Intervistё me “Kristina Çetinёn”, Piktoren shqiptare të lindur nё Greqi

0
31

Romё

U takuam me Kristinёn nё Romё pёr njё intervistё, pasi ajo do tё vazhdonte udhёtimin e saj pёr nё Paris, qё tashmё falё talentitit tё saj dhe pasionit pёr pikturёn ёshtё bёrё shtёpia e saj e dytё.

Kur dhe ku lindi Kristina?
Kam lindur nё shkurt tё vitit 1993 nё Athinё, prindёrit e mi me origjinё nga Shkodra kishin emigruar nё Greqi aso kohe, por ka 10 vjet qё jemi kthyer nё Shkodёr, ndёrsa unё bёj udhёtime tё herё pas hershme nё Athinё e Paris, duke marrë pjesё nё aktivitete tё ndyshme.

Kur fillove tё pikturosh dhe kur e kuptuan vёrtet prindёrit e tu qё kishe talent?
Tё them tё drejtёn kur njё pasion ёshtё i lindur vihet re qё nё vogli. Prindёrit mё vunё re qё nё moshёn 4-vjeçare qё pikturoja bukur e gjёrave u jepja njё sens, por isha shumё e vogёl pёr tё bёrё njё pёrcaktim, me kalimin e viteve pastaj u duk se pёrveç pasionit kisha edhe frymёzim.

Unё di qё pikturat e tua janё vlerёsuar me disa çmime? Mund tё mё tregosh mё tepёr?
Po, pikturat e mija janё vlerёsuar nga profesionistё tё artit dhe ndihem shumё e lumtur(e buzёqesh ndёrsa mё tregon). Kam fituar disa herё çmime tё para nё Athinё, çmim tё dytё nё konkursin kombёtar nё Tiranё pёr promovimin e turizmit Shqiptar. Çmim ndёrkombёtar nё Portugali etj. Nё Athinё kam ndjekur edhe disa kurse pёr pikturё. Konkurset pёr mendimin tim janё nxitje pёr artistёt e rinj dhe kjo ёshtё arsyeja qё kam marrur pjesё, pastaj kur puna jote vlerёsohet ёshtё edhe njё motiv mё shumё pёr t’u prezantuar.


Jeni diplomuar nё Shkodёr, pёr çfarё?
Po,jam diplomuar nё Universitetin Luigj Gurakuqi pёr degёn Pikturё-Grafike me Bachelor por kam dёshirё tё vazhdoj njё Master nё Paris. Jam e lumtur qё jemi kthyer nё Shkodёr pas shumё vitesh edhe pse unё rri pak aty, por gjithsesi unё aty gjej frymёzim,ёshtё njё qytet qё mё ngroh dhe qё e kam fort pёr zemёr.

Do tё doja tё dija se si u vjen frymёzimi pёr tё pikturuar dhe nёse u merr shumё kohё krijimi i pikturave?
Frymёzimi im ndodhet tek energjia qё dedikohet pёr tё konkretizuar njё projekt tё caktuar ku sipas temёs sё pojektit mbёshtetet edhe puna ime artistike. Frymёzimi mё vjen nga e pёrditshmja, nga memorja e cila pёrpunohet duke krijuar peisazhe tё ndryshme. Nga natyra njerёzore marr çdo detajё e nxjerr njё pafundёsi imazhesh, pёrshtypjesh e mendimesh e frymёzohem nga njё sёrё sinjalesh. Natyrisht qё merr kohё por unё i dedikohem me shumё pasion.

Si e shihni tё ardhmen dhe e keni gjetur akoma Princin e kaltёr?
Njё e ardhme e suksesshme arrihet pёrmes punёs, dёshirёs dhe vullnetit. Ajo çfarё do tё doja tё arrijё ёshtё tё pёrpiqem tё jem njё artiste e mirёfilltё duke kontribuar nё fushёn e artit nё atё mёnyrё qё unё e ndiej e jo duke qёnё imituese. Çdo gjё ёshtё konsumuar nё kohёt e sotme e arti kёrkon risi tё reja, sidomos me kontributin qё duhet tё japin sot ne tё rinjtё. Princin e kaltёr e kam gjetur,mbase mund tё duket e çuditshme sepse personat qё janё tё destinuar nё fushёn e artit e lёnё pas dore kёtё çeshtje por edhe pse ai nuk ёshtё artist, mё ndjek e mё shoqёron kudo.

Juve keni qёnё shumё mike me Elhaida Danin, e keni ruajtur edhe sot miqёsinё?
Miqtё qё ke ndarё emocione e momente fantastike nuk harrohen edhe pse largohen fizikisht, sigurisht qё e kemi ruajtur miqёsinё e mbetet njё nga miket mё tё mira pёr mua.

Tё falenderoj dhe tё uroj suksese e udhёtim tё mbarё!
Faleminderit edhe nga ti e Urime tё pёrzemёrta Valentina!