INTERVISTA/ Kokalari: Do doja që Eduard Selami të kthehej e të punonte sërish si shofer në SHBA

2
61

Intervistë e aktivistit amerikano-shqiptar Geri Kokalari për “JAVA”. Si e shikon ai situatën politike në Shqipëri, rolin e Patton Boggs në make-up e qeverisë shqiptare, por edhe ngjarjet që lidhen me Gërdecin dhe lëvizjen e fundit të Eduard Selamit…

Intervistoi: Ben Andoni, 23 Shkurt 2013

Geri s’ka reshtur asnjëherë pa i atakuar qeveritë shqiptare. Mori lavdërimet më të mëdha nga Berisha, kur e stigmatizoi Nanon, por, ndërkohë është disi i mërzitur se ata që erdhën pas tij, e kaluan atë në korrupsion dhe gjithçka të keqe. Berisha, tashmë, e llogarit ndër armiqtë e tij më të mëdhenj, por ky njeri, njësoj si Kasandra vazhdon dhe e shpreh pa asfare doreza mendimin e vet.

Ju lutem, si e shikon privatizimin e fundit të dështuar të Albpetrolit dhe kinse garancinë amerikane për të. Pse përfshihet gjithnjë Amerika në gojën e njerëzve të qeverisë Berisha për biznese të këtij lloji?

“Ata që janë të familjarizuar me privatizimin e Albpetrolit e dinë se garancia e supozuar financiare e 85.000.000 eurove nga American Chartered Bank ishte një element përbërës esencial për Vetro Silk Road, që të cilësohej si fituese e tenderit. Fillimisht, dua ta bëj shumë të qartë, kjo mbështetur në një mesazh e-mail, që kam marrë nga autoriteti legal i American Bank, dhe nga biseda ime me një zyrtar të FDIC (Federal Deposit Insurance Corp. – instrument i qeverisë së SHBA që siguron depozitat bankare dhe ndihmon në sistemin e bankave), që kurrë s’ka pasur ndonjë një garanci të vërtetë, emetuar nga American Chartered Bank. Por, unë vetë s’kisha nevojë për konfirmimin e bankës për të mbërritur në këtë konkluzion. Çdokush mund të këqyrë deklaratat financiare të American Chartered në internet dhe ta gjykonte thjesht se do të ishte një shkelje e kritereve rregulluese bankare për këtë institucion të emetonte një garanci të tillë në shumën e 85.000.000 eurove.

Për ta bërë këtë përcaktim, s’është e nevojshme një armatë këshilltarësh apo burime të gjëra të një firme si Patton Boggs. Kërkohej vetëm një akses në internet dhe disa njohuri bazike për industrinë bankare. Nëse mund ta bëja unë, kuptohet se është diçka që mund ta bënte fare lehtë dhe Patton Boggs kur vlerësoi ofertën e Vetro dhe inspektimin e garancisë së supozuar bankare. E mu atje, po ta bënte, do shihte sesi do ndizej drita e kuqe e alarmit. Dhe nuk mendoj se Patton Boggs mund të nxjerrë për këtë si shfajësim injorancën sepse e paralajmërova Frank Wisner për këtë çështje me anë të e-mail, shumë kohë para se të vendosej për tenderin në favor të Vetro. Unë s’e përjashtoj mundësinë se një dokument që ishte prezantuar si i papërshtatshëm, i garantuar nga American Chartered Bank, të qarkullonte.

Dhe nëse kjo arrin të bëhet çështje, atëherë kjo do të thotë se dikush qëllimisht po kryen një mashtrim. Dokumenti për tenderin e Albpetrol, që është nxjerrë nga kryeministri Sali Berisha (bulletin #133) qartësisht përcakton se David Farber, partner tek Patton Boggs, e ka rishqyrtuar garancinë e American Chartered dhe na i rezultoi se ajo ishte e vlefshme dhe e mjaftueshme. Kështu, nëse do të supozoj se kjo deklaratë ishte në të vërtetë e bërë nga Patton Boggs, dhe nëse Patton Boggs del se e ka gabim, atëherë në opinionin tim, ata do të jenë fajtorë si për sjellje jo të mirë por edhe për mungesë kompetence dhe kjo duhet të mbahet parasysh. Por kam arsye të vë një bast me Frank Wisner se unë kam të drejtë dhe madje humbësi i bastit duhet t’i japë fituesit një drekë në një restorant që do e zgjedhë vetë ai në Tiranë. Unë, e di mirë, se çfarë restoranti do të zgjedhë”.

