetit grek, pavarësisht se Ianullotos është me kombësi greke.
Nëse ecet me logjiken allaturke, i bie qe italianët, nuk duhet t’a pranojne apo njohin Atin e Shenjt në Vatikan, me arsyen pse nuk është italian…
Po mirë o burrë apo grua e dheut, kaq budallenj dhe antishqiptarë, është i gjithë komuniteti orthodoks në Shqipëri, dhe kaq miope dhe budallenj, janë profesorët e shquar të Fordham University këtu në New York, sa të mos dijnë, se po vlerësojnë një “kriminel” apo “terrorist” të betuar antishqiptar!?
Presidenti i Fordham University në New York, ndër të tjera, vlerësoi, se me punën bamirëse të Kishës, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë shqiptarët, përfshi këtu riparimin i rrugëve, urave, klinikave, si dhe mbledhjen e donacioneve, për riparimin e një xhamie, për besimtarët islam.
Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Kisha Orthdokse, shpërndau qindra ton ushqime dhe furnizime, për refugjatet e gjithë besimeve dhe kombësive, sidomos gjatë krizës në Kosovë.
Në mënyrë të palodhur, Kryepeshkopi, ka dhënë kontributin e tij, për të lehtësuar tensionet në Ballkan dhe për këtë në vitin 2000, ai u zgjodh kandidat për Çmimin Nobël për Paqen, shkruan shkrimtarja Aida Bode, në raportin e saj, botuar tek e perkohshmja mujore “Dielli”, organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York.
Ne i pame shqiptarët në vendlindje, që shfryn dufin anadollak dhe arkaik, kundër K/Ministrit të Britanise se Madhe, pse tha hapur 100% të vërtetën, për ne, mbasi për inerci të komunizmit, ne ishim mesuar, se kushdo, që flet për ne dhe rreth nesh, duhet të na bëjnë qefin, (si në mitingjet rutinë të permotshme me elegji glorifikuese), sikurse na e bënin shumë parti “motra” marksiste-leniniste në kohën e Dullës së Gjirokastrës, që hanin dhe pinin me muaj të tërë falas, nëpër resortet lukzose (për kohën), kur shqiptarët e uritur viheshin në radhën e qumështit, qysh në orën 2 të natës… apo për një copë bukë në dyqanet e varfëra te komunizmit…
Nëse e shikon ceshtjen me gjakftohtësi, i bie ose bota është e lodhur në tru, që e vlereson me tituj dhe ndere të larta të merituara Fortlumturine e Tij Imzot Prof. Dr. Janullatosin ose ne shqiptarët jemi s’mirëzi, hipokrit, trushperlarë dhe gënjeshtarë të cilësisë së lartë, që e urrejme klerikun e respektuar nga bota e civilizuar, thjeshtë pse është i krishterë dhe behemi të verbër karshi shqiptarëve mercenarëve dhe terroristëve kamikaz vehabist islamik të Al Qaides, që veprojnë ditën për diell.
Ato fanatikë muhaxhidinë si të droguar nga hashashi i talebanëve të Pakistanit, para kamerave televizive apo internetit, shkurt para hundës sone dhe syve të leshkosur të politikanëve hipokrit, na thonë hapur në youtube, se do të vendosin Ligjin e Sheriatit me ose pahir edhe ne trojet shqiptare dhe gjithë botën…
Nëse shfletojmë historinë, shohim, se në kohën e Italisë fashiste dhe Gjermanise naziste, kufiri shqiptaro-shqiptarë, ishte i pandarë dhe të gjithë hynin e dilnin lirshëm. E pra, kjo është merite e nazi-fashistëve, që na bashkuan të gjithë trojet shqiptare në një shtet të vetëm etnik.
Këto fashistë e nazistë, që kanë bërë krime kundër njerëzimit (kanë vrarë mbi 56 milion, ku, mbi 6 milion janë ebrej), kanë bërë mirë për popullin tonë, në momentet kyce të historisë sonë, pikërisht, atë q nuk arriti t’a bënte as periudha e mbas Pavarësisë…
Më duket hipokrite kjo protestë në New York dhe tepër qesharake edhe për faktin tjetër, se ata që protestuan me shumicë, nuk i përkasin komunitetit ortodoks, por besimit islam, e cila nga ana e saj, asnjëherë deri më sot nuk ka protestuar, kundër shqiptarëve të rinj terroriste të Al Qaidës, që të indoktrinuar me ideologjinë vrastare të vehabizmit, po luftojnë edhe mes vedit, për vendosjen me fanatizëm edhe në trojet tona (në perspektivë) të Ligjit kobzi të Sheriatit.
