Znj. Margarita ç’lidhje keni me qytetin verior te Laçit?
Laçi èshtè qyteti ku unè kam kaluar fèmijrinè, ku jam rritur, shkolluar dhe edukuar. Prindèrit e mi u trasferuan nè veri tè Shqipèrisè, nè fillim nè Burrel dhe mè pas nè qytetin e Laçit”. Edhe nèse jeton Paris, Romè apo Londèr, kujto gjithmonè qytetin ku linde, aty ku hodhe hapat e parè e lodrove nè fèmijri. Kujto gjithonè qytetin ku thure èndrrat e tua, ku njè dashuri e le apo njè tjetèr e more me vete.
Tè kam gjithmon nè zemèr qytet i èndrrave dhe rinisè time”. Eshtè ky citim njè fragmenti nga njè prozè poetike “Mos Harro” qè èshtè botuar nga njè shtèpi botuese nè Amerikè. Njè apel drejtuar tè gjithè emigrintavè nè botè pèr vènlindjen dhe njè vit mè pas u botua nè Tiranè nè librin “Dashuritè e mia”. Natyrisht nostalgjia ime pèr kètè qytet èshtè nè dimensione tè papèrshkruara, shpesh deti, fèmijria, mèsuesit e mi janè pika referimi dhe frymèzimi nè krijimet e mia.
CILA ESHTE FEMIJERIA E JUAJ ?
Fëmijria?… Vallè ta kem patur?
Oh, sa keq mè vjen pèr fèmijrinè time, aq sa shpesh herè mè duket tè mos ketè egzistuar kurrè… Unè mbaj mènd ta kem kalua ratè vetèm mbi libra, aq sa mè bènè tè rritesha shpejt nè psikologji dhe botèn ku jetoja e shihja tè largèt dhe tè papèrshtatshme pèr mua, pasi psikologjia ime e brishtè udhètonte me romanet nè Senè e Arno.. Asgjè tè keqe nuk pata, veçse u rrita me shpejtèsi. Lexoja fshehurazi prindèrve tè mi, tè mirè. Kam filluar tè lexoj nè moshèn 9-vjeçare, kujtoj si tani titullin e novelès “Duke kèrkuar lumturinè” tè Agim Cergès, ndèrsa moshetarèt e mi argètoheshin me lodrat “topa gropa” apo kèrcim litari, edhe nè adoleshencè e njèjta gjè. Fillova tè lexoj romane jo tè moshès time, e vendosja romanin nè mes tè historisè dhe dukej sikur po studioja librat e shkollès. O zot kur e kujtoj tani orè e orè mbi libra, pèr mua asgjè tjetèr nuk egsistonte veç atij lumi tè furishèm tè librave.
Cili ka qene profesioni i juaj?
Profesioni?
Po unè kam punuar mèsuese, profesion tè cilin e dashurova shpejt, madje shumè shpejt, edhe pse mua mè pèlqente shumè arti, jo vetèm i shkrimit, por edhe i interpretimit, por nè atè kohè nuk ish e lehtè tè hyje, nuk mjaftonte talenti. Ruaj nè kujtesè shumè mbresa e kujtime tè bukura. Nè shkollèn tonè erdhi njèherè njè kontroll nga drejtoria arsimore,nè klasèn time kujtoj si tani qèlloi zoti Napolon Bala ,qè unè vetè e kam patur drejtor shkolle nè gjimnazin e Laçit ku isha nxènèse.Filloi tè dègjonte nxènèsit njè nga njè nè lexim,fèmijèt ishin tè emocionuar, qe njè orè e bukur, lexim i rrjedhshèm. Nè fund tè orès sè mèsimit z.Bala mè pyeti ;- Cili èshtè sekreti i punès tuaj?
-Kjo klasè nuk ka asnjè ndryshim nga nxènèsit e qytetit.
Tè them tè drejtèn u emocionova, por sekretin e dija fare mirè. Vetèm njè punè e vullnetshme dhe sistematike tè bèn tè arrish suksesin, por mbi tè gjitha pasioni pèr profesionin. Vitin e parè qè sapo kisha mbèrritur nè Itali, as njè muaj, krejt papritur mè arrin njè telefonatè nga Belgjika, ish njè prind i njè nxènèsi è klasès time imi, ai kish telefonuar nè shkollè dhe kish gjetur tek kolegèt e mi numrin qè unè kisha lènè para se tè nisesha pèr nè Itali.
Zèri mè vinte sa i largèt edhe i panjohur.
– Mèsuese Margarita ju telefonoj nga Belgjika pèr t’ju falenderuar pèr punèn e bèrè me fèmijèn tim, Aurelin. Ai ish i pari i klasès nè atè vènd tè huaj, tè gjithè kryenin veprimet me makinè llogaritèse, ndèrsa Aureli nxènèsi im me arsyetim logjik Mèsuesi i tij nè Belgjikè u kish thènè prindèrve tè tij t’mè falenderonin… Kujtoj si tani, ish 7-Marsi, Aureli nè telefon mè uron Festèn e mèsuesit! Qava nga emocionet por jam ndierè e lumtur!
