Labinot Neza më shkruan në Inbox në Facebook:
Selamu alejkum… me vjen shum keq si paske kete mllef per muslimanet, cka eshte me e keqja se po i quan turko-arab kurse ne jemi shqiptar me kombesi por musliman me fe, nuk jemi krishter nga vatikani e as nga jeruzalemi po as ateista te nenes natyr…. nje keshill te kisha sugjeru ta lexosh kuranin dh dote shohesh se qka eshte feja islame te jesh i bindur se ndryshe do flasesh dhe do mendosh.. klm
Labinot Neza
Dhe unë (Arben Çokaj) i përgjigjem:
Përshëndetje Labinot,
Fol shqip se kuptohesh më bukur, nëse je shqiptar. Myslimanizmi nuk është identitet i shqiptarëve, është identitet i arabëve dhe turqve, që na e sollën këtë fe ndër trojet tona – për fatkeqësinë e kombit tonë.
Sot jetojmë në një botë të lirë e demokratike, askush nuk të pengon të besosh në atë që ti do. Ti beson në islam dhe është e drejta jote. Por duhet të kuptosh ti dhe të gjithë islamikët, se e drejta e juaj përfundon kur ju ndërhyni pa dëshirën tonë në të drejtat tona, apo në të drejtat e atyre që nuk duan të besojnë në islam. Dhe kjo ndërhyrje fillon me zanin e naltë, që bërtet 5 herë në ditë me altoparlantet e kaurit, se myslimanët as edhe një gjilpërë nuk janë në gjendje ta prodhojnë, e jo më një altoparlant.
Viktimë e këtij mentaliteti dështak e jo produktiv, jemi edhe ne shoqëria shqiptare, që jemi të ndarë në 5 shtete të Ballkanit, vetëm për shkak se jemi myslimanë dhe kur turku nuk mundte ta mbante më Ballkanin, se fuqitë Evropiane po i kërkonin të ikte, ne si shqiptarë të paditur e myslimanë, donim ta mbanim Shqipërinë me vilajetet tona përsëri nën hyqmin e turkut, dhe Evropa nuk na lejoi. Prandaj mori vendim e na copëtoi. Evropa nuk donte dhe nuk don një Turqi të vogël në Evropë, prandaj ne jemi të shmangur nga fatet dhe zhvillimi Evropian…
Për shkak të mentalitetit turqeli, ne ishim të paorganizuar dhe të paaftë të bënim një politikë unifikuese në interes të kombit tonë, ashtu si edhe ti sot, që i ke më të shtrenjta fenë islame, fenë e turkut, fenë e pushtuesit, All’ahun e Kur’anin, sesa ke të shtrenjtë kombin dhe interesat e vendit.
Unë nuk jam fetar, nuk po sulmoj islamin për përfitime fetare apo personale. Nuk po e sulmoj fare islamin, dhe nuk kam mllef me të. Por i tregoj kur mundem – punë që nuk e bëj me qejf të madh – por prej se nuk mund t’i nënshtrohem injorancës e paditurisë, dhe e bëj për të ndriçuar sado pak skutat e errëta të paditurisë në trurin e atyre, që nuk dinë tjetër veç Kur’anit e islamit.
Po të pyes drejtpërdrejtë: çfarë të mirash di ti se na ka sjellë islami e pushtimi turk ne si shqiptarë? Ndërkohë që po të lë të mendohesh për këtë, e nëse gjen një të mirë ma thuaj, unë po të sqaroj, pse reagoj kundrejt shkretimit islamik, që ndodh në Facebook, në një rrjet social të ndërtuar nga një kaur – kristian, Mark Zukenberg…
Për mua si shqiptar, me njohjen që kam, e di se Perandoria Osmane, e cila na imponoi me dhunë fenë islame si fenë zyrtare të saj, na e hoqi gjuhën shqipe nga përdorimi me dekret perandorak. Në kohën kur Serbia ortodokse e pushtuar po nga turku, ashtu si dhe ne, bëri universitet në Beogrand në vitin 1808, ne shqiptarët mezi krijuam mësonjtoren e gjuhës shqipe në Korçë, në vitin 1887 – pra, 79 vjet pasi serbët kishin hapur universitetin e tyre.