Duke u marrë shumë me Janullatosfobinë, një pjesë e këtij komuniteti ose drejtuesit e besimit islam, në disa redaksi gazetash, revistash, fondacionesh, forumesh me emra hipokrite europianë dhe botërorë, ëebsite, radio, television etj., në vendlindje dhe diasporë, kanë harruar të merren me ose paqëllim me problemet brenda fesë së tyre, ku, me sëshumti po gjen truall vehabizmi radikal, që është kundër dhe larg islamizmit tradicional të ish kolonizatorëve barbar turq…
Brenda komunitetit të tyre, ka lindur dhe lulëzuar, ditën per diell dhe në sy të të gjithëve, individ dhe grupe ekstremiste, që morën fizionomi, strukturë dhe platformë dhe sot kanë veprimtari konkrete terroriste me karakter të pastër fetarë, perkrah Al Qaidës, në Siri e gjetkë.
Për mendimin tim, nuk duhet vënë shenja e barazimit, midis Fortlumturisë së Tij Imzot Prof. Dr. Janullatosit dhe terroristëve shqiptarë të Al Qaidës, që luftojnë në Siri, për të shkatërruar trojet etnike shqiptare, përmes vendosjes me cdo cmim të sundimit të Ligjit famkeq të Sheriatit, ku, nënat, motrat apo shoqet tona, do të fillojnë jetën mesjetare të inkuizicionit, brenda katër murëve të shtëpisë së shtetit burg, që do të lind nga ligji në fjalë. Ato fatkeqe, do të jenë viktime, falë tolerancës dhe verbërisë së vetë komunitetit islam shqiptarë në trojet etnike.
E thënë shkurt, këto nëna dhe motra të mira muslimane shqiptare, do të trajtohen si kafshë shtëpiake, që riprodhon mbasardhës e asgjë më shumë (mish me dy sy), sepse do të jenë të privuar sipas ligjeve në fjalë nga cdo e drejtë elementare…
Nëse dikush bën “mëkat”, të dashurohet me një vajzë ose djalë jo të besimit të tyre, vajzat apo gratë, do të vriten me gurë, në një gropë të vdekjes, që ata do t’a hapin me duart e tyre dhe do të marrin goditjet e para me gurë ne emër të “Zotit”…
Mjafton, të shohim shtetet apo republikat islamike (me strukturë të pastër fetare sheriatiste), ku, sundon dhunshëm Sheriati dhe s’ka nevoj, për shumë koment, se si do të jetë jeta e shqiptarëve në të ardhmen…
Gjithashtu, duhet të them, se asnjehëre, nuk kam parë protesta të komunitetit ortodoks ne Shqipëri, kundër klerikut arvanitas me shtetësi greke.
Kujt me shumë, se këtij komuniteti ortodoks në Shqipëri, i takon të vendos, se kush duhet të jetë në krye të Kishës se tyre autoqefale.
Sot, me terbim dhe histerizëm radikal, ceshtja shqiptare, shikohet vetëm rreth dhe kundër Shkelqësisë se Tij Imzot Anastas Janullatosit, pse ai nderohet nga një universitet amerikan.
Kryepeshkopi Anastas, u shpall sot “Doktor Nderi” i Universitetit Jezuit Fordham (1841). Protesta shqiptare, nuk pati asnjë efekt negativ tek zyrtarët e universitetit, të cilët nuk e morën vesh se kishte apo jo kalimtarë apo turist protestues.
Universiteti amerikan Fordham në New York, shpalli me 28 janar 2014, “Doktor Honoris Causa” Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqiperisë, Anastasin.
Këtë titull deri me sot, nuk kanë arritur ta marrin historikisht asnjë nga presidentët e Shqiperisë, Dardanisë e gjetkë, se për K/Ministra dhe ministra as që bëhet fjalë t’a kenë dëgjuar, se cfarë do të thote ky titull.
