Imponimi i kulturës politike diktatoriale, është mallkimi më i madh që i bëhët një populli

0
87

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gjatë këtyre viteve në shkrimet publicistike, në analizat politike, debatet televizive janë lakuar shumë termat, korrupcion, krim i organizuar, hajni, zhvatje, kapje e shtetit, abuzime… Në vend të këtyre termave sikur të ishte punuar mirë, kemi mundur të ndëgjojmë, të flasim, të debatojmë për tema shumë më pozitive të shtetndërtimit dhe mirëqenjës sociale, për tema të zhvillimit ekonomik dhe tema më të favorshme politike. Për shkak të shumë negativiteteve në shoqerinë tonë edhe na është përkeqësuar kaq shumë gjendja politike.

Kur i përmendim të gjitha këto, vetvetiu shtrohet pyetja logjike. Ku qendron problemi, të populli apo të pushtetarët? Nuk do të pajtohesha më konstatimin së ‘Çfarë është populli të tillë e ka edhe udhëheqjën’. Kur jemi këtu duhet të flasim së në Kosovë po na mungon edhe kultura politike. Po na mungon edhe për shkak së nuk kemi përvojë në shtetndërtim. Shtetin e fituam bashkë më bashkësinë ndërkombëtare. Kjo nuk mjafton kur dihet së shteti kërkon njerëz të zot, njerëz kreativ, të guximshem të ballafaqohen më sfida, njerëz të moralshem, dhe të përgjegjshem politikisht, por edhe më kulturë politike.

Në krye të shtetit erdhën forcat politike të pa shkolluara, jo të nivelit politik dhe diplomatik të kohës. Kur kësaj ia shtojmë edhe atë së edhe në strukturat e larta të shtetit ka dëpertuar korrupcioni dhe krimi i organizuar, nuk kemi së si ti realizojmë interesat minimale nacionale. Edhe në shumë raporte ndërkombëtare thuhet së krimi dhe korrupcioni nuk po luftohen sa duhet në Kosovë. Kur të gjithë këta ndodhin e shteti është i pafuqishem të ballafaqohet më këto të keqija nuk kemi së çka të presim së vetvetiu të bëhët mirë. Sigurisht së largë do të jetë dita kur Kosova do të inkuadrohet në strukturat relevante ndërkombëtare që është synim i popullit të Kosovës.

Edhe kësaj radhe si shumë herë deri më tash morëm lajmin zhgenjyes së nuk do të kemi liberalizim të vizave. Na është mbushur koka duke ndëgjuar llafe të pa pjekura politike nga kjo garniturë e pushtetit së këtë vit apo vitin vijues do të kemi liberalizim. E tash këto struktura të shtetit e fajsojnë bashkësinë ndërkombëtare për këtë punë. Hashim Thaçi jep deklaratë kërcënuese karshi faktorit ndërkombëtar, kurse Mustafa thotë së jetojmë edhe pa liberalizim të vizave.

Të dyja këto dëklarata janë skandaloze, janë deklarata për ta mbuluar mos punën e Qeverisë, pikërisht dikastereve për punë të jashtme. Në Kosovë ate që është më e rënda njeriu mund edhe të vritet për pikë të ditës dhe askush nuk përgjigjet para organeve të drejtësisë. Kjo sigurisht së nuk është kulturë politike e cila buron nga populli, por është e keqe që po e prodhojnë pushtetet neglizhente. Kultura diktatoriale e cila edhe tash deri diku po na serviret, është mallkimi më i madh që i bëhët një populli.

Këtij shteti dhe këtij populli i duhen njerëz me logjikë dhe kulturë të mendimit dhe veprimit shumë më ndryshe. Këtyre iu është errësuar mendja pas pushtetit. Nese dëshirojmë të këmi standard të mirë të jetës, neve jemi ata që më punën tonë duhet ta ngrisim. Nuk punon askush për neve.Duhet më të gjitha metodat demokratike ti luftojmë të gjithë keqberësit politik në zgjedhjet e radhës. Mos ta qesim më kurrë votën bllanko sikur u veprua deri më tash. Këtë e dëshmojë edhe koha…