INTELEKTUALET DHE PSEUDO-INTELEKTUALET E TRANZICIONIT

0
61

Shenasi Rama

Shinasi Rama

Reflektimi lidhur me vendin dhe me rolin e intelektualeve ne jeten publike eshte i nevojshem dhe i dobishem dhe per mua ka kene nje preokupim qe e kam pase gjate gjithe ketyre vjeteve ne mergim. E megjithate, shkas per analizen e meposhtme u be nje shkrim i sotshem i botuar ne gazeten Shekulli. Autori i shkrimit synon te argumentoje se intelektualet qe nuk marrin anen e dikujt ne perplasjen politike te parise se Tiranes, e qe, ne kete rast, nuk shohin drejtesine e kerkesave te kryetarit te PS-se, te para simbas optikes se kryetarit te saj e te shkruesit, jane duke i bere nje sherbim te madh Sali Berishes.

Mirepo, sipas autorit, intelektualet qe jane duke folur kunder te dy paleve te parise, qe jane duke ndenjur menjane apo jane duke u sjelle super partes, jane krejt gabim. Argumenti i tij eshte se intelektualet e tille po tregohen drite-shkurter, e, nder te tjera, ‘diletante,’ ‘injorante,’ ‘apatike,’ ‘te paafte,’ e me mungese te theksuar ‘mendimi kritik’, njerez per te cilet autori i shkrimit ndjen meshire, sepse jane ‘deshtake’ e ‘te ngrate.’

Edhe kur zhvishet nga vulgariteti, ajo qe bie ne sy ne kete shkrim eshte niveli i ulet profesional. Shkrimi eshte i mbushur me sulme personale e fyerje te panevojshme dhe qe nuk ndihmojne askend. Keto kategorizime ekstremiste e tejet infantiliste, aq me shume qe iu drejtohen individeve e personave qe kane qene e jane aktive si ne jeten politike ashtu edhe intelektuale, nuk ngjesin e nuk jane pershkrim i personave por i mendesise dhe i nivelit te vete autorit. Edhe pse justifikohen prej autorit me argumentin se keto intelektuale nuk e kuptojne se me hapjen e kutive, qellimi i kryetarit te PS-se nuk eshte ardhja ne pushtet por vetem vendosja e te drejtes se mohuar ne vend ka menyra te tjera per te thene mendimin tend.

Ne nje nivel tjeter, autori permend edhe ‘grupime intelektualesh’ qe ndajne karakteristika e mesiperme, nder te cilet, per arsye te kuptueshme, mua me beri pershtypje ‘grupi i Shinasi Rames.’ Sipas tij, Shinasi Rama dhe intelektualet e ketij grupi jane bartes te kesaj mendesie dhe qe duhet te zgjohen e te kuptojne se jane teresisht gabim e ne sherbim te nje kauze te gabuar.

Mendoj se autori eshte treguar shume i nxituar dhe jo i matur me kete shkrim pa kurrfare vlere e kontributi per debatin publik. Injoranca nuk asht argument, pavaresisht se paraqitet me force te madhe. Shkrimi jo vetem qe nuk ka boshtin e duhur, por edhe tregon nje kuptim shume te ceket te rolit te intelektualit, e ne rastin tim, edhe te kendveshtrimit e te argumentave te mija. Shkrimi eshte i mbushur me kontradikta te tilla qe e bejne argumentin e tij, jo vetem moralist por teresisht pavlere e qesharak. Nuk duhet te merresha me nje shkrim te tille, nuk e vlen kohen time, por ceshtja e rolit te intelektualeve, edhe pse e abuzuar deri ne ekstrem, eshte e nevojshme dhe e dobishme me u trajtue si duhet.

Per ta mbeshtetur mendimin tim, duke mos mundur te prek cdo element te nevojshem per nje argument te gjere, edhe pse shume gjera i kam permendur ne shkrimet e mia te tjera, do te cek disa aspekte te vendit e te rolit te intelektualeve ne lidhje me politiken. Ne vecanti do te ndalem tek transparenca, duke e perdorur kete si nje rast per me ilustrue argumentin e ngritur me lart. Ne fund do te parashtroj edhe disa gjykime e zgjidhje personale te mijat lidhur me kete problem.