Sa më shumë, që ne shqiptarët e urrejmë me fanatizëm vulgar anadollak figurën e lartë botërore, aq më shumë Imzot Janullatosi nderohet dhe respektohet.
Mendoj, se një falënderim i perzemert, i duhet përcjellë në kete rast celulës demostruese dhe mediave primitive papagalle butaforike shqiptare, që kanë bërë që popullariteti i tij të rritet shumë, në botën shqipfolëse, se të huaj, nuk dijnë për fat të mirë shqip dhe nuk i kuptojnë sherret apo budalliqet tona anadollake…
Ceremonia zyrtare e dorezimit të titullit: “Doktor Nderi”, u mbajt pasdite pa asnjë problem, në Kampusin Universitar “Rose Hill”, afër Kopshtit Botanik të metropolit njujorkez.
Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit të nderit Fortlumturia e Tij mbajti kumtesen: “Duke perhapur Ungjillin ne nje vend multifetar. Meditime theologjike per fete e tjera”.
Për më shumë, shqiptaro-amerikanja shkrimtare, poete, perkthyese dhe kritike e njohur Aida Bode, duke pershkruar realisht historinë e Universitetit Jezuit, vlerëson, se: “Fordhami është një universitet jezuit nga më të vjetrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar në vitin 1841, universiteti qendron me një mision të patundshëm: të zbulojë urtësinë dhe të transmetojë mesimdhënien nëpërmjet studimit dhe arritjeve me të larta mësimore. I udhëhequr nga tradita katolike dhe jezuite, ky universitet mbeshtet zhvillimin intelektual, moral dhe fetar te studenteve dhe i përgatit të udhëheqin një shoqëri globale. Ky universitet nderoi të marten, me datën 28 janar, 2014 Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me Doktoraturën e Letrave Njerëzore Honoris Causa (në latinisht “Për hir të Nderit”). Ceremonia u zhvillua në Kishën e Universitetit në Kampin Rose Hill (Kodrina e Trendafilit)…”
Por, nga ana e tjetër nihilistet, asnjëherë nuk permendin, sesa shkolla ka hapur, sa kisha ka rindërtuar dhe ndërtuar nga themelet, ndihma material dhe financiare ka dhuruar njerëzve në nevoj, sa femijë ka derguar me studime jashtë vendit në profile të ndryshme dhe jo vetëm fetare, sa femijë ka derguar për shërim falas jashtë Atdheut etj. E pra, të gjithë këto fëmijë janë shqiptarë dhe jo grek!?
Ai, është Qytetar Nderi i Tiranës, titull, ky i dhënë si Mirënjohje nga Kryeministri i Shqipërisë (i mirë apo i keq), me emrin Edi Rama.
Ai, erdhi në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, me miratimin apo deshirën edhe të ish Kryeministrit dhe ish Presidentit Dr. Sali Berisha.
Kryebariu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Imzot Janullatosi, është Antar Nderi në 17 (shtatëmbëdhjetë) akademi universitetesh presitigjioze të botës dhe figurë e lartë e botës akademike laike dhe të Kishes Otodokse nëpër botë.
Pra, i mirë apo i keq, në New York, Shkëlqesia e Tij, ishte i ftuar si shqiptar dhe Kryetar apo Kryebariu i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe jo asaj helene (greke).
Ai, njeh shumë mirë historinë dhe kulturën shqiptare, mbasi flet shumë mirë gjuhën shqipe, kur në Shqipëri dhe Dardani, po rritet gjithnjë e më shumë përqindja e analfabetizmit. Kujtojmë, se në kryeqytetin e Shqipërisë Etnike, që është Prizreni historik, gjuha më e folur në ambientet publike nuk është shqipja, por gjuha e ish kolonizatorëve turq. Të gjithë meshat e shenjte, në mbarë kishat shqiptare brenda territorit të Shqipërisë Fortlumturia e Tij Prof. Dr. Anastas Janullatosi, i thotë në gjuhën e bukur shqipe.
Ai, ka qenë dhe është gjithnjë zëri dhe ndërgjegja e komunitetit të tij orthodoks.
