Intervistë me poetin dhe publicistin Gjon Neçaj

2
78

Kam qene fare i ri kur isha i apasionuar pas krijuesve tropojane, e thene troç shkas ishin bere kenget e artistes tropojane Fatime Sokoli.
Vitet kalonin dhe s’bashku me to edhe une rritesha, po me rritjen time rritej edhe etja per te mesuar ma shume per krijuesit tropojane.
Sot fale mjeteve elektronike, njohjet dhe bashkebisedimet me artistet, poetet, intelektualet eshte fare i lehte.
Pasi kisha lexuar shume per poetin dhe publicistin, redaktorin e shume librave z. Gjon Neçaj, nje dite klikova faqen e tij, pashe qe Gjoni kishte botuar 10 libra dhe kishte ne prag te botimit te 11-tin.
Ju drejtova per t’i marre nji intervistë, fillimisht hezitoi, nuk i pelqenin levdatat, po une kembengula duke iu lutur si koleg, Gjoni me ate modestine qe e karakterizon, pranoi qe une ta intervistoja per shtypin e dites.
Po kush eshte Gjon Neçaj? Nji prezantim i vogel per lexuesit.
Gjon Neçaj ka lindur me 17/06/1951 ne fshatin Peraj te krahines kreshnike te Nikaj-Merturit te Tropojes. Eshte diplomuar ne Tiran dega e financave.
Gjoni qe fare i ri eshte marre me krijimtari letrare, ka botuar ne gazetat e kohes poezi, proze e publicistike. Eshte botues i 10 librave, eshte anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Tropoje, anëtar i Haik-Klubit Shqiptar, ka fituar disa çmime. Po kush me mire se vete Gjon Neçaj do na pershkruaj jeten e tij letrare. /Gjin Musa

Z.Gjon ju falnderoj qe pranuat te jeni i intervistuari im per shtypin e dites.

1. Si fillim, miku im Gjon, do ishte me interes per lexuesit te na thonit diçka per femijerine tuaj.

Përgjigje: Kam lindur në një vis,që siç shprehet Martin Camaj,” nuk shkelë këmba e kalit”,por krenar për vendlindjen e të parët e mi. Dolan ë jetë një ditë të diel,në një mëngjes qershori , nën hijen e një mrizi në bjeshkët e vendlindjes sime.Sapo dola në këtë jetë të mistershme, siç më ka treguar nëna ime, bijë nga Lotajt e Dukagjinit,ndjesë pastë, agu i mëngjesit më freskoi me fëshfërimën e njomzës në qetësinë pluskore të qiellit të bruztë e të hënës në të perënduar të ngjyrës së saj kaltërore.
E siç më thoshte shpesh më pas, kur u rrita, unë kqyra kah qielli, atë mëngjes në të zbardhur, e hëna kundronte në hapësirën e paanë e zogjtë kishin nisur cicërimat e tyre të para të asaj fillimdite të re bjeshke. E bash në atë vend,pas dymbëdhjetë vjetësh kur linda, shkrova vjershën e pare,në Mserrin e përmallshëm të krahinës së Nikaj Merturit,e shtrirë në dy anët e lumit Curraj në formën e një haiuzi të madh,, e cila ka nxjerrë dhe vazhdon të prodhojë krijues, intelektualë të kalibrit kombëtar e më gjerë në fusha të ndryshme të jetës, çka nuk po i përmend, se tashmë janë të njohur, ndonëse braktisja ka krijuar turbulenca në zemrën dhe shpirtin tim, por ata përherë janë sa në Mserrin e pjesëzës fluskore të mrekullive, sa në Currajn e Epërm , ku akujt rrinë deri afër pranverës shkëmbinjve “ngrirë hej”.
Unë jam fëmija i tetë dhe i fundit i Baftisë dhe Drandes.Duhet theksuar se ndershmëria e tyre ka qënë udhërrëfyes gjatë gjithë jetës sime në profesionin e ekonomistit tash mbi katër dekada.
E fëmijëria ime,ndonëse e vështirë për ato vite,mbetet ndër më të bukurat e jetës sime.Kujtoje mëngjeset e hershme kur nëna ime më bënte gati bukën kur nisesha për shkollë, në fëmijërinë e hershmne,apo edhe më vonë në rininë time kur shkoja në punë.Ende e ndiej aromën e kulaçit të nxehtë me bukë misri,risi e nënë sime në gatime të këtij lloji.Gjithashtu në mendjen time përjetësisht më ka mbetur nga koha e fëijërisë thirrja e zërit për të vdekurit dhe gjama e burrave.