INTELEKTUALI DHE VENDI I TIJ NE SHOQERI

Si nje person qe merret me idete, d.m.th., me krijimin, shperndarjen e interpretimin e ideve, te mendesive, te botekuptimeve e te vlerave, me autoritet e me kompetence, shpesh te vertetueme me tituj e grada shkencore, intelektuali ka nje vend te vecante ne cdo shoqeri. Qofte si klerik, krijues artistik, studjues apo si profesor, detyra e tij eshte me mbajte gjithnje parasysh te miren e perbashket te grupit te cilit i perket dhe me ofrue zgjidhje profesionale.
Si ekspert i dijes per nje fushe te caktuar, intelektuali duhet me dhane analizen ma te paanshme, ma te drejte, te pandikueme nga interesi i momentit, as i tiji si individ e as i atyre qe kane pushtet. Ne kete drejtim, intelektuali duhet te flase me autoritetin e dijes, si zeri i se vertetes, dhe standarti i gjykimit te tij duhet te jete thelbesisht teknokratik, i paanshem dhe i pavarur nga opinioni sundues i kohes. Baza e gjykimit te tij eshte dija qe ai ka per nje fushe te caktuar. Prandaj intelektuale si Myslym Pashaj meritojne respekt sepse e perdorin dijen per te bere nje sherbim te cmuar publik.

Intelektuali mund te jete gabim dhe ka shume intelektuale qe kane bere zgjidhjet e gabuara: Giovanni Gentile, Martin Heidegger, e Carl Schmidt, jane do shembuj qe e ilustrojne mire kete gje. Zgjidhja e tyre ka qene e gabuar sepse ato u instrumentalizuan prej politikes, e kesisoj e humben kredibilitetin me fole ne menyre te paanshme; ato u bene vegla te vullnetit te nje grupi te caktuar. Edhe ne shtetin shqiptar, intelektualet qe u rreshtuan mbas Sali Berishes e udheheqesit te PS Fatos Nano, e mandej u perdoruan pa kushte prej tyne, si tipi i Neritan Cekes e shume nga KOP-sat, e kane humbe besueshmerine me kohe. Humbja e pavaresise se menduarit eshte humbje e besueshmerise, ajo te ben ushtar te parise e thejsht nje instrument te vullnetit te saj.

Ka edhe shume pseudo-intelektuale, njerez qe flasin por nuk e dine se cfare thone, ose qe jane thjesht pena te shitura ne sherbim te nje grupi te caktuar per interesa ekonomike, favore etj. Keta pseudo-intelektuale jane me te rrezikshmit, sepse duke u sjelle si partizane politike keto e kane gati nje mase te madhe mbeshtetesish militante qe pranojne cdo gje qe iu thuhet nga partia pa rezerva. Nder keto intelektuale hyjne pisqollat mediatike te tipit Fahri Balliu, etj.

Por, intelektuali i vertete duhet me kene ne gjendje me e thane te verteten ashtu si e mendon dhe e ndjen ai, pa pasur frike paragjykimet, menjanimet, ndeshkimet etj. Pra, intelektuali duhet ta shohe veten te cliruar nga te gjitha shterngesat qe jane te pashmangshme per dikend tjeter qe eshte perfshire ne jeten shoqerore e politike aktive si politikan apo si paterice mediatike e politikanit. Intelektuali eshte besnik i vlerave te verteta ne te cilat beson dhe metri me te cilin e gjykon veten eshte besnikeria karshi atyne vlerave e ndergjegja e tij. Si te gjithe te tjeret edhe une kam ba gabime por gjate 20 vjeteve qe une kam qene i perfshire ne jeten politike e intelektuale, si nje intelektual publik, jam ruejte fort qe mos me e shkele kete parim te shenjte per mue.

INTELEKTUALI DHE POLITIKANI

Nje hap i mire perpara do te ishte kontrastimi sado i percipte i intelektualeve e politikaneve. Ideali eshte mbreti-filozof i Platonit, mirepo ideali asht ideal sepse nuk mundet me u mbrri. Ne realitet, intelektuali dhe politikani levizin ne dy bote te ndryshme, jane ne dy profesione te ndryshme sepse intelektuali mendon per problemet duke peshuar zgjidhjet ne nivel moral e profesional, politikani duhet me i zgjidhe problemet si te mundet. Njeri vepron ne nivelin e te dobishmes e te desherueshmes, tjetri ne nivelin e te mundshmes e te nevojshmes. Si pasoje e veprimtarise ne keto dy bote te ndryshme, por jo gjithnje te papajtueshme, dallimi midis nje intelektuali e nje politikani eshte thelbesor, e per disa, si nata me diten.

