Ja kufijtë e rrezatimit radioaktiv mbi trupin e njeriut

0
79

Njësia matëse është milisivert. Sipas Shoqatës Botërore të niveleve bërthamore,nivelet e pranueshme dhe e papranueshme të rrezatimit janë:
2 MSV / yr (millisieverts) konsiderohet sasi e papërfillshme për çdo person.
9 MSV / yr, në këtë sasi rrezatimi gjendet ekuipazhi i avionëve të linjës New York – Tokio
20 MSV / yr, është mesatarja e pranuar për ata që punojnë në centrale bërthamore.
50 MSV / yr, kjo ishte mesatarja e atyre që punonin në centrale bërthamore.
100 MSV / yr, nga ky vëllim e sipër fillon e shfaqet kanceri
350 MSV yr, nga ky vëllim u përfshinë të gjithë ata që gjetën vdekjen në Çernobil
1.000 MSV, Me një ekspozim të vetëm në këtë nivel,mund të shkaktohet sëmundje e përkohshme me simptoma të tilla si të përzier, ulen rruazat e bardha të gjakut, por nuk shkaktohet vdekje. Përtej kësaj, simptomat janë më të theksuara në varësi se sa kohë ekspozohet trupi i njeriut.
5.000 MSV, Me një ekspozim të vetëm në këtë nivel rrezatimi,të gjithë vdesin brenda një muaji

BURIMI: Shoqata Botërore Bërthamore

Kërcënohet planeti nga rrezatimi radioaktiv – Braktisën centralin punonjësit e fundit
– As helikopterët nuk hedhin dot ujë deti mbi reaktorët
– Kalim rrufe i helikopterëve që të mos përfshihen nga rreatimi
– Vazhdon të dali tym nga reaktorët 3 dhe 4
– Paralajmërohen kompanitë ajrore për radioaktivin në zonë
– U larguan nga centrali punonjësit e fundit dhe u rikthyen sërish për të shpëtuar situatën
– Korea e Jugut ka dërguar në Japoni metale të rënda-U mbaruan rezervat e Japonisë
Kaotike dhe me rrezik të madh për planetin vazhdon të jetë gjendja në Japoni,ndërsa shqetësimi më i madh erdhi kur autoritetet kërkuan nga 50 teknikët e fundit të centralit bërthamor, që ata të braktisin centralin përkohësisht.

Në orën 08.30 (ora shqiptare), 50 teknikët e fundit, të cilët në mëngjes kishin marrë urdhërin të braktisin përkohësisht centralin në Fukushima, u rikthyen në punë, pasi siç thanë duhet medomosdo të kontrollojnë situatën dhe të përpiqen për të rrjedhur sa më pak radioaktiv, për të shmangur katastrofën.

Disa orë më parë, një tjetër zjarr shpërtheu në reaktorin nr. 4, ku dje, pas një shpërthimi filloi rrjedhja. Një tym i bardhë filloi të dali edhe nga reaktori 3,i cili ishte jashtë funksionit ditën e premte, në momentin e tërmetit të madh.

Autoritetet japoneze janë duke hapur një rrugë për të kaluar zjarrfikëset për tek reaktori 4.
Ujë deti po hidhet në reaktorët 1,2 dhe 3 për ftohjen e shkopinjve bërthamorë.

Punonjësit u përpoqën që të ftohin edhe reaktorët 5 dhe 6,në të cilët ditën e djeshme ka rënë ndjeshëm niveli i ujit. Autoritetet japoneze kërkuan ndihmën e forcave ushtarake të SHBA-së.
Moti i keq në Fukushima nuk ndihmon helikopterët që hedhin ujë në reaktorët. Kalimi i helikopterëve bëhet me një shpejtësi tepër të madhe që të mos rrezatohen nga radioaktivi.
Agjencia e lajmeve Kyodo, njofton se shkopinjtë bërthamorë në reaktorin 1 kanë pësuar 70% dëm dhe shkopinjtë e reaktorit 2 kanë pësuar dëm 33%.

Niveli i radioaktivitetit në zonën Imparaki, në veri të Tokios, kanë arritur në 300 herë më të larta se niveli i lejuar, por theksohet se akoma nuk kanë aritur në nivelin e rrezikshëm.
Gjithashtu nuk janë bërë plane për të zmadhuar perimetrin e zonës së ndaluar, mbi 30 km që është në këto momente.

Në Japoni njeerëzit janë njoftuar të kenë kujdes të veçantë kur dalin jashtë, duket të kenë doemos omrbellë, të mos futin në shtëpi këpucët dhe rrobat që kanë përdorur jashtë, ndërsa duhet të izolojnë edhe ditaret.
Kërcënimi më i madh do të jetë moti i keq, i cili do të uli radioaktivin në tokë dhe do të bjerë në trupat e njerëzve.

Nëse radioaktivi ngjitet në stratosferë, atëherë mund të qëndrojë atje shumë kohë, më pas mund të ulet dhe me ndihmën e shiut do të përfshijë qytetet.
Nëse shiu do të jetë me erë, atëherë ekzistojnë dy mundësi, ose era do të sjelli radioaktivin në zonat e banuara, ndërsa ai mund të jetë sipër oqeanit, ose e dyta, era mund të largojë radioaktivin nga qyteti dhe ta çojë në oqean,nëse radioaktivi gjendet mbi qytet.