2. Arsimin fillor dhe te mesem ku i mbaruat? Cilat jane mbresat dhe kujtimet tuaja te atyre viteve?
Përgjigje: Arsimin fillor e kam kryer në fshatin tim ,në Peraj,e atë 7 vjeçar në Gjonpepaj.Ruaj kujtime të pashkuera për mësuesin e pare fillores,Dedë Martini,ndjesë pastë,më pastaj Dedë Sokoli,Pjetër ndou,Mirash Coli,të cilët për mua mbeten engjujt që ndryshuan botën time fëmijërore.Shkolla ishte pranë varrezave,e shpesh nga dritarja e klasës,duke sofitur natyrën,kundroja varret e të parëve të mi,duke jetuar mes dijes dhe vdekjes,por mësuesit e mi ishin ata që ndikuan në imagjinatën time të jetës.
Pra pëeveç shkronjave e numrave,ata më mësuan zanafillën e jetës në shpërgejt flijimit kuptimor të botës.
Veçse nuk duhet harruar ai që më nxiti drejt krijimtarisë në bangot e shkollës 7 vjeçare,duke shkruar qysh atëherë vargjet e para,mësuesi i gjuhës dhe letërsisë,Dedë Markaj.
Tashmë ,duke u rritur kasha kaluar kufijtë e fëmijërisë,sipas mendjesd sime,e dashuria për dije,falë prindërve të mi,ishte vazhdimi i shkollës.Jashtë vullnetit tim,studimet e mesme i mbarova në Teknikumin Bujqësor Dibër,një shkollë me tradita të hershme e të vona,që edne sot kam krenar që studiova në dyert e asaj shkolle,duke larguar nga imagjinata ime mendimet për të studiuar vetëm për mësuesi.
Mësues të talentuar dhe të përkushtuar,si Lutfi Hanku,Sabri Vraniçi,Abdurrahim Ashiku,apo drejtori mendje ndritur ,Moisi Cami,formësuan më shumë në personalitetin tim si nxënës I shkollës së mesme,në rininë time të hershme.

3. Kur keni filluar te shkruani?Ju kujtohet botimi i juaj i pare dhe ne cilen gazete e botuat?Emocionet tuaja kur ne gazete lexove per here te pare emrin Gjon Neçaj?

Përgjigje: Siç e ceka më lart,cicërimat e para të krijimtarisë kanë lindur që në shkollën fillore,andej nga klasa e tretë. Shkrimin e pare e kam shkruar në gazetën “Pionieri”,andej nga klasa e pestë.në mos gabohem dhe ka qënë një kronikë për një aktivitet artistik të shkollës. E kam postuar në postë dhe mbas një muaji del numri i radhës dhe mësuesi I letërsisë,dedë Markaj më therret dhe ma jep gazetën. Gati sa nuk kam fluturuar.E kam palosur mire dhe sapo kam hyrë në derë të kullës,ua kam lexuar prindërve të mi.Duhet falënderuar Murat Gecaj,redactor i gazetës “Pionieri”,i cili ishte inisiatori i botimit të shkrimit tim të parë. Pastaj ,here pas here kam botuar ,kryesisht poezi,në gazetën “Zeri i Rinisë”,”Studenti”,( kur isha student ),revistën “Ylli”,në gazetën locale “Ushtima e maleve| në shkollë të mesme,et të tjera ,e të tjera,deri më sot ku botoj pothuaj në gjitha gazetat e përditshme dhe ato letrare në Tiranë,Prsihtinë,Maqedoni dhe web site internet.