Politikani duhet me gjete nje rruge me iu pelqye mbeshtetesve te vet, me zgjidhe probleme praktike, me mbajte parasysh shterngesat e ndryshme e te shumta ne vendmarrje. Natyra e veprimit politik eshte e tille qe politikani duhet me mbeshtete nje zgjidhje te kenaqshme e asnjehere optimale sepse ai vepron ne nje ambjent krejt tjeter prej intelektualit qe ka si shterngese vetem vlerat e veta e te verteten. Keto rrugezgjidhje te ndryshme te problemeve politike, krijojne bazen per nje konflikt te pazgjidhshem midis politikanit e intelektualit.

Prandaj, nje intelektual i vertete kurre nuk mundet me kene i kenaqur me politiken e dites e me dukurite e me zgjidhjet qe evidentohen ne procesin politik. Arsyeja eshte se gjithmone zgjidhjet qe behen nga politikanet do te jene jo te persosura. Gjithmone ka zgjidhje edhe me te mira e shpesh intelektuali i njeh keto zgjidhje. Kompromisi, pazarlleku, interesat e ngushta, ekzigjencat e mendesise, te kultures politike e institucionale, gjendja nderkombetare e shume elemente te tjera qe jane pjese e ketij kalkulimi ne vendimarrje jane gjithmone pengesa per arritjen e se mires me te madhe te mundshme, te asaj qe intelektuali mendon se duhet te mbrrihet ne te mire te te gjitheve.

Duke thene ate qe askush tjeter nuk mundet me thane, duke mbrojtur ate qe parimisht duhet bere, duke sugjeruar ma te miren gja te mundshme, intelektuali kryen nje sherbim publik te pazevendsueshem. Per te qene ne nivelin e duhur, intelektuali duhet ti shprehe, ti mbroje, e te mos heqe dore prej bindjeve te veta edhe me jeten e vet. Bindjet mund te jene te gabuara por ajo qe e dallon intelektualin prej te tjereve eshte te kenunit i qete me ndergjegjen e vet. Koha ka me i zgjedhe ato qe mendojne drejt e ato qe mendojne gabim. Politikani nga ana tjeter, mendon per mbi te gjitha, per mbijetesen e vet ne politike. Cdo zgjidhje qe ben, politikani e ben ne funksion te ketij objektivi. E mbijetesa e nje intelektuali eshte mbijetesa e ideve te tija.

Intelektuali duhet me jetue ne nje emigrim te vete-imponuar, edhe brenda nje shoqerie te caktuar, mos me kene i lidhur me interesa materiale qe bajne peng te politikes e te kujt. Ai duhet me e pase kurajon me fole pa frike. Intelektualet e kane si obligim me u kthye ne pjesemarres ne debatin publik dhe me i dhane shoqerise mendimin e tyre, ne vecanti kur flitet per fusha ne te cilat ato kane dije e jane te specializuar. Intelektuali qe don me marre e mos me dhane ne fushen e vet asht njelloj sikur nuk ka ekzistue ndonjihere. E duke kene nje nga doktoret e shkencave politike e profesoret e pakte shqiptare ne boten perendimore per politike, si dhe duke kene krejtesisht i pavarur nga paria e Tiranes, por edhe me nje te shkuar qe me ben nder ne politiken e Tiranes, moralisht une e ndjej per detyre me thane mendimin tim pa u ndikue prej kujt sepse gjykatesi i vetem eshte populli jem dhe metri me te cilin une e mas sjelljen time eshte e mira e popullit tim. Edhe pse une jam ne megrim, ne shtetin shqiptar kam edhe une hisen time.

NJE SHEMBULL ZGJIDHJEJE POLITIKE: KERKESA PER TRANSPARENCEN E ZGJEDHJEVE

Debati per transparencen e zgjedhjeve te Qershorit 2009 ka konsumue kohe, e jashtezakonisht energji ne Tirane. Natyrisht, intelektualet e Tiranes jane rreshtuar ose ne nje ane ose ne nje tjeter te barrikades. Si edhe shihet nga debati per ‘Corapen e Tajlerandit,’ por edhe nga shkrimet e shumta te individeve qe gjithkund tjeter do te klasifikoheshin si jo intelektuale, nje pale mbrojne Edi Ramen, nje pale mbrojne Sali Berishen. Te dy palet paraqesin argumentet e tyre, te rreshtuara me kujdes e te mbeshtetura ne te drejten ose kushtetuese ose morale.