Cili eshte dorshkrimi i pare, si e keni perjetuar?
Ah,dorèshkrimi im i parè?
Kujtoj si tani.Jam ngritur nga shtrati nè orèn dy tè natès, kur tè gjithè flinin.Isha vetèm 17-vjeç,materjalin e kisha nè mèndje .Pèr herè tèparè krijova njè skicè prej 5-faqesh nè fletore.Sa çudi! Kujtoj edhe titullin “Ajo ndihej e lumtur” Personazhi i skicès njè vajzè 18-vjeçare,maturante qè kish dèshirè tè studionte nè letèrsi ,ku ish pasioni i saj, njè ditè prej ditèsh ajo merr lajmin qè kèrkesa e saj ish aprovuar dhe nè imagjinatè udhètonte nè auditoret e univesitetitj.Kujtoj qè atè natè nuk fjeta ,mè dukej sikur tè isha unè personazhi i skicès ,qè po trasferohesha nè fantazi .Tè nesèrmensapo mbèrrita nè shkollè ia dorozova dorèshkrimin profesoreshès sè letèrsisè zonjès Izota Avdyli.
Ketu flitet per librin e pare, NJI DITE QE NUK HARROHET.
Eh! Kur doli libri i parè nga shtèpia botuese MILOSAO, unè nuk ndodhesha nè Shqipèri,por kam qarè me dènesè ditèn qè redaktori,z.Riza Braholli, mè dèrgoi librin tè mbaruar me titull dhe parathènie.Mè kujtohet ish njè e dielè nèntori, e ftohtè dhe binte shumè shi.Tek unè nè Firence kish ardhur vèllai im Ardi, qè banon edhe ai kètu.Filluam ta lexonim librin bashkè,mua mè tradhètonin emocionet ,ndèrsa ai mè ndiqte nè heshtje ,e herè herè bènte ndonjè shaka pèr t’mè tèrhequr vèmèndjen.Ky qe libri im i parè me poezi “FSHEHUR PAS YJEVE” I ndarè nè cikle ,qè i kushtohen
familjes ,prindèrve tè mi tè dashur qè nuk jetojnè,por me dritèn e mendimit qè mè lanè, shkruaj çdo rresht, varg e rrokje. Njè tjetèr cikèl èshtè Kèngè pèr detin, fèmijrinè, dashurinè, Atdheun, vèndlindjen.
z.MARGARITA ju keni botuar disa libra,cilet jane keto libra?
Kam botuar
1- “Fshehur Pas Yjeve”-Vèllim me poezi.
2- “Dashuritè e Mia”-Prozè poetike.
3″Nata e Njè Lamtumire” Tregime dhe novela.
4-“Rrèfimet e Njè Gruaje Bionde”-Roman.
5-Kam realizuar njè CD me poezi “FRYMè DASHURIE” nè radio, ku recitojmè unè dhe z.Demir Gjergji.
Kam gati pèr botim vèllimin e dytè me poezi, dhe jè tjetèr libèr nè prozè.Mendoj qè lexuesi e ka mè tè lehtè tè flasè pèr mbresèlènien ,pasi unè dashuroj poezinè,por adhuroj prozèn edhe pse shkrimi nè dy gjuhè mè krijon vèshtirèsi nè prozè.
-Si mendoni juve si shkruese dhe botuese e ketyre librave,sa eshte interesimi i lexueseve?
Mendoj qè ka pak njerèz qè lexojnè,pastaj rrjeti dixhital ka krijuar njè tjetèr mundèsi leximi,por tè them tè vèrtetèn kur isha nè Tiranè vura re njè afrim tè rinisè me botèn e librit dhe kjo mè gèzoi.Eshtè bukur tè lexosh ,merr njè pasuri tè jashtèzakonshme nè mèndje dhe nè shpirt.Unè do tè kèshilloja afrim tè brezit tè ri me libri ,èshtè arma mè e fuqishme e dijes,èshtè sfida qè mund t’i bèjmè injorancès.Kam bèrè promovim tè librit me poezi “Fshehur Pas Yjeve” dhe nè tetor bèra promovimin e librit me tregime dhe novela “Nata e njè lamtumire”.Jam emocionuar tepèr nè promovim,pasi ishin pjesmarrès mèsues tè mi , kolegè,nxènès,miq tè fèmijrisè tè qytetit tè Laçit,poetè dhe shkrimtarè tè mirèfilltè.Kam dhènè disa intervista nè radio dhe kanale tè ndryshme televizive.Kisha menduar tè bèja njè promovim tè romanit nè gjimnazin e qytetit tè Laçit,aty ku kam qènè nxènèse,por koha nuk mè prentoi,por njèherè tjetèr mendojmè ta realizojmè.