Në podiumin presigjioz të Universitetit Fordham në New York, kur ai po ligjeronte, në auditorin e mbushur me shumë student dhe profesorë të nderuar dhe shquar amerikanë, ishte i vendosur perkrah flamurit amerikan, dhe të universitetit mikprites edhe Flamuri Kombëtar Shqiptar Kuq e Zi.
Pra, e duam apo nuk e duam Fortlumturinë e Tij Prof. Dr. Imzot Janullatosin, si njeri i famshëm, i nderuar dhe respektuar botërisht, ai ka perfaqsuar denjësisht komunitetin ortodoks shqiptar si kryebariu i mirë i tyre… Për t’a nderuar në marrjen e vlerësimit të merituar, i pranishëm ishte edhe Fortlumturia e Tij Peshkop Nikon Liolin, kryebariu i Kishës Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston të ShBA-së.
Janullatosfobia fondamentaliste, ka verbuar një pjesë primitive apo radikale shqiptare, që të mos shohin trahun e terroristëve të rinj shqiptarë ekstremistë islamik, që po na verbon të gjithëve, para syve tanë dhe ditën për diell.
Shumë organizata islamike, gjoja “bamirëse”, në Dardani, Shqipëri dhe shtetin “vella” të ish “baba Dovletit”, që sot për fat të keq, drejtohet nga i kryekorruptuari në skandale të mëdha neo-otomanisti i tërbuar radikal vehabisti K/Ministri Erdogan (i cili, është i padëshiruar për popullin e vet, sepse ka e po mbyt me gjak dhe terror opozitën laike ataturke…), po rekrutojnë si mercenarë fetarë, në emër të fesë islame, me mijera të rinj shqiptare, për të luftuar për Jihad (Lufte të Shenjt) dhe se asnjë gazetar, analist, televizor shteteror apo privat, revist, ëebsit (që pothuajse drejtohen nga përfaqsues të komunitetit islam, në vendlindje dhe diasporë), si të verbuar, nuk i shohin thirrjet e tyre histerike fashiste (në youtube), kundër vetë shqiptarëve.
Ne, as kemi pasur dhe as s’do të kemi “vëlla”, fëmijët e etërve otoman kolonizatorë barbar, që ende nuk kanë kërkuar deri me sot falje publike me shkrim dhe goje, për Krimet Sistematike Kundër Njerezimit, që për 5 shekuj, kanë ushtruar kundër popullit të Gjergj Kastriotit, Hasan Prishtina, Isa Boletinit, Nënë Terezës, Mic Sokolit, Bajram Currit, Dedë Gjon Lulit, At Gjergj Fishtës, Imzot Fan Stilian Nolit etj.
Pse kjo heshtje varri nga komuniteti dhe “intelektualët” islam në trojet etnike!?
Qeveria Amerikane, kohët e fundit, është shumë e shqetsuar dhe alarmuar me të drejtë, për perhapjen e shpejtë, që po marrin grupet terroriste të Al Qaidës në Siri, ku, ka shumë antarë për fat të keq, me gjak dhe gjuhë shqiptari, që flasin dhe kërcenojnë hapur në shqip 24/7 në mediat elektronike, se do të përmbysin rendet demokratike përparimtare në të gjithë botën, për të vendosur me cdo kusht dhe cmim sundimin e Ligjit të Sheriatit.
Pse nuk bëhet pyetja: Pse ky universitet amerikan apo një tjetër të nderoj një klerik tjetër orthodoks shqiptar?! A ka klerik shqiptar, që ka nivelin e kryebariut të tyre?! Nëse po, cili është dhe pse nuk është ftuar nga universitetet prestigjioze amerikane!?
Mos është kjo një “padrejtësi”, që amerikanët u bëjnë klerikëve etnike shqiptare orthodoks!? Vlerësimi për Imzot Janullatosin ka adhur nga një universitet katolik dhe jo ortodoks.
Nëse ky klerik i lartë me famë botërore, do të kishte marrë ndonjë vlerësim nga një universitet ortodoks amerikan, për nacionalistët primitivë shqiptarë në vendlindje dhe këtu në New York, do të ishte një “katastrof” dhe një front më shumë, në luftën donkishotest nga mediat shqipshkruese.
Po cfarë po bëhet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo diasporë ku, askush nuk flet apo ngrihet në demostrata, kundër jashtëqitjes “shqiptare”, që po luftojnë si muhaxhidinë për Jihad në Siri!?