Ne thelb te perplasjes per transparencen eshte kontrolli i pushtetit. Une nuk shoh ndonje gabim me mendimin tim se Sali Berisha kerkon te rrije ne pushtet deri ne fund te ketij mandati e se Edi Rama kerkon te marre pushtetin sa me shpejt qe te jete e mundur. Po nuk kerkoi me e marre pushtetin atehere nuk ka pse rrin ne politike. E per nje politikan, gjithcka i sherben arritjes se ketij objektivi te marrjes se pushtetit dhe ketu kerkesa per transparencen e zgjedhjeve sipas mendimit tim eshte pastertisht politike. Une nuk kam thene kund se po u hapen kutite ai do te behet kryeminister menjehere.

Por nuk ka dyshim se ne kete rast edhe hapja e kutive, qofte drejtperdrejt (vjedhja del ashiqare) qofte indirekt (shumica qeverisese e humbet legjitimitetin) do te coje ne kontestimin e gjendjes dhe ne zgjedhje te parakohshme. Po doli se i ka vjedhur votat Sali Berisha, si do te rrije ne pushtet ai? Po doli se ka pasur manipulime, aty jane komisioneret, eshte kollaj me ua hedhe fajin atyre. Por te gjithe e dime se, ne rastin me te mire, edhe sikur te shkojne edhe nje here tek Krokodili, Saliu do te hape tre kater zona, por jo te gjitha kutite.

Me duket se cdo gjykim tjeter qe e sheh kete perplasje si te motivuar nga deshira me nxjerre ne drite te verteten per hir te se vertetes apo me mbrojte kushtetuten e ligjin eshte i papjekur dhe naiv. Ne politike, ajo qe me sherben mua eshte e verteta dhe gjithmone ka nje ane qe paraqitet si e vertete per te mbrojtur kauzen tende.

A ka te drejte z. Edi Rama qe me kerkue hapjen e kutive e qartesimin e se vertetes? Padyshim qe ai ka shume te drejte. I hapi kutite edhe Iraku e jo me shteti shqiptar. Kutite duhet te hapen. Mirepo ne Irak i pranojne rezultatet ashtu si jane, e ne shtetin shqiptar ku zgjedhjet ishin krejtesisht te papastra e te pandershme, ku komisioneret u sollen si u urdheruan, ku ndodhen ‘cudira ‘ elektorale, e te gjithe jane te vetedijshem per kete problem, te gjithe palet e dine se hapja e kutive con ne prishjen e ekuilibreve ekzistuese.

Kjo eshte e papranueshme per disa si Sali Berisha e Ilir Meta por jetike per te tjeret si Edi Rama. E prandaj perplasja do te vazhdoje deri sa te vije puna qe edhe Sali Berisha te mos kete nga me shkue, si bie fjala, tek zgjedhjet lokale, zgjedhja e Presidentit, e deri ne zgjedhjet kuvendore te vitit 2013. Ose vete, ose me nderhyrjen e te huajve, kompromisi do te duket sikur eshte i pashmangshem. Mandej do te shkojme ne perplasjen e rradhes.

Nderkohe, intelektualet militante e pseudo-intelektualet jane rreshtuar ne mbrojtje te platforms se njeres pale. Ato perserisin argumentet e qemtuara me kujdes dhe kthehen ne tellallet e partise. Keto qe luajne lojen miq-armiq, jane ne Tirane, i kane hapesirat mediatike, e bertasin me fort se te gjithe te tjeret. Kush nuk iu bashkengjitet, eshte armiku por sjellja e tyre eshte tipike e pseudo-intelektualeve.

NJE INTERPRETIM NDRYSHE I KERKESES PER TRANSPARENCEN E ZGJEDHJEVE

Mendimi im, i shprehur gjeresisht edhe ne shkrimet e mia, eshte se te dy keta udheheqes te parise jane te motivuar vetem e vetem nga interesi personal dhe i strukturave oligarkike qe i mbeshtesin, sistemi qe ka ndertuar paria e Tiranes eshte me te meta te medha, dhe lejon e mundeson kesisoj perplasjesh, se sherri i rradhes behet vetem per interesat e tyre personale dhe se transparenca e votave po perdorohet per te arritur qellime te pastra politike personale.

Paria e Tiranes, qe mendon vetem e vete per vete, nen petkun e sherrit te rradhes, e perdor mendesine katundare (fshatare, rurale) per te mobilizue njerezit per qellimet e veta politike. Sali Berisha nxjerr me qindra mijra vete, burra qe ndryshe te vrasin per nder dhe iu ven perpara kengetaren Ciljeta, anetare e Keshillit Drejtues te PD, me ju kendue kanget e saja te preferueme. Saliu e ban kete me tregue forcen e vet e besnikerine qe pret e qe gjen tek mbeshtetesit e tij.

