“Ish e përndjekura” për të cilën “zihen” Rama e Kadilli

0
47

Nga Ana Dhonato, 19 Prill 2012

Edhe pse nuk jetoj ne shqiperi nuk mund te mbetesha indiferente ndaj ceshtjes aq shume te perfolur keto kohet e fundit: demshperblimi i ish te perndjekurve. Personalisht kjo teme me intereson prej kohesh por fale shkrimit te z.Kadilli me date 30 mars ne Panorama online kuptova arsyen e zhurmes qe krijohet me dashje rreth kesaj ceshtje ne pergjithesi, e ne menyre te vecante pikerisht ne kete moment. Nuk mund te fsheh qe, duke lexuar artikullin, per pak sekonda e ndjeva veten si ajo vajza e bukur qe sheh dy djem te grinden per te (ne imagjinaten time ata dy djem ne fakt nuk ishin Rama e Kadilli, per shume arsye qe lexuesit s’i interesojne aspak).

Por u shkunda shume shpejt nga tundimi, sepse si nje ish e perndjekur qe kaloi rinine e saj ne komunizem, fatkeqesisht (ose fatmiresisht, varet nga kendveshtrimi) vazhdoj te bej ate qe aq mire mesova ne komunizim: te mos enderroj. Duke lexuar artikullin kuptova qe “vajza” eshte mendimi i tyre i fundit e qe “ndeshja” e tyre medjatike s’fsheh gje tjeter vec solidaritetin e tyre ne trajtimin e ceshtjes se te pernjdekurve, e me sakte nje strategji te tyre te perbashket. Po patet durim te lexoni kete shkrim deri ne fund , do mundohem me modesti ta shpjegoj.

Tani le ti kthehem artikullit te z. Kadilli.
Z.Kadilli, eshte per tu admiruar zelli me te cilin e keni shkruar artikullin (fjalet e zgjedhura me kujtojne pak zellin e nje nxenesi qe don te terheqe vemendjen e mesuesit). Por ju duhet ta dini , qe zelli i tepert, kur nuk din ta zoterosh mire, kthehet ne nje arme kunder atij qe e perdor, dhe kjo sidomos ne artin e te shkruarit dhe te folurit (do te preferoja qe po me kaq zell ti ishit pergjigjur intervistes se diktatores). Ndersa ju mundoheni ta vertisni artikullin tuaj rreth tre fjaleve-kyce: integrim, diskriminim e demshperblim, une mund ta pershkruaj vetem me nje fjale: falsitet i vetedijeshem. Me kot mundoheni ti drejtoni gishtin PS-se.

Ne nga ato nuk presim asgje, i nderuar z. Kadilli, pervecse te pergjigjen para drejtesise per krimet e bera. Tashme nuk presim me dhe te kerkojne te falur, sepse historia ka treguar qe asnje kriminel i vetedijshem per ate qe ben, nuk kerkon te falur. Akuzat qe i drejtoni PS-se nuk ju bejne te dukeni me pak fajtore ndaj nesh, sepse eshte fale paaftesise tuaj politike (me dashje do te thoja) qe akoma kriminelet nuk jane vene para drejtesise. Ne prisnim nga ju z.Kadilli (madje dikush nga ne pret akoma, se koti do shtoja).

Me te drejte ju, kur shkruani “shoqeria shqiptare nuk do te gjeje dot prehje sa kohe nuk shlyen mekatin e nje pjese te saj ndaj nje pjese tjeter” e konsideroni klasen e ish te perndjekurve pjese te shoqerise. Por sa keq qe me pas flisni per integrim e riintegrim. Eshte e vertete ne ne shkencat sociale termi “integrim” perfaqeson te gjthe procesin social e kulturor qe ben qe nje individ te ndjehet pjese e shoqerise. Por te gjithe e dime ne cfare konteksti perdoret kjo fjale, qe ne jeten e perditshme eshte e lidhur natyrshem me konceptin e racizmit, ne kuptimin e gjere te tij. Une qe jetoj ne nje vend te huaj e degjoj shpesh kete term ne lidhje me emigrantet, me personat me aftesi fizike e mendore te kufizuara, etj etj, pra ne lidhje me persona qe konsiderohen te “te ndryshem”. Me vjen keq, z. Kadilli, kete term nuk e kam pranuar per 20 vjet ketu ku jetoj, e aq me pak mund ta pranoj ne vendin tim: ajo qe kerkojme prej vitesh nuk eshte integrim, sepse ne jemi pjese e kesaj shoqerie.