4. Ju jeni diplomuar per financë,po jeni njeri i poezisë dhe prozes,i shkrimit dhe i redaktimit,dy te kunderta qe ti i ke kthyer ne nje te perbashket.Ju kanë penguar ne punen tuaj te perditsheme keto dy te kunderta?

Përgjigje: Mitrush Kuteli, alias Dhimitër Pasko është jo vetëm ndër proatorët më të mire shqiptarë,por ishte ndër ekonomistët e parë që ngriti nga themelet financat shqiptare.E ai shpesh citonte se profesioni e nxiti drejt krijimtarisë.E mbase edhe mua,vrullet e të shkruarit m’u shtuan më shumë kur studiova për ekonomi financë.
Pra profesioni im është financier, profesion që e ushtroj prej mbi 40 vitesh,veçse krijimtaria është binomi i pandarë, e sikur edhe një ditë të mos hedh diçka në bllokun tim të shënimeve, mendja ime do vërtitej në pafundësinë e natës duke u sjellur në krevat sa në një anë në tjetrën, a thua jam ndonjë lypsar i devotshëm i pagjumësisë.Profesioni është ndërthurur me pasionin dhe ka lindur hibridizimi i dçkaje që unë e quaj pamëdyshje fat,se më relaksion,më largon mërzinë kur jam i dëshpëruar,apo më lumturon si një fëmijë kur shkruaj një poezi,një skocë,një reportazh.
Unë e quaj ditë me fat, kur shkruaj një varg, një rresht apo një haiku. Sidomos haiku më relakson, e lumturohem kur në rrugicat e qytetit tim lindin në mendjen time trevargjet haiku si luledelet pas larave të borës në ditët e fundit të prillit maleve të mia.

5. Ne vitin 1994 ju keni botuar librin e pare me poezi te titulluar “Ne hijen e mrizave”.Pse ky emertim i librit , ka lidhje me mrizat?Si eshte ndier Gjon Neçaj kur nga shtepia botuese ke marre ne dore frutin e pare te penes tende krijuese.Si e kujton kete eviniment,emocionet tuaja.

Përgjigje-Siç edhe u shpreha më lart,unë kam lindur në një mëngjes mesqershori nën hijen e mrizit të stanit në bjeshkët e mia.E mriziave,jo vetëm si symbol i bjeshkës,po edhe si vatër ku linda dhe belbëzova për here të pare,ishte mrizi te stani im.Ndaj kjo fabul është zanafilla e titullit të librti tim të pare me lirika,mbase vonë,tepër vonë,më 1994, “Nën hijen e mrizave”.Kumbara i botimit të librit tim të par është krijuesi dhe publicisti,miku dhe kolegu im, Ramiz Lushaj,i cili në ato vite administraonte Shtëpinë Botuese “Dardania” dhe mori përspër botimin dhe sponorizimin e librit tim të pare.
Me kopjet e librit tim në një çantë,kam vrapuar te shtëpia e mbesës,dikund te Shallvaret në Tiranë,ku ajo banonte, e pothuajse tërë natën nuk kam fjetur. Edhe mbesa ime,Maria, ishte e lumturuar.

6. Ju shkruani dhe bashkepunoni ne shume gazeta te dites,cilat jane ato?

Ju jeni autor i shume botimeve,cilat jane keto libra dhe ç’fare ndryshimi kane ndershej veti keto botime?

