TemA, 29 Shkurt 2012
Ish-shefi ekzekutiv i Fondit të Ndërmarrjeve Shqiptaro-Amerikane është pjesë e biznesit të një kompanie kanadeze që ka fituar të drejtën për kërkim dhe shfrytëzim ari në zonën e Mirditës.
Para tre ditësh, vetë kompania Tirex Resources njofton se në bordin e drejtorëve të kompanisë që ka marrë minierat e arit në Shqipëri është caktuar Jeffrey Griffin, ish- shefi ekzekutiv i Fondit Shqiptaro- Amerikan në Shqipëri.
Ja çfarë raporton vetë kompania:
“Eskploruesi i mineraleve Tirex Resources ka emëruar Jeffrey Griffin në bordin e drejtorëve, bëri të ditur të premten kompania. Emërimi vjen pasi Tirex po kalon nga eksplorimi tek prodhimi i bakrit dhe arit në gjashtë zona në rajonin e Mirditës pasi kanë investuar më shumë se 25 milion dollarë në Shqipëri në pesë vite. Griffin ka një diplomë në administrim- biznes nga universiteti i Tuftit dhe gjithashtu ka shërbyer në ushtrinë amerikane.
Nga viti 2001 deri në vitin 2010 ka qenë president dhe shef ekzekutiv i Fondit të Ndërmarrjeve Shqiptaro- Amerikan. Kjo ndërmarrje u krijua nga SHBA për të përmirësuar sektorin privat në ekonominë shqiptare dhe për të promovuar një ekonomi transparente kapitaliste ku zbatohen rregullat demokratike. Përveç kësaj, Griffin ishte zgjedhur edhe kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri nga shkurti 2001 deri në 2007-ën.
Në tetor, kompania bëri me dije se ka aplikuar për leje minerare në rajonin e Mirditës, në Shqipëri. Kompania me qendër në Vankuver po kërkon leje për zonat e njohura si Gurthi Qëndror, Gurthi Verior, Gurthi Jugor, Leticna, Fushë-Arrës dhe Palucë.
Në kuadër të këtij emërimi, zoti Griffin do të marrë 500 mijë aksione me vlerë prej 0.80 dollarë për një afat pesëvjeçar”.
Në faqen online të kompanisë thuhet se Tirex Resources është krijuar me qëllimin për të eksploruar e për të zhvilluar aktivitete të tjera minerale në Shqipëri.
“Tirex ka marrë një pronë prej 553 kilometra katror, që mbulon shumicën e rajonin tradicional minerar në Shqipëri. Tirex është në kohën e duhur, në vendin e duhur. Mirdita është një vend i pasur me histori, i çmuar në ar. Ne jo vetëm zotërojmë një projekt të madh, por edhe një rreth të madh”.