TemA, 1 Maj 2013
Ka qenë ditë interesante ajo e djeshmja në Berat. Kryeministri Sali Berisha, që u prit me këngë e valle, organizoi edhe një takim me gratë e Beratit. Për çudi, takimi nuk u transmetua nga mediat, siç ndodh rëndom. Mesa duket Berisha e ka parandjerë një incident të mundshëm.
Dhe kështu ka ndodhur. Siç raporton Shqip, Polikseni Zoto, një ish- e përndjekur, ka marrë mikrofonin dhe e ka pyetur Berishën se përse në administratë ka vetëm emërime nepotike. Në këtë moment krerët e PD i kanë rrëmbyer asaj mikrofonin, duke e nxjerrë me dhunë nga salla.
Ndërsa Berisha thjesht ka buzëqeshur… /ep
——————-
Po veshi i Edvinit, ku eshte?