Ata po i bëjne një dem të madh imazhit të trojeve etnike shqiptare nëpër botë, ku, reagimet e mediave të huaja po behen gjithnjë e më të shpeshta… Para disa muajve shqiptarët në Maqedoni të udhëhequr nga disa hoxhallarë, në demostratat për të drejtat e tyre, dolën me flamurin e zi dhe të gjelbërt të organiztave terroriste si Hamasi etj.
Sheriati, është kunder vendeve përparimtare, si Amerika, Europa Perëndimore, Kina, Rusia, Japonia, Australia si dhe kundër vetë besimtarëve paqësor islam kudo në botë etj.
Ideologjia e ligjeve në fjalë, nuk njeh flamur, gjuhë, komb, liri dhe të Drejta të Njeriut, respektim të gjinise së brishtë femërore, të drejtën e votës, pjesëmarrejen në jeten politike, shoqërore, kulturore, administrative, të zgjedh dhe të zgjidhet në organet e pushtetit lokal dhe qendror.
Mjafton të lexosh programet e tyre dhe e sheh botën e errësirës dhe vdekjes, që do t’i ndodh kujtdo, që do të behet si ata. Republikat islamike sot, ku, aplikohet ky krim i lirive dhe të drejtave të njeriut, janë shembulli më klasik.
Kjo heshtje me ose paramendim, i ka dhënë krah lulëzimit dhe zgjerimit të grupeve ekstremistë, që nga Siria bejnë thirrje për Jihad.
Ata si kancer, në trupin e sfilituar nga hallet në trojet shqiptare, nesër mund të behen një eksploziv i rrezikshëm dhe shqetësim shumë serioz, për gjithë shqiptarët, bashkëjetesën fetare, popujt jo islam të Ballkanit, Europën dhe botën.
Toleranca e forcave të rendit dhe ekspertëve të Ministrive të Brendshme, Shërbimeve Sekrete respektive Dardani dhe Shqipëri, ka bërë, që këto muhaxhidinë, të tredhur në tru, të përhapen si kërpudhat mbas shiut, sepse qeveritë dhe “intelektualët” shqiptare, më shumë po merren me Janullatosfobinë, sesa me celulat e rrezikshme të Al Qaidës në trojet arbërore, që po veprojnë si kompani dhe brigada të medha hapur për Jihad në Siri.
Analistët e politikës shterpe të ditës, në vendlindje heshtin dhe u pëlqen më shumë të merren nudizmin banal, që shprehet në faqet e gazetave, mbi ngjyrat e të brendshmve të këngëtarëve apo artistëve të huaj dhe shqiptarëve femra e meshkuj, të presidentëve apo kryeministrave, politikanëve apo artistëve të etur për pak emër në media dhe jo me temën e rrezikut të përditshëm të kthimit të trojeve shqiptare si baza apo celula të Al Qaides, në përkrahje hapur të terrorizmit ndërkombetar. Tmerr dhe mjerim sheh kudo!
Për këto gazetarucë dhe analistë “liberalë”, më i rrezikshëm është armiku imagjinar, kleriku i lartë shqiptar ortodoks me famë botërore, që nderohet dhe respektohet nga auditoret prestigjioze amerikane, sesa “shqiptarët” e Al Qaidës, që kërkojne të vrasin bashkëkombasit e krishterë dhe besimtaret e vet paqesore në trojet shqiptare…
Shqiptarët në Siri, po vrasin si pushtues, në emër të absurdit apo fesë islame, kurse Shkelqësia e Tij Imzot Prof. dr. Janullatosi, nuk ka vrarë, por ka ushqyer me predikimet e tij elokuente DASHURI, MIRESI, PROGRES, DHEMBSHURI, CIVILIZIM, dashuri dhe respekt, për prinderit, të afërmit, vëllain, nënën, motrën, të mbash afër dhe t’a kthesh në rrugë të mbarë edhe njeriun që gabon etj…
Ai, ka shkolluar e shkollon vijueshmerisht me dhjetra të rinj e të reja, në vendet e botës civilizuese.
Fortlumturia e Tij, ka punuar për Shqipërinë dhe shqiptarët e mirë ortodoks, më shumë se shumë shqiptarë për Atdheun e tyre.
