Jemi i vetmi popull që kemi dy palë heronj dhe dëshmorë..!
Nga Xhafer LECI
Kosova po lëngon dhe vuan shumë nga karrierizmi i tepruar politik, me moton se unë apo krahu im politik, jemi më meritorë dhe të tjerët do i lëmë jashtë përfshirjes në historinë tonë kombëtare! Kjo është një gjë e turpshme, e shëmtuar e, mbi të gjitha, përçarëse dhe antikombëtare!
Numri i tyre që u lanë në harresë, nga institucionet tona, është i madh, por unë po ndalem tek katër miq dhe bashkëveprimtarë të mi.
Për shkaqet e bindjeve të tyre politike, nga institucionet e Republikës së Kosovës, sikur edhe nga mjetet tona televizive, askush nuk e tha edhe asnjë fjalë të vetme, për këta atdhetarë të devotshëm të çështjes tonë kombëtare: dy ish të burgosur politik shumëvjeçar, Magjistër Kadri Mani dhe Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Kryetar i Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptarenjë, ish Prorektor në Universitetin e Prishtinës, Magjistër Mazllum Hasimja, në vitin 1981-83, dhe një veprimtar i dalluar i Mërgatës tonë, Qemajl Morina. Këta jetuan kush më shumë e kush më pak edhe në Perëndim, pa u ndalur asnjë herë, duke punuar dhe kontribuar për çështjen tonë kombëtare…
Qemajl Morina (08.05.1944 – 21.09.2009), ishte një veprimtar i hershëm i Mërgatës shqiptare, pjesëmarrës në të gjitha aksionet, të ndërmarra për Kosovën, në Gjermani. Ai ishte një ndërlidhës i shkëlqyer ndërmjet komunitetit shqiptar me organet komunale vendore, gjermane. Në kuadrin e Shoqatës tonë, ai ka organizuar takime informative me palën gjermane për Kosovën, kur Atdheu ynë përjetonte pushtimin e rëndë serbosllav. Në saje të njohjes së gjerë me palën gjermane, ai ka ndihmuar dhe zgjidhur shumë halle, probleme të mërgimtarëve tanë.
Magjistër Kadri Os-mani (23.01.1937- 09.10.2012), veteran i arsimit, punoi me një përkushtim të rrallë; veteran i burgjeve politike, i cili filloi vuajtjet në vitet `60-a, për të përfunduar në vitin 1991, me disa ndërprrje. Qendrimi i tij stoik, ka qenë kurajo dhe frymëzim për brezat shqiptarë, në burgje dhe jashtë tyre. Ishte botuesi i parë i fletushkës “Zëri i Kosovës”, në një bodrum të Prishtinës. Edhe pas largimit nga Kosova, ai, me mendje dhe zemër, ishte brenda në Kosovë. Baca Kadri u kyç, natyrshëm, në të gjitha aktivitetet e Mërgatës shqiptare. Arsimimi i fëmijëve shqiptarë në gjuhën amëtare, ishte maraku i tij i madh, andaj filloi që aty, duke dhënë shembullin personal, mësues vullnetar. Publicistika, edukimi i shqiptarëve me ndjenjen e lirisë dhe të atdhetarisë, ishte parësi e veprimtarisë së tij. Andaj, me shumë mundime, ia arriti të nxjerrë në dritë revistën emërmirë “Shqipëria Etnike”, e cila, nismë e mbarim, përshkohej nga fryma e mirëfilltë komnbëtare. Magjistër Kadri Os-Mani – një jetë për Kosovën dhe Shqiptarinë.
Magjistër Mazllum Hasimja (04.01.1934 – 25.12.2011), mësues veteran, pedagog në Universitetin e Prishtinë, madje edhe prorektor i këtij Uniuversiteti. Ishte nënshkrues i Apelit të 215 Intelektualëve, në kundërshtim të suprimimit të Autonomisë së Zgjeruar të Kosovës, të fituar me mund e sakrifica të atdhetarëve shqiptarë, në vitin 1974. Përndjekja policore e ndëshkoi me mërgimin e përjetshëm. Edhe në Mërgatë bëri detyrën prej atdhetari. U vu në krye të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Nëna Tereze”, në Göppingen të Gjermanisë. Zhvilloi mësimin plotësues në gjuhën amëtare me fëmijtë shqiptarë. Ishte i denjë dhe dinjitoz, si intelektual i mirëfilltë dhe njeri, mbi të gjitha.
Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti (24.09 1937-16.06.2015), ish i burgosur politik në ish-Jufgosllavi. Veprimtarinë e Tij politike dhe atdhetare e filloi në vitin 1952.Ishte mërgimtar i hershëm. Nuk humbi fare kohë për t`u kyçur në jetën politike, krahas mërgimtarëve tjerë të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kundërshtuan me armë murtajën sllavo-komuniste të Enver Hoxhës dhe të Fadil Hoxhës me shokë. Organizator dhe pjesëmarrës, pothuajse, në të gjitha demonstrimet dhe protestat në Evropë, kundër pushtuesëve serbo-jugosllavë, të cilët, me provokimet e tyre të vrazhdëta, stërmunduan shpirtërisht dhe fizikisht shqiptarët. Plisi i bardhë i Emil Kasrtiotit, u bë simbol i kundërshtisë të pushtuesit shekullor. Ai themeloi “Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare”, duke botuar për herë të parë më 28 nëntor 1972, edhe fletushkën “Besa Shqiptare”, fjala e shkruar e së cilës u bë kushtrim për lexuesit e Mërgatës shqiptare. Emin Fazlija ishte një publicist kronikë, duke publikuar dhe ndriçuar shumë qindra figura heronjsh, të anatemuar dhe të harruar nga bijtë bastard shqipfolës qeveritarë, të djeshëm dhe të sotëm, për të vetmën arsye se ata ruajtën drejtëpeshimin në të gjitha kohërat, u rrjeshtuan djathtas, duke qendruar me stoicizëm deri në përmbyllje të ciklit jetësor.
Për çudi, heshtjes dhe harrimit nga kundërshtarët ideologjikë e politikë, së fundi, mërgimtarët po e përjetojnë edhe anashkalimin nga ana e bashkëmendimtarëve pushtetarë në Kosovë. Mospërfillja e mërgimtarëve në qasje politike, qoftë edhe shprehje e mendimit ndryshe, sikur po irriton pushtetarët e sotëm partiiakë dhe qeveritarë. Dhe, kjo është një mosmirënjohje cinike, për kontributin e tyre të dhënë, qoftë për mbijetesën e popullit të Kosovës, përgjatë ashpërsimit të regjimit shtypës millosheviçian.
Qëllimi im nuk është të shkruaj për historinë e tyre, sepse kanë shkruar të tjerët, por edhe unë, sa ishin këta gjallë dhe pas vdekjes së tyre…
Me dhimbje të madhe e kam përjetuar vdekjen e këtyre katër atdhetarëve. Por, edhe heshtja e institucioneve të Kosovës ka qenë dhimbje shtesë.
Këta janë duke na munguar shumë. Ne, si bashkëpunëtorë të tyre, gjatë jetës së tyre në Mërgatë, kemi organizuar të pame dhe, për ndonjërin syrësh, edhe akademi përkujtimore. Ndërsa, vdekja e Bacës Emin Fazlija, më gjeti të sëmurë, të shtrirë në Spitalin e Esllingen-it të Gjermanisë.
Nga e majta ulur: Emin Fazlija, Hysen Tërpeza, Xhafer Leci etj.
Ky organizim me bashkëatdhetarë qe organizuar nga, Gani Kryeziu. Heilbronn, 1998
Hysen Tërpeza-Legjendë e veprimtarisë adhetare
Nëse vdes ditën do të ndalet Dielli, nëse vdes natën do të ndalet Hëna? Kështu thoshte bashkëluftëtari i Hysen Tërpezës, Nuhi Aliu nga Zhegra e Gjilanit.
Nga e majta: Mejdi Laçaj, Kadri Osmani e Xhafer Leci, organizator të një aktiviteti nga tubimet tona me badhkëatdhetar, në Kirchheim/Teck të Gjemanisë, 2002
Nga e majta mr. Mazllum Hasimja, duke referuar, Sylë Sylaj, Mejdi Laçaj, Xhafer Leci dhe Lekë Preçi, Goppingen, 11.03. 2007
TUBIM ME VLERË KULTURORE
Nga aktiviteti kulturor i mërgimtarëve në Gjermani
Nga Lekë Preçi
Të dielën e kaluar, me 11 mars 2007, në lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Nena ,Tereze” në Goppingen të Gjermanisë, u mbajtë një tubim mjaft i rëndësishëm kulturor për mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë të Gjemanisë. Fjala është për promovimin e librit të autorit Xhafer Leci me titull : “Në themelet e traditës kombëtare shqiptare”.
Nga e majta: Qemajl Morina, Prof. Dr. Masar Kodra, Salih Biçkaj, historia dhe ish i burgosur politik, dhe Xhafer Leci, pas një tubimi me bashkëatdhetarë, të cilin e drejtonte i ndjeri, tash hero i Kosovës, Sali Çekaj, Gjermani-Esslingen 1993.