Itinerari i Topallit për tetë ditë: Tiranë-Athinë-Abu Dabi-Xhakarta-Stamboll-Tiranë-Berlin-Tiranë-Stamboll-Bejrut

0
69

TemA Online, 14 Shkurt 2012

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, numri dy i kësaj mazhorance pas Berishës, edhe pse vendi është në një emergjencë të plotë, është zhdukur prej tetë ditësh nga Shqipëria. Duket si një tur turistik, nëse do të shohësh itenerarin e saj të këtyre tetë ditëve.

Kështu, këto tetë ditë, Jozefina Topalli ka pasur për itinerar: Tiranë-Athinë-Abu Dabi-Xhakarta-Stamboll-Tiranë-Berlin-Tiranë-Stamboll-Bejrut. Aktualisht ajo vazhdon që të jetë në Bejrut.

Ky fakt është denoncuar edhe nga ana e deputetit socialist, Erion Braçe, që e ka cilësuar Topallin si të papërgjegjshme, duke parë situatën tragjike në të cilën ndodhen qytetarët pas reshjeve të borës.