Këtu e shikon vetë se sa na ka favorizuar turku ne myslimanëve shqiptarë të konvertuar me zor, në krahasim me serbët, sa edhe sot ka shqiptarë që i çojmë bythët përpjetë në fenë e turkut, dhe piskasim në kupë të qiellit si zhaba arabe, për marrinë tonë dhe ironinë e fatit të keq, sikur kemi shpikur rrotën. Ka edhe prej atytre që shkojnë aq larg në bythëshitjen e tyre, sa duan edhe ta heqin datën 28 nëntor nga festimet, datën kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga turku.
Për mua fetë janë dogma mashtruese dhe mashtrimi më i madh, që i bëhet njerëzimit në emër të Zotit, i cili nuk dihet nëse ekziston apo jo. Por edhe sikur të ekzistojë, përse iu dashka Zotit të plotfuqishëm nënshtrimi jonë? A mendon ti se zoti të mban me hatër se i çon bythët përpjetë? E më shikon shtrembër mua, se nuk i çoj?! Në botën e madhe prej afro 7 miliardë njerëzish, 1 miliardë janë duhanpirës, ndonëse e dinë se duhani dëmton rëndë shëndetin, pasi shkakton kancer, etj. por ata prapë se prapë e pinë. Po kaq ka edhe myslimanë – rreth 1 miliardë gjithsejt. A mendon ti ndopak, si jetojnë e vdesin ata 6 miliardët e tjerë, që nuk besojnë në All’ah e Kur’an? Unë njoh vende ku jetohet më mirë se në vendet që besojnë islamin, pra nuk është se ata i ha meraku fort për fenë tënde, që ta la turku në derë…
Atëherë pra, pse u dashka që një fe e caktuar, që në një shtet demokratik konsiderohet e barabartë me një OJF (organizatë jo-fitimprurëse), e njëjtë para ligjit me shoqatën LGBT të homoseksualëve e lezbikeve, të piskasë 5 herë në ditë në kupë të qielliit, të na shqetësojë përditë, sikur çfarë po bën?! Të është mbushë mendja të besosh – punë për ty – e drejta jote, pse po më shurdhon mua?! Beso për vete, mos m’u impono!
Po sikur shoqata LGBT të dilte në një paradë të përhershme në mes të qytetit, duke manifestuar me veprime banale orientimet e tyre seksuale, a do duhej ne t’i duronim ata përditë ashtu? Unë mendoj se kjo do të ishte e gabuar, ashtu siç mendoj se feja nuk duhet të ushtrohet me zhurmë e piskama, se në kohën e Pejgamerit mysliman, nuk ka patur Altoparlante. Atëherë pse përdoren sot ato?! Kundër ekstremeve fetare jam unë dhe në këtë rast mendoj se islami i tejkalon kufinjtë dhe i thyen ligjet e shtetit demokratik, për ndotjen akustike! Zhurmat janë të ndaluara me ligj dhe ligji duhet të zbatohet për makinat që thyejnë rregullat e qarkullimit, por edhe për ata, që piskasin më shumë se sa e lejon ligji. Tani ne ose do të jetojmë si shtet islamik, ose si shoqëri demokratike – kush e bën ligjin këtu?!
Shteti si kalë i ngordhur, islanmikët po i heqin patkojnë…
Islamikët kanë gjetur një shtet të dobët dhe mendojnë se në marrinë e pafytyrësinë e tyre, e bëjnë ligjin ata. Prandaj piskasin. Unë mendoj se kjo duhet ndaluar një orë e më parë dhe sa më shpejt të ndalet kjo, aq më mirë dhe më e shëndetshme do të jetë për shoqërinë tonë shqiptare.
Një arsye tjetër pse unë nuk ndjej simpati për islanmin, përveç hallakatjes, mos-produktivitetit, zhurmave etj. është edhe fakti se shoqëritë islamike janë shoqëri agresive, problematike. Duke e përçudnuar shoqërinë ata, pasi islamikët i mbulojnë të gjitha gratë, shoqëritë islame e humbasin bukurinë, narrativitetin, spontanitetin dhe interesin për të jetuar.
