Intervistë me ish truprojen e z. Azem Hajdari, sot me azil politik jashtë atdheut

0
24

Z. Marjan Gryka ja si u shpreh ne kete intervistë.

Fillimisht dua te shpreh mirnjohjen time dhe te Shoqates Mbarekombetare Azem Hajdari per Radio Mitrovicen dhe ne veçanti per zotin Gjin Musa, per punen dhe kembenguljen e tij drejt se vertetes, qe mundesoj nje interviste te tille, ku u degjua ne mbare boten dhe u botua nga kudo dhe ne çdo media dhe si e tille u cilesua nga te gjithe, intervista e Shekullit, pasi gjithe kete vite kemi bere shume artikuj dhe kemi botuar me qindra, kemi bere shume intervista por tek radio Mitrovica ndjeva me shume liri ndjeva teper force dhe si nje shtepi per ata qe jeten ia kushtojne Atdheut dhe idealeve te lirise dhe nuk terhiqen kurre…

Edhe une jeten time ja kam falur Kombit tim dhe Azem Hajdarit! Kam shpresuar dhe shpresoj se edhe Radio Mitrovica dhe Shqiptaret kudo jane u ndjene krenare me mua si djali i tyre, miku i tyre dhe vellau i tyre… Falenderimet e mija dhe te Shoqates qe une perfaqesoj jane sot edhe per gazeten Fjala e Lire dhe zotin Arben Cokaj, ku te gjithe sebashku jemi luftetare per te nxjerre te verteten ne shesh…

Nga kjo interviste ruaj kujtime me vlera ku telefoni im, faqja e fcb, faqja e twiter e kudo ishte mbushur me mijera urime, keshilla, dhe pas tyre, propozime dhe shume kercenime ku te gjitha i kam lexuar nje per nje, i jam pergjigjur nje per nje, dhe ne veçanti kercenuesve i jam pergjigjur, duke ju thene se vetem plumbi mund te ndale Marjan Gryken ne luften e tij per zbardhjen e Çeshtjes Hajdari, sepse une bi te flej dhe zgjohem me thenien Azem ti je Gjalle, ndersa ju numeroni plumbat qe nisni drejt nesh por shume shpejt do ju bien ne kokat tuaja…


Kam botuar shume shkrime dhe kam dhene shume intervista dhe ka pasur raste qe jam ndjere jo mire, sepse sapo ka mberritur artikulli ne redaksi ne moment gazetari me ka telefonuar duke me thene se shefi i tij kerkon t’i beje shkurtime artikullit, duke me thene thote shefi jooooooooooooooooooo nuk mund te botohet kjo, se na heqin reklamat qe na japin per gazeten, me heqin vellane nga zv ministri, me heqin gruan nga drejtoresha, jo se hapim konflikt dhe shume gjera te tjera, qe çdo dite ma kane forcuar mendimin se gazetat e shumta ne Shqiperi jane me pronarë mafioze, te perlyer e te implikuar thelle ne afera kriminale dhe si strucët fshihen pas mediave, apo dhe tv ve poashtu dha pas miliona eurove, duke i sherbyer vetem mbrojtjes se interesave te tyre dhe duke ju shmangur drejtesise ne çdo drejtim, sepse edhe vete drejtesia eshte e kercenuar nga keta media kriminele. Dhe vrasja e Artan Santos qe ishte aksioner ne shume media e tregoi me se miri kete se cfare eshte ne gjendje te beje konkurenca e krimit mediatik…

Kam punuar dhe jetuar me Liderin e Dhjetorit Azem Hajdari per shume vite, kemi kaluar gjithe keto vite me shume te keqija se te mira deri ne atentate te mirorganizuara nga vete eksponente te PD se dhe ne shume raste kane deshtuar, duke shkuar per te bere mbledhje dhe organizime te reja nga Kodra e Priftit e deri ne shtepijat e vjetra tek fusha Aviacionit!!! Ndersa ate nate qe u pushkatua Azem Hajdari, çdo gje ishte e mireorganizuar nga vete grupi i Katovices me ne krye Sali Berishen, ku si nje Hijene shikonte nga dritarja trupin e Azemit, qe po merrte plumba me bresheri, dhe Pollo me disa lakej badigarde nga Tropoja ferkonin duart nga gezimi qe Azemi iku dhe Saliu shpetoi. Dhe sot ka ardhur momenti me shume se kurre te permendim emrin e te dyshuarit qe i vodhi telefonin Azemit ne xhep me urdher te Saliut ne momentin qe plumbat e rrezuan Azemin…

