INTERVISTA/ Ngjela në “Fiks Fare”: Berisha në sindromën e Gjergj Elez Alisë

0
82

TemA, 31 Maj 2013

Spartak NgjelaKryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i ftuar në studion e emisionit të njohur “Fiks Fare”

Saimiri – Është kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, numri shtatë!

Ngjela– Saktë, numri 7.

Saimiri- Kastriot Islami (thjesht dua të përdor argumentin) pranoi të ishte në listat e Berishës, ju pse nuk pranuat listën e sigurt tek Edi Rama?

Ngjela– Po nuk jam Islami, në rast se Rama do të kishte nxjerrë një listë të përgjithshme që do të thoshte Rilindja, atëherë edhe mund të hyja se ishte listë e të gjithëve bashkë, ajo ishte listë e Partisë Socialiste, parti e majtë, program i majtë, do thonë ky paska shkuar për një rrogë atje. Unë jam angazhuar për të rrëzuar këtë kryeministër, më kuptove. S’kam lidhje fare me atë, unë kam partinë time, numri 7 jam, po të më duan në parlament, votojnë gjithë njerëzit. Kontributi mund të të bëjë ministër, deputet të bën populli. E dëgjoni kontributi, aftësia, intelekti mund të bëjë ministër edhe më shumë, deputet të bën populli, dakord jemi.

Saimiri– Bukur, duhet ta kuptojmë kontributin se ky është një ngërç i madh pastaj, apo jo, se puna e kontributit duhet të kuptohet.

Ngjela– Ajo nuk para kuptohet mirë.

Saimiri– Ta bëra këtë pyetje për të dalë tek kjo e dyta, sepse historia jonë para 23 tregoi se shumë kryetarë partish janë futur nëpër këto lista ku janë të sigurt. Nuk po t’i përmend me emra, po ti i di shumë mirë, d.m.th që ata janë të sigurt, dalin nëpër fushata elektorale e thonë që votoni partinë tonë, po sikur të ndodhë kjo, që të gjithë të votojnë partinë që ata përfaqësojnë e të mos votohet PD-ja?

Ngjela– Mund të ndodh edhe kështu, defekti ekziston, mundësia ekziston.

Saimiri- Ngërçi.

Ngjela– Ngërçi, e ke kapur tamam. Kanë ikur nga partia e janë futur në një strehë për të mos i kapur bomba, po është problemi që mund t’i kapë këtu bomba e t’i shtojë partia, këtë the ti.

Saimiri– Se nuk e voton më njeri PD, por partinë që ata përfaqësojnë, që të flasim konkretisht PR-ja. Mediu thotë votoni PR, të gjithë do turren tek PR e s’do votojë kush për PD-në, do ngelet Mediu kryetar partie jashtë.

Ngjela– Po kjo mund të ndodhi.

Saimiri– Avokat, jemi në zgjedhje, thamë numri 7, populli i njeh njerëzit e mençur ata që kanë kontribuar në parlamentin shqiptar. Fiton, voton populli i Tiranës, merr dhe gjithandej, fiton numri 7, Spartak Ngjela kryeministër.

Doktori– Avash ti avash se nuk e ka menduar e ke gjetur të papërgatitur.

Ngjela– Është tepër, me sikur e ke ti mund të ndodhë.

Saimiri- Avokat dhe kolegu im më jepni dot një rezultat se si do dalin zgjedhjet? Keni parashikuar gjë?

Ngjela– Parashikuar kemi që do fitojë opozita.

Saimiri– Jo, jo, në mënyrë të qartë, specifike?

Ngjela– Specifike jo.

Saimiri– Atëherë nuk ma përjashton dot mundësinë që Spartak Ngjela nesër mund…

Ngjela– Jo, jo, mundësitë janë, por mund të jenë 0.000…1%.

Saimiri– E ç’rëndësi ka, e pur si muove tha ai, e kupton. Kush janë tre aktet e para që do bej Ngjela si kryeministër?

Ngjela– Poohh, të lutem, tani më mirë ta bëjmë se çfarë ka nevojë Shqipëria se nuk duhen tre akte, duhen 30 minimumi.

Saimiri- Përsërit pyetjen, 3 gjërat e para.

Ngjela– Unë mendoj se të parën duhet të vendoset kontrata e punës, një pronar sot mund të pushojë 30 veta nga puna, dakord jemi. Ju mbase jeni të sigurt po nuk e di juve ju mban profesioni, unë them që ju mban kontrata, kontrata kolektive e punës.