Këshilltari i tenderit të dështuar, Patton Boggs, një firmë ligjore me bazë në Uashington, që bën avokatinë e punës së qeverisë amerikane në SHBA mbështeti firmën që do bënte privatizimin e madh strategjik, të shumëpërfolur nga qeveria jonë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

“Fakti që Patton Bogs do të mbështeste ofertën e Berishës nuk erdhi si ndonjë surprizë e madhe për mua sepse motivi i parë i një firme, ashtu si në çdo biznes është paraja. Dhe, megjithëse s’ka asgjë të keqe për këtë dhe kjo edhe s’mund të jetë e pazakontë mes firmave të tilla si Patton Boggs, ato nuk kanë qenë gjithmonë më të diskriminuarat për sa i përket vendit nga i marrin paratë. Pos të gjithave, Patton Boggs s’kishte problem madje edhe të merrte para nga diktatori haitian Baby Doc Duvalier. Kështu që pse duhej të shqetësohej të merrte para nga një diktator shqiptar si Sali Berisha?”

A ka lidhje më të thella të Patton Boggs me interesa të palës shqiptare në fuqi?

“Epo, me aq sa di unë, Patton Boggs supozohet të jetë e paguar nga qeveria shqiptare të punojë për interesat e popullit shqiptar duke përfaqësuar Republikën e Shqipërisë dhe jo Sali Berishën. Kjo do të thotë se ata nuk duhej të punonin në asnjë lloj mënyre për të çuar përpara interesat dhe objektivat politike të Berishës. Nëse e bëjnë, ata do ta gjejnë veten nën sanksione për dhunime të etikës nga ana e institucioneve amerikane, që kanë autoritet rregullator mbi firmat ligjore.

Por ngandonjëherë firma si Patton Boggs veprojnë në të ashtuquajturat zonat gri. Dhe në praktikë, është bërë më e vështirë për një firmë si Patton Boggs të kafshojë duart që e ushqejnë. Kështu që kur dikush si Berisha-i cili së fundi nënshkroi një çek dhënë për Patton Boggs – bën një kërkesë për akses te zyrtarët e lartë në Uashington, në realitet kjo e bën ta ndihmojë Berishën të mbajë pushtetin, atëherë edhe mund të imagjinosh sesa e vështirë është t’i injorosh këto kërkesa ndërsa hanë paratë e shijshme, që vijnë me këtë lidhje. Edhe sikur atje të ketë konflikt interesash.

Pak javë më parë, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim për të akorduar plot 800 mijë dollarë për lobim për firmën Patton Boggs. A mundet kjo kompani që të ketë reputacionin e duhur për të bërë këtë lobim, pas kësaj që ndodhi me privatizimin…

“Fatkeqësisht, ajo që për opinionin tim ishte e pakëndshme dhe joprofesionale për dhënien e privatizimit të Albpetrolit mund të kishte përbërë një skandal të mirënjohur në Shqipëri, por ky s’do të thotë asgjë për Uashingtonin. Dhe jashtë Departamentit të Shtetit, shumë pak dinë për këtë histori. Por besoj se kjo mund të ndryshojë. Të paktën, me aq sa di unë, kjo nuk ka ndikuar në reputacionin e Patton Boggs. Kam arsye të besoj se kjo histori nuk ka mbaruar ende, kështu që le të shikojmë bashkë se çfarë do ndodhë në pak javët në vazhdim”.

