Injoranca, hipokrizia, dhe naiviteti i klasës intelektuale Shqiptare

0
36

Bledar Prifti

Injoranca, hipokrizia, dhe naiviteti i pjeses derrmuese te klases intelektuale Shqiptare shkojne pertej imagjinates.

Mungesa e inteligjences se lindur dhe e mendimit kritik eshte nje dukuri e perhapur tek intelektualet Shqiptar.

Ne nuk kemi nje klase te mirfillte intelektualesh qe jane bere te tille permes punes se palodhshme dhe dhuntise. Me se shumti ne kemi pasur individe te cilet e perfituan shkollimin nga lidhjet me pushtetet, dhe transferuan privilegjet e arsimimit tek bijet dhe niperit/mbesat e tyre.

Kater ceshtje kryesore te cilat vertetojne injorancen, mungesen e intelektit dhe te mendimit kritik tek pseudointelektualet Shqiptare qe mbushin ekranet e televizioneve:

1Kerkesa per zgjedhjen e Presidentit nga populli eshte nje ceshtje e cila tregon injorancen e klases intelektuale apo te atyre qe e mbajne veten per politologe. Ne nje republike parlamentare, Presidenti nuk mund te zgjidhet nga populli, pasi do te ishte nje FYERJE E RENDE per popullin, qe personi qe ai mandaton direkt me vote te kishte fuqi te limituar ne aspektin egzekutiv.

Eshte qesharake dhe injorance e tejskajshme te kerkosh zgjedhjen e Presidentit nga populli per te ushtruar detyrat qe ka nje President ne nje republik parlamentare, edhe ne rastin kur ketij Presidenti i jepet maksimumi i pushtetit qe nje president mund te kete ne nje republike parlamentare. Do te ishte mese normale te kerkohej ndryshimin nga republike parlamentare ne republike presidenciale.

2Ndryshimi i Kodit Zgjedhor ne proporcional kombetar dhe mbushja e parlamentit me particka eshte marria tjeter qe e degjon nga pseudointelektuale qe nuk e heqin nga goja fjalen “demokraci”, por qe ne fakt nuk e kane haberin nga demokracia. Proporcionali kombetare do te bente qe deputete te zgjidheshin edhe kryetare fisesh dhe klanesh, dhe parlamenti te shnderrohej ne nje pazar te gjese se gjalle, ku destabiliteti dhe kurvlliku politik do te kthehej ne norme. Sot nuk po kontrollohen dhe po na e shpifin levizjet e deputeteve nga nje parti ne tjetren, imagjinoni neser se cdo te ndodhe.

Me proporcional kombetare edhe nje drejtues organizate mafioze do te zgjidhej deputet, boll te bente bashke organizatat mafioze nga jugu ne veri. Per te kuptuar kete katastrofe tejet te mundshme, mjafton te analizosh politiken franceze gjate republikes se dyte dhe te trete, ku brenda 40 vjeteve u ndryshuan 119 qerveri apo ate Italiane, ku per nje kohe te shkurter u ndryshuan afro 45 qeveri. Francezet e zgjidhen problemin duke krijuar republiken e miksuar, ku presidenti mori fuqine derrmuese per te ushtruar detyrat egzekutive. Politika dhe qeverite jane me stabile ne vendet ku dominon sistemi bipartiak, sic eshte USA apo Anglia.

3Kerkesat e pseudointelektualeve dhe pseudopolitologeve per te “demokratizuar” partite politike eshte nje marrezi dhe injorance e tejskajshme. Demokracia nuk nenkupton anarki por rregull dhe disipline. Kushdo ka te drejte te marre pjese ne nje organizate politike te ndertuara, bazuar ne nje teresi rregullash dhe normash, por kerrkush nuk ka te drejte te thyeje rregullat dhe normat e asaj organizate. Demokraci nenkupton se nese nuk te pelqejne rregullat dhe normat e nje organizate, gjithkush ka te drejte te aderoje apo krijoje nje organizate tjeter me rregullat dhe normat qe ai preferon.

Injoranca e pseudointelektualeve qendron ne faktin se ata e kuptojne demokracine si nje forme anarkie ku gjithkush ka te drejte te beje cte doje; ata jane si puna e atyre femrave qe demokracine e moren si e drejte dhe liri per tu veshur si prostitute kudo, edhe ne ambientet publike. Besoj se e beni lidhjen llogjike te argumentit ne keto dy raste. Demokracite perendimore kane nje disipline shume te rrepte politike. Psh., ne Angli, grupi parlamentar voton ne bllok bazuar ne vendimet dhe pragramin politik te partise. Kushdo deputet anglez qe thyen rregullin, humbet te drejten e rizgjedhjes dhe perballet me masa shume represive nga partia.