Kleriku i lartë ortodoks, nuk ka sulmuar popullin e lashtë paqesor sirian, nuk ka vrarë asnjë femijë në Siri, nuk ka perdor armë kimike të shfarosjes në masë, për të vrarë me dhjetra femijë, sikurse kanë bëërë dhe bëjnë bashkëkombasit tanë (nën emërin e Al Qaidës në Siri etj.), që sot Kombet e Bashkuara, i kanë cilësuar këto terroriste si përgjegjës, për krime kundër njerëzimit.
Këto grupe ekstremiste, nuk linden dje, por u është dashur kohë dhe mund, për të arritur aty ku janë ato sot. Kush i ka toleruar dhe pse!?
Imazhi i Shqipërise, Dardanisë apo shqiptarëve të Maqedonisë, në sy të botës po del negativ, ashtu sikurse është në realitet…
Ne si shqiptarë, tregohemi para botës si njerez hipokrit, me dy apo më shumë fytyra.
Shqiptarët, kërkojnë të integrohen me të drejtë në Bashkimin Europian, por për fat të keq, sa më shumë kohë të kaloj, aq më shumë forcohen pozitat e ekstremisteve të Al Qaidës në Dardani, Shqipëri dhe Maqedoni, që po rekrutojnë dhe perdorin si mish për top një pjesë të deshpëruar të rinisë shqiptare nga trojet etnike, duke ua shpërlarë vatrat e trurit dhe mbushur ato me pikpamje dhe nxitje të urretjes fetare ndaj atyre, që nuk janë të një besimi si ata.
Pse intelektualët e besimit islam, nuk flasin apo protestojnë në rrugë cdo ditë ose të shkruajnë apo bejnë thirrje vëllazërore, për ndalim të derdhjes së gjakut shqiptar, për interesa kriminale Al Qaidës në Siri!?
Heshtja, vret më shumë dhe është e demshme, për të ardhmen e kombit dhe fëmijëve. Nesër, femijët tanë, do të mallkojnë nënat dhe baballarët e tyre pse heshten, kur Atdheu kishte më shumë nevoj për zërin dhe ndergjegjen e tyre, kundër terroristëve shqiptarë radikale të Al Qaidës, që duan t’i kthejnë tokat e lodhura të Arberit në Republik Vdekjeprurese Islamike. Ata flasin hapur në youtube, për përmbysjen e shteteve demokratike në botë dhe vendosjen e Ligjit të Sheriatit.
Cfarë prisni Atdheu ynë është në rrezik!? A ngjau kjo në shtetin laik të Pakistanit, në vitin 1972, kur populli heshti dhe talebanët me dhunë e kthyen vendin në Republike Islamike dhe vendosën dhunshëm deri sot e kësaj dite Ligjin e Sheriatit.
Deri kur shqiptarët, do të mbajnë dhe ushqejnë lepurin e frikës në bark!? Deri kur, do të shitemi me heshtje vetëvrasëse, për disa aspra me ngjyre arabe e turke, duke pranuar me ndegjegje, që femijët tanë në vend të shkollave, do t’i nenshtrohen pavetëdije ligjeve antinjerëzore dhe vdekjeprurëse të vetes dhe kombit shqiptarë.
Ku janë shkrimtarët e famshëm edhe në Perëndim, si: z. Kadare dhe Agolli, artistët veteranë dhe bashkëkohorë, profesorët e universiteteve (me emëra fallco europianë), që heshtin para degradimit të përditshem të Atdheut tonë!?
Bota na sheh cdo ditë, se ne cilin batak parrugëdalje jemi futur. I perket trojeve etnike të parëve të fesë islame, që drejtojnë Kryemyftinitë në Tiranë, Prishtinë e gjetke në diasporë, rinisë paqësore përparimtare islame gjithëshqiptare brenda dhe jashtë vendlindjes, që të prononcohen për derdhjen e gjakut të pastër shqiptar në dhe të huaj për Jihad, pa asnjë qëllim dhe ideal, por thjeshtë ideologji ekstremiste të rrymës vehabiste fetare.
Janë jo pak, por mbi 3000 vetë, që duan të na sfidojnë dhe largojnë nga Europa në gjuhën shqipe në youtube etj., tek bëjnë thirrje për vendosjen e Republikës Islamike, kudo në trojet shqiptare.
