ISA MUSTAFA ËSHTË POLITIKAN JO SERIOZ

0
27

Nga portali im në FB: Më tepër në FB

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Çuditërisht tash i doli gjumi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, që ta thërras në dialog opozitën. Isa Mustafa është politikani më dinak dhe më i pa princip që mund ta njeh Kosova. Opinioni i gjerë e din se si ai ka deklaruar për dy marrëveshjet të cilat edhe pse ia thanë deputete e partisë se tij e ke gabim, ai me kryeneçësinë e tij prej një teknokrati komunist insistonte për t’i realizuar synimet e tij kobzeza për ta dërguar Kosovën në anarki institucionale.
Në anën tjetër LDK-ja po hesht, ndërsa këshilltar e ministra nga partia e tij kanë zgjedhur një fjalor vulgar e fyes siç ishte rasti i ministrit Arban Abrashi i cili fill pas skandalit që e bëri kohë më parë shefi, ai shkon drejt gjurmëve të tij duke akuzuar rënd opozitën, madje e krahason edhe me ISIS. Në këtë rast po të kishte moral ai menjëherë duhej të largohej nga jeta publike, por Abrashi po dëshmohet një politikan karrierist që nuk zgjedh mjete për ta mbrojtur shefin të cilët punët iu kanë bërë lëmsh. E në vend se të jepte ai dorëheqje, në vend që partia e tij ta kritikonte ashpër dhe të distancohej me veprimet politike të tij, ka pllakosur heshtja dhe oportunizmi, ndërsa ka vetëm pak zëra të sfilitur në mbrojtje të shefit. Në vend se të sjellin kulturë evropiane në Kosovë, Bajram Gecaj dhe Valon Murtezaj, po dëshmojnë të kundërtën, madje si karaktere të ulëta, ata atdheut të tyre po ia imponojnë servilizmin dhe qyqarllëkun që nuk e ndeshim askund në botë.
Përveç dështimeve Isa Mustafa është i njohur si politikani më dinak i cili të mashtron pasi kjo gjë iu ka shndërruar në mani profesionale. Premtimet se ai na qenka i fjalës janë gallata, pasi Isa Mustafa asnjëherë premtimet nuk i ka mbajtur.
Kryeministri Isa Mustafa është i njohur për fjalorin fyes, vulgar dhe kërcënues gjatë gjithë karrierës së tij. Ai e njeh vetëm gjuhën e zorit por jo edhe gjuhën e dialogut, këtë ma së miri e kanë provuar dy Degë e LDK-së në Diasporë të cilat që nga fillimi i majit kanë kërkuar dialog me shefin e tyre në Prishtinë, por ai ka bërë përpjekje t’ua shtyp kokën dhe nuk ka qa bythën për ta, madje as dikush tjetër nga kryesia qendrore.
Ky veprim i Isa Mustafës është i njohur dhe askush nga kombëtaret, as institucionet shtetërore nuk e kanë ngritur si problem të këtij politikani me vese të sëmura dhe sjellje të dyshimta. Po sikur rasti i Degëve të LDK-së në Diasporë të bëhej problem i brendshëm i partisë, të bëhej problem nacional i vendit, sot Isa Mustafa nuk do të vinte deri te gabimet e radhës të cilat po i kushtojnë Kosovës shumë, dhe kanë shqetësuar shumë edhe miqtë tanë ndërkombëtar.
Isa Mustafa në vend se të emitonte kulturat demokratike dhe të jepte dorëheqje, madje duke u larguar nga politika, ai Kosovës ia solli moralin politik të diktatorit sirian Baschar al-Assad, i cili e shkatërroi vendin e tij për ta ruajtur kolltukun e vet, ashtu siç po vepron Isa Mustafa me LDK-në, dhe tani edhe me shkatërrimin që po ia imponon Kosovës. Dhe kini parasysh kryeneçësia e tij ku do ta kishte shpjer Kosovën po sikur në Kosovë të mos ishin amerikanët?! Bota jo që do të tmerrohej, por krimet politike të diktatorit sirian do të mbeteshin nën hijen e shkatërrimeve që ky komunist do t’ia bënte Kosovës. Tashmë nuk e di pse mbështetësit e tij nuk po i kërkojnë falje Kosovës dhe pse kryesia qendrore e LDK-së vetëm po hesht?!…
Natyrisht, nesër dikush do të shfajësohet, por Isa Mustafa me bekimin dhe përkrahjen e delegatëve në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor do t’i shtyp, do t’i fyen dhe do t’i injorojë delegatët nga Zvicra dhe Gjermania, të cilët ishin bij e bija dhe familjar të Heronjve të Kosovës. Tash çfarë kuptimi ka ftesa për dialog që lëshon Isa Mustafa në vend se të tërhiqet nga posti i Kryeministrit dhe nga posti i Kryetarit të LDK-së. Jo pak na ka rënë të dëgjojmë refrenin e njerëzve në LDK për dialog të cilët pa pra e ftojnë opozitën por harrojnë se Isa Mustafa dhe ata vet nuk e njohin dialogun e brendshëm partiak, shembull tipik është dialogu refuzues ky me Degët e LDK-së në Diasporë.
Shikoni çfarë standardi aplikojnë njerëzit e LDK-së dhe kjo demagogji nuk është kulturë politike e LDK-së sikurse edhe fjalori fyes e vulgar që nuk përkon me kulturën politike të dr. Ibrahim Rugovës i cili në asnjë periudhë kohore nuk u hamend, për të përdor fjalor vulgar e fyes siç po e përdorin zyrtaret politik të LDK-së, ku për të keq mjerisht dallojnë adoleshentet Bajram Gecaj dhe Valon Murtezaj të cilët na përrallisën me kulturën e tyre që paskan marrë diku nëpër Evropë.