Po ashtu edhe Edi Rama, kryetari i PS, mbledh mbeshtetesit e tij po me metoda qe shfrytezojne mendesine katundare ne miting mbas mitingut e ka fillue me fole si Enver Hoxha dikur. Parimi qe e ndajne te dy keta prijatare te mitingjeve te mbushura me katundare eshte se se ‘keshtu e lyp ky popull,’ keto jane praktika qe japin rezultat dhe keshtu edhe kundershtari e kupton se sa i forte jam une. Prandaj pyetja ne shtyp eshte se sa mijra vete kishte njeri e tjetri ne mitingun e rradhes. Loja eshte tek mobilizimi se te dy palet i ruhen fort perplasjes. Edhe ne mes te greves, loja me perfaqesuesit e tyre u luajt ne perfeksion. Keto te deleguar u takuan perdite dhe mesazhet siguruese u dhane ne media etj. te dy palet e dine se po mori flake vendi, se shteti shqiptar eshte si nje mullar bari i thare, do te digjen keto vete.

Prandaj, synimi eshte qe te perplasemi, sa te mbajme tufen e militanteve bashke, te zgjidhim hallet tona, port e mos e leme sherrin ten a nxjerre edhe ne jashte loje. Eshte mendimi im i pandryshuar se te dy palet veprojne keshtu te shtyre nga interesat e tyre te ngushta e personale e pa fare respekti per popullin shqiptar e per interesat e tij jetike. Ato e kane cuar popullin ne kete gjendje, e kane lene ne kete gjendje jermi ideologjik e moral. Ato do te luftojne qe ta mbajne e ta kultivojne kete gjendje sepse injoranca eshte nana e sherrit, d.m.th., e konfliktit politik midis njerezve qe nuk kane mjete te sofistikuara me e interpretue boten e qe gjithcka e shohin ne nivele personale e keshtu bahen lehtesisht te mobilizueshem prej kryetarit te rradhes.

Keshtu duhet kuptuar kjo perplasja e rradhes per transparencen. Le te them ne paranteze, se konflikti midis tyre ishte i shmangshem sa kohe qe dukej se shpenzimet do ti paguante nje pale e trete. Produkti i kesaj marreveshje midis nje njeriu qe shkruen per cdo gja qe ndodh ne bote si kompetent, Kastriot Islami, e nje burokrati shume besnik i shefit te vet si Ilir Rusmajli, u formulua nje sistem zgjedhor qe ne dukje garantonte sundimin e parise e duokracine PS-PD dhe e mbylli lojen ne interest e dy partive te medha.

Mirepo duke kene se mendojne si arriviste te mirefillte, sa u krijuan mundesi te reja, pazaret e deriatehershme per qeveri teknike, per ngushtimin e hapesires se LSI-se etj. u prishen. E tash qe PS u denua te mbetet ne opozite per kater vjet, plasi sherri i pritshem dhe i paevitueshem por qe po menaxhohet me kujdes nga te dy palet.

Ne nje interviste te dhene shume kohe para zgjedhjeve pata parashikuar qarte se palet e parise nuk do ti respektonin marreveshjet e bera, se do te manipulonin dhe do te benin rremuje mbas zgjedhjeve sepse ashtu iu leverdis e pse nuk dijne e nuk dojne me veprue ndryshe. Koha provoj se une pata shume te drejte. Ajo interviste gjendet ne Youtube dhe lexuesi mund ta shohe kur te doje. Pra, sa iu prek interesi i tyre i ngushte, asnjera pale nuk pyeti per marreveshjen qe kishin bere dhe e shkelen me te dy kembet. Tash duhet te sillen keshtu se ndryshe e humbin mbeshtetjen. Por gjithmone jane te kujdesshem mos me i pre tana urat me njeni-tjetrin. Perplasja duhet te ndodhe vetem ne media e te sherbej per te mabjtur bashke tufen e militanteve te tyre.