Përgjigje: Diku në një bisedë me albanologun e shquar gjerman, përkthyesin e Camajt, Hans Lanksh,thotë pak a shumë se provincializmi nuk është në periferi, po në metropol, bash në Tiranë.
Për t’u ushqyer me mushtin e kulturës, historisë mbarëkombëtare, unë bashkëpunoj me shumë gazeta, forume. website , duke shkruar dhe komentuar ndodhitë e ngjarjet e përditshmërisë në jetën shqiptare.
Publicistika është e lidhur pazgjidhshmërisht me poezinë dhe prozën.Shkrimin e pare e kam shkruar në publicistikë, por poezinë e parë e kam shkruar me heret,I nxitur nga mësuesi i letersisë,kushëriri im Pal K.Neçaj.Ajo titullohet “Fshati im” dhe i dedikohet,sigurisht fshatit tim, Peraj.
Shkruaj dhe botoj publicistikë në gazetat e përditshme të Tiranës,Prishtinës dhe Shkupit si dhe në gazetat e internetit, e më së shumti “Shekulli”,”Telegraf”,”Shqiptarja.com”,”Dita”,”Koha Jonë”,”EuroAlbania”,”Standard”,”Tirana Observer”,në gazetën letrare të përjavshme “Nacional”,e të tjera.Njeherazi bashkëpunoj me mbi 10 vebsite të tjera,ku duhet veçuar “Zemra Shqiptare”,” Fjala e Lirë”,”Tesheshi.com”,”Tribuna Shqiptare”,etj.,etj.

Ndër botimet poetike do veçoja librat me haiku,novelën “Hijet e shpirtit” dhe vëllimin “Sinus” botuar në shqip,italisht,greqisht dhe gjermanisht.
Këto ditë del nga shtypi libri më I fundit publicistik me titull “ Mëngjeset e qytetit të veriut”.

7. Ju jeni anetar i disa shoqatave dhe cilat jane ato z. Gjon?

Përgjigje: Në Tropojë,prej vitesh, në cilësinë e zëvendëskryetarit, së bashku me krijuesin dhe kryetarin Lulzim Logu, drejtojmë Klubin Letrar, tashmë me fizionomi dhe aktivitet të larmishëm letrar, botim i të cilit është edhe revista periodike letrare “Urat”.
Fatmirësisht bashkëpunoj dhe jam anëtar i disa shoqatave letrare,si anëtar i Shoqatës Letrare “Pegasi”,Gjirokastër,anëtar I Haik-Klubit Shqiptar me qendër në Elbasan,anëtar i Ligës Botërore të Poetëve ( W.P.S ) me qendër në Athinë,anëtar i Shoqatës Kulturore Artistike “Leopardian Community Coro a pi Voci”, me qendër në Romë,e anëtar I disa shoqatave letrare të krijuesve shqiptarë në Kosovë,Mali i Zi,Gjermani.

8. Juve tani jeni mbuluar nga thinjat e bardha,po ne fleten e bardhe vazhdoni te leshoni vargjet pa mbarim,shkrimet jane te perditsheme,jane besoj si ushqimi i dites.

Gjon Neçaj ju jeni nji familjar shembullor, çfare perfaqeson familja ne jeten tuaj te perditsheme?

Përgjigje: Nëse nuk shkërmoqi në tastierën e kompjuterit një fjalë,shprehje,thënie miniature,apo nuk hedh në letër qoftë edhe një varg,apo një rresht,për mua dita nuk ka kuptim.Në tetë orëshin e punës,mes shifrave skaliti skicimet e programuara të punës ditore profesionale,në shtëpi ,përpara kompjuterit,ose letrës së bardhë ,(por tashmë rrallë),hedhi skicimet e mia të muzës, e ndërkohë shlodhem dhe relaksohem nga turbulencat e merzitshme të ditës së zakonshme.

Si intelektual, qytetar e malësor mbi të gjitha, por veçmas si katolik, familja është diçka e çmuar dhe e shenjtë në kuptimin e gjithanshëm të këtij bocioni. Pta që në zanafillën e krijimit të njerëzimit, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, deri në arritjen e ditëve të sotme, në të gjitha periudhat dhe stadet e jetës, familja është cilësuar si preludi i gjithëçkaje njerëzore. Kjo pasi e gjithë lufta njerëzore kishte në bazë arritjen e krijimit të një familje të shëndetshme dhe të mbarë në të gjitha pikëpamjet, pasi kështu i shërbehej më mirë Zotit, vetes, shoqërisë dhe shtetit.
Pra familja në jetën time të përditshme,e cila përbëhet nga bashkëshortja,Violeta,djali 24 vjeçar,Visari,hjanë thesaret më të çmuara të jetës sime,burim frymëzimi në çdo aspect të saj,por edhe pike mbështetje dhe referimi për gjithëçka vendosim në familje dhe në jetë.