Qeveria shqiptare prej vitesh është duke treguar një nivel të lartë korrupsioni, e cila shtrihet në të gjitha fushat. Si e mendonit ardhjen e kësaj qeverie në vitin 2005 me premtimet e mëdha antikorrupsion?

“Qartësisht, përbën një hipokrizi të madhe fakti, që Berisha bëri fushatë mbi platformën e luftës ndaj korrupsionit të qeverisë së Nanos. Por ai e gënjeu me potere popullin shqiptar dhe mënyra sesi mbijetoi politikisht në Shqipëri është më shumë e lidhur me taktikat e pamëshirë që ai përdori për të blerë, vjedhë dhe manipuluar votat në drejtimin e vet. Një njeri normal do të turpërohej nga një sjellje e tillë; por fatkeqësisht për shqiptarët, Berisha s’është njeri normal. Më vjen turp ta them se edhe unë u pajisa me mjetet e sulmit që Berisha mësyu Nanon. S’më vjen keq që ndihmova në rrëzimin e Fatos Nano sepse edhe ai ishte një tjetër copë plehrë e korruptuar, por më vjen keq që veprova në atë mënyrë me të cilën përfitoi Berisha, një tjetër copë më e madhe plehre. Në retrospektivë, besoj se pas ambicies së Berishës të rifitonte pushtetin ishte një plan i paramenduar për të dhunuar Shqipërinë për përfitimet e tij financiare”.

Rasti “Gërdeci” ka treguar se faktori amerikan ka qenë shumë i përfshirë. A mund të na tregoni me njohuritë tuaja, qëndrimin e vërtetë të palës federale dhe ato të personazheve të veçanta, që lidhen me të?

“Ashtu si është e njohur mirë deri më tani, Gërdeci dhe marrëveshja për armët e AEY kishin një fije të përbashkët që kalonte mes tyre dhe ai fill që i bashkon është Mihal Delijorgji, i lidhur ngushtësisht me Shkëlzen Berisha. Unë kam marrë konfirmime nga një burim shumë i besueshëm, i cili vërteton pjesëmarrjen e Shkëlzenit në një takim që lidhej me AEY. Nuk mund të them më shumë për këtë për respekt të dëshirës së burimit, por mund t’ju them se këto detaje do të zbulohen në të ardhmen. Megjithatë, shpërthimi i Gërdecit dhe artikulli i faqes së parë të New York Times që e ekspozoi AEY, kanë ndodhur të dyja më Mars 2008 dhe fakti është se marrëveshja e AEY dhe ngritja e Gërdecit, si një impiant demontimi, ndodhi gjatë kohës së Marci Ries. Nuk është aspak sekret të thuhet se Ries kishte një lidhje të ngushtë me Fatmir Mediun.

Dhe, gjatë kësaj kohe, ka pasur dëshmitarë që kanë parë makinat e Ambasadës amerikane që shkonin e vinin në Gërdec. Po ashtu, ka qenë edhe një dëshmitar që ka parë kutitë e boshta të AK47, të zbritura në Gërdec në heshtjen e natës. Këto kuti përmbanin produktet kineze dhe ato janë hedhur pasi municioni ishte ngarkuar në aeroplane nga AEY. Një njeri duhet të ishte krejt budalla të besonte s qeveria e ShBA-së nuk kishte dorë në këto çështje. Natyrisht është shumë më e kollajtë tani të pretendosh të paditurin, veçanërisht pasi 26 shqiptarëve që vdiqën në shpërthimin tragjik dhe po ashtu kur 4 amerikanë të lidhur me AEY u fajësuan se kishin mashtruar qeverinë e SHBA. Ndërkaq, gjyqet shqiptare kanë zvogëluar dënimet për të pandehurit e Gërdecit. Dhe ata që duhej të hidhnin dritë mbi këto aktivitete të ndyra-si Fatmir Mediu, Shkëlzen Berisha dhe Marci Ries – kanë ende akoma kohë për t’u pyetur për një krim. Pse?”

