JAM EDHE UNË NË FACEBOOK

0
26

Curtis Sittenfeld është shkrimtare amerikane dhe ka lindur në gusht të vitit 1975 në Ohajo. Autore novelash dhe tregimesh ka shkruar Burri i ëndrrave të mia, Jetë amerikane dhe libri i saj i parë titullohet Prep dhe bën fjalë për një vajzë, Lee Fiora nga shteti i Indianës që shkoi në një shkollë elite të Bostonit.

Ndoshta nuk i dëgjuat, por kambanat për vdekjen e FB ranë disa muaj më parë, saktësisht të enjte më 4 gusht rreth orës 20.00 të mbrëmjes. Jo se rritja e tij u ngadalësua në verë dhe numëri i pajtimtarëve në SHBA u zvogëlua. As për shkak të mbërritjes së Google +. Por sepse edhe unë kisha vendosur më në fund të regjistrohesha. Aderimi im vetëm mund të vërtetojë se FB zyrtarisht është kapërcyer.

Jo se kisha një qëndrim snob ndaj tij, përkundrazi. Gjithmonë kam menduar se ishte një mënyrë për të kaluar kohën dhe po të kisha mundur të regjistrohesha kur isha beqare, do të isha argëtuar shumë. Por tani jam 36 vjeçe, e martuar, kam dy fëmijë që nuk i kanë mbushur ende tre vjeç dhe nuk arrij dot që t’u përgjigjem emaileve apo të bëj çdo gjë që të kërkojë një minimum organizimi të kohës, pa patur tundimin që të shoh se çfarë u ka ndodhur shokëve të mi të fillores.

FB është vetëm një prej tendencave të shumta kulturore që më fluturuan sipër kokës : duhet të shoh ende The wire, të lexoj sagën e Twilight dhe pasi të kem dëgjuar se ç’thuhet, ndoshta dua edhe të luaj me Angry birds. Por që të jem e sinqertë, mungesa e kohës nuk ishte motive kryesor që për kaq kohë më bëri që t’i shmangesha regjistrimit. Arsyeja e vërtetë është se nuk e dija se cila prej identiteteve të mia do ta kishte bërë. Mark Zuckerberg është i bindur se gjithmonë jemi vetë ne në çdo kontekst. Sipas portretit të tij të botuar nga revista Time kur e zgjodhi personazhin e vitit 2010, dikur i kishte deklaruar një gazetari : Të kesh dy identitete do të thotë të mos jesh i tëri.

Përgjigja ime e vetmë për këtë mund të jetë: po bën shaka? Dua të them, nuk jam i njëjti person as me pjesëtarët e familjes sime. Dhe mendoj prej kohësh se impulsi im që të sillem ndryshe, p.sh., me një ish kolegun tim të universitetit dhe me tezen e burit tim – ta përshtat personalitetin tim me situatën dhe me personin tjetër – është një provë e edukatës së mirë dhe jo e kundërta. Nuk kam iluzione, por, që të gjithë unet e mia të jenë po aq tërheqës, kjo më ka ngatërruar deri në paralizë. Profili im do ta kishte pasqyruar Kurtisin shkrimtare profesioniste (alegro, të përzemërt, përgjegjëse) apo Kuritisin e vërtetë ( të pakëndshme, e lënë pasdore, kritike)?

Do ta kisha përdorur për të bërë reklamë për librat e mi ose për të postuar fotografitë e vajzës sime me gishtin e madh të këmbës në gojë? E di se do t’i kisha bërë të dyja gjërat, por thoni sa të doni se jam me të vjetrën, më dukej një punë shumë e çuditshme.