Me pas ju shkruani: “me guxim, madje edhe perkundrejt nje shoqerie te papregatitur per detyrimin e madh, PD krijoi nje sistem te tere per riintegrimin e te perndjekurve ne shoqeri. Kur PD-ja u jepte mundesi shkollimi, u jepte preference punesimi…..”. Jam e sigurt qe ju e dini, por dua tjua kujtoj gjithsesi z. Kadilli qe shkollimi e punesimi nuk jane privilegje. Ato jane nder te drejtat themelore te njeriut ne nje shoqeri demokratike. Ndersa komunistet na i mohuan keto te drejta, sdo te thote qe ju meritoni levdata qe na lejuat ti ushtrojme keto te drejta. Ketu ku jetoj studjova ne universitet e bej nje pune dinjitoze, dhe keto jo pse jam nje ish e persekutuar Z. Kadilli.

Gjithashtu, shoqeria shqiptare mund te ishte e papregatitur per jeten e re post komuniste qe po fillonte, por me teper se kurre ishte e pregatitur dhe e bindur per te zhdukur komunizmin dhe shenjat e krimeve dhe padrejtesive te tij, e nje nder keto ishte dhe mohimi i te drejtes se shkollimit e punesimit ish te persekutuarve. Qe shoqeria shqiptare ishte e gatshme te beje kete hap e tregoi dhe fitorja e PD ne ato vite. Ne qytetin tim, KAVAJE, ju fituat me 98%, z. Kadilli, dhe nje pjese shume e vogel ishim te persekutuar. Ndaj eshte qesharake ta quani te guximshem dhenien e mundesise se te drejtes per shkollim e punesim ish te perndjekurve. Ky veprim po qe quhet i guximshem, nese eshte bere ne favor te personave qe nuk e meritonin dhe shpresoj te mos jete bere, se nje gje e tille me shume se per kedo do ishte ne dem te vete klases sone.

Persa i perket demshperblimit te ish te perndjekurve: ju e paraqisni kete demshperblim si nje pjese te vogel te borxhit te madh moral ndaj klases sone. Jeni te vetedijshem qe me te vertete e keni trajtuar si duhet ate dhe keni pare pertej aspektit materjal te asaj qe ai perfaqeson?
Ju ngrini problemin e diskriminimit qe mund te krijohet nga kerkesa te grupeve te vecanta. Diskriminimi u be qe ne fillim i nderuar z. Kadilli.

Se pari: u vu nje afat brenda te cilit duheshin dorezuar dokumentat. Nga eksperjenca qe kam ne vend te huaj, di qe afati vihet per kontributet monetare (dmth favor) me fonde te percaktuara qe i behet nje kategorie te caktuar dhe ne kete rast fiton me i shkathti e me i shpejti. A nuk eshte diskriminim ky ndaj atyre qe per arsye nga me te ndryshmet nuk munden te paraqisin ne kohe dokumentat? Nese eshte si thoni ju e demshperblimi ben pjese ne larjen e borxhit ndaj klases sone, ne asnje rast ne ekonomi borxhliu i ven kushte huadhenesit e aq me teper limit kohor (ne te drejten civile eshte vetem inercia shumevjecare e kreditorit qe mund te percaktoje humbjen e te drejtes se kredise). Ju mund te thoni qe limiti kohor u vu per aresye buxheti. Por nga shkrimi juaj kuptoj qe s’eshte kjo arsyeja, perderisa cdo vit aprovohet buxheti per demshperblimin.

Se dyti: si fillim ju perjashtuat nga e drejta e ketij demshperblimi niperit e te denuarve. Nuk eshte diskriminim ky? Per kete mund te kete shume kunder, ndaj po sjell rastin tim personal qe ta bej me te qarte. Me kete rast edhe po prezantohem, per te evituar qe te me quajne te majte (larg qofte!), ose te keqinformuar . Quhem Ana Dhonato dhe jam mbesa e Shefqet Bejes. Me siguri qe nuk e dini, por po te shihni listen e atyre qe do te demshperblehen, nuk do gjeni emrin e gjyshit tim. Per te rifreskuar memorjen e lexuesve, mjafton te them qe Shefqet Beja eshte nje nder deputetet e denuar me varje ne vitin 1947 (shume pak per te pershkruar ate figure qe eshte nderuar dhe me titullin hero i kombit). Pak dijne qe gruaja e Shefqetit vdiq ne 1950 sepse ju mohua e drejta e mjekimit, vajza e tij e vetme vdiq ne 1975 ne moshen 35 vjecare, duke lene 4 vajza.