9. Tropoja eshte djepi i krijueseve qe ne vitet e ka hershme rapsodet tropojane dalloheshin per krijimet e tyre brilante,si i kujton ata krijues dhe cilet ishin ata?

Përgjigje: Tropoja ka qënë dhe mbetet oazi i frymëzimit të përhershëm,si zonë me bukuri përrallore, me malet e larta e bjeshkët e thepisura,me dëborërat majë tyre si kapuçi i bardhë i malësorëve, pra vendlindja ime është vetë muza poetike. Ndaj këtu kanë lindur dhe shkruar vargje poetë e vjershëtorë të njohur,krijues që kanë bërë emër në Shqipëri e jo vetëm.
Këtu në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, mbas shkollës letrare të Lezhës, lindi dhe u rrit e hapi flatrat shkolla poetike e Tropojës.
Më lejoni të përmedn vetëm disa prej tyre,pasi ata janë me qindra, por s’duhet harruar poetin e parë, ”Homerin” e Tropojës, Idriz B. Metaliaj, me vëllimin e tij peotik “Sytë e mi”, e për të vazhduar me poetin popullor, Sokol Arifi, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që nga viti 1966,aedi pa asnjë klasë shkollë,autor katër librave poetik.Mjafton të kujtojmë vetëm këta dy krijues,të cilë ishin dhe mbeten frymëzimi i çdo krijuesi tropojanë.

10. Si i keni mardhanjet me krijuesit e tjere,cilet keni ma per zemer,dhe sa jeni perkrahur nga shteti per botimin e librave tuaj?

Përgjigje: Falë rrjeteve sociale, tashmë kemi lidhje me shumë e shumë krijues nga gjitha vendet shqipfolëse, e më gjerë. Dua të veçoj dy krijues të brigjeve të epërme të Drinit, dy poetë të Bjeshkëve të Nemuna, Martin Camaj dhe Anton (Ndoc) Paplekaj, duke mbajtur kurdoherë pranë muzës time shumë e shumë krijues të tjerë.
Nga shkrimtarët e huaj,veçoj Filip Roth dhe Milan Kundera,dy korigej të letërsisë botërore,e fatkeqësisht me ta jemi njohur vonë,tepër vonë.

11. Po perjetojme kohe te trazuara.Juve si njeri i letrave si e shihni situaten politike ne vend dhe cili eshte mendimi i juaj? Krijuesit tashme te shumte, si po trajtohen nga pushteti lokal dhe ai qendror?Mos valle po perçmohet inteligjenca krijuese?

Përgjigje: Poeti jeton me kohën, e është pjesë e saj.I këtij mendimi ishte dhe Lasgushi.Tranzicioni i stërgjatur,turbulencat politike të krijuara në token e shqiptarëve,nuk mund të mbeten jashtë vemendjes sonë.Ndonës direkt nuk merremi me politikë, i qendroj mendimit të shprehur edhe në opinionet e mia në shtyp,se jemi të vonuar në integrimin e shqiptarëve në përgjithësi në strukturat politike,ekonomike dhe shoqërore të Europës.E pëngesë padyshim është politika,me një faturë të pariparueshme.Mjafton të cekim ngjarjet e kohëve në Kosovë,po edhe në Tiranë.Populli thotë se shpresa vdes e fundit.
Krijuesit,këta hamej të integrimit kulturor ,janë në udhëkryq.Nëse dikur ekzistonte censura e fjalës,sot është dominante censura financiare. Shkrimtarët dhe poetët janë shtresa më e varfër e shoqërisë.
Edhe ndihma e pushtetit vendor dhe qendror është në nivele jo të mjaftueshme për ta.Shtëpitë Botuese gjithashtu nuk zbatojnë ligjin për të drejtat e autorit,por zhvatin e zhvatin duke botuar librat e tyre, e autori paguan shuma marramendëse,pa asnjë kriter dhe rregull shtetëror.Këto fenomene ndodhin në shumicën e enteve botuese.

