Ja PROVA se kush e ka bllokuar ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë

0
41

Nga Erion Braçe, 10 Gusht 2012

Ju pata thënë që Berisha është “burrë i poshtër”, “batakçi”!

Ja dhe prova.

E mbani mend që një javë më parë shkoi diku pas Fierit e bëri sikur inauguroi rrugën Levan- Tepelenë?

A e mbani mend që iu tha një grushti PD-istësh, por edhe gazetareve se PS bllokoi dhe vonoi ndërtimin e rrugës?

Dokumenti qe shihni është faqja e parë e relacionit të nënshkruar nga Sali Berisha, që shoqëron projektligjin që kërkon të miratojë marrëveshjen e 2-të ndryshuese për ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë.

Sipas marrëveshjes së parë, disponibiliteti i kredisë 70 milion euro ka skaduar për shkak të vonesave në ndërtimin e rrugës dhe disbursimin e kredisë.

Shihini shkaqet, vëreni, i shkruan vetë Sali Berisha:

1. Marrëveshja është nënshkruar në qershor 2005;

2. Marreveshja është miratuar në Kuvend në maj 2007, pra pas 2 vjetësh;

3. Ndërtimi i rrugës është vonuar për shkak të procedurave të vonuara të tenderit, lidhjes së kontratës dhe ritmeve të ngadalta të punës;

4. Ndërtimi i rrugës është vonuar nga problemi i shpronësimeve të pakryera dhe ndryshimit të projektit për t’i ardhur në ndihmë batakçinjve italianë të hidrocentralit të Kalivaçit që s’u bë kurrë.

Të gjitha të shkruara nga Sali Berisha.

Ku janë socialistët këtu?

Kërrkund! PS s’ka asnjë përgjegjësi.

Ky është Sali Berisha, një palaço burrë që me populizmin e tij shan e shpif lart e poshtë, kurse zyrtarisht me shkrim thotë të vërtetën: rruga Levan- Tepelenë s’ka mbaruar vetëm për shkak të qëllimeve politike të tij, urrejtjes ndaj Jugut dhe paaftësisë totale, veshur me korrupsion!