Ishin keto te fundit qe linden ne debim, qe nuk ju dha e drejta e studimit megjithese me nota te shkelqyera e qe punuan ne kooperative, edhe me pasoja shendetesore. Me thoni ju z. Kadilli, nuk e meritojne mbesat e Shefqetit, e shume si ne, te kene demshperblim? Eshte e vertete qe me pas e ndryshuat ligjin dhe perfshite dhe niperit e mbesat, por ishte qesharak afati dy mujor qe vute. Si tja beja une z. Kadilli qe nuk jetoj ne shqiperi dhe qe e mora vesh shume vone? E di qe ligji nuk pranon injorance, por edhe ne nuk mund te pranojme injornacen e ligjvenesve, sepse keta te fundit duhet te dijne qe shoqeria shqiptare ka plagen e madhe te emigrimit e qe nje afat dy mujor eshte qesharak, per te mos thene i pamundur, per nje qe jeton e punon jasht atdheut. Une nuk mendoj qe meritojme me shume se te tjeret, por mendoj qe mbesat e Shefqetit meritojne te jene ne liste z. Kadilli.

Pas gjithe ketyre arsyetimeve qe bera duke lexuar artikullin tuaj z. Kadilli kuptova (e per kete ju falenderoj) ate qe skisha kuptuar prej 20 vjetesh. I dhashe pergjigje pyetjes qe prej 20 vjetesh i beja vetes: si ka mundesi qe e djathta te mos e shfrytezoje shansin e madh qe historia i dha per te shlyre borxhin e madh ndaj gjithe shoqerise shqiptare? Sepse, i nderuar z. Kadilli, problemi i te perndjekurve nuk eshte problem borxhi i nje pjese te shoqerise ndaj nje pjese tjeter.

Problemi jone eshte problem i tere shoqerise shqiptare qe shkon pertej vuatjeve fizike te nje klase, sepse krimet e komunizmit jane krime ndaj te gjitheve: Duke vrare, internuar e mbyllur burgjeve klasen intelektuale komunizmi e privoi shoqerine shqiptare nga nje pasuri intelektuale kombetare, dhe te gjithe e dijme cilat jane pasojat e renda shoqerore (edhe ekonomike) te nje mungese te tille, e qe jo me kot vazhdojme ta paguajme shtrenjte pas kaq kohesh ne te gjitha aspektet (politika eshte nje pjese jo indiferente e ketij cmimi).

Ja cila eshte pergjigja: qellimisht te gjitha forcat politike ngrejne pluhur me ceshtjen e demshperblimit. Rruga me e thjeshte: per te larguar vemendjen nga ceshtje shume me te rendesishme sic jane ato te denimit te kriminelave dhe te kthimit te pronave; per ta paraqitur problemin tone si nje problem te rendomte materjal qe rendon ekonomikisht mbi buxhetin e shtetit e me se fundi per te paraqitur klasen tone tone si nje klase banale e te paafte ne pritje te nje vendi pune dhe e gatshme te shese vuajtjet e veta per nje shume lekesh.

Me thene te drejten shume nga ne ja lehteson kete misjon e ben lojen e tyre: disa mundohen te bejne biografine e politikaneve per te zbuluar kriminelet e mundshem ne familjet e tyre, te tjere qe mundohen te zhbirilojne ne jeten e vete bashkvuajtseve te vet (e kush eshte pa mekate!) e te akuzojne njerit-tjetrin (sa kohe e humbur!), te tjere akoma ndihmohen nga politikane per te vjedhur pronat te afermeve te vet e ti ndajne me politikanet, e keshtu me radhe. E nderkohe te fituarit jane Rama e Kadilli i radhes, qe mbeten e vetmja alternative per votuesin e pse jo edhe per nje post te rendesishem sic eshte presidenca”

*Autorja eshte mbesa e Shefqet Bejes, ish deputet pjestar i grupit te opozites ne vitin 1946