Kur u regjistrova edne nuk e kasha zgjidhur këtë problemin e identitetit, por dëshira ime që të isha pjesë e gjërave e kapërcehu ndrojtjen time. Në një prej atyre mbrëmjeve të rralla në të cilat fëmijët e mi kishin shkuar të flinin dhe burri im kishte shkuar për një konferencë, hapa një mesazh falenderimi për një dhuratë që ia kisha dërguar shoqes sime të shkollës, Tanias. Ishte martuar në fillim të qershorit dhe për fat të keq nuk kisha patur mundësi që të shkoja në dasmë. Me mesazhin kishte lidhur edhe një fotografi me burrin e saj të ri dhe më thoshte se e kishte takuar vëllain tim P.G në Nju Jork.

Kështu mendova, Tania dhe P.G, që jeton në Ohajo, ishin takuar dhe unë nuk dija asgjë? Pastaj ajo dhe burri i saj ishin kaq të bukur dhe dukeshin kaq të lumtur saqë do të kisha dashur më të vërtetë të shihja ndonjë fotografi tjetër të dasmës. Kisha dyshimin e madh se e dija se ku mund t’i takoja. Natyrisht nuk ishte hera e parë që duke mos qënë e regjistruar në FB më kishte bërë që të ndihesha si një grua shpelle.

Në pranverën e vititi 2010 kisha marrë një email nga dy mike që më lajmëronin për lindjen e fëmijëve të tyre dhe deri në atë moment as që e dija se ishin shtatzëna, edhe pse isha kumbare në njërën prej dy martesave ( një prej emaileve fillonte kështu : Për ata si puna juaj me të cilët nuk jam në kontakt me cellular apo FB…). Gushtin e shkuar, miku im Jesse më kishte thënë se të mos ishe në FB do të thoshte të ishe vërtet e paedukatë. Dhe e kisha besuar kur, disa muja më vonë, fëmija e një mikeshe tjetër kishte lindur parakohe dhe nëse do të desha lajme, sesi ishte, më duhej t’u shkruaja drejtpërdrejt prindërve, duke i detyruar që të më përgjigjeshin.

Në mars, një grua e grupit të takimit mes nënave të reja në të cilin kisha marrë pjesë, më dërgoi një email në të cilin sugjeronte që të vazhdoja të komunikoja në FB, meqë ishim të gjitha. Dhe unë pata ndjenjën e pakëndshme të vrapoja më këmbë pas një grupi njerëzish me biçikleta. Prisni një çast!, desha t’u thërrisja. Qetësohu! Nuk jemi të gjitha!. Dhe kështu u regjistrova. Po rrëfej se ndërsa po e bëja, fantazova se isha personi i disamiliardë që regjistrohesha dhe se do të më kishin dhuruar një paketë me aksione të shoqërisë.

Edhe pse kjo ndodhi, askush nuk ma komunikuar ende. Deri më tash jeta ime nuk ka ndryshuar. Në këtë çast, kam 111 miq që, e pranoj, nuk janë shumë. 17 janë të afërm, 12 janë persona me të cilët nuk kam komunikim prej 20 vjetësh dhe 9 janë miq të miqve që nuk i kam parë kurrë. Nuk kam postuar asgjë, përveç një fotografie timen zyrtare, sepse vazhdoj të jem e pavendosur, sesa të nxjerr në pah nga privatësia ime.

Të shoh komentet dhe fotografitë e të tjerëve, pa vënë asgjë timen më duket pak sportive, por nuk mund ta ndryshoj karakterin sa hap e mbyll sytë. Ndërkohë zbulova se djali tre vjeçar i mikes sime Annie u kthye nga kampingu me të mbathurat e një fëmije tjetër, se vajza e ish padronit tim të shtëpisë po merr leksione pianoje nga një mësuese e re dhe se vëllai im ka 5 mijë miq.

Pata kënaqësinë ta shokoja dikë me ftesat e mia për miqësi. Motra ime Tiernan shkroi : A je vërtet ti? Mikja ime Jynne tha se sipas saj djali im dyvjeçar ishte bërë pardon i kompjuterit tim. Dhe dy persona më shkruan se ishin të sigurt se se shpejti të gjithë do të martohemi në Google+, gjë që duket e mundur. Për vitin 2020 shpresoj që të jem edhe unë.

Përgatiti Arjan Th. Kallço