TemA, 8 Gusht 2012
Ndërsa krimi i rrugës lulëzon hapur ditë e natë, ndoshta duhet të ndjejmë keqardhje dhe për politikanët varfanjakë. Pasuritë e tyre për vitin 2011, sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive diku janë tkurrur, diku janë zgjeruar. Dhe ta mendosh se janë vetëm deklarime zyrtare. Ndiqni më poshtë pasuritë e tyre.
– Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij deklarojnë të ardhura modeste dhe qëndrojnë larg shit-blerjeve personale të pronave të paluajtshme. Ndryshimi i vetëm në pasurinë e tij është shtimi i parave cash, ku kryeministri deklaron se ka 1 milion lekë të akumuluara, përveç llogarive bankare.
– Shkëlzen Berisha për vitin 2011 ka deklaruar si të ardhura rreth 1.8 milionë lekë nga ushtrimi i konsulencave juridike si person fizik. Mungojnë shifrat prej 150-200 mijë euro kësaj here për Shkëlzenin. Të ardhurat e tij janë tkurrur dhe duken në pakësimin e llogarive bankare me rreth 30 mijë euro në total.
– Argita Berisha deklaron të ardhura pak a shumë të njëjta me vitin e kaluar. Ajo ka arritur të rrisë të ardhurat personale si pasojë e konsulencave juridike duke e çuar shifrën në 35 mijë euro. Gjithashtu, ajo ka shtuar edhe të ardhurat që i vijnë nga një apartament i tretë në Tiranë.
– Bamir Topi gjatë vitit të kaluar ka paguar një shumë prej 7 milionë lekësh dhe po kështu ka tërhequr 35 mijë euro nga depozita personale për të investuar në një apartament në Shkozë. 400 mijë lekë ka blerë një tokë are po në këtë vend dhe ka përfituar 3.6 milionë lekë nga kompensimi i pronave sepse së bashku me familjarët gëzon statusin e ish-pronarit. Rroga e tij si president për vitin 2011 në shifrën rreth 2.5 milionë lekë. Vijon të shlyejë një kredi.
– Jozefina Topalli vijon të ketë rrogë më të lartë se Kryeministri. Si kryeparlamentare ajo ka përfituar shumën prej 3 milionë e 500 mijë lekësh. 2 milionë i ka përfituar nga përfituar nga kompensimi i pronave dhe nuk lë pa përmendur 1 milion lekë shpenzime për vajzën e saj në Francë. Bashkëshorti i saj Ndoc Topalli ka përfituar 4 milionë lekë në profesionin e noterit. Me 3.5 milion lekë ajo ka restauruar shtëpinë e saj në Shkodër.
– Bujar Nishani ka deklaruar të ardhura të kënaqshme si ministër i Brendshëm. Përveç pagës 1.3 milionë lekë si ministër, ka deklaruar 100 mijë lekë që i ka përfituar nga anëtarësimi në KLD dhe po kështu nga pagesa si anëtar në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Ka dhe dy apartamente me qira në Durrës, trashëgimi e bashkëshortes. Gjithashtu Nishani ka një kredi prej 120 mijë eurosh ,të cilën do të vijojë ta shlyejë gjatë këtij viti. 13 mijë euro i paguan kolegjin të bijës në Vjenë.
– Majlinda Bregu ka marrë kredi 145 mijë euro më 2010, por nuk i përdor dhe ka vijuar të marrë overdraft me vlerë 5000 euro më 2011.
– Genc Ruli ka ndërtuar dhe mobiluar vilën në Farkë për 150 mijë euro. Vila është 468 metër katrorë. Ai ka përfituar rreth 300 mijë lekë nga interesat e bonove të thesarit dhe 1500 nga USD nga depozita.
– Ridvan Bode ka deklaruar se harxhuar 5 milion lek për të rindërtuar një shtëpi në Rakickë të Korçës.
– Arben Ristani thotë se rritur pasurinë e tij me 30 mijië dollarë për vitin 2011.
– Kryetari i LSI, Ilir Meta deklaron se gjatë vitit 2011 ka përfituar vetëm nga paga e tij si deputet dhe e Monikës si sekretare organizative e LSI-së.
– Edi Rama ka pasur shtim në llogaritë rrjedhëse në vlerën 792.427 lekë. I janë pakësuar paratë cash në shumën prej 160 mijë lekëve. Sipas pagës vjetore ka përfituar 932.954 lekë. Në një llogari bankare ka 0,007 lekë në një tjetër 23.419 lekë. Ai vijon të shlyejë një kredi dhe i ka mbetur shuma 705.490 lekësh të reja. Ndërsa bashkëshortja e tij Linda fiton më shumë para. Ka shtim të llogarisë rrjedhëse 16.850,60 euro. Nga pagesa vitin e kaluar ka përfituar shumën prej 480 mijë lekëve si përgjegjëse e sektorit kërkimor në Qendrën për Nxitjen dhe Zhvillimin Njerëzor. Nga kjo qendër për ekspertizën e ofruar ka përfituar shumën 11.800 euro dhe 10.500 dollarë amerikan. Merr qiranë e një apartamenti, ka ku ka përfituar 9.720 euro. Shkollimi i vajzës i kushton 3000 franga zvicerane.
– Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka përfituar një pagë vjetore vitin e kaluar 2.293.435 lekë të reja. I biri i tij Ledian Ruçi është në borxh sepse ka një kredi prej 100 mijë eurosh dhe ka blerë lokal.
– Deputeti i PS-së, Sadri Abazi ka shtuar një pasuri prej 174 milionë lekësh gjatë vitit 2011.
– Fidel Ylli ka shtuar shumën prej 630 mijë eurosh.
– Tom Doshi duket se ka qenë i pafat për këtë vit sepse llogaritë e tij bankare janë pakësuar me 115 milionë lekë.
– Petrit Vasili ka para cash të shtuara ka 350.000, të ardhurat si ministër janë 1,668,793 dhe si kryetar bordi 117,090 lekë.
– Fatmir Mediu ka shitur apartamentin e tij 226 metër katror tek Shallvaret për 220 mijë euro dhe ka legalizuar truallin e vilës së tij në Golem, edhe pse duhet të mbrojë të drejtat e pronarëve.
– Sokol Olldashi ka blerë një vilë dubleks 151 metër katror në Gjirin e Lalzit për 57 mijë euro dhe nga paga vjetore si ministër dhe anëtar i KRRTRSH përfiton 1,688,285 lekë.
– Ndërsa Basha ka deklaruar vetëm të ardhurat si kryebashkiak. Të ardhura nga paga shkojnë në vlerën e 734,162 lekë. Dhe të ardhurat e bashkëshortes nga leja e lindjes në Hollandë prej 10.808 euro.
– Astrit Patozi ka deklaruar se ka blerë dy makina për vitin 2011. Një makinë Peugeot për 13 mijë euro dhe një Benz për 300 mijë lekë.