Asnjë linder politik, parlamentar, organizatë apo shoqatë, në vendlindje dhe diaspore, qeveri, president apo kryeministër në trojet shqiptare, nuk po proteston apo deklarohet hapur, për rrezikun eminent, që do t’a kërcenoj Atdheun e Shqiponjave të Gjergj Kastriotit, sapo Lufta Civile Fetare në Siri të perfundoj.
Ku është i riu energjik Albin Kurti i ‘Vetëvendosjes’ apo Kreshnik Spahiu i ‘Aleancës Kuq e Zi’ (që kërkoj vota, për t’u bërë deputet nga xhamitë e Tiranës), ku, është gjthsecili prej nesh, në këto ditë të zeza dhe mjerimi mendor të trojeve të Arbërit, që me kohë kanë lejuar lulëzimin dhe hapur shteg vegjetimin të organizatave, që nen petkun fetar dhe bamirësisë rekrutojnë shqiptarë mercenarë perkrah Al Qaidës, ku, janë “patriotët” shqipfolës, që bëjnë foto hipokrite para flamurit të Heroit Kombëtar apo dëshmorëve të rënë ë të gjithë kohërave për Trojet e Arbërit, në Ditën e Pavarësisë cdo 28 Nëntor, ndërsa heshtin sot, kur Atdheu rënkon dhe ka nevojë, për zërin e ndergjegjës së tyre!?
Ne, që nuk i perkasim këtij besimi, shqetësohemi me heshtjen e qëllimshme të kolegëve tanë të verber, që janë gati të japin në faqet e tyre nudizmin primitiv, me të pasmet e Lady Gagës, Kim Kardishanit apo se ka apo jo të brendshme kjo apo ajo këngëtare e vendlindjes, dhe asnjëherë nuk e trajtojnë temën e terrorizmit që kemi në pragun e shtëpisë.
Kush do të mendoj dhe mbroj të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, për shqiptarët, që nuk i përkasin besimit islam në trojet shqiptare!?
Anetarësimi i Republikës së Shqipërisë në Organizatën Botërore Islamike, bie ndesh me parimin e laicizmit të shtetit shqiptar, të permendur në Kushtetutë dhe në nenin 10, pikat 1 dhe 2.
Deri më sot asnjë nga Presidentët, K/Ministrat apo inisiativa e deputetëve, nuk e nxori vendin nga ky batak absurd. Ka ardhur koha, ndonëse me shumë vonesë, që Shqiperia të dalë menjëherë nga Konferenca Islamike Boterore, ku, e plandosen gabimisht politikanët dritëshkurtër, c’ka do të ishte një hap i domosdoshëm dhe reflektim pozitiv, për të mirë të interesave kombëtare.
Shteti ynë amë, duhet të jetë ligjshmerisht dhe domosdoshmërisht laik, duke respektuar kështu Kushtetutën e nepërkëmbur të Atdheut tonë.
A duhet lejuar, që Shqiperia e Dardania, të bëhen tokë e djegur si Egjipti, ku, organizata e jashtëligjshme Vellazëria Islame, dogji me histerizëm fanatik, brenda një dite mbi 30 kisha të besimit të lashtë kristian, në këtë vend, që përbën 25% të popullsisë etnike dhe me Kushtetutën e Ligjit të Sheriatit, që u mundua të vendos ish presidenti i përmbysur vehabist, të krishterët, privohen automatikisht nga cdo e drejtë njerëzore, ku, gratë, vajzat dhe motrat e tyre, duhet të veshin ferexhe dhe të dalin të mbuluar në rrugë dhe jetojnë gjithmonë si islamikë…
A mund të vij kjo ditë e zezë edhe në trojet shqipare!? Gazetat në vendlindje dhe diasporë me redaktorë të besimit islam, s’kanë kohë të merren me këtë cështje shumë serioze, që nesër, do të jetë shqetësimi kryesor dhe do të prish fallcitetin e tolerancës fetare në popullin shqiptar, në mes të Europës.