Njeriu qe ka dale me vrap, i pari ne drejtim te Azemit direkt nga zyrat e PD se dhe ky eshte Shaban Memia, ky eshte skilja e Penicilines, qe me shpejtesi te madhe shkoi e ju afrua trupit te Azemit por ne ato momente Azemi merrte fryme! E ka kthyer trupin e tij ne krahun tjeter, ku Azemi kishte telefonin dhe pune sekondash telefoni i Azemit eshte zhdukur dhe zeri i skile Memise u degjua duke thene se Azemi ka vdekur, kur ekspertiza ne spital doli se Azemi ishte gjalle ne makinen qe e solli aty! …pra ky eshte nje implikim i komplet kupoles te PD-se ne organizimin e vrasjes Hajdari, duke theksuar se edhe sot pas 16 viteve vrasesi i Azemit, Jaho Mulosmani deklaroi se ne nuk shkuam te vrasim Azemin, ku kete ne kemi 16 vite qe e themi, ku dhe e kam deklaruar se vrasesit erdhen te vrasin Saliun e jo Azemin, nuk perserita ketu eksponentet e majte te implikuar ish pushtetare, sepse me ato eshte marre dhe merret Saliu, sepse Katovica i ribashkon…

Une kam status te veqante politik, ku tregon se edhe mbrojtja eshte e tille nga rreziku, qe mund te kem per jeten dhe familjen time nga Salimanet dhe maskarenjte e tyre dhe pamvaresisht kesaj si nje azilant une as nuk kam reshtur, as nuk resht as nuk kam per te reshtur kurre deri ne zbardhjen e Çeshtjes Hajdari dhe denimin maksimal te organizatoreve te kesaj vrasje! Dhe sot pas 16 viteve jemi si ne vitin 98 per kete vrasje te shekullit, lakejte e politikes e shikojne dhe e kane marre sinjalin, se kjo çeshtje po rihapet dhe po luajne fort per t’ju shmangur Drejtesise por ju themi se nuk shpetoni dot se ju keni mbaruar bashke me lojen tuaj dhe se vete Nderkombetaret po ju thojne se po i afrohen minutat e hapjes te kesaj çeshtje, pasi ne ju kemi derguar dosjet e plota dhe kemi bere takime me to duke, shkembyer me info qe do shembin krimin politik njehere e mire…

Une nuk kam nje kasete por 4 te tilla dhe te gjitha jane shumfishuar si# ju beri edhe vete Azemi kur ishte gjalle dhe e verteta nuk do shume koment, por çeshtja Hajdari do të filloje me thirrjen e Saliut per te rideklaruar edhe njehere vrasesit dhe organizatoret e vrasjes se Azemit, siç beri 20 min pas kesaj vrasje, ku i citoi me emra te gjithe; pastaj te tjerat me radhe…

Nuk mund te kete Shqiptar qe i beson Drejtesise, sepse ajo nuk egziston por eshte thjeshte nje institucion bixhozi i mafies politike, kishim mbi 6 muaj qe i benim thirrje kesa qeveri te merrej me pastrimin e parave te universiteteve, ku keto universitete jane piramidat e politikes dhe me ne fund i goditi pasi infot tona mberriten tek nderkombetaret dhe Rames ju terhoq veshi!… Drejtesia nuk fillon ku don Rama dhe si e don ai, por fillon tek konfiskimi i te gjitha vilave te gjyqtareve dhe prokuroreve, ku jane bere me 35mime marramendese. Drejtesia fillon tek vilat e plazheve ku miliarda euro kushtojne ato te PD-se dhe te PS-se, konfiskimi i karburanteve tanime te kthyer treg i krimit, ku nje person perfaqeson mbi 45 pika karburantesh dhe nuk dihen se si i beri dhe per ke punojne keta, te kontrolloje dokumentacionet e pronareve te TV-se dhe Gazetave, qe sot po jetojne gjysma me miliardat e Bashkise dhe gjysma tjeter me te qeverise…

