Izet Haxhia, ish-truproja i Berishës dhe njeri i afërt i tij, ka publikuar në Facebook një episod nga jeta e tij në vitin 1999, kur njerëz të Berishës i vunë mina me telekomandë Fatmir Haklajt.
Haxhia rrëfen se ishte gjithë ditën me Fatmirin, pastaj gjatë natës tek shtëpia e tij dhe në mëngjes ishin ndarë.
Sipas tij, një i paguar prej Berishës të cilin e citon me emër, kishte vendosur minat.
Pas shpërthimit, kishte humbur jetën një nipi i Fatmir Haklajt, ndërsa ky i fundit kishte shpëtuar.
“Pasi merret vesh prita thërritet në Tirane tek shtepia e zëvendes shefit të Shtabit të Ushtrisë në atë kohë me origjine nga Tropoja, mbiemri Selimaj, Halil Haklaj.
Aty kishte ardhur nje person i afërt me Berishën.
Ky person thotë se unë nga të dhëna të sigurta që kam, e di se kush ja ka bërë pritën Fatmirit.
Sipas këtij personi, pritën e ka bere Izet Haxhiaj me urdhër të Berishes dhe për këtë akt është paguar me 1 milion marka nga ana e Berishes.
Këto gjëra i thotë një i afërt i Berishes, shumë i afërt biles.
Ai quhet Ferit Breçani.
Për këtë ai bëhej i besushëm, sepse vinte nga brenda familjes së Berishes dhe akuzonte Berishën si organizator dhe mua si zbatues.
Halili urgjentisht niset për në Tropoje dhe mbasdite vjen tek spitali.
Pasi flet vetëm për vetëm me Fatmirin, me thonë që Fatmiri don të flasë me ty.
Kur futem tek dhoma Fatmiri më thotë këto fjalë:
“Ai njeriu që ti don shumë dhe i beson, don që të na fus të vrasim njëri tjetrin…edhe po te mos kishim qenë bashkë dje gjithë ditën edhe natën unë nuk do te besoja që ti mund të përzihesh në ndonjë gjë kundër nesh…, por hapi sytë se Berisha me intrigat e tija na don të vdekur të gjithëve…”
Do t’i thoja Tomës që të bëjë kujdes nga intrigat e nje djalli si Berisha”, shkruan Haxhia.
Me poshtë, statusi i plotë i Izet Haxhise ne Facebook…
Kjo historia e Tomes me kujton diçka qe e ka ndodhur ne mars te ’99 kur kam qene ne tropoje.. ka lidhje me priten e pare qe i eshte bere Fatmir Haklajt me mina te telekomanduara.. nje dite me pare kemi qene bashke me Fatmirin gjithe diten, ne darke shkuam tek shtepia e tij ne Haklaj.. pastaj erdhen disa pjestare te uçk e kerkuan ndihmen e fatmirit, se mendohej qe ate nate nepermes Tropojes do kalonte Tahir Zema, i cili kishte dezertuar nga fushbeteja e luftes çlirimtare te Kosoves ne veren e vitit 98, duke braktisur frontin e luftes e duke lene te vetem Ramush Haradinajn bashke me luftetaret e tij, perballe forcave te shumta pushtuese serbe.. me te drejte Zema quhej nje tradhetar e dezertor dhe denimi ne lufte per keta dihet.. kemi pritur ne disa pika por nuk eshte dukur koloneli i Bukoshit.. jemi kthyer ne shtepi diku aty nga mbarimi i nates.
Në kete kohe nga Anton Gjergj e komandoja qe drejtonte behej vendosja e minave te telekomanduara qe do shperthenin diten e neserme rreth ores 8 gjate kalimit te makines, ku ishte Fatmir Haklaj me disa persona te tjere.. sapo kam degjuar shperthimin jam nisur per Bajram Curri, tek spitali ku ndodhej i plagosur Fatmir Haklaj e fatkeqsisht ne kete pritë humbet jeten nipi i tij Eduarti.
Do thoni ç’lidhje ka me TOMEN KJO HİSTORİ….
MUA MA MER MENDJA QE KA.
Pasi merret vesh prita therritet ne Tirane tek shtepia e zevendes shefit te shtabit te ushtrise ne ate kohe me origjine nga Tropoja, mbiemri Selimaj, emri nuk me kujtohet Halil Haklaj, aty kishte ardhur nje person i afert me Berishen… Ky person thote se une nga te dhena te sigurta qe kam, e di se kush ja ka bere priten Fatmirit… sipas ketij personi priten e ka bere Izet Haxhiaj me urdher te Berishes dhe per ketë akt eshte paguar me 1 miljon marka nga ana e Berishes…
Keto gjera i thote nje i afert i berishes sjume i afert biles… FERIT BREÇANI… per kete ai behej i besushem, sepse vinte nga brenda familjes se Berishes dhe akuzonte Berishen si organizator dhe mua si zbatues… Halili urgjentisht niset per ne Tropoje dhe mbasdite vjen tek spitali… pasi flet vetem per vetem me Fatmirin me thone qe Fatmiri don te flase me ty…
Kur futem tek dhoma, Fatmiri me thote keto fjale… “ai njeriu qe ti don shume dhe i beson, don qe te na fusë te vrasim njeri-tjetrin… edhe po te mos kishim qene bashke dje gjithe diten edhe naten, une nuk do te besoja qe ti mund te perzihesh ne ndonje gje kunder nesh…, por hapi syte se Berisha me intrigat e tija na don te vdekur te gjithve…”
Do t’i thoja Tomes, qe bej kujdes nga intrigat e nje djalli si Berisha.
Marrë nga Gazeta Dita
Izet Haxhija ka thanë ate qe eshte e vertetë.
Sali Berisha te fut ne vallen e turpit sikur po te çon ne dasem.
Rasti i Tomes eshte per momentin nji anerre qe pritet te çmohet… populli thotë: Ishalla del për hajër!! Po hajr nuk duket se do kete…
Comments are closed.