Nga Kledian Lula, kledianlula@yahoo.com
Prej 6 muajsh kam “monitoruar” personalitetin publik të kryeministrit SALI BERISHA, duke mbledhur opinione rreth figurës së tij nga bisedat e lira, etiketime të bëra në Facebook dhe në komentet on-line të forumeve të lira, të gazetave, të faqeve sociale e rrjeteve të tjera të komunikimit elektronik. Dikujt, ose edhe vetë SALIUT, mund t’i duket si “cenim privatësie” ky monitorim. Në fakt, unë mendoj se nuk është aspak i tillë. Nuk është as “gabim njerëzor” i bërë nga ana ime. Por është një detyrim publik, për të publikuar atë që mendohet e thuhet lirshëm nga shqiptarët, për kryeministrin e tyre. SALIU është kreu i qeverisë e politikës zyrtare.
Dhe si i tillë, opinioni duhet të di se cili është mendimi i njerëzve për figurën e tij si qytetar, si politikan, si kryeqeverisës i jetës së tyre. Nga ky monitorim me afro 200 mijë lexime etiketimesh “Për SALIUN”, duke shpërfillur etiketime ofenduese, më rezultoi se në 90% të tyre, shqiptarët e etiketojnë SALI BERISHËN, si figurë “të padëshirueshme, anti-kombëtare, të korruptuar, të dhunshme, demagoge, përçarës kombëtar, intrigant, sundimtar, vrasës, shkelës të drejtash të njeriut, premtues-mashtrues, politikan konfliktual, qeverisës i dështuar etj, etj.. Këtë “profil” të SALIUT, për të qenë më evidentues e kam detajuar, sipas gërmave të Alfabetit Shqip:
GËRMA “A”: Anti-shqiptar, ashtu si tradhtari Esat Pashë Toptani, shiti trojet kombëtare detare tek Grekët, duke bërë pazare me klane të caktuara, për interesa përfitimesh vetiake politike e ekonomike.
GËRMA “B”: Bashkëpunëtor në krime ekonomike me objekt pasurimin familjar e klanor, nëpërmjet vjedhjes së pasurive e financave kombëtare shqiptare, duke e shoqëruar me ligjvënie mafioze në parlament.
GËRMA “C”: Cinik deri në hakmarrje kriminale ndaj kundërshtarëve politikë, ndaj bashkëpunëtorëve brenda PD e qeverisjes dhe ndaj gjithë atyre figurave publike politike dhe intelektuale që e demaskojnë publikisht.
GËRMA “Ç”: “Çerr” rajonal e ndërkombëtar i krimit të organizuar në Shqipëri, personi “VIP” që ka eksluzivitetin e veprimtarisë së klaneve mafioze, “rezidenti” që rekomandon, ligjëson dhe lejon funksionimin e lirshëm të të gjitha fijeve të këtij krimi me “seli” në pushtetit politik dhe qeverisjen “SALI”.
GËRMA “D”: Don Kishoti Shqiptar i kohëve modern. Kapardiset në mënyrë komike majë “kalit të ngordhur” e të vjedhur (pushtetit) dhe ulëret rrugëve, shesheve, tribunave e televizioneve: – Unë e kam bërë Shqipërinë kopshtin më të bukur të botës, popullin më të lumtur të botës, ekonominë më të fuqishme të botës.
GËRMA “DH”: “Dhelpër”, skile e vjetër, hedh gurin e fsheh dorën në të gjithë veprimet që kryen kur ka interesa vetjake, ose detyrime shërbimi ndaj të tjerëve. Sa herë dhe kudo që ndodh diçka problematike në politikën, në shoqërinë dhe qeverisjen shqiptare, si eksponent kryesor del emri tij, si nxitës, organizator, i interesuar ose përfitues.
Gërma “E”: Enver Hoxhë i sistemit dhe modelit ekonomik e politik kapitalist. Sundon me dhunë, bën ligje me dhunë, nënshtron institucionet me dhunë, kërcënon, masakron, burgos dhe vret publikisht për të mbajtur pushtetin personal, familjar e klanor dhe nuk ndëshkohet nga ligji.