Ju zj. Kozeta dhe z. Dalan e kushdo tjeter, eshte mire te merret me fene se ciles i perkisni dhe lini te krishteret t’i zgjedhin vete punet e tyre. Duke u marre shume me fene e krishtere, keni harruar tash 24 vjet traun e madh verbues vehabist shkaterrues, qe u ka mbuluar islmaizmin tuaj dhe te rinjte radikal shqiptar, qe po luftojne me histerizem ne Luften e Shenjte fetare (Jihad) islamike ne emer te All’ahut tuaj, qe asnjehere, nuk thote te vrasesh njerez apo femije te pafajshem ne Siri.
Ata po luftojne si kriminelë pushtues, per sundimin e Ligjit te Sheriatit kudo ne bote dhe ne trojet shqiptare. Ju zj. Keze dhe Dalani, nuk keni protestuar dhe as bere poezi per ata shqiptare, ne Mitrovice, qe u ngriten kunder bustit te Te Lumes Nene Tereza. Çeshtja e Janullatosit, eshte pune e Kishes ortodokse mbashqiptare, duke filluar me Kishen e Shen Gjergjit me Peshkop Forlumturine e Tij Imzot Arthur Liolin, komunitetin e madh ortodoks atje, ne Shqiperi e gjetke.
Kur ata nuk e kundershtojne me demostrata çfare ju duhet ju te fusni hundet, ne fene e krishtere. Ju keni mundesi te merreni me hoxhallaret e besimit tuaj, qe bejne thirrje per Lufte te Shenjte, ne mes te Tiranes dhe Prishtines, me ata qe shajne dhe mallkojne hapur dhe ne media Te Lumen Nene Tereza, Gjergj Kastriotin etj.
Lexoni dhe reflektoni me argumente mbi shkrimin tim, te cilin ia kam derguar edhe redaksive te gazetave “Illyria” botuesit, permes e-mail te gazetes z. Vehbi Bajrami, editorit z. Ruben Avxhiu dhe “Dielli” z. Dalip Greca, personalisht dhe permes e-mail te gazetes. Keto redaksi shqiptaro-amerikane, per fat te keq perfaqsohen 100% nga redaktorë te besimit islam dhe se asnjehere ne faqet e tyre ata nuk kane shkruar si atdhetare te vertete, kunder islamimzit radikal ne trojet shqiptare, qe po asfikson çdo dite shoqerine shqiptare.
Ata po tjetersojne dhe vete besimin paqesor islam tradicional te kultivuar qysh nga koha barbare e Perandorise Otomane. Asnjehere ju dhe Dalani, nuk keni mprehur penden kunder K/Ministrit te Turqise, neo-otomanisti radikal vehabist i kryekorruptuari Erdogan, qe ka kerkuar publikisht te rishkruaj historine e popullit shqiptar dhe e ka quajtur Kosoven ‘Turqi’ etj.
Ne as kemi pasur dhe as s’do te kemi “vella” ish bijte e kolonizatoreve barbarë, qe ende nuk kane kerkuar falje per Krimet Kunder Njerezimit, qe per 5 shekuj kane ushtruar kunder popullit te Gjergj Kastriotit, Isa Boletinit, Nene Terezes, Mic Sokolit, Bajram Currit, Ded Gjon Lulit, At Gjergj Fishtes, Imzot Fan Stilian Nolit etj.
Kur te mbaroni pune me hartime adolishentes dhe vjersha te propagandes politike boshe, korr e mos lidh, dhe te sillni ne binarë te shqiptarizmes te rinjte me gjak shqiptari, qe jane genjyer nga islamiket radikalë shqiptare, te ikur nga fiqiri (te shperlare nga truri i vehabizmit radikal), qe bejne thirrje edhe ne youtube per Lufte te Shenjte, ju nese ju japim te drejten te krishteret shqiptare, mund te merreni me komunitetin e krishtere.
Ju kujtoj, se shkrimi im po botohet me shume sukses ne shume gazeta dhe website te botes shqiptare dhe jashte saj. Opinionet e mia jane pritur shume mire nga intelektuale laik, te cilet me kane pergezuar per te verteten e thene troç. Ju njoftoi, opinionet e mia, se shpejti do te botohet ne disa gjuhe te huaja edhe ne shume linke te botes se krishtere joshqiptare katolike dhe orthodoxe. Te huajt do te njihen me te verteten dhe mashtrimet e propagandes komuniste islamike ne trojet shqiptare.
Comments are closed.