Shtrohet pyetja si ka mundësi që LDK-ja të tolerojë të mos dialogojë me bijën e Heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla, me Donikën e cila është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani. Po ashtu a nuk u vra moralisht edhe vëllai i ish Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Bexheti që nuk u la të hyjë në Kuvendin e VIII-të të LDK-së. Po kolonel Ahmet Krasniqi gjatë Luftës ishte Komandant edhe i Anton Qunit i cili është pajtuar me shefin e tij për t’i vrarë familjaret e heronjve të Kosovës, për ta shtypur tërë Diasporën, kurse thirrja e tij që kohë më parë ia bëri liderit në opozitë, ishte e standardit të dyfishtë, prandaj u kritikua dhe iu pa për të madhe këtij çuni të papjekur sa duhet politikisht. Por me bëmat e shefit të LDK-së më duket se është pajtuar edhe Armend Zemaj i cili nuk do ta linte axhën të vinte tek dera e Kuvendit, edhe pse ai pat ardhur nga Gjermania në Kosovë si delegat i degës së LDK-së në Gjermani.
Për derisa Isa Mustafa përjashtonte vëllain e Tahi Zemajt, në anën tjetër Armendi i servilej politikave shtypëse dhe diskriminuese që i bënte Isa Mustafa, dhe madje në shërbim të Isës, ai do të shprehë arrogancën e tij edhe në parlament, duke gjuajtur me sende të forta opozitën.
Por standardi i dyfishtë tashmë sikur është bërë kod i veprimit politik në LDK, sepse në Kuvendin e VIII-të u përjashtua edhe Blerimi, djali i Smajl Hajdarajt, komandantit të Rugovës, pastaj kushëriri i Salih Çekajt, Emrushi si dhe personalitete të jetës publicistike siç ishte Idriz Zeçiraj dhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër. Por Isa Mustafa, nuk njeh dialogun sepse ka pasur kohë për ta dëshmuar ketë, por fatkeqësisht ai është shtytur, nxitur dhe motivuar nga Ismet Beqiri, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova të cilët po sillen sikurse me qenë tyxhar politik në LDK.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa po marshon drejt rrugës së dështimit, por befason mbështetja dhe përkrahja që ia bëjnë atij tipat si Arban Abrashi, i cili do të mbetet ndër politikanët e rinj më me pak njohje dhe edukatë politike. Por më mbrapa nuk mbesin as Valon Murtezaj dhe Bajram Gecaj të cilët edhe pse janë shkolluar jashtë Kosovës në vendin tonë po sillen me servilizëm të tepruar.
Dialogu i Isa Mustafës me opozitën është farsë, është rren dhe është mashtrim klasik. Për më shumë është një skenari i qarqeve ma antishqiptare, sepse tashmë nga të gjithë po shihet se Isa Mustafa, njeh forcën por jo edhe dialogun, e aq më pak kulturën demokratike.
Procesi zgjedhor brenda LDK-së ishte një test provues, sepse aty u anashkalua çdo gjë, nuk kishte transparencë, nuk u raportua, votimi i hapur, nuk u lejua konkurrenca, dhe nuk u lejua as debati nëpër Kuvendet e Degëve, kurse në atë qendror Isa Mustafa nuk raportoi dhe nuk mori asnjë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme. Kuvendi i VIII-të i LDK-së do të mbahet mend sepse u mbajt në shtetrrethim të plot, pasi edhe në sallë dhe përreth saj, ka pasur forca të shtuara të policisë, ka pasur polici civile dhe madje janë nxjerrë në gjendje gatishmërie edhe njësia e policisë speciale e cila paralajmëronte për imponim, diktaturë dhe rrënim të demokracisë në Kosovë.
Edhe pse u përjashtuan mediat e shkruara dhe ato televizive dhe për kundër faktit se u injoruan dhe nuk u ftuan përfaqësuesit diplomatik të vendeve mike nuk e kemi të qartë pse nuk iu ndal avazi kësaj të keqe që po niste në Kosovë?! Por tani përgjegjësia bie jo vetëm mbi Isa Mustafën por edhe mbi LDK-në e cila po hesht, duke ia krijuar pretekstin opozitës për t’u tallur me këtë parti e cila vendit i solli politikanin ma jo serioz dhe më dinak që njeh Kosova dhe rajoni.
Tashmë zgjedhje të qëndrueshme më nuk ka, as zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do ta nxjerrin nga kolapsi Kosovën, sepse shtresat kriminale dhe të korruptuara janë futur thellë në degët dhe nëndegët e partisë.
Kosova ka mundësi të dali nga kriza vetëm nëse Presidentja e shpërbën këtë qeveri dhe krijon një qeveri teknike me një mandat të caktuar sa të ketë mundësi ta ndryshonte tërë sistemin zgjedhor në Kosovë si dhe t’i spastronte listat me element kriminal, servil dhe të paaftë të cilëve Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’ua pamundësonte që të riktheheshin në pushtetin qeverisës në Kosovë.
A do të mund të ndodhte kjo?! Sigurisht se po, por duhet vullnet e përgjegjësi nga elita politike e Kosovës dhe një vullnet më i mirë i shteteve mike të cilat boll kanë toleruar krimin dhe korrupsionin industrial në Kosovë!

St. Gallen, 05.12.2015