Sa lind një fëmijë e derisa rritet, nuk e ka një kënaqësi normale në jetë dhe për rrjedhojë fillon e bëhet agresiv. Shprehje e këtij agresiviteti dhe ligësie njerëzore janë edhe konfliktet në vendet islame, duke filluar nga Libia, Tunizia, Egjipti e Siria. Pa harrruar këtu Irakun e Iranin. Kudo ku sheh vende me shumicë islame, ke padrejtësi të mëdha shoqërore, hajni të madhe nga pushtetarët e korruptuar dhe mashtrime e gënjeshtra. Këto shoqëri nuk janë modele të shoqërive ku aspirojmë ne shqiptarët të integrohemi, që të shkëputemi nga rrethi i ferrit, ku jemi…
Pastaj feja islame një Kur’an ka, një libër mediokër i para 1500-1600 vjetëve, i cili nuk presupozon sot t’i japë drejtim e zgjidhje zhvillimit të botës, sado i avancuar të ketë qenë për kohën, kur e kanë shkruar atë… Disa myslimanë besojnë se Kur’anin e ka ulur All’ahu për të dërguarin e tij në tokë, Muhamedin, por në Kur’an shkruhet edhe për Fatimen, Hatixhen apo Aishen, vajzën 6 vjeçare, që u fejua me Muhamedin, kur ai ishte mbi 50-të dhe fjeti për herë të parë me të, kur ajo ishte 9 vjeçe, e ai 56 vjeç. (Sa mirë i paska njohur All’ahu familjarët e Muhamedit, aq sa edhe paska shkruar për ta?!)
Ne sot me ligjet tona demokratike e kalbim në burg për pedofili, një burrë që bën një veprim të tillë, që shkon me një vajzë nën moshën 18 vjeçe – ju myslimanët e mbani për Perëndi, njeriun më të pastër, që ju ka sjellë fenë më të pastër në botë, edhe pse është martuar 13 herë… Ka diçka që nuk shkon këtu, që na ndan mua dhe ty, si shqiptarë! Dhe mos harro, se një nga gratë e Muhamedit ishte e krishterë. Ai nuk ia konvertoi fenë asaj, siç kërkon të bëjë sot në mes të Prishtinës mulla Shefqet Krasniqi. Muhamedi e lejoi atë ta mbante fenë e saj. Historia e kësaj gruaje, tregojnë historianë zyrtarë arabë, që janë marrë me jetën e Muhamedit, është e tillë, mjaft romantike, pak a shumë: Muhamedi kishte një djalë të adoptuar, kristian. E kishte martuar…
Shkon një ditë për vizitë tek i biri dhe i shikon gruan e tij, të re e të bukur dhe të pambuluar… E si qefli grash, ai fillon dhe e lakmon atë, ndonëse ishte mbi 50 vjeç. Kur një ditë Aishja e gjen Muhamedin në flagrancë me kristianen e bukur, ajo fillon e revoltohet, pse Muhamedi po e tradhëton me një grua të huaj. Por Muhamedi i zgjuar, që kishte krijuar gjithë këtë fe të fuqishme, dhe kishte zaptuar gjithë ato popuj, ia kthen Aishes së re, të cilën e ka dashur më shumë se gratë e tjera, se e ka marrë që fëmijë, se ai do e marrë për grua edhe atë kristianen. Kështu bëhet paqe përsëri në familjen e lumtur të Muhamedit, idetë gjeniale të të cilit edhe sot turbullojnë mendjet e rreth 1 miliard njerëzve… (Kjo tregon se shoqëria njerëzore është akoma e marrë…)
Prandaj Labinot, ti beso në çfarë të duket më e drejtë për ty. Unë kam dëshirë t’i ç’mistifikoj Perënditë dhe Pejgamerët t’i bëj njerëzorë, se ashtu ishin ata, njerëz me aftësi të veçanta, që kanë patur një ndikim të madh mbi njerëzimin. Kanë futur kombe në luftëra pa fund dhe e kanë derdhur gjakun lumë me dogmat e tyre. Sikur njerëzit të ishin më të zgjuar, do shikonin jetën e tyre dhe jo jetën e idhujve, dhe nuk do bëheshin peng i ideologjive, që predikues të ndryshëm, sharlatanë e mashtrues, i përdorin ato mbi njerëzit, në emër të Zotit, për të siguruar të ardhurat e tyre.