I njejti fenomen ndeshet edhe ne USA. Ne ndryshim nga Anglia, disiplina partiake ne USA ushtrohet nga elektorati Amerikan, i cili konsiderohet represiv kunder kongresmeneve, qe votojne kunder ideologjise partiake. Nese nje republikan amerikan do te votonte per nje ligj me ngarkese ideologjike kunder vijes ideologjike te partise se tij, p.sh. per rritjen e taksave apo per ligje pro abortit dhe programeve sociale, ky kongresmen nuk do te zgjidhej me si kandidat i asaj partie ne zgjedhjet primare brenda partise. Rastet ne USA jane pafund. Mjafton te shikosh primaret brenda nje partie ne USA per te kuptuar rendesine dhe aplikimin e disiplines partiake/ideologjike.

4– Marria e fundit e pseudointelektualeve Shqiptare eshte theksi qe ata vendosin e aplikimin e pragmatizmit perkundrejt idealizmit. Edhe nga ana pragmatike kjo eshte nje injorance e tejskajshme. Vete Makiaveli pragmatist nuk u votua nga populli per nje post politik pasi populli lexoi “Princin” e Makiavelit. Ndaj nuk mund te na propogandojne dhe keshillojne sot keta pseudointelektuale/stratege per nevojen per veprime pragmatiste nga ana e opozites socialiste.

Arma me e fuqishme per opoziten socialiste duhet te jete idealizmi, idealizem ne luften kunder korrupsionit, hajduterise, banditizmit, kurverise politike, etj. Idealizmi duhet te shprehet vecanerisht duke kerkuar forcerisht dite-pas-dite drejtesi per vrasjet e 21 Janarit dhe fenomeneve banditeske te transmetuara ne TV, si ai i videos Meta-Prifti. Gabimi me i madh qe mund te beje sot opozita eshte te negocioje me pushtetin apo te kerkoje kualicione pragmatiste me organizaten LSI. Keto do te ishin vetvrasje politike dhe budalllalliku me i madh i PS-se!!!

Opozita socialiste duhet ta kuptoje se ne kushtet e politikes shqiptare, pragmatizmi me efektiv eshte idealizmi i paster. PS nuk duhet te merakoset per LSI dhe aleancat e saj, pasi nuk ka opozitar qe mund te votoj më LSI. Politika botërore nuk ka njohur ndonje rast kur nje parti e majte, e cila perdori votat e saj per te sjelle/mbajtur ne pushtete nje qeveri te djathte, te marre perseri vota nga elektorati i majte. Me 1918, Partia Liberale angleze, si partia me e madhe e majte, mori votat nga elektorati i majte dhe i perdori per te mbajtur ne pushtet nje qeveri konservatore permes nje kualicioni si ky PD-LSI.

Ne zgjedhjet e ardhshme, Partia Liberale u shkaterrua, dhe Partia Laburiste, e cila me 1918 kishte vetem 7% elektorat te majte, u shnderruar brenda 3 viteve ne forcen me te madhe te majte me afro 45-50% elektorat. Ndaj PS nuk duhet te shqetesohet per elektoratin e LSI; LSI nuk merr me asnje vote te majte por vetem votat e Saliut dhe laneve te tij. Ed Rama dhe PS duhet ta flene mendjen per kete gje dhe te ndjekin nje perafrim sa me idealist ne politik. E thashe pak me lart, pragmatizmi me efektiv per PS ne keto kushte politike eshte idealizmi i paster.

Kaq kisha per lajthitjet dhe marrite e pseudointelektualeve Shqiptare. Tre pikat e para tregojne vertete se pjesa derrmuese e klases intelektuale jane injorante dhe naive me mungese te theksuar intelekti dhe mendimi kritik. U shpreha per keto lajthitje sepse nuk i duroja dot me kur i shikoja te flisnin gomarlliqe gjate gjithe kohes. Dikush mund te fyet nga kjo analize e imja, por te keqen duhet ta kerkoje tek vetja pastaj tek perafrimet e mia.

Shpresoj qe lexuesi te me kete kuptuar dhe te mos behet viktime e ketyre pseudointelektualeve qe artikulojne mendimet e tyre ne lidhje me zgjedhjen e presidentit nga populli ne nje republike parlamentare, ndryshimin e kodit zgjedhor ne proporcional kombetar, “demokratizimin” e partive politike, dhe per perafrimet pragmatiste ne nje kohe kur pragmatizmi me efikas eshte idealizmi i paster.