A duket sikur edhe VOA në vitet e fundit është një subjekt që i është larguar pak realitetit të vërtetë shqiptar?

“VOA e ka lënë pas dobishmërinë e vet dhe për aq sa mendoj unë, ajo është një harxhim i vërtetë i parave të taksapaguesve. Si një pjesë e medias së qeverisë amerikane, ata që janë përgjegjës për raportimin në seksionin shqiptar të VOA janë bërë kapi me konflikte interesi. Një herë e një kohë VOA ishte një institucion i nderuar, i cili luante një rol të rëndësishëm në luftën ndaj komunizmit. Por tani është thjesht një shaka bajate që punëson gazetarë që ndoshta do kishin pasur të vështirë të gjenin punë qoftë edhe si roje në organizmat kryesore të lajmeve amerikane. Për pjesën më të madhe, shumica e tyre janë “ish” komunistë dhe simpatizantë të Berishës, që nuk kanë asnjë rëndësi”

Edhe njëherë për “Gërdecin”. A ka grupe interesash në SHBA që nuk e lejojnë një hetim si duhet të këtij rasti, kur në Amerikë ai është shtjelluar më së miri?

“Duke pasur parasysh AEY, përfundimisht po. Në fakt, kam arsye të besoj se nuk kishte grupe të veçanta që e lehtësonin këtë krim. Bazuar në informacionin siguruar nga Kosta Trebicka dhe njohuritë e mia mbi skandalin, e kam të pamundur të besoj se qeveria e SHBA nuk ishte krejtësisht në dijeni për atë se çfarë ndodhi. Unë dua që sigurisht të vendos Marci Ries para makinës së të vërtetës, për të provuar atë që ajo di. Por ka arsye, përse nuk pati kurrë një hetim në Shqipëri për gjërat që lehtësonin mashtrimin e AEY. E para, do mund të kishte qenë një shqetësim për qeverinë e SHBA.

E dyta qeveria e SHBA është shumë e vëmendshme sa i përket dëmtimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, kështu që do të ishte problematike të shkohej pas Berishës. Edhe pse është përcaktuar qartë në bisedën e regjistruar midis Kosta Trebicka dhe presidentit të AEY, Efraim Diveroli se “është ngjitur sipër deri te kryeministri dhe i biri i tij.” Më tej akoma kuptoj se Departamenti i Drejtësisë së SHBA informonte Departamentin e Shtetit se asnjë nga zyrtarët e qeverisë amerikane nuk do të ndiqej për rolet e tyre në AEY. Pse?”

Si e shikoni Shqipërinë në zgjedhjet që po afrojnë. A do mundet ajo të krijojë një fizionomi tjetër pas zgjedhjeve të 23 qershorit?

“Kam merak se Berisha po tenton t’i fitojë zgjedhjet e qershorit me çfarëdo lloj kushti, edhe nëse ai do të humbë me numrin e saktë të votave. Kjo ka ndodhur të paktën me votimet e fundit. Kështu që pse duhet të jetë ndryshe në zgjedhjet e fundit? Berisha ka mësuar se pos të gjithave hakërrimi i tij është kryer, dhe në fund- SHBA dhe BE do të bëjnë zhurmë por do ta lejojnë të shpëtojë në fund. Ata flasin shumë për demokracinë në Shqipëri por veprimet flasin shumë më tepër sesa fjalët. Në fund të ditës, ata do të kujdesen më shumë për stabilitetin e rajonit dhe në emër të stabilitetit të rajonit, ata do t’i lejojnë njerëzit si Berisha të shpëtojnë me vrasje-në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

A përbën shqetësim të madh në SHBA dhe kudo retorika nacionaliste e Berishës?

“Retorika nacionaliste e Berishës s’është asgjë më shumë sesa një dredhi për vota. I vetmi nacionalizëm i tij është patriotizmi në drejtim të ndihmës dhe interesave financiare të familjes së vet”.