GËRMA “Ë”: Ëndërron të bëhet Mbret i Shqipërisë, të futet në listën patriotëve, të rilindësve e heronjve kombëtarë shqiptar, kur në fakt ëshët futur me gjallje në listën e shkatërruesve dhe tradhtarëve të kombit.
GËRMA “F”: Feudal i kohëve moderne, i njohur familjarisht si posedues llogarishë të fuqishme bankare, të fshehura në bankat e huaja. Zotërues faktik tokash, trojesh në vijën bregdetare, pronar linjash prodhimi, vilash luksoze.
GËRMA “G”: “GINES”, ka fituar këtë titull botëror në dështimet gjatë qeverisjeve të tij, me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare dhe jetën e shqiptarëve, si rikthyes, projektues e realizues i Shqipërisë mesjetare, sipas modelit tipik “GETO”.
GËRMA “GJ”: “Gjenerali” i piramidave famëkeqe shqiptare, nëpërmjet të cilave u vodhi shqiptarëve edhe lekët e bukës, duke i kthyer në pasuri për pushtetin, klanet dhe familjen e tij, me pasojë djegien e Shqipërisë dhe vrasjen e mbi 3 mijë shqiptarëve, në luftën civile që ndezi në vitin 1997.
GËRMA “H”: Hajdut i mirënjohur votash, nuk lejon dhe nuk pranon votime të lira e të drejta, përdor kërcënimet, aferat korruptive, dhunën dhe manipulimet shtetërore, për të vjedhur votat e pushtetit.
GËRMA “I”: Intrigant i kualifikuar. I njohur si i tillë qysh përpara viteve 1990 në kolektivin e spitalit. I njohur si tillë gjatë 20 vjetëve në PD. I njohur si i tillë në qeverisje e në politikë.
GËRMA “J”: Jago, i etiketuar me këtë nofkë, për shkak sepse është ekspozuar e konfirmuar si i tillë, në gjithë veprimtarinë e tij shoqërore, politike dhe qeverisëse, nofkë kjo e ngjitur që nga koha e viteve studentore.
GËRMA “K”: Koka e kupolës së mafies shqiptare, i lidhur totalisht prej saj, në çdo hap vërteton dukshëm, se ka ndërtuar një qeverisje e politikë ligjvënëse në shërbim të saj.
GËRMA “L”: “Letër higjienike”, plotësisht i papërfillshëm nga shqiptarët e ndërkombëtarët, si figurë e kompromentuar me të keqen dhe e degraduar në planin shoqëror, intelektual, politik e shtetëror.
GËRMA “LL”: Llumi inteligjencës shqiptare, model i deformuar i qytetarit të “skaduar”. Ka cënuar rëndë dhe ka përdhosur totalisht, figurën publike dhe integritetin e politikanit e të shtetarit shqiptar.
GËRMA “M”: Monopolist i të gjithë strukturave lokale e qendrore të PD, kontrollues dhe përdorues aktiv e këmbëngulës deri në krim, i të gjithë institucioneve shtetërore për interesat e sundimit të tij.
GËRMA “N”: Ndërmjetës përcaktues, i mafies ekonomike rajonale me bazë asetet dhe financat publike të Shqipërisë. Miratues i skemës së funksionimit të pastrimit të parave të pista në “lavazhin” e sistemit bankar shqiptar, me shef “dispeçerie” qendrore, “akrobatin” kryefinanciar Adrian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shtetit Shqiptar.
GËRMA “NJ”: Njollosës i qëllimtë me objekt denigrimin, i figurave publike të shkencës, të shoqërisë civile, të medias së lirë, të artit, të sportit, të ekonomisë, të drejtësisë e të Shtetit Shqiptar.
GËRMA “O”: Organizator i gjithë trazirave politike që lindin, zhvillohen dhe acarohen deri në konfliktualitet të ashpër shoqëror, politik e institucional në Shqipëri.
GËRMA “P”: Përçarës i qëllimtë i kombit shqiptar, ka futur mijëra familje e qendra të banuara në hasmëri e në ngujim. Mijëra shqiptarë janë vrarë me njeri-tjetrin, për shkak të kësaj politike përçarëse të inskenuar e të nxitur prej tij.