Prandaj, mos e konsidero këtë sikur unë kam mllef me fenë islame, fenë tënde të dashur. Unë e lidhi mentalitetin islamik me mos-suksesin e vendit dhe kombit tim, prandaj më dhemb në shpirt, por nuk mund të bëj më shumë, se sa të them fjalën time të lirë, për ata që kanë veshë të dëgjojnë.
Të uroj më të mirat. Kujtohu gjithmonë, se ka më tepër se di ti, mes qiellit e tokës…
Dijetari dhe varkëtari
Një dijetar i gjuhës dhe gramatikës u nis për udhëtim. Atij i duhej që të kalonte një lumë të madh në mënyrë që të vazhdonte më tej. Siç ishte zakon në ato kohëra, dijetarit iu desh që të hipte në një varkë dhe të kalonte në anën tjetër.
Duke kaluar lumin dijetari e pyeti varkëtarin me mendjemadhësi dhe tallje: “A di ti diçka rreth shkencës, konkretisht rreth gjuhës dhe rregullave të gramatikës?”
Varkëtari i rrudhi krahët dhe thjesht u përgjigj: “Jo, nuk di.”
“Vaj për ty! E paske harxhuar kot gjysmën e jetës tënde.” – i tha dijetari i paedukuar.
Këtu varkëtarit i erdhi rëndë, mirëpo bëri durim dhe heshti. Papritmas varka u përplas me valet e fuqishme të lumit që ngriheshin shumë lart, madje ajo filloi edhe të dëmtohej.
“Dini not, zotëria juaj i dijshëm?” – e pyeti varkëtari.
“Jo, jo …!” – u përgjigj dijetari duke u dridhur.
“Vaj për ju! E paskeshit harxhuar kot të tërë jetën tuaj, meqë tani edhe pak varka do të fundoset dhe ju do të na lini lamtumirën.” – ia ktheu varkëtari.
Mesazhi: Të pasurit dituri mbi një shkencë të caktuar, sado e thellë të jetë ajo, nuk duhet të jetë shkas për mburrje dhe mendjemadhësi, meqë Allahu xh.sh. thotë në Kur’ani Kerim:
“… se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!” (Kur’an, Llukman: 18)
Pra, çfarë nëse ne e bëjmë veten që të mos na dojë Allahu i Madhërishëm, atëherë çfarë tjetër mbetet për ne!?
Arben Çokaj:
Labinot, ke hy në të thella me besimin tuaj – për ty asgjë nuk ka vlerë përveç All’ahut e Kur’anit… Por jeni vetëm 1/7 e botës, që besoni kështu… Dhe unë prap nuk besoj se të gjithë ata që mbahen apo i mbajnë për besimtarë islamë, besojnë me të vërtetë… Se në Shqipëri trumpetohet se janë 70% myslimanë, me siguri më fusin edhe mua në atë listë…
Familja ime për 5 breza ka qenë e konverttuar në islam, një pjesë e tyre nuk janë besimtarë dhe as që e çajnë kokën për fenë e turkut, por ka prej atyre që janë – nga frika e vdekjes… Se atë element kap feja, përjetësimin përmes besimit, ndaj të gënjen ty dhe mendjet e atyre që besojnë… deri në vdekje – pastaj ia lënë rrenës të bëjë punën e vet…
Pra, pyetja është si jetonin njerëzit pa All’ah e Kuran para 1500-1600 vjetëve, para se feja islame të krijohej? A ia ke bërë këtë pyetje vetes?! Dhe si ia bëjnë 6 miliardë njerëz të tjerë në tokë, pa All’ah e Kur’an?!