Ditët e fundit u shpall verdikti i Gjyqit të Apelit të Shqipërisë që e zbuti dhe më shumë dënimin e të pandehurve të Gërdecit. Madje edhe i biri i Berishës që është thellësisht i përfshirë aty, sipas dëshmive të ndryshme, nuk doli kurrë para gjykatës. A mendoni se Gërdeci tregoi edhe njëherë se në Shqipëri mungon krejt Sistemi i Drejtësisë?

“Nuk ka sistem drejtësie në Shqipëri. Gjykatësit janë të emëruar dhe kontrolluar nga Berisha. Një shembull perfekt i kësaj ishte emërimi skandaloz i Fullanit si guvernator i Bankës së Shqipërisë që ndodhi të ishte pikërisht në të njëjtën kohë kur gruaja e tij ishte një nga gjykatëset, e cila drejtonte gjyqin për korrupsionin e Ilir Metës. Kjo nuk do të mund të ndodhte kurrë në një demokraci të ligjshme, e cila drejtohet nga shteti ligjor. Kështu që të mendosh se Shkëlzen Berisha do të mund të përgjigjej për Gërdecin apo AEY do të ishte njësoj si të besojë në ekzistencën e Plakut të Vitit të Ri”.

Si e mendon rikthimin e Eduart Selamit në politikën shqiptare?

“Fakti i rikthimit më bën të ndjehem keq për Selamin, që ka arritur në një stad kaq patetik të jetës së vet. Lajmi i mirë është se kjo përbën një indikacion të fortë se Berisha ndodhet në telashe. Për arsye se kjo tregon një akt dëshpërimi të thellë të të dyve, si Berishës por edhe Selamit. Duket se Berisha po përpiqet të gjejë një injeksion me vitaminën B12, duke menduar se Selami do t’ia rinojë imazhin dhe do të ndihë shmangien e vëmendjes nga natyra kriminale e regjimit të Berishës. Por nëse kjo është plani i lojës së Berishës, duket se është një tjetër nga skemat e tij realisht budallaqe sepse një përqindje e madhe e atyre që kanë të drejtën e votës-ndoshta gati 25 % e tyre syresh ose nuk kishin lindur ose ishin shumë të rinj të kujdeseshin për këtë fakt, kështu që ata dinë fare pak për Selamin.

Fatkeqësisht, çfarë njeh shumë mirë ky brez i ri i shqiptarëve është fakti se janë rritur në një vend që drejtohet nga një qeveri e korruptuar, e ku ka shumë pak mundësi ekonomike. Selami është përpjekur të mbajë fytyrën e tij përballë shqiptarëve përmes medias, por që kur la Shqipërinë, ai ka bërë pak, nëse s’mund të themi asgjë ta ndihmonte Shqipërinë- kështu që ai sigurisht s’ka ndonjë kontribut ta meritojë respektin. E njoh Selamin dhe kam folur në disa raste rreth situatës politike në Shqipëri dhe në shumë nga këto diskutime për situatën në vend ndanim neverinë tonë të përbashkët dhe mospëlqimin për Berishën dhe dëmet që ai ka bërë për Shqipërinë.

Selami ka jetuar shumë kohë në ShBA për të kuptuar diferencën në mes të një demokracie funksionale dhe kleptokracisë autoritariste, që është shtjelluar nën Berishën. Kështu që fakti se nuk e njeh mirë këtë gjë, demonstron qartësisht se fjalët e Selamit nuk mund të besohen, ndaj në këtë logjikë Selami dhe Berisha janë shumë të ngjashëm. Por kjo gjithashtu më shpjegon tani se pse Selami nuk i përgjigjej ftesave të mia e të bëhej pjesë e një Shqipërie demokratike. Në retrospektivë, me sa duket, ai ishte duke thurur kthimin e tij në Partinë Demokratike dhe kjo ishte pak më shumë sesa një lëvizje egoiste që kish pak të bënte me idealizmin apo me principin.