GËRMA “Q”: Qendra e gjithë të këqijave, që i janë shkaktuar dhe po i shkaktohen në vazhdim këtij vendi e këtij populli, duke e lënë edhe jashtë familjes europiane.
GËRMA “R”: Roje besnike në mbrojtje prej ndëshkimit ligjor, i ministrave, deputetëve, bashkëpunëtorëve në biznese, duke bllokuar, komprometuar, kërcënuar, sulmuar dhe urdhëruar drejtësinë të mbyll dosjet e krimit të tyre.
GËRMA “RR”: Rrëmbyes, torturues, masakrues dhe zhdukës i biznesmenëve, duke përdorur shërbimin sekret shtetëror. Tutor shtetëror i bizneseve, duke u imponuar atyre financimin e veprimtarive të pista të klanit qeverisës, të familjarëve të tij e të veprimtarive mediatike në shërbim të pushtetit të tij.
GËRMA “S”: Spiun i ish-sigurimit të shtetit, ka qenë dëshmitar dhe akuzator në gjyqet politike në regjimin komunist, ku ka kërkuar edhe varje në litarë për viktimat e tij.
GËRMA “SH”: Shitës pirat i aseteve shtetërore dhe pasurive strategjike kombëtare, duke aplikuar klientelizëm politik, klanor e familjar, nëpërmjet vendimeve qeveritare e ligjeve parlamentare, të formuluara dhe të miratuara fshehtësi prej bandës në pushtet.
GËRMA “T”: Turpi ndërkombëtar i Shqipërisë. Bota e njeh si simbolin e keq politik e qeverisës shqiptar, si aplikues i një pushteti dhune e varfërimi të popullit, si një eksponent bashkëpunues, drejtues e mbrojtës të krimit të organizuar shtetëror.
GËRMA “TH”: Thyerës zyrtar i ligjeve të shtetit, mos respektues i tyre në asnjë rast, përdorues ligjeve në shërbim të qëllimeve e interesave të tij personale, ose të klikës zyrtare e politike që ka krijuar.
GËRMA “U”: “SALI Ulërima”! Me këtë nofkë njihet prej 20 vjetësh nga shqiptarët, aq sa lemerisë edhe fëmijët kur bërtet si i xhindosur nëpër ekrane, aq sa tremb edhe gjënë e gjallë kur ulërinë ugarëve, rrugëve e shesheve nëpër mitingje.
GËRMA “V”: Vrasës, kapobanda e grupeve kriminale ekonomike, politike e shtetërore. Pas 26 të vrarëve në biznesin e tij shtetëror familjar në Gërdec, viktimat e rradhës u ekzektuan në 21 janar 2011, kur SALIU urdhëroi policinë dhe Gardën e Republikës, të qëllonin mbi popullin, duke vrarë 4 protestues.
GËRMA “X”: kryeministër “Xinxërfile”!
GËRMA “XH”: Xhelat i të drejtave të njeriut, është i vetmi kryeministër në Europë, që ushtron dhunë e presion kundër medias së lirë, që vret protestues, që dërgon bandat e armatosura të pushtetit, për të larguar komunitetin romë nga vendbanimet, duke i zaptuar truallin për ndërtime.
GËRMA “Y”: YYYYYYYY… o SALI! Kështu ia bëjnë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, kur e shikojnë në ekrane. YYYYYYYYYYY, ia bëjnë kur e dëgjojnë që mban fjalime qesharake për Shqipërinë, sikur është “kopshti i lulëzuar i botës”, ose kur flet për demokraci, për mirëqenie e drejtësi.
GËRMA “Z”: Zvarranik i neveritshëm politik përpara shqiptarëve kur i bien “puplat” dhe përpara ndërkombëtarëve, kur ata e godasin me “shuplaka” publike, si kryeqeveritar e politikan dështak, si mashtrues e të inkriminuar, ose kur nuk e përfillin dhe ka nevojë për ndonjë lëvdatë false, si “kryeministër i suksesshëm, me qeverisje demokratike”.
GËRMA “ZH”: Zhele, ka 20 vjet që është katandisur i tillë, në të gjithë drejtimet…, aq sa i ka mbetur vetëm emri i gjendjes civile SALI BERISHA, emër të cilin, 90% e shqiptarëve ndihen keq kur ia dëgjojnë…