E kishit te veshtir integrimin ne jeten Italiane,pasi vije nga nji vend si Shqiperia,me plote fanatizem ne jeten e perparuar?
Natyrisht nuk èshtè e lehtè tè integrohesh nè njè vènd tè huaj ,por mua mè ndihmoi shumè gjuha italiane studiuar nè Shqipèri, nè vitin 1985 nè njè kurs privat,kèshtu e pata mè tè lehtè integrimin nè shoqèrinè e re ku po jetoja,pasi komunikimi nè njè vènd tè huaj èshtè themelor,ndèrsa tani jam nè pritje tè nènshtetèsisè italiane.
Cili eshte botimi i juaj fundit dhe ç’fare trajton ky Roman?
Botimi i fundit èshtè romani “Rrèfimet e njè Gruaje Bionde” Eshtè njè histori dashurie, njè rrèfim i vèrtetè ,rrènqethès prurè nga Firence.Heronjtè e romanit pèrfaqèsojnè dy klasa tè ndryshme.Brunos iu desh tè kalonte nèpèr shumè dallgè pèr tè mbrojtur dashurinè e tij,ndèrsa fati deshi ta ndèrpriste pèrgjithmonè èndrrèn e dy tè dashuruarve.
“Mè fal nèse pa dashje po tregohem i pabesè ndaj dashurisè tonè,,- i thotè Bruno tè fejuarès pa e parè nè sy ,pasi e dinte qè lotèt do ta tradhètonin.Ajo qèndronte si e ngrirè nè fund tè shtratit dhe bènte sikur rregullonte batanijen,pa e parè nè sy.” citat i njè dialogu nè spitalin ku Bruno qe shtruar.
Cilat jane objektivat tuaja per te ardhmen?
Pèr tè ardhmen?
Do t’mè pèlqente tè bèhej njè film me romanin tim, por nè Shqipèri pèr shkak tè varfèrisè realizohen vetèm dy filma nè vit, pra nuk ka investime. Mardhènie pune kam me shkrimtarin dhe redaktorin Riza Braholli, me shkrimtarin dhe redaktorin z.Kujtim Dashi qè ka redaktuar romanin. Demir Gjergji e plot poetè tè tjerè.
Kam banuar nè Firenze pèr 15-vjet.Jam trasferuar nè jug tè Italisè pèrkohèsisht dhe do tè kthehem pèrsèri nè Firence .Mè pèlqejnè shumè poetè italianè si Hungaretti, Leopardi, Petrarca, Giovani Pascolli, Gabrielle D’anunzio. Nè prozè mè pèlqen autori Flavio Volo. Umberto Eco, Tizziano Terzziani etj..
Kam lidhje me shkrimatin historik Paraggi Geremia, autor i shumè librave, drejtor i njè reviste tè pèrmuajshme ,historike dhe kulturore DITURIA ku edhe unè kam botuar disa poezi.
Kam fituar njè konkursè nè Romè mes 30-mijè poezive,fitimi i konkursit mè shpalli pjesmarrèse tè
njè Antologji me 14 autorè dhe poetè italianè.Ndihem krenare pèr vèndin tim.Poezitè do tè jenè edhe tè interpretuara nga aktorè italianè qè do realizojnè vidion e regjistrimit.Pjesmarrèsve tè Antologjisè u rezervojnè tè drejtèn e njè faqeje web.
Botimet i keni perballuar vete apo ju kan sponsorizuar?
Tè gjitha shpenzimet e botimit i kam pèrballuar vetè, nuk kam patur rastin tè njoh ndonjè sponsorizues.
E Nderuara Margarita do ju beje nji pyetje tani qe intervistes poi vjen fundi,sa eshte tregtuar libri qe ju keni vene ne treg?
Siç e theksova mè sipèr rrjeti dixhital ka shkaktuar rènien e tregut tè ilibrit. Mè kujtohet pèrpara se tè nisesha pèr nè Shqipèri, i telefonova njè mikeshès time nè Firence pèr ta pèrshèndetur. Unè fillova t’i flas pèr njè libèr me poezi qè kisha blerè tè Pabllo Nerudès. Ajo -Unè nuk blej mè libra, kur dua tè lexoj shkoj nè biblotekè dhe aty gjej gjithshka, unè mbeta pa fjalè, por m’u duk shumè absurde. Njè grua intelektuale eviton blerjen e librit.
Ishte kenaqesi qe ju kisha ne kete intervist te drejteperdejt, ju uroj suksese ne rrugen e bukur te krijimtaris,uroj te realizoni anrren tuaj:Realizimin e nji filmi te mbeshtetur mbi romanin tuaje. Edhe nji here urime z. Stoja.
Unè ju falenderoj juve pèr intervistèn e larmishme! Pyetjet e mèçuara e bèjnè tèrheqèse intervistèn! Pèrshèndetje tè ngrohta!
miqèsisht margarita stoja.
Intervistoi Gazetar: GJIN MUSA