12-Gjon Neçaj ç’fare planesh dhe objektivash keni per te ardhmen?Poezia dhe proza e jote do vazhdoje te shkruhet e paster si uji i Valbones qe rreshqet me rrembim permes alpeve shekullore te Tropojes?
Përgjigje-Siç thashë më lart,këto ditë pres të dalin nga shtypi libri me publicistikë “Mëngjeset e qyteti të veriut”,po punoj për një libër poetic me haiku dhe një tjetër me poezi të shkruara kohët e fundit, e çka të sjellin rasti.Shpesh më ka penguar publicistika në krijimin e poezisë,por nga ana tjetër më ka frymëzuar të zgjedh tematikat dhe stilin ndryshe të krijimt të vargjeve.

13. Ne mbydhje te kesaj interviste dy fjale per fshatin tuaj te lindjes Peraj dhe per krahinen e njohur te Nikaj -Merturit.

Përgjigje: Pasqyra e fshatit tim Peraj dhe krahinës sime të Nikaj Merturit është kjo poezi,pasi unë fola , e tash po dua të flasin ajo:

TRAZIMI I SHPIRTRAVE TË VENITUR…
Nën peshën prehistorike të shekujve,
Curraj Epër u ngrit trimërisht për t’u rrënuar një ditë;
E qyqet s’pushuan kukamën asnjëherë,
majave trishtuese n’rrokaqiej tek lartësitë…
Ikën mëngjeset e agut me zëra fëmijësh,
Ikën netët e gjata të dimrit me pleqtë mendimtarë
ballë oxhakut…
Ikën nuset dhe çikat e reja në mjegullnajën e kohës;
Tashmë nuk lajnë teshat breglumit,
Kur qysh larg dritësonin në çdo stinë vetëm diell…
Sot…
Sot kullat e shkretuara mbajnë peshën e viteve,
E shembjen trishtuese të mureve rrënuese,
Nën rrfanat e jetës të plakave motit netëve dimërore.
Ajkuna qan përmallshën për ikjen e banorëve,
Zogjtë moti vajtojnë vetminë vrastare,
E bjeshkët veç lotojnë e ngushëllojnë…
Sado të mallohemi,veç shkruajmë fjalë lojcake,
Se zëri ka mbetur varur bjeshkëve të fëmijërisë,
Prapa një rudine,prapa një kodre…
Delir i trazuar vargu im,
E ndjej dhimbjen mikluese për këto rreshta,
Përzier me britma,imazhe dhe kujtime të rinisë…
Varret,
Trazim i shpirtrave të venitur;
Curraj Eper !
Fillimi dhe fundi i një epoke.

Ne emrin tim dhe te lexuesve, ju falnderoj per kohen qe vute ne dispozicion per realizimin e kesaj interviste. Kenaqesia ishte e imja z.Gjon,Uroj te intervistoj ne raste te promovimeve te reja te botimeve tuaja.Urime miku im Gjon Neçaj, ju faleminderit.
Përgjigje: Faleminderit juve miku dhe kolegu im,Gjin.Ju jeni dhe mbeteni eksploruesi i zellshëm i traditave dhe heronjve të padukshëm të këtyre anëve.

Intervistoi gazetari Gjin Musa

2 COMMENTS

  1. Eshte nder intervistat qe kame ndjerë kenaqesi ne realizimin e saj.
    Gjon Necaj eshte sa komunikues, sa nji intelektual i permasave bashkohore, modestia nji dhurat nga zoti apo e fituar nga jeta!
    Me shume dashamiresi e falnderoj z. Gjon qe vuri kohen ne dispozicion per realizimin e kesaj interviste.
    Ju faleminderit Gjon Necaj.
    Gjin Musa

  2. Nje interviste e mrekullueshme e mikut shumëvjecar, e bashkepuntorit dhe kolegut tim te shume projekteve letrare dhe jo vetem, e qytetarit model te kohes sone, e veprimtarit idealist dhe te ndershem!

Comments are closed.