TemA, 23 Dhjetor 2012
Volker Treicher, ish-shefi i zyrës së FMN për Shqipërinë deri më 2005, i intervistuar nga Skënder Minxhozi për Java-n, është shprehur se “aktualisht, qendrueshmëria makroekonomike dhe fiskale e Shqipërisë është e kërcënuar. Duhen masa të forta për të ulur defiçitin dhe borxhin. Është e qartë se kufiri i borxhit do të tejkalohet, që në momentin që nuk po merren masa shtrënguese për të kontrolluar shpenzimet e rritur të ardhurat, veçanërisht nëpërmjet përforcimit të luftës kundër korrupsionit” u shpreh Volker, që ndodhej për një vizitë në kuadrin e Konferencës “Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen më pas…” organizuar nga Universiteti Shqiptar i Mesdheut. Volker mendon se duhet “një rishikim i plotë i politikës fiskale, nga pikëpamja e shpenzimeve por dhe nga pikëpamja e politikave tatimore e doganore”.
Kjo, mund të ndodhë vetëm nëse ka një rishikim e riformulim rrënjësor të strategjive të rritjes. Pasi ka sugjeruar shembullin e Kilit, një vend që ka një stabilitet ekonomik falë prodhimit agroindustrial, ai ka sugjeruar që sot “nuk është koha për të rritur në mënyrë të ndjeshme pagat e pensionet, por duhet një rishikim cilësor dhe i hollësishëm i të gjitha shpenzimeve”.
“Fakti është, tha Volker, se Shqipëria nuk prodhon ende asgjë…”