Irena Meçaj: Nga Modele nё aktore, bukuroshja Shqiptare e rritur nё Athinё

1
169

Romё, Intervistё nga Valentina Gjoni, Radio Sapienca

U takuam nё Romё me Irenёn dhe shfrytёzuam rastin pёr njё intervistё. Irena Meçaj – Top Modelja Shqiptare qё u rrit nё Athinё sfiloj nё pasarelat e Milanos, Romёs e Athinёs qё nё moshёn 16 vjeçare, falё bukurisё, thjeshtёsisё, elegancёs dhe dёshirёs pёr tё arrirё e pёr tё pasur njё karrierё. Ajo qё nё moshё krejt tё re ka pozuar pёr fotografё tё ndryshёm, e ka marrë pjesё nё sfilata tё ndryshme mode, madje edhe nё Tiranё, ku ajo kthehet herё pas here. E lindur nё Shkodёr nё gusht tё vitit 1993, Irena flet me shumё nostalgji, e rrёfen sesi prindёrit e saj emigruan pёr nё Greqi, kur ajo ishte shumё e vogёl. Pastaj vijuam me intervistёn…

Kur filloj Irena tё sfilonte pёr tё parёn herё?
E vёrteta ёshtё se modelingu doli rrugёs, pasi ajo qё unё kisha nё mendje qё nё moshё tё hershme ishte aktrimi. Çdo gjё filloi komplet rastёsisht, kur nё moshёn 13 vjeçare u njoha me fotografin Endrit Mertiri nёpёrmjet njё miku tё pёrbashkёt. Endri nё atё kohё punonte pёr revistёn Trendy dhe mё propozoj tё bёnim njё set fotografik, tё cilin e pranova me kёnaqёsi tё madhe. Pas asaj, pasoi publiciteti pёr Albtelecom dhe njё vit mё vonё sfilata e parё.

Cilёt ishin fotografёt e parё, pёr tё cilёt pozove?
Fotografinё e kam fort pёr zemer dhe kujtoj qё kur isha shumё e vogёl nxitoja tё merrja poza pёr tё bёrё fotografi. Seti i parё fashion ishte siç e pёrmenda dhe mё lart me Endrit Mertirin, ku tё dy ishim duke hedhur hapat e parё tё karrierёs. Mё pas pozova pёr tё tjerё fotografё si: Fatjon Hoxha, Bevis Fusha, Sonny K. Elson, Sebastiano Volpo etj.

Pёrse u tёrhoqe nga konkursi The Nex Top Model of Albania?
Thjeshtë pёr arsye personale, sepse kinemaja ёshtё çka unё pёlqej mё shumё tek vetvetja dhe ёshtё pikёrisht ajo qё dua tё arrij. Kinemaja ёshtё dashuria ime mё e madhe, sfilatat e pozimet janё thjeshtë pёr tё qёnё e pranishme kudo.

Meqё ra fjala tek kinemaja do desha qё tё di pak pёr filmin e Fatmir Koçit “Amsterdam Express”, ku ju interpretoni aty?
Nё film interpretoj rolin e Albanёs, motrёs sё vogёl tё njё familjeje nё provincat e Tiranёs me njё dramё tё fortё familjare. Nё qёndёr tё filmit ёshtё historia e njё djali shqiptar, Bekimit(interpretuar nga Blerim Destani), i cili sheh si rrugёn e vetme pёr njё tё ardhme mё tё mirё tё emigrojё nё Amsterdam. Aty gjendet me njё rrealitet shumё tё vёshtirё. Droga dhe prostitucioni i propozohen e vihen nё lojё, ai e sheh kёtё rrugё si mёnyrёn mё tё thjeshtё pёr tё bёrё para e pastaj janё nё film njё sёrё episodesh, qё ju ftoj tё shihni filmin. Mund t’ju tregoj vetёm dy foto tё filmit.

Cilat janё planet e tua pёr tё ardhmen?
Nuk mё pёlqen tё bёj plane pёr tё ardhmen, besoj qё jeta ёshtё plot kthesa e tё papritura, mirёpo ekziston njё program dhe shumё dёshira. Aktualisht jam studente nё vitin e dytё pёr drejtim biznesi, por jam duke bёrё disa kurse aktrimi, nё mёnyrё qё kinemaja dhe teatri tё jenё pjesё e sё ardhmes time, por edhe sfilatat mё pёlqejnё.

U ndava me Irenёn e magjepsur nga bukuria dhe thjeshtёsia e saj, duke e falenderuar dhe duke i uruar suksese.

1 COMMENT

  1. E Nderuara Valentina!
    Ju pershendes per shkrimet tuaja dinjitoze.
    Shkrimet tuaja pasqyrojn jeten e emigranteve Shqipetarë jashte kufinjve të shtetit amë.
    Juve me shkrimet dhe intervistat tuaja pasqyroni realitetin e ditës.
    Urimet ma te perzemerta.
    Gjin Musa

Comments are closed.