Unë po të tregoj ty se në Afganistan, talebanët kanë shkatërruar objekte të trashëgimisë kulturore botërore, shumë të vjetra, se e kanë marrë inat veten nga mossuksesi i tyre dhe i kthehen vetes dhe shkatërrojnë çdo gjë me vlerë. Po ashtu, në kohën e Kleopatrës së Egjiptit, shoqëria egjiptiane ka patur më shumë kulturë se sot, se trashëgojnë vlera të pasura dhe të pazëvendësueshme historike, që nga lashtësia – derisa u hyri virusi i islamit. Kurse tani pas konflikteve të brendshme, ata u detyruan të nxirrnin jashtë ligji partinë politike me baza të forta dhe ekstreme islamike: Muslim Brotherhood (Vëllazëria myslimane), sepse ishte bërë e dëmshme për shoqërinë. (S’ka gjë se ua mban fenë Shefqet Krasniqi e Naim Tërnava me shokë… jua mbajnë shqiptarët atyre e nuk e lëshojnë…)
Po ashtu në vendet e tjera islame, zhvillimi ka ngecur, sikur ka ngecur në trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni… Pikërisht se islamikët konsumojnë Kur’an gjithë ditën e ditës, i largohen shkencës, i largohen dijes e zhvillimit. E presin gjithçka apriori në fanatizmin e tyre fatalist fetar. Por kjo botë që jetojmë, një herë na jepet, çfarë ndodh më pas ne nuk e dimë. Ti me të tjerë keni dëgjuar gënjeshtrat e islamit dhe iu humbet kuptimi i jetës, pasi jetoni vetëm për të vdekur… Kurse 6 miliardë njerëz të tjerë në botë e hedhin lumin me anë të shkencës e zhvillimit – se dijetarët kanë mësuar tani edhe not… bëjnë pushime në Hawai e në Dubai… etj.
Pa këtë teknologjinë e sotme, të zhviluar nga mendjet e ditura njerëzore të Perëndimit, komunikimi jonë i sotëm nuk do të ishte i mundur përmes Facebook-ut dhe Internetit. Do vazhdonim edhe sot ne si në kohën e Muhamedit, komunikim me kënngë maja krahut, se aq dije e zhvillim ofron Kur’ani. Prandaj edhe feja islame u krijua në këtë mënyrë, del harap e bërtit me të madhe, që të dëgjojnë njerëzit, mileti. E kjo marri orientale jehon edhe në ditët e sotme, nga pasiguria e njerëzve për të nesërmen, për atë që do ngjajë pas vdekjes. Por pas vdekjes asgjë nuk ngjet – jeta organike e njeriut mbaron fatkeqësisht.
E njeriu, një grumbull lëndësh organike të grupuara në qeliza, ka zhvilluar intelektin me kalimin e kohës, kupton më shumë se kafshët në shumë raste dhe nuk ka dëshirë të vdesë, prandaj edhe ëndërron pavdekësinë – dhe këtu hyn feja e manipulon. Eja, beso në mua dhe fito përjetësinë… Ironi e fatit… Lexo Kur’anin dhe shpërlaj trurin, se do ia gjesh fundin një ditë… Në jetën tjetër – e cila është vdekja, po u solle mirë në këtë jetë, do shpërblehesh me parajsën apo xhehnemin… Madje ka myslimanë që gënjehen se do zhvirgjërojnë nga 72 virgjëresha kur të vdesin… (Ku do i marrin ato hareme ashtu?) Fluturon gomari?! – Po, fluturon! – thonë islamikët dhe të ftojnë: eja lexo Kur’anin edhe ti, se do mendosh ndryshe…
Dhe shumë njerëz të paditur e hanë këtë grep, sepse një pjesë nuk dinë, një pjesë tjetër thotë çfarë po më duhet mua, e një pjesë tjetër ndjekin turmën… Unë nuk pretendoj të bëj ndryshime se nuk i kam kushtet sot, por pretendoj të kuptoj këtë jetë ashtu siç është dhe ju them mendjeve të gënjyera, mos e harxhoni kohën kot, me marrina…
Se nëse nisim fabulat e historitë, ka nga të dyja anët, se mendja njerëzore atë punë ka. Por duhet të shohim suksesin e shoqërisë e jo regresin e saj për shkak të dogmave e besimit.