Tash, ne kete konflikt te rradhes, te dy palet iu referohen rregullave te shkruara e vlerave morale, por loja politike ne shtetin shqipar nuk luhet me rregulla te shkruara e ne baze te parimeve morale. Nuk mendoj se motivimi i tyre eshte permiresimi i gjendjes se popullit shqiptar e as vendosja e drejtesise, sado e drejte qe eshte kerkesa e rradhes e PS-se. Sado fisnike qe jane keto motive me te cilat paraqiten sot te dy palet, njeri flet per mbrojtjen e kushtetutes e tjetri per per transparencen, sjellja e tyre koherente e konsistente ne te shkuaren provon krejt te kunderten. Cdo veprim i tyre behet thjesht nevoja per te pozicionuar veten dhe forcen politike qe perfaqesojne ne funksion te fitimit te zgjedhjeve te rradhes e te permiresimit te pozicionit te tyre ne parti e ne sistemin politik.

Prandaj nuk ka rendesi drejtesia e kerkeses se Edi Rames. Ne nje vend ku gjithcka bahet me hile e poshtersi, ne nje vend ku partia qe drejton e mbeshtetesit tuaj jane epitome e hilese dhe e poshtersise, nje kerkese e tille per drejtesi, transparence e respekt te votes nuk eshte pjese e rregullave te marredhenies midis paleve te parise e cila i numeron ato qe i respektojne keto parime si anormale.

Plani? Salihi don me ndenje ne pushtet, me krijue nje baze mbeshtetesish qe i len me vjedhe edhe kater vjet dhe i perdor ma vone si don vete kur te dale ne opozite. Edi Rama kerkon me forcue bazen e vet politike brenda ne PS, me kene fituesi moral i zgjedhjeve te kaluara dhe fituesi i zgjedhjeve te ardhshme ne krye te nje partie qe edhe pse ne opozite eshte e konsoliduar nen udheheqjen e tij.

Por nuk eshte ky problemi. Sjellja e tyre katundare, e me katundaret respektive, eshte krejtesisht racionale dhe e kuptueshme ne politike. Problemi ashtu si e kam paraqitur une ne shkrimet e mia te shumta eshte se paria e Tiranes, pjese e se ciles jane edhe Edi Rama, Sali Berisha, Gramoz Ruci, Ilir Meta, Fatos Nano, Sabri Godo, Skender Gjinushi, etj., nuk i respektojne rregullat edhe kur i vendosin vete e me marreveshje. Kur nuk iu sherben dicka, kur nuk iu leverdis nje zgjidhje, e kur nuk marrin ate qe duen, atehere ato i drejtohen rruges sepse vetem rruga iu ka mbete.

Argumenti im eshte se ketu qendron tragjikomedia e politikes ne shtetin shqiptar: mobilizimi i katundareve, permes manipulimit te mendesise katundare, ne emer te interesave te tyre te ngushta, qe jane po ashtu karakteristike, interesa te ngushta vetjake katundare, ne sherbim te oligarkise se tyre e ne dem te shtetit e te interesit te pergjithshem. E asgja nuk e ilustron kete gje me shume se lufta e tanishme per transparencen e votes, nje stuhi qe vetem po forcon kontrollin e parise mbi popullin e shtetin ne nje kohe te veshtire krize te gjithanshme qe po e perfshin shtetin shqiptar si cunami. Lufta e cdo intelektuali duhet me kene e pakompromis dhe e drejtueme kunder parise e kunder ketij sistemi kriminal ne sherbim te saj. Te gjithe pjestaret e parise se Tiranes jane njelloj e te gjithe jane kunder shqiptareve.

PERFUNDIMI

Detyra e intelektualit te vertete eshte me mbajte parasysh interesat afatgjata, mireqenien, e sigurine e popullit te vet. Politikanet vijne e shkojne, populli mbetet. Politikanet jetojne per brohoritjet e turmes e per pasunine e lavdine e dites, pseudo-intelektualet duan te ndertojne karriera e te mbushin xhepat, e intelektuali i vertete shpreson qe mendimi i tij me jetue ne mendjen e dikujt. Prandaj, sa here ndeshemi me dukuri te tilla si ky shkrim i sotshem tek Shekulli, duhet te kujtohemi se rrugen qe kemi zgjedhe e kemi zgjedhe ne vete.

E sa per ‘grupin Rama’ mendova se duhet me i dhane nje pergjigje edhe ketij formulimi te artikullshkruesit. Une nuk e fitoj buken e gojes me politiken shqiptare, nuk jam ne sherbim te kujt, pos te ndergjegjes sime. Nje intelektual qe ka bindje te forta, edhe kur asht krejt vetem e ka kurajon me mbrojte bindjet e veta si ne rastin tim, kundershtareve te vet iu duket sikur asht grup e shumice.