Saimiri– Më fal se të ndërpreva, kur flitet për kontratën avokat, mos më kapni mua, as kolegun tim se ne jemi me kontratë, kapni ndonjë tjetër.

Ngjela– E rregullojnë raportin midis punës e kapitalit se është shumë i keq, e para.

Akti i dytë, me dinjitetin e personit ka të bëj prapë, luftën kundër korrupsionit, ligj antikorrupsion.

Saimiri– Mendon se do ta eliminosh apo ta reduktosh?

Ngjela– Është i lidhur me reformën në prokurori.

Saimiri- Prokuroria është baza e gjithë kësaj?

Ngjela– Po akuza lufta antikorrupsion dhe rregullimi i pushtetit gjyqësor, prokuroria me gjykatat, të cilat do t’i kapi ligji për korrupsion.

Doktori– Kush t’i kapi?

Ngjela– Po a thamë që do vendoset ligji, ju thoni që nuk do vendoset kurrë ligji?

Doktori– Jo.

Ngjela– Nuk vazhdojmë kështu, do t’i kemi gjykatat korporata biznesi? Ne themi ligj antikorrupsion do të thotë…

Saimiri– Më fal, shkolla me fitimprurëse do jetë në Shqipëri po të dalësh një kështu.

Doktori– Është njëherë për njëherë.

Ngjela– Po një avokatja ime në zyrë me tha që i thoshin studentët ja sa të dalim gjyqtarë se do pasurohemi.

Saimiri- Bukur dhe e treta?

Ngjela– Ja këto ishin të treja, këto kanë nevojë. Njëra është për dinjitetin, mund të kem edhe 30 të tjera, nuk ka rëndësi. Vazhdojmë!

Saimiri– Avokat, të drejtohem me avokat se je i tillë.

Ngjela– E mo se kështu më njohin.

Saimiri– Jo se e kam edhe në prizmin kështu që në mbrojtjen e qytetarëve të plotë e të interesave të tyre. Mbas 23 qershorit me sikur prapë, jo 100% garanci, Sali Berisha ka nevojë për një avokat mbrojtës, do pranonit të ishit ju?

Doktori– Ky është problemi.

Saimiri- Për çfarëdo lloj çështje kuptohet n’daç civile, n’daç penale, apo nuk jeni për penale?

Ngjela– Jam për të tëra unë.

Saimiri– Do pranonit të ishit avokat?

Ngjela– Jo.

Doktori– Oboboboo.

Ngjela– Megjithëse shkel edhe profesionin, kam konflikt interesi se kemi qenë kundërshtarë. Po të mos ishim kundërshtarë, do isha i detyruar ta respektoja.

Saimiri– OK, e bukur kjo. Po meqë jemi tek kryeministri, e njeh mirë, e njeh si kundërshtar shumë mirë, për mua je një nga njerëzit që e njeh më mirë nga gjithë të tjerët. Pse del vetëm nëpër fushata?

Ngjela– Jo, nuk ka dalë, është hera e parë, por unë e njoh, tani e ka kapur sindromi me sa shoh unë, se nuk i flet as edhe një njeriu, nuk takohet me njeri, me stafin fare, vetëm sa i ka marrë si kukulla mbrapa, flet të njëjtat gjëra. Po ka marrë shumë fuqi përpara, e ka kapur sindromi i Gjergj Elez Alisë. (duke qeshur) mendon se do ta nxjerrë vetë lojën.

Doktori– Po bajlozi kush është?

Ngjela– Po e projekton ai, bajlozi ne, opozita. Ai tani dhe në darkë ju flet gruas, vajzës, i lajnë plagët ato njësoj… Të nesërmen merr topuzin, ai është në sindromin e Gjergj Elez Alisë, do ta fitojë apo jo, nuk e di. Por unë them që nuk ka për ta fituar.

Saimiri– Jo?

Ngjela– Vetëm e ka marrë përsipër, në sindromë është dhe ka besuar p.sh: ti mendon se ai midis Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Gjergj Elez Alizë, kë mendon se është përrallë? Gjergj Kastriotin.

Saimiri- Eeee, ai Gjergj Kastriotin e konsideron si përrallë.

Ngjela– Kurse historinë e Gjergj Elez Alisë, atë e di konkrete.