E vërteta është se Selami nuk ka arritur pothuaj asgjë në Amerikë dhe këtë e marr me mënd, pasi ai ka punuar si shofer. Kuptohet s’ka asgjë të keqe në lidhje me këtë, është një punë e ndershme, por sigurisht nga ana psikologjike është një si poshtërim nga e ëena një lider politik në atdheun e tij, ku ai do shoqërohej kudo nga shoferi i vet. Ndaj në realitet, kjo përbën tamam edhe dëshirën e Selamit për të ndryshuar pozicionin ku ai ulet në makinë. Që do të thotë se nëse Berisha fiton, ai lëviz nga timoni për t’u ulur në ndenjësen luksoze të pasme, ku mund të luajë i patrazuar video games në iPad e vet.

Sepse nuk mund të imagjinoj sesi Berisha do mund t’i japë atij më shumë përgjegjësi në një qeveri të re. Dikush duhet të marrë në konsideratë se janë disa peshkaqenë xhelozë që janë ushqyer nga Berisha dhe që i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre brenda sferave të influencës së Berishës në pak vitet e fundit, të tillë si Topalli, Basha, Meta dhe Mediu. Dhe s’do të ketë asnjë dyshim që ata do kenë dhëmbët jashtë në sulm për Selamin sepse realisht nuk i besojnë fare. Por pse ata apo kushdo tjetër vallë mund t’i besoj? Pos të gjithave, Berisha e ndoqi Selamin nga Shqipëria dhe ai u largua në drejtim të SHBA, si një qen me bishtin mes këmbëve. Dhe, ndërsa ishte në SHBA ai do t’i thoshte kujto, që e dëgjonte, se Berisha ishte diktator.

Njëherë, madje më tha se ndërsa po udhëtonte në një aeroplan me Azem Hajdarin, vetëm pak muaj para se ai të vdiste, Hajdari i kishte pohuar një të fshehtë se besonte që Berisha kishte qëllim ta vriste. Duke dëgjuar këto fjalë dhe duke ditur se çfarë tipi i rrezikshëm kafshe ishte Berisha, kjo më tregoi se Selami ishte një person egoist, që po priste të rikthehej për të pasur egon e tij të masazhuar me çdo kusht. Por çfarë e bën këtë veçanërisht ofensive, është fakti se Selamit i ish dhënë privilegji i shijimit të lirisë në një demokraci të vërtetë, edhe pse ai tani merr anën me një diktator si Berisha për përparimin e vet.

Për hir të egos së tij dhe aspiratës së lëvizjes nga sedilja e pasme e makinës, ku ai mund të qëndrojë me më shumë komfort, unë i uroj vërtetë shumë sukses. Paçka se për aq sa njerëzit e Shqipërisë janë të merakosur, kanë kuptuar se jetojnë në një xhungël dhe që vendi është drejt lëvizjes në drejtimin e një diktature, ku vetëm njerëzit me të ardhme të ndritshme ekonomike janë njerëzit me emra të tillë si Ilir Meta, Shkelzen Berisha dhe Argita Berisha. Kështu është shpresa ime për shqiptarët që pas zgjedhjeve, Selami do të kthehet atje ku i takon në punën e tij në SHBA si shofer i thjeshtë pas një timoni makine.

Do të doja dhe t’ju falënderoja për kohën që më jepni në dispozicion në lidhje me këto çështje sepse besoj që janë vërtetë të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë si një demokraci dhe një mundësi mirëqenie për shqiptarët”.

2 COMMENTS

  1. Letër e Hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
    «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

    Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti
    P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

  2. Zoti Agim Hamiti që është autori i disa romaneve. Në kohën që ka vdekur Enver Hoxha, ndodhej në burg politik. Komanda vendosi që të burgosurit t’i nisnin një telegram nënës Nexhmije, që ta ngushllonin për vdekjen e diktatorit, një nga të burgosurit ishte Agim Hamiti, që firmosi telegramin. Shumë pak të burgosur pranuan të firmosnin.
    Së shpejti ai telegram do botohet ne disa gazeta dhe Agimi do shohi emrin dhe firmën e tij.

Comments are closed.