Qemal Ataturku – babai i shtetit modern turk, ai që e ndau ushtrinë turke nga feja dhe krijoi edhe shtetin laik turk, ishte një shqiptar nga Selaniku. Tregojnë se ai i thirri një ditë hoxhallarët nga gjithë Turqia dhe u tha: A e shikoni atë qiri të ndezur atje mbi tavolinë? – Po i thanë ata. Atëherë lexoni Kur’an e qetape sa të mundeni – ma fikni qiriun! Hoxhallarët mashtrues në emër të Zotit (nënkupto All’ahut) u munduan më kot, por nuk arritën ta fikin qiriun. Kur ata u dorëzuan, Qemali nxorri një pisqollë nga këllëfi dhe ju tha: Shikojeni këtë! E ka bërë kauri! Ja si fiket qiriu! Dhe fap plumb pitolete dhe e rrërzoi qiriun përtokë… Bota Perëndimore ecën përpara, zhvillohet vazhdimisht, e ne rrimë në vend! Pastaj kuptohet që do të shajmë shkencën, diturinë, zhvillimin…
Edhe unë i them krerëve fetarë primitivë islamikë sot – po na leni mbrapa, po na i futni rinisë sonë virusin islam në kokë, e me atë virus ata do e shohin botën të errët, ndryshe dhe nuk do jenë në gjendje të japin produkt dhe zhvillim në jetë!
Një mysliman i mirë, apo Steve Jobs?
Kemi rastin ideal të gjeniut Steve Jobs – krijuesit të kompanisë gjigande Apple – që prodhon edhe celularët iPhone. Babai i Steve ishte sirian, Abdulfatah e kishte emrin. Por Steve, disa muaj pas lindjes, u adoptua nga një familje tjetër dhe u rrit në kushte tjera. Nëse Steve do të ishte rritur nga i ati i tij biologjik (mysliman), ose nëse ai do të kishte shkuar në Siri – sot do të ishte duke luftuar ose me njërin krah ose me tjetrin, në luftën civile atje. Rasti më i mirë, ai do të bëhej një mysliman i devotshëm, do të ndërtonte disa xhamia dhe do merrte njerëz për t’i çuar në haxh – turizëm fitimprurës arab.
Por Steve u rrit në kushte tjera dhe gjeti rrugën që të shpërthente me aftësitë gjeniale të tij, aq sa i solli fitime e zhvillim të madh kompanisë Apple – në vitin 2010, kompania Apple ishte kompania më e pasur në botë!
Prandaj Labinot, ti ke dy rrugë të zgjedhësh, 1. ose të vazhdosh të ushqehesh me gënjeshtrat e Kur’anit e islamit në mossukses si kudo shoqëritë islame, që me kalimin e kohës të japin një palë tehspie në dorë e të thonë rri gjithë ditën duke përsërituir si i marrë “subhanollah” – “subhanollah”, pa dhënë asnjë produkt në jetë, dhe përgaditu për vdekjen, që All’ahu të të marrë, se vdekjen nuk ta ndalon kush, si besove, si jo.
2. ose futju dijes e shkencës e bëhu i vlefshëm dhe i dobishëm në jetë.
Këtë konflikt ka shoqëria shqiptare e ndikuar nga islami, mes dijes dhe injorancës. Krerëve fetarë islamikë nuk u duhen njerëz që dinë, se ua nxjerrin në dritë hordhëqet, atyre u duhen injorantët, që e hanë sapunin për djathë… Prandaj duhet kjo shoqëri të ketë njerëz që e tregojnë rrugën drejt zhvillim,it, drejt shkencës e integrimit Evropian, duke mësuar edhe notin për të kaluar lumin! Se vendet arabe e islame nuk janë një model shoqëror, që ngjall respekt!
Comments are closed.