Une nuk i frigohem askujt ne bote sepse siç e citova me siper jane ata qe me kercenojne mua qe ndjehen te kercenuar, dhe sot pas shume vitesh edhe kush nuk ka qene i bindur per kete po bindet plotesisht dhe jua kam thene edhe pse jane hedhe dhe po hidhen leke te behet si me Hasan Prishtinen ne Selanik por gjithsesi neve na keni pasur dhe do na keni gjithmone ne beteje per tju treguar edhe femijeve te tu se gjerat fitohen me pune e jo me vjedhje e vrasje siq bejne prinderit e tu!!. Ne lidhje me arrestimin e Berishes dua tju them pak shkurt per te kuptuar gjate, Edi Rama sot eshte ku ishte Saliu dhe ne vend te arrestimit I dergon letra bashkpunimit Bashes,po ky Basha ishte vrasesi 21 Janarit:! ishte Hajduti I rruges Durres Kukes, dhe kur flasim per Bashen flasim per Saliun, Ky Rama pse nuk del hapur te pakten per nje nga ceshtjet madhore qe denonconte ne opozite, Gerdecin, 21 Janarin, vrasjen e Fatmir Xhindit, pra arrestimin e Bashes bashke me te Saliut duhej t’i bente pse ka frike?..ku eshte I perlyer?…

Situata politike ne Shqiperi eshte ne favor te Berishes qe do te thote se po shkon drejt destabilizimit, a mund te kete krim me te madh se sa te vidhet Banka e shtetit dhe nga kush nga vete Guvernatori, pra ne Shqiperi koha e Piramidave u rikthye per Shqiptaret, Fullani eshte sponsori i te dy kampeve politike qe do te thote se ai i kercenon per shumat qe ju ka dhene dhe askush nuk mund ta arrestoje, mirepo populli po zien perbrenda pra Fullani nje Piramide e madhe por me Saliun ne opozite!…

Shqiperia nuk ka pasur prokuror per 20 vite por thjeshte nderrime karrigesh sa here qe partite nderrojne pushtetet, Prokurori i Pergjithshem sot do te ishte me pak i implikuar po te jepte doreheqjen se sa te flinte here me Saliun e here me Fullanin!!…

Nese nje dite Atdheu me therret une gadishmerine per te e kam te lindur dhe do jepnim cdo gje do benim cdo sacrifice qe ne Shqiperi te vihej Drejtesia dhe shteti, ja kemi thene Rames dhe cdo Shqiptari po qe se nje dite Shoqata Azem Hajdari merr Ministrine e Rendit e gjithe bota do ta kuptoje per 24 ore se ne Shqiperi po behet shteti, brenda 10 oreve mund te behen arrestmet me te bujshme qe kane ndodhur ndonjehere dhe keta te shoqeruara me kamera ku te gjithe Shqiptaret te binden se ne jemi bijte e tyre dhe se e duam Shqiperine si gjithe Europa… kushdo qeveri le ta provoje e ta shikoje sa vonon te zbardhet Gerdeci, 21 janari, Fatmir Xhindi dhe vrasja e Azem Hajdarit, e di se jane te shumte ne politike ata qe luten qe kjo dite te mos vije, por ju themi se eshte populli me I madh qe po lutet te vije kjo dite dhe pasi te vije kjo dite hyjme ne BE, ju marrim politikes se krimit ate cfare na vodhen,dhe Rend,e Drejtesi, si ne Austri!…

Koha po tregon se ne Shqiperi duhet vullkan I ri dhe se keto Parti duhet te shkrihen dhe kjo do te ndodhe mendoj keto parti qe sot tallen me shqiptaret vetem vjedhin dhe vrasin cdo dite duhet te perballen me te paparashikueshmen me nje FUND…

Sot PD eshte e rrezuar por ne do ta shembim bashke me Saliun dhe Bashen dhe klanet e tyre te krimit, ndersa PS sot eshte diku ne nje ngjasi te tille, ku Rama nuk duhet t’i mbaje te gjitha postet si Saliu sepse ky vit e vertetoj se nuk po I ben dot te gjitha,po te doje le te beje detyren e kryeminstrit, ne te kundert per siq thame me siper nuk ka… kellqe t’ia liroje dikujt tjeter dhe te merret me Partine sepse ne te kundert Nano ne pension aty ju pret!… Shqiptareve kudo jane dua tju them se tradhtia dhe mashtrimi politik ju ka lodhur dhe nxirre faqen perpara gjithe botes dhe nje beteje e re po vjen per t’i kther Shqiperise vlerat dhe faqen e saj per ti thene vetes se erdhi koha te behemi te vetdijshem se ne krye te politikes kemi ata qe vrasin te ardhmen e femijeve tane….

Intervistoi Gazetar Gjin Musa