Ja përse Berisha po i kundërvihet Jozefina Topallit!

0
33

Nga Enkeleda Beqiri, 17 maj 2013

http://www.alb-observer.com/2013/05/ja-perse-berisha-po-i-kundervihet-jozefina-topallit/

Edhe pse kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka qenë një nga mbështetëset më të flakta të kryeministrit Sali Berisha, së fundmi kjo lidhje është krisur. Gjithcka doli në pah pas debatit në kryesinë e Partisë Demokratike mes të dyve, kur Topalli doli duarbosh, pasi Berisha i vuri kryq listës së saj dhe vendosi emrat e tij në listën e kandidatëve për deputet në Shkodër. Topalli u largua nga mbledhja duke thënë se kishte dhimbje koke ndërsa lulëzuar edhe teoritë e para të kësaj prishjeje.

Kështu fillimisht u fol për luftën mes klaneve të PD-së ku sipas të gjitha gjasave klani që mbështetste Bashën kërkon të marrë revanshin. Megjithatë gazeta Dita raporton se Berisha i ka vënë pas Topallit njerëz që kanë me të konflikt pronësie. Ndërsa për topallin është e papranueshme të dalë në fushatë me Nard Ndokën, që e akuzon për implikim në vrasjen e njeriut të saj. /alb-observer.com/

Lexo shkrimin e plotë: Çfarë e trembi Berishën në Shkodër?